Koreja e Veriut: Grimca nga jeta në vendin më të izoluar të botës
Faqja 1 e 1

Koreanoveriorët e arratisur tregojnë për kuriozët se çfarë fshihet përtej telave me gjemba dhe mureve të ngurta që rrethojnë “kështjellën e kuqe” të Kim Jong-un
Nga Viktoria Paloka
Imazhet e Koresë së Veriut në mbrëmje, të kapura nga sateliti, tregojnë një vend të zhytur në errësirë. Por një tjetër errësirë, ajo informative mbi jetën e koreano-veriorëve, po çahet pak nga pak mes të tjerave falë një rubrike në website-in NKNews.org, të titulluar “Pyet një koreano-verior”. Aty, disa nga të arratisurit nga Korea e Veriut u përgjigjen pyetjeve që u bëjnë njerëz nga vende të ndryshme të botës. Për një perëndimor faktet që rrëfejnë të arratisurit tingëllojnë surreale, por për dikë që është rritur nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, disa aspekte nga jeta në Korenë e Veriut të kujtojnë Shqipërinë e asaj kohe.
Të vësh kokën në rrezik për një film ku luan Steven Seagal
Pyetjes se si e kalojnë kohën e lirë njerëzit në Korenë e Veriut, Mina Yoon, një vajzë 20 vjeçare e arratisur në vitin 2010 i përgjigjet se në një regjim totalitar si ai i Koresë së Veriut edhe sikur të egzistonte ideja e “kohës së lirë” njerëzit nuk do të kishin shumë mënyra për ta shijuar gjithsesi. Ajo tregon se familja e saj ishte me fat krahasuar me familjet e tjera, sepse ata kishin televizor, të cilin ia kishin dhënë babait të saj si shpërblim në punë. Fëmijë të ndryshëm, këmbenin me ushqimet e pakta që kishin lejen për të parë televizor në shtëpinë e saj. Dhe e gjithë kjo për të parë kanalin e vetëm shtetëror koreano-verior.
Ata më të guximshmit shihnin DVD të futura kontrabandë në vend pasi mbulonin më parë me batanije dritaret. Nëse kapeshin, ata çoheshin në kampe pune të detyruar. Vetëm pak vite më parë, një aktivitet i kësaj natyre dënohej me vdekje.
Ji-Min, që vjen nga një familje elitare e Koresë së Veriut që banonte në kryeqytet, ku rregullat ishin më pak strikte se në pjesën tjetër të vendit, kujton një rast kur fshehurazi me shokët e tij panë një film ku luante aktori Steven Seagal. Ata kishin mbyllur dyert me tre dryrë si dhe kishin mbuluar dritaret me mbulesa të trasha. Bota që Ji-Min pa përmes filmave amerikanë e bëri të merrte vendimin për t’u arratisur.
“Kisha nevojë të shijoja vetë lirinë,” shkruan ai, “dhe doja ta shihja me sytë e mi.”
Ata që kapen duke u arratisur dënohen me vdekje. Edhe atëherë kur ia dalin mbanë të arratisen, ata jetojnë me frikën se mund t’u egzekutojnë anëtarët e familjes.
Jae Young Kim, një tjetër i arratisur shkruan se Në Korenë e Veriut, jeton gjatë gjithë kohës nën survejim. Një atmosferë paranoje mbizotëron në vend. Askush nuk e di se kush mund t’i spiunojë, ndaj mendohen mirë përpara se të nxjerrin fjalën nga goja. “Kritika ndaj udhëheqjes është diçka që sjell si pasojë transferimin në fshat, burg apo edhe më keq akoma.”
[You must be registered and logged in to see this link.]
Edukimi seksual ashtu si dhe feja janë të ndaluara
Në Korenë e Veriut edukimi seksual në shkollë mungon. Të rinjtë janë tërësisht të painformuar dhe jo rrallë i vetmi burim informacioni mbi këtë temë janë barcaletat me përmbajtje seksuale, të treguara me egzagjerime nga djem më të rritur. Për seksin nuk flitet haptazi dhe materialet pornografike janë gjithashtu të ndaluara. Të vetmet video pornografike që qarkullojnë janë sjellë nga diplomatë koreano-veriorë. Koreano-veriorët gjithsesi janë njerëz si gjithë të tjerët. Lidhjet dashurore, abortet ndodhin, por kur zbulohen pasojat janë të rënda. Gjithashtu filmat e huaj çensurohen. Ndonjë skenë me të puthura dhe lejohet, por skenat e seksit priten. Gjithsesi, për shkak të vështirësive ekonomike të shoqëruara me një dobësim të shkallës së survejimit nga shteti, është rritur numri i prostitutave nëpër rrugë. Po kështu është rritur dhe numri i abortimeve dhe i të prekurve nga sëmundjet veneriane. Për sa i përket homoseksualitetit, ai është thuajse inegzistent dhe njerëzit e kanë të vështirë ta kuptojnë si koncept. Kushdo që mund ta ketë këtë prirje seksuale nuk do të mund ta pohonte haptazi kurrsesi. Në një vend si Koreja e Veriut shumica e njerëzve e kanë të vështirë të kuptojnë tërësisht dëshirat dhe nevojat e tyre seksuale.
Feja po ashtu është e ndaluar. I vetmi Zot që adhurojnë dhe të cilit i falen koreano-veriorët është diktatori i vdekur Kim II Sung. Egzistojnë 34,000 statuja të tij në vend dhe të gjitha ceremonitë e martesës zhvillohen përpara njërës prej tyre.
Të gjithë qytetarët duhet të mbajnë në shtëpi portrete të aprovuara nga qeveria të Kim II Sung-ut dhe King Jong-il. Njëherë në muaj policia shkon shtëpi më shtëpi për kontroll. Të gjithë duhet të mbajnë veshur uniforma dhe për të ardhmen e tyre vendos qeveria.
Për të ardhmen e gjithësecilit vendos qeveria
Kur ishte në kopësht, Mina-Yoon ishte porositur nga edukatoret që kur ta pyesnin se çfarë ëndërronte të bëhej, ajo duhet të thoshte “do të mësoj shumë dhe kur të rritem do të bëhem doktoreshë. Ëndrra ime është të shëroj e të kujdesem për shëndetin e koreano-veriorëve si dhe t’ia bëj zemrën mal gjeneralit Kim II-sung.”
Por sa më lart ishte vetëm propagandë. Nëse nuk do të ishte arratisur, ajo ka bindjen se do të kishte përfunduar punëtore në fabrikë. Për profesionin dhe të ardhmen e gjithësecilit vendos shteti. Askush nuk vendos a zgjedh vetë punën apo shkollën që do të ndjekë. Pas shkollës së mesme, nxënësit shkruajnë tre degë që duan të ndjekin. Sigurisht as ata e as prindërit e tyre nuk i gënjen mendja se ajo çfarë kanë shkruar do të merret parasysh. Kriteret janë arbitrare; u jepet përparësi kastave dhe kush mundet ndërhyn duke u dhënë ryshfete atyre që marrin vendime.
Punët jo rrallë bëhën pa pagesë ose në rastet fatlume kundrejt një pagese që varion nga $1,000-$2,000 në vit. Veshja dhe ushqimi janë të racionuara nga qeveria. Ka vetëm një stacion televiziv shtetëror dhe një gazetë po shtetërore nëpërmjet të cilave u thuhet koreano-veriorëve se vendi i tyre është i vetmi vend i begatë dhe që mbahet në këmbë në të gjithë planetin dhe se jashtë kufinjve të Koresë së Veriut gjendja është apokaliptike. Vetëm elita lejohet të mbajë telefon, por vetëm për telefonata dhe shkëmbim mesazhesh; interneti nuk egziston.
Ushqim dy herë në ditë me racion
Sipas Barbara Demick, autore e një libri mbi jetën në Korenë e Veriut, njerëzit aty hanë vetëm dy herë në ditë, me racion. Orizin e hanë vetëm të pasurit. Gjithsesi krahasuar me krizën e urisë së viteve 90-të, situata është më e përballueshme. Në vitet 90-të, miliona njerëz u detyruan të hanin lëvore pemësh për të mbijetuar apo të rrëmonin nëpër jashtëqitjet e kafshëve duke shpresuar të gjenin ndonjë kokërr misri të patretur.
Barbara Demick është ndër të paktët vizitorë nga perëndimi që mundën të shohin jetën e koreano-veriorëve përtej kryeqytetit. Imazhet që përshkruan në libër janë rrënqethëse. Njerëz të shtrirë rrugëve, të moshuar të gjunjëzuar që kërkojnë nëpër bar ndonjë farë për të ngrënë, fëmijë të zbathur me uniformën e ndyrë me baltë që i varet poshtë gjunjëve. Një nga subjektet e intervistuara prej saj është një doktoreshë e re e cila arriti të arratisej në Kinë. Sipas saj “Në Kinë qentë hanin më mirë se doktorët në Korenë e Veriut.”
Arratisjet, rreziqet dhe mrekullia përtej kufirit
Numri i atyre që arratisen nga Koreja e Veriut, është rritur sidomos në periudhën menjëherë pas krizës së urisë.
1000-2000 koreano-veriorë arratisen në vit, zakonisht duke kaluar kufirin që i ndan me Kinën për të shkuar më pas në Korenë e Jugut. Rreziqet janë të shumta: uria, i ftohti dhe dënimi me vdekje nëse i kthejnë mbrapsht. Gratë rrezikojnë dhe të trafikohen si prostituta ose t’u shiten si nuse burrave kinezë.
Sipas themeluesit të një organizate në ndihmë të koreano-veriorëve, TimPeters, trafiku i grave është shumë i përhapur dhe ato janë krejt të pambrojtura. E megjithatë ato e marrin rrezikun në sy dhe arratisen, sepse alternativa tjetër është të jetosh në Korenë e Veriut. “Ato arsyetojnë, “Nëse më martojnë, të paktën do të kem të ha.”
Me të kaluar kufirin, koreano-veriorët nuk u besojnë syve. Banjot moderne janë një mister për ta, uji që rrjesh gjithë kohën nga rubineti i mahnit ashtu sikurse ushqimi me bollëk, telefonat celularë, lavatriçet etj. Realiteti që u shfaqet përpara syve i bën të kuptojnë që jeta që kanë jetuar deri atëherë ka qenë e tmerrshme dhe gjatë gjithë kohës i kanë gënjyer. Por mbi të gjitha i bën të kuptojnë që gjëja që nuk kanë patur kurrë ka qenë liria.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi