Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse sulmohen majat e kombit?

2 posters

Shko poshtë

Pse sulmohen majat e kombit? Empty Pse sulmohen majat e kombit?

Mesazh nga SHKELBA Mon Jan 20, 2014 9:28 pm

Pse sulmohen majat e kombit?

Ka vjet që grupe mercenarësh shqipfolës bëjnë fushatë të egër e denigruese kundër personaliteteve më të mëdha shqiptare. E nisën “kozmopolitët evropianë” më Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, në përpjekjen për të zvogëluar madhështinë e tij, në emër të kinse luftimit të nacionalizimit shqiptar; e vazhduan përbaltjen e heroit tonë kombëtar islamikët antishqiptarë me përrallat fetare shkombëtarizuese. Qëllimi i mercenarëve ishte i qartë: frika paranoike se duke e thirrur në ndihmë Gjergj Kastriotin, simbolin e bashkimit kombëtar, shqiptarët do të kërkonin të drejtën historike dhe të drejtën etnike.
Nuk mbeten prapa fushatës denigruese ose e tumirën edhe disa parti politike në Kosovë, sepse përpiqeshin që luftën e vitit 1999 ta kapitalizonin me heronjtë e shpifur e të flashkët, ndërsa druanin se personalitetet nga e kaluara do t’u bënin hije, duke ua zvjerdhur luftën partizanëve të rinj. Prandaj i toleronin apo e ndërsenin sulmin e tillë.
Por, pavarësisht që u derdhen shumë para, u shpenzua shumë energji renegatësh, Skënderbeu qëndroi i fortë përballë sulmeve të egra të mercenarëve antishqiptarë. Në këtë përpjekje thirrën në ndihmë Lindjen e Perëndimin (ishte hera e parë që të dy palët merreshin vesh mirë në mes veti), shprushën e shtrembëruan fakte, duke u përpjekur të ilustronin tezat e tyre të mbrapshta, por ishin të paktë shqiptarët që i përfilleë apo që u besuan.
 
Kujt i pengon Nëna Terezë e Ibrahim Rugova
Kur dështuan për faqe të zezë kundër Skënderbeut (megjithatë ata nuk pushojnë), vazhduan me të njëjtën egërsi kundër Nënës Terezë, shqiptares më të famshme të shekullit XX dhe mileniumit të tretë, simbolit të shpirtit të madh shqiptar.
Niveli i atyre që përjargeshin kundër Nënës Terezë ishte i mjerë: ca hoxhallarë sharlatanë e primitivë deri në skajshmëri, ndonjë gazetar-shkrimtar i dështuar që s’ia thoshte askund, pos me intriga e prostituim profesioni, u ngjiteshin shoqatave islamike që t’u zhvatnin para. Por, ishin edhe më të mjerë ata që i dëgjonin si kopeja, ndërsa nuk reagonin. Por, ata po i ndërsejnë militantët talibanë të sillen si vandalistë.
Pastaj iu kthyen sërish Presidentit Rugova, duke hedhur baltë mbi të, sepse edhe nga varri u bënte hije mercenarëve e politikanëve të dështuar që ndërrojnë ngjyrat e përcaktimet politike sipas interesave materiale. Një dështak stalinist e sulmonte për mungesë guximi, kurse vetë gjithë jetën ishte zvarritur nga nënshtrimi në nënshtrim. Tjetri përpiqej ta zhvlerësonte strategjinë e tij politike, ndërsa shquhej për përçartje e panagjerike për ideologjitë më antishqiptare (një herë ky kritik i Rugovës ishte titist e enverist i tërbuar, herën e dytë u bë islamist i çartur, një herë e lavdëronte Jugosllavinë deri në trans, tash përgjërohet për Turqinë me të njëjtën eufori ). Të dy këta dështakë që aq shumë lakmuan postet ishit të pazotët të arrinin majat e politikës, prandaj shkumëzojnë kundër personaliteteve.
Është e habitshme se si gazetat e televizionet në Kosovë dhe në Shqipëri u jepnin hapësirë një grushti njerëzish të publikonin sharje e fyerje të këtilla. Renegatët mbase shpresonin se duke sulmuar njerëzit e mëdhej do të merrnin diçka nga madhështia e tyre, por e mashtronin veten, sepse mjerani nuk del nga balta as kur matet me hijen e kolosëve.
 
Kur dështakëve u bëjnë hije personalitetet
Meqë nuk u mjaftuan më të vdekurit, iu kthyen kolosëve të gjallë, të vetëdijshëm se ata ua kujtojnë vogëlsinë e qyqarinë e tyre çdo ditë, në mëngjes e në mbrëmje. Kështu, vazhdimisht e kanë ngacmuar apo janë përpjekur t’ia zbehin famën shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave, emblemën kombëtare, Ismail Kadaresë. Arsyet e sulmit janë nga më të ndryshmet, shpesh herë nga më të pabesueshmet. E para, sepse Kadare në situatat më të vështira doli në mbrojtje të kombit, në mbrojtje të së vërtetës, si asnjë shkrimtar apo intelektual tjetër shqiptar, duke demaskuar shkrimet antishqiptare. E dyta, sepse fjala e tij publike kishte peshë të madhe kombëtare e planetare, kështu që i zhvlerësonte qindra shkrime denigruese të huaja e “vendase”. E treta, sepse qëndronte në piedestalin më të lartë të Olimpit. Ashtu sikurse rrufeja godet lisin më të lartë, ndërsa të vdekshmit e shohin me zili majën e Olimpit, “mendimtarët” e kombit dhe dështaket e pendës e shihnin me zili shkrimtarin që qëndronte me dinjitet mbi ta.
Më kot përpiqen t’ia zbehin shkëlqimin këtij gjeniu të letrave, më kot hedhin baltë e pluhur mbi të. Ai i sfidon me gjenialitetin e vet.
Ismail Kadare printe dhe prin edhe më tutje në shumë segmente: Qytetari Ismail Kadare është shqiptari më i madh i gjallë në rruzullin tokësor. Ismail Kadare është shkrimtari më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Krijuesi Ismail Kadare është njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë në planet. Intelektuali Kadare është shqytari më i guximshëm i çështjes kombëtare. Asnjë shkrimtar, në asnjë kohë, nuk e ka mbrojtur çështjen kombëtare me aq sukses e këmbëngulje siç ka bërë ky kolos në qarqet ndërkombëtare dhe në televizionet e gazetat më prestigjioze evropiane. Asnjë shkrimtar shqiptar nuk i ka dalë zot Kosovës në periudhat më të vështira siç ka bërë Ismail Kadare, me intervista, shkrime autoriale apo deklarata të ndryshme, madje edhe me libra.
Edhe shkrimtarë të tjerë shqiptarë kishin mundësi, mbase edhe kapacitet intelektual të shkruanin në gazeta të ndryshme evropiane. Edhe sot nuk i pengon askush të bëhen më të guximshëm dhe më energjikë për t’i dalë në mbrojtje çështjes shqiptare apo për t’iu kundërvënë dukurive të shëmtuara që e rrezikojnë qenien kombëtare. Mirëpo, me ndonjë përjashtim, kryesisht u mjaftuan të debatojnë brenda provincave të tyre politike e kulturore, shpesh duke shpenzuar energji për të sharë njëri-tjetrin apo për të denigruar kundërshtarët politik e rivalët e pendës. Madje kur një lukuni islamikësh mesjetarë dalin me tezat nga më të çoroditura në opinion, shkrimtarët tanë heshtin ose i tumirin apo i takojnë hoxhallarët e tillë antishqiptarë për t’ua puthur dorën.
Ismail Kadare është ai i cili çdo deklarate antishqiptare të dalë nga kuzhina politike serbe apo nga kuzhina antishqiptare turke i ka ndenjur për kundruall, duke iu përgjigjur flakë për flakë, pa asnjë ngurrim. Në kohën kur propaganda serbe e bënte tymnajë shtypin perëndimor me gënjeshtra e shpifje, ishte Ismail Kadare ai i cili i përgjigjej me sukses. Të shumtën e herëve ai ishte i vetëm, ndërsa një pjesë e tyre e goditnin keqas, sikur donin ta ndihmonin propagandën serbe.
Edhe sot është Ismail Kadare ai i cili po i përgjigjet flakë për flakë servilizmit të skajshëm të disa intelektualëve haxhiqamilistë, të cilët po e mbrojnë okupimin pesëshekullor turk (të thuash se Turqia e shpëtoi Shqipërinë nga shkombëtarizimi është sikur të thuash se Serbia e shpëtoi Shqipërinë nga turqizmi).
Është Ismail Kadare ai i cili e ngriti në kulm qenien kombëtare, duke i nxjerrë në pah vlerat kombëtare, me tërë madhështinë e vet, ndërsa disa nga mercenarët apo renegatët shqipfolës përpiqeshin që këto vlera t’i “ç’mitizonin”, që nënkuptonte t’i bënin hi e pluhur.
Natyrisht, Ismail Kadare, në qasjet ndaj ndonjë problemi apo çështjeje, në periudha të caktuara, pati edhe gabime apo keqinformime, duke i vlerësuar në mënyrë të padrejtë. Mirëpo, është ndër të paktit që e pranoi qasjen e gabuar, duke i kërkuar falje opinionit. Kadare e vlerësoi gabimisht Ibrahim Rugovën dhe veprimet e tij strategjike në një fazë të përpjekjeve për pavarësi. Kur e analizoi me gjakftohtësi nxitimin e vet, bëri burrni, erdhi në Prishtinë, i kërkoi falje Rugovës dhe e tha publikisht se ishte i informuar gabimisht.
Autori i këtij shkrimi në kohën kur Kadare vlerësonte me nxitim situatën në Kosovë, shkroi disa shkrime kritike ndaj shkrimtarit, në gazetën Rilindja.
Ismail Kadare është shkrimtari më kombëtar në letrat shqipe. Asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk është marrë me tema kombëtare më shumë se sa Kadare. Asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk e ka bërë lexuesin e tij ta ndjejë veten mirë, sepse e ka bashkëkombës shkrimtarin. Të gjithë neve që na ka rastisur të dalim jashtë vendit, me t’u prezantuar para të huajve, emrin e parë që na e kanë përmendur me respekt ishte emri i shkrimtarit tonë, Kadare.
* * *
Ku është shteti kur rrëzohet shtatorja e Nënës Terezë?
Rrëzimi i shtatores së Nënës Terezë në Mitrovicë është akti më i turpshëm që mund ta bëjnë joshqiptarët në qytetin e shqiptarëve. Është një veprim që të rrëqeth.
Shfeqetkrasniqet dhe krasniqët e tjerë po i nxisin vandalizmat e këtilla. Mjerë shteti që i lejon dhe populli që i duron. Aziatikët e ardhur terrorizojnë popullatën shqiptare, vetëm na e durojmë. Joshqiptarët e fyen rëndë kombin tonë, ndërsa ne bëjmë sehir. Turpërohem para këtij akti dhe para indiferencës sonë. Po të ishte ndonjë përmendore serbe, kurrë s’do të guxonin ta rrëzonin. Po të ishte shtatore e ndonjë serbi, qeveritarët tanë tashmë do të shkumëzonin duke e gjykuar e dënuar. Madje, policia do ta vinte në pranga. Por, Nënë Tereza është shqiptare, prandaj askujt nuk i bëhet vonë.
Ku janë Presidentja, Kryeministri dhe ministri i Brendshëm? Po policia?
Shteti i kujt është ky? Pse nuk arrestohet ai që frymëzoi rrëzimin e bustit?
Liderët e shtetit duhej të ishin në vendin e ngjarjes dhe të tregonin se i kapen keqbërësit.

Gani Mehmetaj
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse sulmohen majat e kombit? Empty Re: Pse sulmohen majat e kombit?

Mesazh nga Rifat Wed Jan 22, 2014 7:32 pm

Nje shkrim qe na vjen ne ditet me te veshtira te kombit.Shkelba te uroi qe na e solle ketu kete analize prej bisturie te Gani Mehmetajt
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi