Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PERENDITE DIOSKURE ME PLISA

2 posters

Shko poshtë

PERENDITE DIOSKURE ME PLISA Empty PERENDITE DIOSKURE ME PLISA

Mesazh nga Rifat Wed Feb 05, 2014 10:55 am




PERENDITE DIOSKURE ME PLISA


PERENDITE DIOSKURE ME PLISA 996606_640387229359717_1113036545_n

PERENDITE DIOSKURE ME PLISA 1240034_640387296026377_2047564327_n

PERENDITE DIOSKURE ME PLISA 1779222_640387389359701_1264141816_n

DIOSKURET, jane dy binjaket Kastori-Castore dhe Polluksi-Polluce, jane figura mitollogjike dhe fetare, jane figura shume antike dhe me karakter kompleks. Miti i tyre ka nje histori shumeformeshe dhe ka raporte te ndryshme me historine antike dhe me zhvillimin e besimit fetar paraklasik dhe ate klasik te gjithe botes mesdhetare.

Studimet mbi keto figura perfshine fusha te ndryshme kerkimesh te botes antike, nga arkeologjia, epigrafia, te historise se fese dhe te asaj te artit. Tradita mbi gjenealogjine e Dioskureve nuk eshte unik dhe nga nje here nuk jane te konsideruar si binjake.

Kastori dhe Polluksi, paraqiten si bijte e Zausi-t, (ne te shumten e versjoneve) pershembull, ne nje mbishkrim mbi gur, ne ishullin Tera, e datuar ne fund te shek. VIII p. K. Por edhe ne ymnet Omerik XVII dhe XXXIII. Omeri (Od., XI, 298-300) dhe ne pjesen me te madhe te autoreve antike deri ne Euripidin. Dioskuret, nganje here dalin bijte e Tindar-it dhe jo te Zeusi-t. Omeri, qe eshte dhe burimi me antik per sa i perket Dioskureve, thote se Tindaria-net vdiqen para luftes se Trojes (II., III., 236-244).

Tradicioni mitologjik thote se Kastori, (njeri nga Dioskuret) eshte biri i Leda-s dhe e Tindar-it, prandaj eshte i vdekshem, ndersa Polluksi, lindur nga nje raport midis Leda-s dhe Zeusi-t (i cili kishte mare shembelltyren e nje mjellme) ishte i pavdekshem, bashke me te motren Elena, shikoni . Qe te tre lindnin nga nje veze,  per argumentin dhe origjinen e plisit tone shqiptar, po le nje link(http://orashqiptare.blogspot.it/2013/06/plisi.html)

Ne kete artikull,po sjell te dhena te tjera dhe ikonografi te shumta.

Te dy vellezerit kishin personalitet te ndryshem, qe te dy ishin te lidhur me boten e lufterave, por mbi te gjitha ishte Kastori i cili pershkruej per kalores dhe i terhequr nga natyra luftarake. Perveç luftrave, dy vellezerit Dioskure u shquan edhe si perendi te dobishme, si shpetimtare te luftetareve, si ne fushen e betejes ne toke por edhe ne det, per kete shkruaon Omeri ne ymnin XXXIII (8 ss.).

 Perendite Dioskure, aq shume per shoqerine antike ishin te lidhur me natyren hyjnore, (pra siç thame me siper qe linden nga veza) sa qe per per autorin Eugenio La Rocca, ne shkrimin e tij, MEMORIE DI CASTORE-PRINCIPI COME DIOSCURI  plisi-piloi, perfaqeson vete gjithe natyren hyjnore. Ne kete figure bashke me plisin do shikojme edhe yllin, apo djellin Pellazgo-Ilir.

 La Rocca, shkruan keshtu per ç'ka perfaqeson plisi dhe ylli: “i njejti plis, siper tij nje yll, na shtyn ta interpretojme si emisferen qellore me yjesite te perendise”. Yjet e paraqitura ne (Fig.1) jane simbol i qellit hyjnor, te genezit, ku çdo gje pati fillesen, me perpara eresire, pastej drite.

 Keshtu Dioskuret jane pershkruar si perendi te drites me yllin siper plisit, sipas nje modeli te perseritur te pakten nga shek. V p.K.. Shpesh Perendite Dioskure prezantohen nga autore te ndryshem, si Perendi “Greke”, por autori, (Birte Poulsen) ku flet per Dioskuret, ve ne dyshim te madh egzistencen e nje origjine “greke”, autori ne fjale ka trajtuar ikonografine

PERENDITE DIOSKURE ME PLISA 400592_640386322693141_1751365734_n

PERENDITE DIOSKURE ME PLISA 1512389_640386332693140_182997306_n
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PERENDITE DIOSKURE ME PLISA Empty Re: PERENDITE DIOSKURE ME PLISA

Mesazh nga SHKELBA Mon Feb 24, 2014 11:50 pm

Anton Pllumaj - Helena e Trojes e Dioskuret me qeleshe (kapic plisit) simbol hyjnor Pellazg
Por, ka edhe më...
...qylafi, qeleshja apo plisi (si i thonë shqiptarët e Kosovës) nuk është tipar dallues vetëm i veshjes së meshkujve. Ai është mbajtur edhe nga femrat. Në rastin e kapelës frigase është evidente kjo gjë, por edhe qeleshja e mirëfilltë shfaqet në dy buste të Helenës së Trojës. Kësaj i bëjnë lidhje me lindjen e Helenës prej Zeusit të shndërruar në mjellmë dhe Ledës së bukur. Nga ky bashkim lindën katër binjakë: dy meshkuj e dy femra- Kastori dhe Polluksi (njihen edhe si Dioskurët) dhe Helena e Klitemnestra. Shenja e qeleshes ne kokën e dy binjakëve meshkuj dhe të Helenës është tipari i tyre hyjnor, prejardhja e tyre nga Zeusi - ky është shpjegimi i bërë zakonisht, duke qenë se binjakët lindën nga dy vezë. Qeleshja kësisoj është simboli i lëvozhgës së vezës, për të bërë të ditur prejardhjen e tyre të pazakontë e hyjnore.
Personalisht mendoj se ky shpjegim është disi i pjesshëm dhe duhet plotësuar pasi prejardhja e simbolit, pasi siç kemi parë qeleshja është veshje dalluese edhe për Odisenë edhe për Hefestin. Mendoj që ka lidhje me origjinën hyjnore të pellazgëve, mitin pellazgjik të krijimit të Universit etj, dhe nuk është i kufizuar vetëm te lindja e binjakëve. Por ajo që më bën përshtypje është edhe fakti që në faqen e brendshme të veprës së njohur “Illyrici Sacri” të Daniele Farlato, Iliria simbolizohet nga një femër e cila mban në kokë një Qylaf, me ‘thumbin’ klasik që ka edhe qylafi lab. Sidoqoftë, qeleshja shqiptare është një shenjë dalluese e trashëgimisë kulturore antike pellagjike që shqiptarët e kanë ruajtur më një besnikëri të habitshme.
Ndër të tjera ka edhe diçka që bën lidhjen Leda pellazgjike dhe Zeus me vazhdimësinë besnike të ndjekjes së traditës amtare pellazgjike. Bëhet fjalë për vulën sekrete të Skënderbeut e cila ka si simbol të gdhendur Ledën.
Në fotot që po hedh shfaqet më së shumti busti i Helenës së Trojës nga Kanova (Antonio Canova 1757-1822 Helen of Troy); në njërën është busti i saj nga Gibson (Helen of Troy-John Gibson 1825-1830); binjakët Diskurë në shumë variante me qeleshe dhe Iliria e simbolizuar nga një femër që mban qylaf. Krahas tyre është edhe punimi Odysseus Study for the Triumph of Homer - Jean Auguste Dominique (French 1780-1867).

PERENDITE DIOSKURE ME PLISA 1912259_630358797013165_770682235_n

PERENDITE DIOSKURE ME PLISA 1900048_630358810346497_430499793_n
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi