Ja pesë ndryshimet më të mëdha që do të ndodhin deri në vitin 2018
Faqja 1 e 1
Ja pesë ndryshimet më të mëdha që do të ndodhin deri në vitin 2018
Ja pesë ndryshimet më të mëdha që do të ndodhin deri në vitin 2018
"International Business Machine" ka publikuar një raport, ku parashikon risitë që do të ndodhin së shpejti.
Sipas ekspertëve të “IMB”-së hapat që ka hedhur shkenca dhe ritmi që po ecin punimet shkencore të bën të mendosh që deri në vitin 2018 do të ndodhin ndryshime të mëdha.
“IMB” ka publikuar 5 ndryshime më të mëdha që do të ndodhin gjatë këtyre viteve.
Sipas “IMB”-së, së pari, gjatë këtyre viteve ilaçet do të jenë të personalizuara, ku pritet që shumë shpejt mjekët të përdorin që AND-në për të specifikuar çdo individ. Mjekimet nuk do të jenë standarde për të gjithë, por të përcaktuara për çdo pacientë.
Ndërkaq, së dyti, ekspertët parashikojnë që fjalëkalimet do të zëvëndësohen nga pajisjet që do të mësojnë sjelljen dhe çfarë faqesh ndjek personi. Këto pajise do të ofrojnë kalimin në mënyrë automatike pasi kanë përvetësuar sjelljen, indentifikojnë personin.
Së treti, parashikojnë krijimin e qytetit interaktiv, ku qeveritë do të shkurtojnë distancat e mëdha dhe do të përmirësojnë rrjetin e transportit.
Së katërti, do të ketë programe kompjuterike në çdo klasë për të idenifikuar dhe matur nxënësit me aftësitë të lartë inteligjencës ose çrregullimit apo vonesës.
Së fundi, pothuajse çdo gjë do të blihet online, duke kaluar blerjet direkt. Përballë këtij fakti shitësit do të përshtaten me kohën, ku do të ofrojnë shërbimin e tyre në mënyrë online dhe të shpejtë, ku mund të mbërrijë në shtëpi brenda 1 dite ose 2 ditë, sado larg që të jetë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi