Sol Invictus dhe 25 dhjetori
Faqja 1 e 1
Sol Invictus dhe 25 dhjetori
'Krishtlindja u vendos në ditën kur festohej 'Dielli i Pamposhtur' (Sol Invictus)
(Shikoni në foto sa perëndi dhe gjysëm-perëndi kanë ditëlindjen me 25 dhjetor)
25 Dhjetori për paganët e lashtësisë ishte festa e Sol Invictus, Zotit Diell El Gabal, e trashëguar nga Heliogabalus më 218 nga Siria. Qe perandori romak Aurelani që sanksjonoi kultin në 270, dhe ndërtoi një tempull ne nderim të tij më 25 dhjetor 274, gjatë festës së Lindjes së Diellit(ita. Natale del Sole).Koincidenca me festën e Krishtlindjeve lidhet me solsticin e dimrit, momenti kur Dielli prek itinerarin më të ulët në rrugën e tij pergjatë kupës qiellore, duket sikur rri i ndalur për tre ditë në atë trajektore dhe mandej rifillon ngritjen; një seri eventesh që në menyre metaforike mund te pershkruhen si “vdekja, ringjallja ne ditën e tretë dhe ngritja në qiell”.Duhej te pritesh deri në vitin 350 që Papa Juli I percaktoi si lindje te Krishtit daten 25 dhjetor, duke lidhur këtë të fundit me Diellin. Një indicie që i ka mbijetuar kohës është emri i ditës së Diel në anglisht “Sunday” dedikuar Zotit, e trashëguar nga Dies Solis, dita pushim e romakëvë(me shumë gjasa edhe e Diel vjen nga fjala Diell). Papa Benedikti XVI, ne nje interviste te tij, përmend faktin se kristianët e parë bënin lutjen duke e drejtuar nga ana e lindjes së Diellit, pra lindja.Më 25 Dhjetor(për shqiptaret Krishtlindje por për italianët Natale apo thjesht Lindje) festohet fitorja e Diellit, për të cilin e dimë se herët a vonë do të rreshti së fituari betejën e tij të përsëritur. Mbas disa milirda vitesh Dielli ynë do të bëhet nje “gjigand i kuq”, aq i madh sa do të përpijë dhe Tokën. Më tej do të kthehet në një “xhuxh të bardhë”. Dhe në fund do të shuhet.Filmi Sunshine te Danny Boyle tejkalon fazën e parë, dhe trajton situatën e një Dielli në vdekje. Njerëzimi në prag të ngrirjes totale tenton të riaktivizojë yllin e vetë me anë të një Q-ball, dhe ia arrin qëllimit. Tani për tani, të gëzojme Sol Invictus-in, dhe le të ngjisim në Pemën e Vitit te Ri(që në perëndim quhet Pema e Krishtlindjeve) topat e ngjashëm me Q-ball për të festuar nje 25 Dhjetor Laik.
http://odifreddi.blogautore.repubblica.it/2013/12/22/il-sole-e-invitto-ma-perdera/
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi