Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drashkoviq: Të rinjtë serbë në Pejë u vranë me urdhër të Milosheviqit

Shko poshtë

Drashkoviq: Të rinjtë serbë në Pejë u vranë me urdhër të Milosheviqit Empty Drashkoviq: Të rinjtë serbë në Pejë u vranë me urdhër të Milosheviqit

Mesazh nga SHKELBA Sun Jan 19, 2014 11:11 pm

Drashkoviq: Të rinjtë serbë në Pejë u vranë me urdhër të Milosheviqit

Drashkoviq: Të rinjtë serbë në Pejë u vranë me urdhër të Milosheviqit Drashkovic

Kreu i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, ka thënë se sigurimi shtetëror i Serbisë (DB), me Radomir Markovicin në krye e përmes paralamilitarit Milorad Ulemek – Legija, ka kryer masakrën ndaj të rinjve  serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, më 14 dhjetor 1998. Sipas tij, krimi është kryer me urdhrin e ish presidentit të atëhershëm serb, Slobodan Milosevic.
“Vendimin për një seri të krimeve kundër serbëve dhe shqiptarëve që kanë mbështetur Serbinë dhe kanë akuzuar UÇK-në, e ka sjellë Milosevici në nëntor 1998 dhe shtabi tij strategjik”, ka thënë Draskovic për Kurir.
“Atëherë u vendos që me një seri të sulmeve terroriste që do të kryente DB-ja, pra  legjioni i vdekjes i Legijës, në sytë e ndërkombëtarëve UÇK të shfaqet si organizatë  terroriste dhe që të njëjtën kohë të shkojë në maksimum pasioni antishqiptar në Kosovë  dhe në tërë Serbinë”.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Drashkoviq: Të rinjtë serbë në Pejë u vranë me urdhër të Milosheviqit Empty Sigurimi Shtetëror i Serbisë ka kryer vrasjen e të rinjve serbë në Pejë, më 1998

Mesazh nga SHKELBA Sun Jan 19, 2014 11:22 pm

Sigurimi Shtetëror i Serbisë ka kryer vrasjen e të rinjve serbë në Pejë, më 1998

Drashkoviq: Të rinjtë serbë në Pejë u vranë me urdhër të Milosheviqit Vrasja-ne-kafeterine-Panda-ne-Peje


Sigurimi Shtetëror i Serbisë ka kryer vrasjen e të rinjve serbë në Pejë, më 1998

ish-kreu i DB-së, u ka ofruar dëshmi autoriteteve se sulmin e ka bërë Legija, sulm ky për të cilin serbët akuzonin shqiptarët, përkatësisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Beograd, Prishtinë, 17 janar 2014 – Ish shefi i Sigurimit të Brendshëm serb (DB), jep dëshmi se si gjashtë të rinj në kafenenë “Panda” në Pejë janë vrarë nga njësitet e paramilitarit Milorad Ulemek – Legija, derisa ish komandanti i Njësiteve Speciale Operative (JSO) thotë se gjithçka është bërë me urdhrin e DB-së, në krye me Radomir Markovicin.

Autoriteteve serbe u janë ofruar dëshmi se vdekja e gjashtë të rinjve serbë në lokalin “Panda” në Pejë, më 1998, është kryer nga shërbimet serbe, raporton Kurir. Një burim i afërt me Qeverinë e Serbisë pretendon se Radomir Markovic, ish-kreu i DB-së, u ka ofruar dëshmi autoriteteve se sulmin e ka bërë Legija, sulm ky për të cilin serbët akuzonin shqiptarët, përkatësisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Markovic ka dëshmi për këtë, derisa gjithçka është organizuar nga JSO. Qëllimi ishte që në sytë e ndërkombëtarëve UÇK të dilte si organizatë terroriste dhe të arsyetojnë sulmet në Kosovë.

“Megjithatë , nga ana tjetër, Ulemek është i gatshëm të dëshmojë për përgjegjësinë direkte të Radomir Markovicit për këtë krim. Ulemek ka zbuluar se urdhri është kryer nga strukturat serbe të sigurisë, pra se për vrasjen në Pejë urdhri ka ardhur nga kreu i DB-së, post të cilin e kishte Rade Markovic. Ata tash akuzojnë njëri-tjetrin. Ende nuk e dimë se çfarë dëshmi kanë, por shteti serb është përgjegjës, pra DB”, thotë burimi i gazetës serbe. “Ky është problem për Serbinë.

Për vite ky krim u atribuohej ekstremistëve shqiptarë. Dhe, jo vetëm kaq. Ky krim, vrasja e fëmijëve serbë, ishte arsye për sulme në Kosovë. Nëse këto dëshmi dalin relevante, kjo është shuplak e rënd. Si t’ua shpjegosh prindërve serbë që fëmijët e tyre janë vrarë për të arsyetuar veprimet e DB-së. Në anën tjetër, ne si shtet duhet të pastrojmë hijet nga e kaluara dhe të zgjidhim këto krime, pa marrë parasysh rezultatin”, thotë burimi. Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic, tha kohë më parë se ajo çfarë ka ndodhë në lokalin “Panda” mund të shkaktojë dhembje koke dhe se duhet parë dëshmitë për të treguar kriminelët.

Ndryshe Zëvendëskryeministri serb Aleksander Vuçiç shyte i pari i cili para pak javësh ka thënë se janë shumë “gjëra të tmerrshme me të cilat duhet të përballen”, duke përmendur si shembull “vrasjen e serbëve në lokalin “Panda” (Pejë), në Kosovë më 1998”, për të cilën tha se nuk ka dëshmi se vrasjen e kanë kryer shqiptarët, ashtu siç besohej.

(B.Salihu)

Drashkoviq: Të rinjtë serbë në Pejë u vranë me urdhër të Milosheviqit Radomir-Markoviqi-e-Milorad-Ulemek-LegijaDrashkoviq: Të rinjtë serbë në Pejë u vranë me urdhër të Milosheviqit Te-rinjte-e-vrare-ne-kafeterine-Panda-ne-Peje
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi