Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prizreni i prishjes së planeve të “liderëve të Luginës”

Shko poshtë

Prizreni i prishjes së planeve të “liderëve të Luginës” Empty Prizreni i prishjes së planeve të “liderëve të Luginës”

Mesazh nga SHKELBA Mon Jan 13, 2014 10:53 pm

Prizreni i prishjes së planeve të “liderëve të Luginës”

Seç dëgjova e lexova kohës së fundit komente e ç’komente, deklarata e dreq-klarata, analiza e ç’analiza, krekosje e përpëlitje, të hiq më pak se njerëzve që tashmë e kanë pagëzuar vetën “liderë të Luginës së Preshevës”.
Është për të ardhur keq se si disa “liderë”, që nuk gëzojnë as pesëdhjetë përqindëshin e besimit të shqiptarëve të Luginës, në vend që të përshëndesin dhe falënderojnë dy qeveritë shqiptare për vendimin e formimit të Fondit Humanitarë për Luginën, ata krekosen si gjeli mbi pleh dhe me arrogancë në emër të gjithë shqiptarëve të Luginës e refuzojnë ndihmën e dy shteteve shqiptare në Ballkan. Madje këtij tabori të “liderëve” i bashkëngjiten edhe shoqata që vetën e quajnë humanitare,…
Se në ç`gjendje është Lugina e Preshevës, se kush e udhëheq atë, se cili nga politikanët apo “liderët” e këtushëm është partneri i Qeverisë së Shqipërisë apo i Kosovës, u pa më së miri gjatë dy ditëve të fundit dhe kjo nuk do koment.
Njerëz të prirë pas mjeteve materiale, pa vizion, me ngecje në zhvillim patriotik dhe pas as një ndjenjë kombëtare! – kjo është përshtypja për këta liderë. Për këta përfaqësues të një grusht votuesish që tashëm kanë uzurpuar edhe këtë pak hapësirë, duke caktuar si prioritet interesin e tyre personal, duke zhvilluar nepotizmin, duke politizuar çdo institucion pa mëshirshëm, duke keqpërdor mjetet e taksapaguesve të shkret të cilët ndonëse janë të papunë obligohen medoemos që taksat t`i paguajnë, duke zhvatur e keqpërdorur median, vetëm e vetëm për të dëshmuar veten e tyre si “liderë” dhe në mënyrë të “pavetëdijshme” duke i kontribuar boshatisjes së Luginës!
Në këto rrethana nuk ka dyshim se takimi i Prizrenit i dy qeverive shqiptare, prishi planet e “liderëve” të Luginës, të cilët që nga paralajmërimet e formimit të Fondit për Luginën, kishin filluar të lëshojnë jargët e tyre sikur bisha para gjahut.
Por, befasia ndodhi në momentin e përcaktimit të shumës së fondit, filluan pakënaqësitë e “liderëve”, pa analizuar as një të vetmin sekondë domethënien e emërtimit të këtij Fondi Humanitar për Luginën e Preshevës!
Fondi Humanitarë për Luginë e Preshevës i formuar nga dy qeveritë e dy shteteve shqiptare në Ballkanë, Republikës 101 vjeçare të Shqipërisë dhe Republikës shtatë vjeçare të Kosovës, në kohën e përpjekjeve të integrimeve Europiane, është mjaft i qëlluar dhe në kohën e duhur. Si i tillë ky fond është më se i mirëseardhur për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvgjës, pavarësisht miopisë së “liderëve” të këtushëm, të cilët fatkeqësisht duke u krekosur me hijen e tyre në sabah, kanë harruar vargjet e Fan Nolit, të shkruara në poemën “Anës lumenjve”. Ndaj duke i futur në telash analize këta “liderë” po ua citoj si përfundim disa vargje të kësaj poeme domethënëse:
“Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet, …”
(Autori është drejtues i të vetmes së përjavshme në Luginë, “NACIONALI” – opinionet janë personale)
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi