Arvanitasi që fitoi maratonën e parë në historinë e Lojërave Olimpike
Faqja 1 e 1

Spiridon Luisi
Spiridon Luisi ujësjellësi i fshatit që fitoi medaljen e parë të artë për Greqinë në histori, në Olimpiadën e parë, në vitin 1896
Një arvanitas ka bërë histori në ngjarjen e parë madhore sportive të historisë moderne.
Në fund të shekullit të 19, bota e sportit arriti të organizojë aktivitetin e saj të parë të madh ndërkombëtar. Organizatorët vendosën ta quajnë Olimpiadë, për nder të lojërave sportive të Greqisë së lashtë. Për këtë arsye, nderi i organizimit të parë iu la Athinës.
Edhe sot e kësaj dite, këto aktivitete kanë të njëjtin emër dhe zhvillohen një herë në katër vjet. Po historia që tregohet këtu është e lidhur me atë të vitit 1896, kur megjithëse nuk kishte ende Shqipëri, shqiptarët nuk munguan në këtë ngjarje të madhe, ndonëse me flamurin e Greqisë, një vend ky ku arvanitasit ende mund të flisnin gjuhën e tyre.
Kush e kishte njohur Spiridon Luisin as që mund t’i shkonte mendja se një ditë ai do të mbulohej me lavdi botërore e do të hynte në analet e historisë.
I lindur në fshatin Marousi, sot një rrethinë në veri të Athinës, në janar 1873, në një familje të varfër arvanitase, mundësitë e tij në jetë ishin të kufizuara. Babai i tij thuhej se shiste ujë mineral nëpër Athinë, në një kohë kur kryeqyteti grek nuk kishte ende një system qendror uji të pijshëm. Spiridoni qysh në fëmini u detyrua t’i përvishej punës së vështirë fizike për të ndihmuar babain.
Olimpiada, bota e sportit zbarkon në Greqi
Ardhja nga e gjithë bota për të vrapuar, garuar e matur forcën në Greqi, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për vendin e varfër, por edhe një nxitje për nacionalizmin e ri. Propaganda zyrtare donte patjetër një fitore kombëtare.
Po grekët e kohëve të Olimpiadave ishin shuar me kohë. Grekët e fundshekullit të 19-të ishin ish-otomanë nën një program shtetëror greqizimi. Vendi ishte i prapambetur dhe në rang botëror, konkurrimi ishte i vështirë.
Hedhja e diskut, sporti që në njëfarë mënyre simbolizonte lashtësinë greke, u fitua nga amerikani Robert Garret dhe u përjetua si një ofendim kombëtar.
Gara e maratonës, ndoshta për herë të parë dhe të fundit, u bë realisht në vendin ku në kohën e lashtësisë ushtari maratonomak kishte vrapuar nga Maratona në Athinë për të lajmëruar fitoren kundër persëve. Banorët modernë të Greqisë ishin gjerësisht injorantë për historinë e lashtësisë greke. E vetmja pjesë e edukuar, elita fetare greke nuk kishte interes për periudhën parakristiane të historisë. Por historitë e lashtësisë greke gjallonin në mënyrë të jashtëzakonshme në kulturën perëndimore. Për ironi të fatit ishin të huajt që ua mësuan grekëve të rinj se nga vinin. Tani ka ironira që thonë se po t’u bësh testin e ADN-së grekëve të ditëve tona, dalin të tërë turq, po le të mos u hyjmë hamendësive. Grekët e sotëm e përqafuan identitetin e lashtë gati po me atë shpejtësi më të cilën po shohin sot maqedonasit të bëjnë të njëjtën gjë.
Në letërsinë shqiptare historia e maratonomakut është përjetësuar nga vargjet e fuqishme të Fan S Nolit, që ia vlen të kujtohen këtu. Vështirë të gjendet tjetër në botë, me aq ritëm e aq patos se sa përshkrimi në vargje i ushtarit të lashtë që vrapon të çojë lajmin e mirë te qyteti që pret në ankth të dijë fatin e vet. Ja disa prej tyre:
Ke një plagë , po s’e the,
Djers ‘ e gjak pikon përdhe;
Do që ti te jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari
T’ u-tha gryka po s`të pihet,
T’ u-mpi këmba , po s’të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zemrat ua vret
Një gotë verë për historinë
Kur u nisën nga Maratona, Spiridon Luisi nuk ishte mes favoritëve. Grekët kishin të tjerë kapedanë që ishin dalluar në garat përzgjedhëse që i organizonte ushtria. Sipas legjendës garën e kryesonte francezi Albin Lermusio. Spiridoni ndaloi në hanin e qytezës Pikermi, ku ktheu një gotë me verë. (Nipi i tij sipas Wikipedias këmbëngul që Spiridoni në fakt kishte ngrënë një gjysëm protokalli dhe kishte kthyer një gotë konjak, nga vjehrri i tij i ardhshëm).
Pas kësaj, ai u nis në kërkim të konkurrentëve të tij, ashtu si Popeye pasi kthente konservën me spinaq.
Pas 32 kilometrash francezi Lermusio i shpartalluar nga lodhja e la garën fare. Në krye të saj u vu australiani Edwin Flack, po megjithatë asgjë nuk e ndalte dot, djalin ujësjellës hyrja e të cilit në stadium, shkaktoi një gëzim të jashtëzakonshëm. Një çiklist kishte nxituar të sillte lajmin për kryesimin e tij.
Shumë dekada më parë udhëheqës arvanitas kishin luftuar për t’i sjellë Greqisë pavarësinë. Atë ditë, një arvanitas ua shënoi emrin në listën e parë të medaljeve të Lojërave Olimpike Botërore, në një garë aq simbolike. Princi i kurorës e priti në krahë dhe festa në Athinë nuk kishte të mbaruar.
Sipas një anektode, mbreti i Greqisë e pyeti se çfarë dhurate dëshironte dhe arvanitasi i ri kërkoi vetëm një karrocë me gomar që të mos kishte më nevojë për të mbajtur ujin në krah.
Në fakt, ai u kthye në një lloj heroi kombëtar, me të cilin grekët mburren edhe sot e kësaj dite, duke fshehur si zakonisht prejardhjen e tij arvanitase. Spiridoni thuhet se refuzoi mundësitë për të vazhduar karrierën e tij sportive, duke shmangur jetën publike e duke mbetur në fshatin e tij të lindjes.
Në vitin 1926, 30 vite më vonë, Greqia e kishte harruar heroin e saj. Spiridon Luisin e arrestuan duke e akuzuar për falsifikim dokumentesh. E burgosën për një vit dhe pastaj doli se kishte qenë i pafajshëm.
Në vitin 1936, Olimpiada në Berlin rastiste me 40-vjetorin e Olimpiadës së parë. Greqia ftoi Spiridon Luisin të udhëhiqte parakalimin e ekipit olimpik grek. Në ceremoninë e rastit, ai u prit nga Adolf Hitleri të cilit i dorëzoi një degë ulliri, nga Olimpia, vendi ku për herë të parë në historinë e botës u mbajtën Lojërat Olimpike. Episodi është interesant se dega e ullirit iu dorëzua njeriut që nisi luftën më të madhe të botës dhe që pak vite më vonë do të pushtonte të gjithë Greqinë. Në atë kohë, maratonomaku arvanitas do të kishte vdekur.
Sot, një rrugë pranë Kompleksit Olimpik Sportiv të Athinës ku u mbajt edhe Olimpiada e vitit 2004, mban emrin “Avenuja Spiros Louis” (emri popullor me të cilin e njohin grekët). Një stadium kryesor grek, ku ka luajtur edhe Shqipëria, mban gjithashtu emrin e tij.
Spiridon Luisi në 1936, para takimit me Adolf Hitlerin.
Nëpër shekuj faqendritur
Fitorja historike e djaloshit maratonomak ishte një ngjarje si në filma, jo vetëm se u ngrit nga askundi për të fituar lavdinë botërore, jo vetëm se ishte një minoritar në një vend ku identitetet e ndryshme nuk do të toleroheshin më, po sepse edhe vetë legjenda e maratonomakut është ajo e fitores ndaj të pamundurës.
Sipas legjendës, në fund të rrugëtimit të tij, maratonomaku u rrëzua i vdekur nga lodhja, por simboli i tij do të jetojë përgjithmonë. Sot, kudo në botë maratonat janë ngjarje jo vetëm sportive po edhe kombëtare. Frymëzojnë ringjalljen dhe triumfin e të vegjëlve. Jo larg, vendit ku u bënë lojërat e para olimpike, një popull i vogël do të mbijetonte kundër të gjitha gjasave në maratonën e vet të historisë shekullore, për të mos vdekur asnjëherë.
Siç shkroi Noli i madh:
Rend kudo , duke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe- ndritur
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!
(Përshtati Ruben Avxhiu)

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi