Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Yahoo” enkripton emailet, rrit nivelin e sigurisë

Shko poshtë

“Yahoo” enkripton emailet, rrit nivelin e sigurisë Empty “Yahoo” enkripton emailet, rrit nivelin e sigurisë

Mesazh nga SHKELBA Thu Jan 09, 2014 10:51 pm

“Yahoo” enkripton emailet, rrit nivelin e sigurisë

“Yahoo” enkripton emailet, rrit nivelin e sigurisë Yahoo-01-640x421

Ky lajm është padyshim një përgjigje ndaj çështjeve të ngritura gjatë muajve të kaluar në lidhje me qëllimin e politikave të përgjimit të NSA-së,ndaj gjigandëve të internetit si “Facebook”, “Google” dhe “Yahoo”
 
Ervin Mazniku
Gjigandi i internetit “Yahoo”, ka shpallur se do të enkriptojë të gjithë emailet pa asnjë lloj përjashtimi, deklaroi sot CEO e “Yahoo”, Marisa Meyer. Ajo shtoi gjithashtu se masat e  sigurisë do të aplikohen në të gjithë platformën “Yahoo” deri në fund të tremujorit të parë të 2014. Në një postim në rrjetin social “Tumblr”, CEO Meyer, nënvizoi tre masa specifike që “Yahoo” do të aplikojë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të vet.
-”Enkriptimi i të gjithë informacionit që transferohet nëpër qëndrat tona të të dhënave deri në fund të tremujorit të parë të 2014.
-Do ti ofrojmë përdoruesve tanë mundësi për të enkriptuar të gjitha të dhënat e tyre për/nga “Yahoo” deri në fund të tremujorit të parë të 2014.
-Do të punojmë ngushtësisht me partnerët tanë ndërkombëtare për Postën që të sigurojmë që llogaritë e emailave të përbashkëta me Yahoo-në, të jenë të sigurta”
Ky lajm është padyshim një përgjigje ndaj pyetjeve, çështjeve si dhe rasteve në gjykatë të ngritura gjatë muajve të kaluar në lidhje me qëllimin e politikave të përgjimit të NSA-së, (Agjensia Kombetare e Sigurise) që kanë lidhje me gjigandët e internetit si “Facebook”, “Google” dhe “Yahoo”. Ashtu sikundër ka pohuar më parë kompania “Yahoo”, Meyer gjeti rastin të nënvizojë edhe njëherë: “Kemi punuar fort gjatë viteve të fundit për të fituar besimin e përdoruesve tanë, dhe do të luftojmë po aq fort që ta ruajmë atë besim. Sikundër e dini, ka pasur një numër raportesh gjatë gjashtë muajve te kaluar, në lidhje me qeverinë amerikanë e cila hynte fshehurazi nëpër të dhënat e përdoruesve pa dijeninë e kompanive të internetit, përfshi këtu edhe “Yahoo”. Yahoo nuk i ka dhënë kurrë askses në qendrat e saj të të dhënave NSA-së, apo ndonjë agjensie tjetër qeveritare. Kurrë ndonjëherë”.
Sipas njoftimeve të fundit, “Yahoo”, pritet të rrisë nivelin e enkriptimt brenda datës 8 Janar 2014, deri në nivelin 2048-bit.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi