Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filozofia e jetesës

Shko poshtë

Filozofia e jetesës Empty Filozofia e jetesës

Mesazh nga Crash Fri Sep 20, 2013 6:51 pm




Filozofia e jetesës




Filozofia e jetesës Filozofia_cover


Në shekullin 19-te vëme re se ndodhitë që kanë ngjarë në periudhën e Rilindjes kanë bërë shkencën më arrogante. Kështu, pak nga pak, në mendjet e njerëzve qarkullonte ideja se filozofia tashmë nuk ka asjë kuptim dhe nuk shërben për asgjë, andaj filozofia ishte e respektuar vetëm për shkak të traditës historike që kishte pasur deri në atë kohë.  Në ditët e sotme kemi refuzim absolut nga mendimi filozofik dhe në këtë mënyrë zhvillimi i shkencave të tjera kanë lënë fare mënjanë diskutimet e pavlefshme të filozofisë.


Neurologjia, shkenca që trajton temat në lidhje me sëmundjet nervore, pretendon se dora me të cilën merrenin filozofët deri tani është një urdhër i pasaktë dhe në këtë mënyrë nëpërmjet kërkimit në tru dhe diskutimet organike apo studimet “neuroscience”dhe njohjet shkencore mund të gjenden rrënjët e mendimit filozofik.  U gjenden degë të tjera të shkencës. Pak nga pak a thua se gjithçka çfarë ne kërkonim na e dha filozofia dhe rilinde sërish pyetja se për çfarë na duhet kjo shkencë, pra filozofia?!

Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje që i përket temës së parë të temave të “Filozofia e jetesës”, duhet të themi që gjithçka tjetër që ne mendojmë se është e rëndësishme në jetën tonë apo çfarë është më pak e trajtuar në filozofi. Duhet parë që deri tani filozofia e cila fluturon në qiellin abstrakt dhe priret për nga metafizika a ka tendencë që të bashkohet së bashku që kështu të studiojë edhe jetën tonë të përditshme? Dy degë të rëndësishme që janë krijuar pas abstraksionit në mendimet e përsëritshme të filozofëve në histori janë filozofia praktike dhe filozofia e jetesës. Në fakt filozofitë praktike janë më të thella. Ndoshta shumicën e temave morale mund të studiohen nën filozofitë praktike, por filozofitë e jetesës nuk janë shumë të hershme.


Filozofia dhe vërtetësia e të menduarit

Disa filozofë mendojnë se filozofi nuk mund të mendojë në lidhje me argumentimin. Filozofia është filozofi deri në momentin që fluturon në qiellin abstrakt. Sapo e sjellin filozofinë në tokë dhe thonë që Ibni Sina(Avicena) njeri e nënkupton njeriun me dy këmbë, fillojnë të lindin problmet. Le të kujtojmë shembullin e famshëm të Molahadi Sabzvarit. Kur ia prezantuan atij fotografimin, i cili ishte student i Mulla Sadrasë dhe njëkohësisht filozof i njohur, Sabzvari tha me habi: “Fotografimi sipas përkufizimit tuaj është i pamundur“. Ai thotë: Ju thoni që njeriu bën fotografi dhe lëviz nga një vend në tjetër. Problemi më i madh i filozofisë fillon që këtu, pasi ne kemi mësuar në filozofi se  transportimi natyrws është i pamundur, vetëm në rast se do të shoqërohej me thelbin. Fotoja konsiderohet si natyre. Pra, si është e mundur të transportohet apo të lëvizet fotoja e një personi pa u bazuar në thelbin (vetë njeriun) e tij? Në mendjen e Molahadi Sabzvari kishte lindur çështja se procesi i fotografimit është i pamundur nga ana filozofike.



Filozofët të cilët mendojnë se filozofia nuk duhet të trajtojë argumentet heqin dorë në këtë pikë dhe thonë: Mendimi i Molahadi a Sabzvari është i drejtë në pamundësinë e lëvizjes së natyres, por problemi në mendimin e tij ishte se Molahadi Sabzvari mendonte se transportimi i natyres është pikërisht fotografimi. Në njëfarë mënyre fotografimi nuk është transportim apo lëvizje e natyres. Është diçka tjetër duke qenë se është e vërtetë. Filozofi duhet të qarkullojë në këto deklarata. Pikërisht kërkesa e këtyre deklaratave dhe temave abstrakte për t’u kuptuar, dëshira për qartësimin e temave të saj dhe p.sh të thotë kuptimii i trasnportimit të natyres është fotografimi, kuptimi i kafshës që flet(njeriut) është pikërisht postieri që në këtë moment na ka sjellur një letër, pra, sapo filozofi të shprehë këto mendime, e ka prishur filozofinë e të menduarit apo në të vërtetë e ka shfryrë gomën e filozofisë. Filozofi në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojë për vërtetësinë.

Krahas këtyre degëve, ne jemi dëshmitarë të një dege tjetër të filozofisë që detyra kryesore e saj është trajtimi i gjendjes mendore dhe subjektivizmi. Aty ku Albert Kamy, Niçe, Sartri, Gabriel Marsel apo të kthehemi më prapa, Shën Agustini, Sokrati apo të kthehemi akoma më prapa në kohë në Dhjatën e Vjetër ku Jobi shikon vuajtjet dhe dhimbjet ku disa mendojnë se fillimi i ekzistencializmit i ka rrënjët në dhimbjet e Jobit në Dhjatën e Vjetër, pikërisht këtu pra fillon pyetja se: “A mundet filozofia që të kërkojë në gjendjet tona shpirtërore dhe epshore apo filozofia mundet të mendojë që ai i cili ka arritur në fund të jetës së tij të bëjë vetëvrasje si më logjike, ashtu siç Kamy dhe Dostojevski e përmendin ketë, apo mos të kryejnë vetëvrasje?

 Pyetja tjetër: “ A mundet filozofia që të studiojë gjendjet e një personi i cili është zënë me të dashurën?” Pyetje të tilla u shfaqën pak nga pak. Kamy thoshte: “Çfarë rëndësie ka që të dimë sa tema ekzistojnë? Sa paradokse ka? Apo rregullat e përgjithshme në Francë sa janë, 10, 20 apo 30? Në çfarë rruge na çojnë pëgjigjet e këtyre pyetjeve nëse i dimë? Gjëja më e rëndësishme është që: A ka jeta vlerën e të jetuarit apo jo? Si mund të zbulojmë dhimbjen dhe vuajtjet e njerëzve që na rrethojnë? Si mund të bëhemi një dhe të largojmë paradokset brenda vetes?


Kanë qenë këto pyetje që kanë krijuar përfundimisht degë të ndryshme të filozofisë. A quhen edhe këta degë filozofi? Nëse ne mendojmë për vetëvrasje, a mund ta quajmë këtë filozofi në akademinë e filozofisë? A mund të quhen filozofi këta në mesin e grupit të filozofëve?


Në fillim të librit “Filozofia e Jetesës” Hamilton shkruan: Përpjekja ime më e madhe ka qenë të bëj të tjerët të pranojnë se edhe kjo është “filozofi”. Shikimi i konflikteve të një kombi apo çështjet të quajtura zgjedhje apo madje edhe futbolli janë çështje filozofike. Temë filozofike është kjo se p.sh pse populli ynë dashuron dhe do që edhe çertifikatat e tyre të lindjes të vazhdojnë të qëndrojnë të bardha? Shikimi me vështrimin filozofik ndaj kësaj tematike se përse njerëzit tanë duan të përsërisin e të përsërisin historinë? Këto mund të studiohen edhe nëpërmjet këndvështrimit filozofik. Por çfarë lloj filozofie? Dega e dytë e filozofisë është dega që qëndron ndaj këtij vështrimi. Po! Filozofia mund të studiojë vërtetësinë, por jo filozofia e Metafizikës.

Filozofia ka degë të ndryshme dhe ajo çfarë ne shohim si filozofi të shtuar si p.sh filozofia e historisë, artit, shkencës, filozofia e moralit etj, janë filozofi që studiojnë vërtetësinë dhe filozofia e jetesës gjithashtu është një ndër këta degë që mund të jetë e ardhmja e shek. 21.
Crash
Crash
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 11
Points : 31
Reputation : 0
Join date : 16/09/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi