Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfare ishin Shkollat e Mistereve?

Shko poshtë

Çfare ishin Shkollat e Mistereve? Empty Çfare ishin Shkollat e Mistereve?

Mesazh nga Crash Thu Oct 03, 2013 8:31 am


Çfare ishin Shkollat e Mistereve?


Çfare ishin Shkollat e Mistereve? Tparker1

Ka burime të cilat na tregojnë se Misteret janë po aq të vjetra sa edhe vet njerëzimi… sigurisht sa i “vjetër” është përfundimisht njerëzimi? Megjithatë duke u kthyer mbrapa dhe, duke krahasuar & studiuar trashëgiminë njerëzore nga një spëktëri gjërë, takojmë Misteret në bazën e pothuajse të gjitha lidhjeve të shoqërisë njerëzore.



Nëqoftëse do ti shikojmë gjërat në mënyrë pak më reale dhe duke tërhequr perden e paragjykimeve, do të shohim se pothuajse në të gjitha shoqëritë tradicionale takojmë Misteret & ceremoni Initacionuese, nga shkretëtirat e Mongolisë në Azinë qëndrore & Polinezi, e deri në anën tjetër të qytetërimeve parakolumbiane – Inka, Maja, Tolteka, Azteka – por dhe në të gjithë botën e lashtë perëndimore duke filluar me Greqinë, Romën, Keltët e lashtë, Skandinavët dhe sigurisht në qytetërime akoma më të vjetër si Egjipti, India, Sumerët…etj



Por çfarë është Misteri? Çfarë është Initacioni? Fjala Mister mund të jepet me shumë interpretime:

1) Do të thotë mesimdhënia apokrifike tek të zgjedhurit e pakët.

2)Ceremoni e Shenjtë nëpërmjet së cilës transmetohet favorizimi i Perëndive.

3) Teleturgji Mistike e jo e afrueshme për të painitacionuarit.

4) Veprime të Shenjta mbi perceptimet njerëzore.



Duke kërkuar kërkuar interpretimin etimologjike kuptojmë se & që të dy fjalët e kanë prejardhjen nga fjala e vjetër greke mio – «μύω» – që do të thotë mbyll gojën, mbyll sytë! Mund të kujtojmë Arpokratin, atë djaloshin e ri që takojmë në skulpturat e Greqisë së lashtë që me gishtin e tij mbyll gojën ose figurën korresponduese në Egjipt me Orin e shejntë që buzëqesh, duke treguar se atë që di, që ka mësuar dhe njeh nuk e diskuton, e mban të fshehtë, e mbanë sekrete! Ata që initacionohen në Misteret mbibazore, ndalohet ti deklarojnë tek jo të initacionuarit, duhet të mbyllin gojën…



Antropologët modern e konsiderojnë Initacionin & Misteret si një institucion tradicional dhe arkaik i cili lejon kalimin nga një dimension psikologjik inferior të ndërgjegjes në një më të lartë, & kjo nëpërmjet përjetimit të një momenti të veçantë, një teleturgji, një ceremonie – një veprimi që bëhet me vetëdije dhe qëllim, siç do të thotë fjala kryej.

Por kush është prejardhja e Mistereve? Kush është qëllimi i tyre? Pse i takojmë Misteret në të gjithë mbizotërimin e planetit dhe në të gjitha perjudhat kohore?


Nga këndvështrimi historik nuk është e qartë prejardhja e Mistereve, të vetmet informacione na vijnë nga Esoterizmi, ku thuhet se Misteret i’u dhanë njerëzve nga Perënditë, kur ata u shtuan në popullsi, u shfaqën pak të zhvilluara & me intelekte të shëndetëshme, u lind nga dëshirat dhe vetpërfitimet, pasione të panjohura deri atëhere, gjithashtu bëhej një keqpërdorim i dijes & i pushtetit, derisa u gjykua e nevojëshme të limitohej numri i atyre që “dinin”. Kështu u shfaq Initacioni. Ç’do kombësi krijoi një system të veçantë fetar, në përputhje me nevojat e tyre shpirtërore. Nevoja e mbulimit nga brezi në brez u bëhej më i prerë sepse në të njëjtën kohë forcohej edhe personaliteti dhe vetpërfitimi. Në fillim perdja e mbulimit ishte e hollë por gradualisht dendësohej në një farë pike u drejtua drejt Mistereve. Kështu në çdo popull u themeluan dhe njëkohësisht u zhvilluan skenat e jashtme.

Kush ishte pra qëllimi i kësaj lidhjeje?



Që njeriu të rizbulojë, nëpërmjet fytyrave të shumta të tij, të vërtetën e tij më brendësore, ajo që quhet Qënia Brendësore. Ky dimension brendësor është i vetmi akses drejt të Shejntës, tek e cila ndodhet instikti i përjetësisë. Në lashtësi ishte e qartë se në thelb njeriu është një qënie shpirtërore, dhe që ka akses tek e Shenjta. Kjo rrugë kthimi drejt të shejntës që kultivohej në Misteret, qëllimi i tyre bazor dhe kryesor ishtin gjërat më të larta morale, sepse i lejonte njeriut të hyjë në esencën më të thellë të gjërave, të ndryshoi nivelin e ndërgjegjes dhe kështu të ndodhi një shëndërrim i vërtet, një harmonizim i cili çon në harmoninë perfekte, në përputhjen me Njëshin.



Iambliku përmend: “Në Misteret qëllimi ishte të çliroheshin njerëzit nga pasionet e tyre të pashkëpuetshme, duke pastruar shikimin dhe duke zhdukur çdo mendim të keq, nëpërmjet Shejntësisë së lartë me të cilat shoqëroheshin këto ceremoni të shejnta”.

Kjo duket fare qaetë në qytetërimin Egjiptian, ku edhe pse nuk kishte dogma të formalitetit eksluziv, ishte e vetmja Fe e vërtetë – Feja e së Vërtetës së Përjetshme. Nga pamja e jashtme kjo dukej me një shkollë ku mësoheshin artet, shkencat, etika, ligjvënia por nga ana brëndësore gjatë periudhës së Mistereve ekzistonin të gjitha vërtetimet praktike për natyrën dhe esencën e gjërave, të fenomeneve kozmike. Ata që mund të njihnin esencën e vërtet të gjërave bëheshin Initacionantë.



Kështu, në shoqëritë tradicionale nëpërmjet lidhjes të Initacionit, kandidati kishte mundësinë nëpërmjet Mitit – që përfaqsonte të vërtetën qiellore – të mund të paraqiste Fillimin e Shenjtë në Tokë – nëpërmjet Ceremonive – dhe të arrijë shëndërrimin e ndërgjegjes, ringjijalljen, ripërtëritjen – Initacionin.

Nëqoftëse i referohemi vëndit Grek takojmë Misteret Kabiriane, të Elevsinës, Dionisake, të Kretës etj.

 Dhe tek të gjitha qëllimi ishte i njëjtë, nëpërmjet nje pastrami dhe αγνότητα kandidati të arrijë ripërtërimin e nevojshëm, çlirimin e Shpirtit nga elementët që burgosin, përjetimin e pavdekshmërisë së tij.



Jeta dhe Vdekja u përket Perëndive, Misteret të zgjedhurve, dhe ne njerëzve na përket mundimi për dije, dhe përmirësimi i vetes tonë. Duhet që ta mbajmë mend këtë dhe të përpiqemi ti afrohemi natyrës tonë Hyjnore, natyrën e krijuesit të cilën në përditshmërinë tonë e harrojmë shpesh.
Crash
Crash
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 11
Points : 31
Reputation : 0
Join date : 16/09/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi