Brigjët, duke ndjekur gjurmët historike të një populli ilir
Faqja 1 e 1

Nga bregdeti ilirian, Trakë e deri në Azi të Vogël, një vështrim me studimet e disa autorëve të lashtë e të sotëm
Fiset (kombet) që u shpërngulën nga Europa Mesdhetare më shumë për në Azinë e Vogël ( ku shtrihet sot Turqia), përmbi malet Taurus, ishin Pelasgi, Brigjet (Phrygians), Lidianët, Karianët, Misianët, Lisianët, Kaunianët, si dhe Matienët (degë e Lelegëve) duke shtyrë nga Jug-Lindja e Azisë së Vogël popujt Semites – Solymi dhe Pisidae.
Të shkruarit me emrin Ballkan të zonës që Romakët e thirrën Paeninsula Illyrica ose Illyricum prej Dravës, Savës,Danubit, Adriatikut e përgjatë gadishullit ku banuan Pellazgo-Ilirët, në ditë e sotme krijon qëllimisht përhumbjen e qytetërimit Pellazgo-Ilir, sidomos nga shkruesat filhelenë Europianë që dëndin me konfuzion edhe sot audiencat universitare të Perëndimit.
“Emrin Ballkan për herë të parë e ka përdorur gjeografi Zeune në vitin 1909, (LJLZ,76v). ” 1)
Traka ishte më shumë mundësia e ardhjes në Azi të Vogël, sepse këto fise Pellzage (kombe) pushtuan anën tjetër të Trakës dhe nuk dallonin shumë nga njëri-tjetri.
Herodotus deklaron se : “Fise shumë të sigurta Pellazgjike në kohën e tij flisnin një gjuhë barbare.” 2)
Brigjët ,ky popull Ilir është quajtur që nga Homeri, Hesiodi, Herodoti, Xanthus, Straboni, Pindar,Ptolemi, Stephan Byzantinus e të tjerë autorë të lashtë si dhe anglishtfolësit e këtyre tre shekujve të fundit me emrat Briges, Brygoi, Brygi, Bryges, Phrygian, Fryges dhe Frigjët.Kurse në artikuj studimorë të shkruar në Shqip shkruhen Brigjët.
In Eugammon Telegony, shkruar në shek. e VI thuhet se Odiseu ( në vitet 1180 BC – 1170 BC) komandoi Thesprotët për herë të parë pa sukses kundër Brigjëve (Brygi), pasi ai ishte kthyer në Itakë. Ky fakt është vërtetuar nga gjetjet arkeologjike në Kiperi dhe pak kilometra prej Çitadel Mikeniane mbi Nekiomanteion në luginën e lumit Akeron.
Në periudhën pas vitit 1080 BC (Brigjët) Briges mbajtën pjesën më të madhe të Maqedonisë të pjesës perëndimore të lumit Vardar, Pelagoninë dhe Shqipërinë Qëndrore. Në legjendën themeluese të Epidamnus, në të cilën pushtuesit pri-Korinthas janë numëruar (Appian,BC 11,39), Brigjet mbajtën zonën pas Heracles dhe përpara Taulantëve, një fis Ilir. Edhe pas shpërnguljes nga Traka në Azi të Vogël gjendeshin disa Brigjë (Briges) në brëndësi të Epidamnus ( Ps-Scymnus 434) dhe në veri të Pelagonia ku një nga qytetet e tyre quhej Brygae ( St. Byz, Brygias and Bryx). Këto Brigjë (Briges) të Europës ishin sigurisht me lidhje me Brigjët (Phryges) të Azisë së Vogël sepse njëllojshmëria e poçerisë përgjatë shek. 12 BC në Maqedoni dhe në Trojën VIIb janë shumë të shënuara. 3)
…këta popuj (kombet) Ilirë janë të përzier me njëri-tjetrin, disa prej tyre janë vendosur në pjesën jugore të distriktit malor dhe të tjerët përmbi Gjirin Jonian. Për sa më sipër, prej Epidamnus dhe Apollonia deri aq larg sa malet Keraune jetojnë Bylliones,Taulantii,Parthini dhe Brygi. 4)
Lumi Erigon ( Cërna Reka) pasi ka mbledhur shumë rrjedhje nga malet Iliriane si dhe duke kaluar përmes territoreve Lyncestae, Brygi, Deuripoes dhe Pelagonians derdhet në Axius (Vardar) .Kur flet për qytetet që u takojnë këtyre kombeve Ilire Strabo shënon se Cydrae i takon Brygi. 5)
Diku në këtë lagje (Trakë) është mali Bermius (Bermion) që ishte më parë në zotërim të Brigjeve (Briges), një (komb, popull ) i Trakës disa fise prej të cilit u shpërngulën në Azi dhe janë quajtur me një emër tjetër Phrygians, (Phryges). 6)
Arnold Toynbee, që studjoi historinë e antikitetit nënvizon edhe ekspanionin e Mbretërisë Argead në vitin 492 BC dhe shkruan sipas Herodotit libri VI,kap.45 se vëndi midis të Malit Bermion pjesa lindore e Eordisë dhe bregdetit zotërohej nga populli Trako-Phrygian i quajtur Brygoi dhe këta Brygoi ishin në zotërim të territorit të paraardhësve të tyre midis malit Bermion, ultësirës së lumit Haliakmon dhe lumit Loudias. 7)
Po sipas studimit të Arnlod Toynbee, Ptolemi emëron dy vënde perëndimore të refugjatëve si Eordoi që u shpërngulën drejt perëndimit : njëri është Dibolia, Selasforo moderne në veri të rrjedhjes së sipërme të lumit Devoll dhe e dyti është Skampis ( Elbasani) , që ishin stacione të rrugës Egnatia. Këta refugjatë u ndoqën edhe nga fise të Brigjëve (Brygoi) që ishin në zonën rreth malit Bermion ku kishin siguruar pavarësinë e tyre deri më 492 BC. Kështu Edesa në pjesën Veriore të malit Bermion duhet të ketë qënë fshat a qytet Brygan ( i Brigjëve) përpara se Argead ta pushtonte atë.
Edesa është fjalë Trako-Phrygian ( Trako-Ilire) që nënkupton vënd me ujë, sepse aty kalonte dhe lumi i saj (Edesës) ku fusha që krijohej u quajt nga (Brigjët) Brygoi, Kopshtet e Mitas (Midas). Patjetër ka qënë tokë e punueshme nga Brigjët që e kishin mënyrë jetese punimin e tokës.
Mita (Mida) është emër mbreti i Brigjeve (Phrygians , Briges) që i dha lavdi këtij populli me mbretërinë e tyre në Azinë e Vogël në vitet 700 BC. Këta refugjatë Briges prej veri-perëndimit të kësaj zone të Edesës dhe malit Bermion të këtij vëndbanimi të Brigjëve (Brygan country) duhet të kenë qënë paraardhësit e atyre Brygoi që i dhanë emrin stacionit Brucida, midis Kastra (Parembole dhe Lykhnidos (Ohrit) në rrugën Egnatia, në basenin e Liqenit Prespa, në lindje të rrugës tranzitore për në Adriatik. 8)
Herodoti nënvizon se …”Në qoftë se unë mund të përmbledh prej këtyre Pellzagëve që janë vendosur në Placia dhe Skylace në Hellespont (Dardanele) dhe ata që njëherë u përballën me Athinjotët e çfarëdo qytet tjetër, të cilët megjithëse Pellazgë të vërtetë kanë ndryshuar emrin e tyre; në qoftë se unë mund të lejohem të përmbledh prej kësaj, Pellazgët flisnin një gjuhë barbare” . 9) Pa rënies së Hititëve përreth 1180 BC Azia e Vogël përjetoi ardhjen e fiseve të gjuhës Indo-Europiane kryesisht prej një aristokracie kalorsiake kështu i njohin Grekët sipas Homerit dhe të quajtur sipas Herodotit Brygoi, Phrygian që në gjuhën Shqipe u themi Brigjë.
Duke ju referuar popullimeve të vëndbanimeve të këtyre fiseve Pellazgo-Ilire si dhe traditave të trashëguara në Illiricum, Maqedoni dhe Trakë, të paktën çfarë kemi të shkruar nga Herodotus (III.73) se Brigjët (Phrygians) kaluan kanalin e Dardaneleve ( Hellespont) për në Anatoli ( ku shtrihet sot Turqia ) nga Traka ku deri atëherë ata ishin njohur si Bryges ose Briges.
Kjo ngjarje emigrimi ( shpërnguljeje ) e Brigjëve bashkë me Misianët në një vëndbanim të ri ndodhi përpara luftës së Trojës sipas Xanthus, historian Lidian, fis Pellazg.
Dardanët në Azi të Vogël dhe Brigjët janë një gjak Pellazgo-Ilir dhe janë lidhur edhe me krushqi mes tyre.
Homeri (Iliada III.84) tregon se Priami ,mbreti Dardan i Trojës luftoi krah Prijësve të Brigjeve , Otreus dhe Mygdon në betejat kundër Amazonëve në lumin Sangarius, që presupozohet se janë Hititët, sepse kishin veshur helmeta si të Brigjëve .
“Vajza e Zeus Afërdita i përgjigjet në poemën e Homerit Anchises : Otreus, emër me famë ishte babai im, ke dëgjuar për të dhe ai sundoi përmbi të gjithë Brigjët (Phrygia) të pasur me kështjella.” 10)
Të gjithë aletatët e Dardanëve të Trojës në Luftën e Trojës janë folësa të gjuhës Pellazge , pra nuk janë Greqishtfolës, por Homeri i veçon ata prej gjuhës së tyre barbare .
Po po të shohim gjeografikisht Illiricumin i bie që Dardanët dhe Brigjët kanë jetuar ngjitur me njëri-tjetrin, edhe tej e përkëtej Vardarit.
Homeri i përshkruan Karianët si folësa të jashtëm, barbarofonë. 11)
Në luftën e Trojës Homeri i përshkruan Brigjët si aletatë të Dardanëve të Trojës.
Phorkys dhe godlike Askanios ishin lordët ( komandantët) e Brigjëve.12)
Vajza e Zeus i drejtohet vëllezërve Trojanë ( Dardanë) Aleksandër dhe Skamandër ( Helenit që ishte profet) Do të çoni akoma më larg diku pranë qyteteve fairly të ngritur? Në Brigjë ( Phrygia) ose në të dashurën Maionia? 13)
Dolon i rrëfen Odiesut se si ishin vendosur kundështarët e tyre në Anatoli, përveç Karianëve, Paionianëve,Lelegët, Kaukonianët dhe brillantët Pellazgë shton:
…afër Thymbre janë vendosur Lykians dhe krenarët Mysianës me Brigjët që luftojnë mbi kuaj …. 14)
Brigjët ishin më shumë të vendosur në veri-perëndim të Anatolisë, pothuaj në gjysmën e Turqisë së sotme. Ata zotëruan më shumë edhe ato vënde ku më parë ishte mbretëria Pellazge e Hititëve.
Në Gordion ( ish-vëndbanim i Hititëve) që ishte edhe kryeqyteti i Brigjeve gjetjet arkeologjike shënojnë 900 vjet BC dhe papritur paraqiten në korrespondencë me punimet e poçerisë në Illyricum e gjetkë dhe më tej humbasin pasi bërësit e tyre asimilohen si fuqi e Anatolisë.
Fisi Mygdones i Brigjëve sipas heroit të tyre Mygdon e kishte vëndbanimin rreth liqenit Askania, pranë Nikesë , afër me kthesën e fundit të lumit Sangarius dhe ky mund të jetë vëndbanimi i parë i Brigjëve, kurse Misianët u vendosën në Troad dhe Prepontis. Për një kohë të shkurtër, përafërsisht 1200 vjet BC Brigjët populluan pothuaj të gjithë zonën perëndimore të Anatolisë duke izoluar Luvianët.
Gordius dhe Midas ishin mbretërit më të famshëm të Brigjëve. Sipas Gordius kemi kryeqytetin Gordion dhe sipas Midas kemi edhe Midas City, kurse sipas nënës së zotave kemi Mother City , Qyteti Nënë ose Cybele. Tjetër vëndbanim është Ancyra (Ankaraja). Gjithashtu edhe më në lindje ku dikur ishin Hititët pas Halys kemi gjetje të vëndbanimeve të Brigjëve në Pteria ( Bogazkoi) që ishte kryeqyteti i Hititëve si dhe në Pazarli, Alisar,Alaca dhe Kultepe.
Në qytetin e Midas, brenda hyrjeve të ndërtesave, u gjetën skulptura imazhesh të zotave të Brigjëve Matar dhe Cybele si dhe shkrime të Brigjeve përfshirë dhe emrin Mita ose në Anglisht Midas.
Janë disa emra arkeologësh dhe studjuesish të antikitetit si Keneth Sams, Lynn Roller,Richard Liebheart, Mary Voight, Mark Goodman, Mary Ballard, Rodny Young , Keith De Vrais e shumë të tjerë që me laboratorin e ri radiokarbonik të Universitetit të Pennsilvanias në SHBA kanë datuar dhe po datojnë shkencërisht gjetjet arkelogjike sidomos në zonën që zotërohej nga Brigjët ( më parë Hititët e pastaj edhe të tjerë si Misianët , Dardanët e fise të tjera Pellage).
Kryeqyteti i Brigjëve Gordion u zbulua më 1893 nga gjermani klasicist Alfred Korte që vizitoi një vënd në lumin Sangarius ku vazhdonin punët inxhinierike për hekurudhën Berlin-Bagdad. Korte ( 1897, 4:18) vërtetoi se përputhej me atë çfarë kishte shkruar historiani Romak Livi se Gordion ishte në iterenarin e marshit të Romakëve me gjeneral Manlius Vulso më 189 BC kundër Gallatianëve.
Gërmimet provojnë se në Gordion, kryeqytet i Brigjeve arriti një grup i ri në fundin e shekullit dymbëdhjetë të mijëvjeçarit të dytë BC. Siç është sugjeruar prej Sams (1988) emigrantët përdorën poçeri paralel me Illiricum ( Ballkanin) .15)
Në studimin “The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000-323 BCE)”
të edituar nga Sharon R. Steadman, Gregory McMahon shkruhet se Brigjët janë një gjuhë e njerëzve më të fuqishëm politikisht në Anatolia në Epokën e Hershme të Hekurit.
Karakteri Indo-Europian i fisit (kombit) të Brigjëve është shfaqur prej ruajtjes (mbetjes) së gjuhës së tyre, prej shkrimeve në guret e varreve sipas alfabetit të tyre origjinal apo edhe të shkrimeve e grafikave në monedhat dhe në poçeritë e tyre .
Brigjet e Vogla (Lesser Phrygia) në Dardanele ( Hellespont) ishin përreth malit Olimp dhe quheshin edhe Epictectus. Në Epictectus ishin Brigjet Paroreia, kurse në Brigjet e Mëdha (Greater Phrygia) kishte qytete të mëdha si Apamea Cibotus, Laodicea, si dhe vënde e fshatra me emrin Aphrodisias, Colosae, Themisonium , Sanaus, Metropolis dhe Apollonias dhe më larg tyre Peltae, Tabeae, Eucarpia dhe Lysias.Lumi Maeander ishte lumi më i madh përmes tokave të Brigjeve dhe ndante zotërimet Karia me të Lidia.
Vëndi ku banonin Brigjët para luftës së Trojës ishte shumë i pasur në minerale dhe i lakmueshëm nga popujt e tjerë në të dy krahët e kontinenteve. Kështu,në atë kohë, atje ekzistonin tre fise të një gjuhe e gjaku: Pellazgët (Pelasgi), Caucones dhe Leleges.
Kufijtë e tokave të Mysianëve dhe Brigjeve sipas Strabo ishin pjesë e njëri-tjetrit. Ishte e vështirë ti dalloje respektivisht edhe për hir të ardhjeve barbare që përndiqnin vëndasit dhe zinin tokën e tyre.
Edhe Lidianët shpikësit e parë të monedhës (parasë) që ishin më miq me Brigjet janë të së njëjtës familje Indo-Europiane jo vetëm nga gjuha, por kishin edhe tempuj të përbashkët me Karianët dhe Misianët dhe në traditën mitollogjike thuhej se kishin një paraardhës të përbashkët si degë të Pellazgëve.
Mbështetur tek Herodotus dhe Xanthus i Lidia që shkruan në shekullin e pestë BC, Herodotus Vii,73, Xanthus p5, Fragm. Hist. Graec. C Mueller’s edit.’ tom.i. p 37, Strabo X.iii 16 përmbledh se “Brigjet janë koloni e Trakës” dhe penetruan në Azinë e Vogël përmes kanalit të Hellespont ( Dardaneleve). 16)
Aq të lakmueshëm kanë qënë Brigjet si popull punëtor edhe luftarak, por që dëshironin më shumë paqen me fqinjët e një gjaku a të ardhurve nga Lindja Aziatike, sepse e zotëruan për një kohë të gjatë Azinë e Vogël pa luftë, me fuqinë e një mbretërie të fortë vetëm me punën e tyre që la shenja e gjurmë në besimin e tyre, në art, muzikë, apo edhe në nxjerrjen dhe përpunimin edhe të metaleve të rralla si floriri dhe argjëndi si dhe prodhimet blegtorale.
Tek Xanthus faqe 5 shkruhet se Arrian në një paragraf të ruajtur nga Eustathes ( Denys Periegetes, 322) thotë se Brigjët kaluan nga Traka në Azinë e Vogël të shpëtonin prej vështirësive të vazhdueshme prej ndërhyrjeve të Cimmerianëve.
Në Iliadën e Homerit Brigjet janë aleatët e Trojanëve dhe kanë disa fise në Askania një rajon që ndryshe njihej si Hellespontic Phrygia.
Duke ju referuar Xanthus Askania ishte një distrikt Europian ku kaluan Brigjët gjatë shpërnguljes për në Azi të Vogël sipas Strabo XIV, v.29.
Një djalë i Priamit, mbretit të Trojës quhej Ascanus si dhe një djalë i Eneas, nipit të mbretit të Trojës që mërgoi për në Itali pas rënies së Trojës.
Nuk duhet të harrojmë se edhe ish-zotëruesit e mëparshëm Pellazgë , Hititët kishin alfabetin e tyre dhe çmbetën nga Hititët kur erdhën Brigjët u trashëguan nga këta të fundit ose u përsosën me tej.
Alfabeti i Brigjeve kishte 19 shkronja : a, b, g, d, e, v(për f), z, i, k, l, m, n, o, p, r, s, t, u, ph. Ky alfabet nuk ishte derivuar direkt nga Phoenician ( Fenikasit). Ai përmban shkronjën F,f që është shumë e përdorshme në shkrimet e Brigjeve në fasadat e varreve (tumuli) si dhe në faqe gurore apo në punimet e poçerisë . 17)
Euesbius e vendos fillimin e regjimit të mbretit të Brigjëve, Midas në vitin e katërt të Olimpiadës së dhjetë , pra, në vitin 737 BC (Anglelo MAI, Chron., p321)
Brigjët ishin barinj dhe familjarë. Ata kur erdhën fillimisht në Azi të Vogël punuan të pastronin pyjet e dëndura për të ngritur vëndbanimin e tyre.
Artin e punimit të metaleve dhe hapjes së minierave nuk e mësuan në Azinë e Vogël. Ata ishin shumë të zotë të shisnin metalet që nxirrnin e përpunonin si flori dhe argjënd.
Shkrimet e tyre në gurët e varreve janë dëshmi e lëvrimit të gjuhës së tyre, si dhe figurat në male, shpella dhe poçeri që tregojnë se ishin talente të artit plastik.
Brigjet ishin dashurues të mëdhenj të muzikës dhe si shpikës të fyellit ata dhanë prova të origjinës së vërtetë të mëndjes.
Në një nga poemat e Homerit xiii., Cybele është thirrur “Nëna e zotave që dashuron tingujt e mprehtë të shakujve, fyejve dhe dajres që gjëmon.”
Aq të adhuruara e të bukura ishin festivalet e Brigjeve sa Pindar ( Strabo, X, iii.12) shkruan : “O nënë e zotave, cylat (dyjaret) , dajret dhe bilbilat kanë tingëlluar aq shumë sa pishat janë ndriçuar në të verdhë, për shenjë se festivali ka filluar.”
Festivalet e Brigjëve ishin drama të shenjta, subjekti i të cilave ishte dhimbja midis jetës e vdekjes, dritës dhe errësirës, rinisë dhe shuarjes (shkatërrimit).
Diodorys Siculus III. lviii.4 shënon se Atys ishte quajtur “Baba” pas disa kohëve prej Brigjeve.
Është gjetur edhe një shkrim në një nga fasadat e varreve (tumule) që fillon me BABA shkruar sipas alfabetit të Brigjëve (Briges, Phrygians) si një nga dëshmitë më të forta të komunikimit të këtij populli. Emri i vërtetë dhe më i sigurtë i zotit për Brigjët ishte Atys ose Agditis.
Macrobius identifikon Atys me Diellin : ” Solem Phryges sub nomine Attinis ornant et fistula et virga.” tek Saturn.,i. 22.
800 vjet BC Brigjet kishin kultin Anatolian Mother of Goddes që me mbërritjen e kolonive Greke këtë Nënën e zotave të Brigjeve e adoptuan Grekët këtu ( në zonën që populluan Brigjet) që gradualisht e përvetësuan atë për hyjnitë femërore të tyre, veçanërisht Rhea dhe Demeter. 18)
Në Mbretërinë e Brigjëve të Mëdha ( Greater Phrygia) koha më e lulëzuar ishte nën mbretërimin e mbretit Mida në vitet 730 BC. Po ashtu Tantalus, Pelops dhe Niope quheshin Brigje. Brigjët e Vogla ( Lesser Phrygia) ishin në Dardanele ( Hellespont) përreth malit Olimp quheshin edhe Epictectus. Në Epictectus ishin Brigjet Paroreia, kurse në Brigjet e Mëdha kishte qytete të mëdha si Apamea Cibotus, Laodicea, si dhe vënde e fshatra me emrin Aphrodisias, Colosae, Themisonium , Sanaus, Metropolis dhe Apollonias dhe më larg tyre Peltae, Tabeae, Eucarpia dhe Lysias.
Lumi Maeander ishte lumi më i madh përmes Brigjeve dhe ndante Caria and Lidia.
Vëndi ku banonin ata para luftës së Trojës ishte shumë i pasur dhe i lakmueshëm.
Kështu,në atë kohë , atje ekzistonin tre fise të një gjuhe e gjaku: Pellazgët (Pelasgi), Caucones and Leleges.
Kufijtë e tokave të Mysianëve dhe Brigjeve sipas Strabo ishin pjesë e njëri-tjetrit. Ishte e vështirë ti dalloje respektivisht edhe për hir të ardhjeve barbare që përndiqnin vëndasit dhe zinin tokën e tyre.Brigjët (Phrygia Catacecaumene) ose Brunt, ishte e zotëruar nga Lidianët dhe Misianët.
Disa fise të Brigjëve kishin emra si Berencyntes dhe Cerbessi sa që Alcman shkruan se : “He played the Cerbesian, Phrygian air”, /”Ai luante Serbesian, ajrin e Brigjeve” dhe Tantalus thotë: “Unë pashë brazdat e fushave Berenthiane për dymbëdhjetë ditë udhëtim të gjatë ku uleshin Adrastea dhe Ida që jehonin nga pëllitjet e kopeve dhe blegërimat e deleve dhe gjithë fusha kumbonte me thirrjet e tyre.” 19)
Brigjët janë në vëmëndjen e arkeologëve Amerikanë të Universitetit të Pensilvanisë të cilët kanë vijuar me gërmime dhe studime në zotërimet e tyre në Turqinë e sotme dhe jo vetëm ata, por edhe për Hititët, ish-zotëruesit e asaj zone përpara tyre po hidhet më shumë dritë për këtë qytetërim Pellazg përmbi 12 shekuj para Krishtit e më pas deri në zgjerimin e zotërimeve të kolonive Greko -Romane .
Mbetet më shumë për të bërë nga historianët, gjuhëtarët, muzikologët dhe arkelologët Shqiptarë për të hedhur më shumë dritë mbi gjetjet e deritanishme që vërtetojnë se ka mbretëruar ky popull Ilir, Brigjët që vërtet kanë lënë gjurmë prej Durrësit, Apollonisë , pjesës perëndimore të lumit Vardar , më tej në Trakë si dhe në Azi të Vogël në Turqinë e sotme.
Lënda
1) Shefki Sejdiu punimi shkencor me titull: Gjurmë interferimesh emërtimi Helen(ik)o-Greke, Ilir(ik)o-Albane dhe Ital(ik)o-Romane botuar tek vepra Shqipja dhe Gjuhët e Ballkanit nga Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, faqe 222 – 223
2) History of Herodotus, vol 1 , George Rawlinson, M.A, faqe 525
3) The Cambridge Ancient History, Volumes 1-4, Edwards I. E. S., faqe 709.
4) Geography of Strabo Libri VII,Kap VII ,faqe 500, ( Casub.327) përkthimi i H.C Hamilton,ESQ dhe W.Falconer Vol.1.
5) po aty, faqe 501
6) po aty faqe 510
7) Some problems of Greek History, Arnold Toynbee, faqe 142.
8) po aty 143,144
9) Herodotus (56-57): A New and Literal Version from the Text of Baehr nga Henry Cary, Johann Christian Felix, faqe 22
10) Hesiod: The Homeric Hymns and Homerica (Homer, Hymn To Aphrodite V, 83-111) faqe 402-426
11)The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000-323 BCE) edited by Sharon R. Steadman, Gregory McMahon,faqe 20
12) Homer, Iliad, faqe 99, rreshti 862 përkthyer nga Riçard Lattimore
13) po aty, faqe 111, rreshtat 400-401.
14 po aty faqe 229, rreshtat 429-430
15) Henrickson 1993,1994, Voigt dhe Henrickson 2000 a,b. faqe 23.
16) History of Arti in Phrygia, Lydia, Caria and Lycia , Georges Perrot , Charles Chipiez, faqe 1
17) po aty, faqe 8
18) In search of God the Mother, Lyn E. Roller, faqe 19
19) The Gjeography of Strabo, kap viii, vol 2 , faqe 326-337 përkthyer nga H.G.Bohn 1856 ( përshtatur sërish nga Hamilton dhe Falkoner)
Nga Artur Vrekaj

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Dy simbole të qytetërimit Ilir të Brigjëve: Kapuçi dhe helmeta

Në fillim të mijëvjeçarit të parë para Krishtit Brigjët (Phrygians, popull Ilir krijuan në Azinë e Vogël një hapësirë gjeografike (ku shtrihet sot Turqia) me kulturën më komplekse dhe më të dallueshme të Mesdheut në lindje.
Karakteristikat më të spikatura të këtij qytetërimi ishin këto: përqëndrimi i autoritetit zyrtar; urbanizimi i vëndbanimeve ku jetuan; shkrimi i dorës sipas alfabetit origjinal të Brigjëve, zhvillimi i artit dhe muzikës; kualifikimi për punët e specializuara në dru, gur dhe metalet e rralla; zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë; zhvillimi i industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve; asaj tekstile, etj, që e bënë më të përparuar shoqërinë Ilire të Brigjëve edhe krahasuar me Greqishtfolësit e Egjeut në epokën e Hekurit. Por, që prej vitit 546 para Krishtit, me pushtimin e tyre prej perandorisë Perse kemi edhe rënien e lulëzimit të Brigjëve.
Edhe pse u pushtuan Brigjët nuk i humbën simbolet dhe karakteristikat dalluese Ilire të këtij populli vital e qëndrestar siç janë: Ati (emri me të cilin ata thërrisnin zotin ose babai, bariu); Kybele (emri i nënës së zotave që adhuronin); gjuha e tyre që ka shkronja e shkrime që si nga shkrimi dhe kuptimi janë Shqip; fyelli (që thuhet se e shpikën Brigjët, si dhe kapelja e kuqe dhe helmeta që patën fatin të marrin më shumë famë në Europë e më gjerë.
Këto simbole Ilire u adoptuan apo u përdorën edhe në formën e tyre edhe nga popujt e tjerë Pellazgë dhe jo Pellazgë të lindjes dhe perëndimit të asaj kohe. Më shumë u përhapën në periudhën e perandorisë së Romës apo edhe në shekullin e XVIII në Europën perëndimore dhe në Amerikë.
Edhe pas 2900 vjetësh, ne kemi në dorë prej qytetërimit të Brigjëve objekte muzeale dhe arkeologjike me vlera të mëdha historike që tregojnë se sa ndikuan Ilirët në përhapjen e kësaj kulture në Europën Perëndimore, sidomos në Itali ku mërguan edhe banorë Pellazgë e Ilirë prej Azisë së Vogël.
Në këtë përshkrim do të bëj fjalë për kapuçin dhe helmetën e Brigjëve, si dy simbole mbarëIlire të Brigjëve që përfaqësohen edhe sot në botë.
Kapuçi i kuq (Phrygian cap) është : “Simbol i Brigjëve, kapuç i kuq i Revolucionit Francez, i veshur si simbol i lirisë, thënë se i ngjan kapuçit të veshur nga Brigjët e lashtë”, sipas autorit Robert Browning në studimin “Red cotton night-cap country. Aristophanes’ apology. etc”:f. 395.
Është shumë domethënëse paraqitja në muzeun e Luvrit, në Paris e statujës së Atit (zotit të thirrur nga Brigjët në gjuhën e tyre Ilire) që ka veshur kapuçin karakteristik të Brigjëve të njohur tashmë në botë në gjuhën Angleze si Phrygian cap ose Phrygian liberty cap.
Përfaqësimi më i hershëm i këtij modeli të bustit të Atit i ngjitur në një pjatë në thesarin Hildesheim është tani në muzeun antik të Berlinit. Kapuçi i Brigjëve i zotit të tyre është i dekoruar me yje dhe përgjithësisht është i datuar vonë në shek. e parë, në mos është më herët. Referencat tek roli kozmik i Atit zakonisht marrin formën e përdorimit të yjeve (dhe njëherë edhe Hënën), ose një shqiponjë të përfaqësuar në kapuçin e tij të Brigjëve, ose në rrobat e tij.
Julian, Or.5, 165 b7f., thotë se nëna e zotave të Brigjëve, Kybele, ra në dashuri me Atin dhe i dhuroi atij një kapuç të Brigjëve të stolisur me yje. Ky kapuç, atëherë ,
(në kohën e Brigjëve) është barazuar me qiellin që na rrethon, i cili është thënë se mbulon kokën e Atit; në konsekuencë, lumi Gallus duhet të jetë Rruga e Qumështit. Yjet gjithashtu dekorojnë kapuçin e Brigjëve në disa statuja apo monedha sipas Vermaseren 1966,33n.2 me pllakën XIV.2: monedha e Cyzicus, pjesa e dytë, p.51 me pllakën XXXII.2 statuete nga Azia e Vogël. 1)
Gjithashtu paraqitja në një tablo e Parisit,(Aleksandrit me Helenën) princit Dardan të Trojës që ka veshur po këtë kapuç të Brigjëve, tregon edhe për një identifikim të njësuar të Dardanëve me Brigjët, si dy popuj vëllezër Ilirë që bashkëjetuan në Illiricum, si dhe në Azinë e Vogël pasi kaluan Hellespontin (ngushticën e Dardaneleve) prej Trakës ku edhe kishin një nga qëndrat më të mëdha të vëndbanimeve të tyre.
Brigjët në mijëvjeçarin e parë para Krishtit u identifikuan kështu me kapuçin e tyre të kuq, të shtizuar prej leshi apo prej pëlhure shumë të fortë e të zbukuruar si edhe veshja e tyre me yje.
Kapuçi i Brigjëve ishte një kupë kafke me një prirje projektimi të sqepit përpara si busti i zogut me një qafë të harkuar dhe një kokë. Helmeta e Brigjëve është forma më e lashtë e helmetës.2)
Përhapja në Europë, Azi dhe Afrikë e simboleve të kapuçit dhe helmetës të popullit Ilir të Brigjëve në mijëvjeçarin e parë para Krishtit tregon edhe për një zhvillim jo vetëm të industrisë së përpunimit të metaleve e të tekstileve, por edhe të një trashëgimie të pasur të artit, kulturës dhe traditës së tyre të lashtë frymëzuese dhe krijuese.
Një vizatim ( figurë ca. 1200-900 BC) tregon një vajzë të Brigjëve me kapuçin karakteristik dhe një Amazone (Hitite). Historitë më të dëgjuara të legjendave dhe mitologjisë Greke me të cilat ne jemi familjarizuar ishin me origjinë të Brigjëve – për shëmbull, historia e mbretit Midas.”3)
Patjetër, që kapuçi i Brigjëve, ky simbol mbarëIlir u bë dalëngadalë simbol botëror, aq sa ndikoi edhe për formën e helmetës me famë të Brigjëve që ka pothuaj ato karakteristika të pamjes. Është nga helmetat më të vlerësuara nga ekspertët ushtarakë për mbrojtjen e kokës nga prerja e shpatës për vetë formën e një koke shpendi me sqep të shtypur që ka. Kjo edhe për arsyen se Brigjët dinin të përpunonin metalet që më përpara se të vendoseshin në Azinë e Vogël atje ku sot është Turqia.
Plautus ( Trinummus 4.2.851-2) rrëfen një kapuç Ilir të madh sa që ai që e vishte dukej si kërpudhë. 4)
Kapuçi i Brigjëve në paqe dhe helmeta në luftë ishin veshjet më të përhapura të banorëve të Azisë së Vogël dhe në opinionin e Meyricks, helmeta ishte një nga më të lashtat dhe e njëjta që ishte veshur nga heronjtë Trojanë në këngët e Homerit.5)
Kapuçi i Brigjëve është si një kupë kafke, me majë të kthyer si sqep përpara, njëlloj si pamja e një zogu, me qafë të harkuar dhe kokë.6)
Vonë në shek.V para Krishtit,në një vaso ishte pikturuar Mbreti Mida (mbreti Mita i Brigjëve).Por ishte Aristophane që në “Ploutos”, 388 BC, që në fillim me keqdashje shkroi për të (mbretin Mida) se kishte veshur kapuçin e tij që të mbulonte veshët e gomarit shkaktuar në të nga Apollo. Në kohën e perandorisë Perse, Persët, Parthianët dhe Dakët kanë veshur kapuçin e Brigjëve që i përket Atit dhe Mithras dhe natyrisht Paris, princit Trojan.7)
Shembujt e vetëm nga periudha Hellenistike janë përfaqësuar me monedha bronxi prej Memphis të cilat janë identifikuar si portrete të Aleksandrit të Madh nga M.J. Price. Këtu mbreti vesh të ashtuquajturën helmetë të Brigjëve “Phrygian-type” me majën karakteristike të kthyer si sqep përpara. Kjo ishte një helmetë e modelit që Aleksandri i Madh me shumë mundësi, aktualisht, e përdori në betejë. Të njëjtës helmetë i janë shtuar dekorimet me dy shenja të pëlqyera, e treguar në “Poros medallion”, tipar i cili tregon figurën e plotë të Aleksandrit me armoren e veshur. 8)
Helmeta e Brigjëve ishte në përdorim të gjerë 400 vjet BC dhe shpërndarja e mëvonshme nuk është e kufizuar më në Azinë e Vogël.9)
Jo vetëm kultura e Brigjëve, por edhe emri i tyre Brigjë (Phrygia) e preku Romën.
Në të njëjtën kohë ky emër qëndronte edhe për Trojën.10)
Në Romë imazhi i një mbajtësi të një kapuçi Oriental me një enë vere ishte i lidhur ngushtë me atë të Ganymede, më i bukuri kapuçmbajtës i të gjithëve.
Princi Trojan (Dardan) Ganymede ishte i lidhur me atdheun e tij Trojën dhe fqinjën Brigjët (Phrygia). Që të tregonte bukurinë e trupit të tij ai ishte portretizuar në mënyrë konvencionale, lakuriq, përveç një manteli dhe kapuçi të Brigjëve, që mundësisht lidhet me faktin se Ganymede ishte Trojan dhe veçanërisht Trojanët dhe Brigjët ishin të ndërlidhur…
Në monedhat e Republikës Romake, Roma ishte përshkruar herë pas here me helmetën e Brigjëve, pa dyshim si shenjë në qytetin që kishte deklaruar origjinën Trojane. Lidhjet e ngushta të kapuçit të Brigjëve me Trojën në kohët e para të perandorisë (Romake) janë konfirmuar nga Juvenal. 11)
Ne shohim të përfaqësuar një model bazë, të krijuar përgjatë kohës së luftrave të Pirros së Epirit me helmetën e Brigjëve dhe i përpunuar dekada më vonë, më 225 kemi të ashtuquajturën helmetë e Attikës.
…është e mundur se helmeta e Brigjëve reflekton njohjen e origjinës Trojane,
e njohur kjo nga Timaeus, Polybius XII, 4b. Në besimin e Romës thuhej se Troja nuk ishte pushtuar kurrë dhe në shënimin nr.22 se Roma me helmetën e Brigjëve është e shoqëruar me fitore. 12)
Ati (zoti, burri, bariu) i adhuruar nga Brigjët (si edhe Kybele, nëna e zotave) shihet të kenë veshur kapuçin e Brigjëve.13)
Në perandorinë e Romës… “kur një skllav fitonte lirinë, ai ishte i lejuar të përdorte vazhdimisht pileus ( lloj kapeleje) ose kapuçin e Brigjëve si shenjë e lirisë.” 14)
Ndaj edhe në Europë dhe në Amerikën e Jugut apo edhe të Veriut kapuçi i Brigjëve njihet si kapuçi i lirisë i Brigjëve, Phrygian liberty cap.
Kapuçët e Brigjëve ndryshe të njohur si kapuçët e lirisë janë në mes të simboleve më të mirënjohur të Revolucionit ( Francez). Ata ishin të shtizuar prej leshi, me ngjyrë tipike të kuqe, me një tre-ngjyrësh si kokërr ngjitur në majë të kapuçit.15)
Fillimthi, ata u shfaqën me festivalin e Federatës në verën e 1790. Emri i Brigjëve nënkuptonte lirinë ose statusin e lirë që u ishte dhënë skllevërve që kishin fituar lirinë në kohën e Romës. Paralelisht me këtë nënkuptohej liria e fituar nga të gjithë shtetasit Francezë prej regjimit të vjetër despotik. Prej vitit 1793, kapuçët e Brigjëve u bënë veshje e rregullt në Francë.15)
Kapuçi i lirisë… ka qënë adoptuar në Paris për herë të parë, në ditën e triumfit të ushtarëve të Chateauvieux më 15 Prill 1792.
Robespierre dhe ndjekësit e tij të menjëhershëm e kundërshtuan përdorimin e këtij kapuçi të kuq dhe momentalisht ushtruan presion për të në Asamble. Por zëri i Robespierre dhe rezoluta e Jakobinëve nuk mund të ndalonin entuziazmin e shpërthyer, i cili kishte ndikuar për të vendosur shenjën e barazisë hakmarrëse në çdo kokë.
“Busti i Volterit, shkatërruesi i paragjykimeve, ishte stolisur me kapuçin e lirisë të Brigjëve…” A. de. Lamartine Hist. of Girondists, bk.13(r.1).16)
Kapuçi i Brigjëve është identifikuar në vazhdimësi si simboli i jetës Aziatike në pikturat dhe skulpturat e Priam (mbreti Dardan i Trojës) dhe Mithras si dhe në përfaqësimet e Trojanëve, Brigjëve (Phrygians), Amazons (Hititët), që janë gjithashtu banorë të Azisë së Vogël (të një rrënje, Pellazge, shën. im A.V.) dhe edhe ata që ishin akoma më larg në Lindje.17)
Në një vazo Greke të pikturuar, një vajzë me kostum të Brigjëve ka veshur të ashtuquajturin kapuç të Brigjëve. Trojani Paris është paraqitur me kostum të Brigjëve, me një zorrë të gjatë dhe një kokore si një veshje koke, kapuç i Brigjëve).18)
Katalogu i monedhave Greke është i pasqyruar në Muzeun Britanik si seria e 22-të që ka filluar që më 1873. Ai ka edhe një monedhë të gjetur në IOLYEON GORDINON (Gordion ishte kryeqëndra e perandorisë së Brigjëve në vitet 700 BC , shën. im A.V) ku me numrin 5 dhe madhësi të monedhës E-75 paraqitet një burrë që ka veshur një kapuç të Brigjëve.19)
Kapuçi i Brigjëve…. u bë simbol i rezistencës dhe ishte veshur nga skllevër të emancipuar në Greqi dhe Romë. Më vonë kapuçi i Brigjeve u bë simbol i emancipimit në Revolucionin Francez.20)
Gjithashtu fama e kapuçit të lirisë së Brigjëve erdhi edhe përkëtej Atlantikut, në Amerikë. Ai u përdor gjerësisht si frymëzues i lirisë së Amerikanëve për tu çliruar nga regjimi monark i mbretërisë Britanike .
Nju Jorku mbajti protesta kundër Aktit të Pullave dhe ngriti Shtyllën e Lirisë
(Liberty Pole) më 21 Maj 1766. Në majë të shtyllës vunë një pllakë të madhe ku kishin gdhëndur: “George 3d,Pitt – Liberty”. Më vonë vunë një flamur dhe shtuan një bandë ku ishte shkruar me gërma të mëdha: LIBERTY (LIRI) dhe një kapuç lirie në majë të shtyllës.
Është shumë e vështirë për ne të shohim sot popullaritetin me kuptim të lirisë ose të kapuçit të Brigjëve si vonë më 1700-ën. 21)
Kapuçi i kuq i “lirisë” – the Phrygian cap (kapuçi i Brigjëve).Në SHBA shfaqet në vulat e Senatit dhe të Ushtrisë dhe në pjesën e prapme të vulës së shtetit Virxhinia, si dhe në flamujt e shteteve të Nju Jork, Nju Jersi dhe Virxhinias Perëndimore.22)
Ne sot mund ta shohim atë në flamuj apo në uniformat ushtarake të Argjentinës, Bolivisë, Kolumbisë,Paraguajt, Kubës, Salvadorit, Haitit dhe Nikaraguas, madje edhe në monedhën Amerikane (US half-dime).
Objekte me vlerë që u përkasin Brigjëve, këtyre Ilirëve që na bëjnë krenarë për origjinën tonë të lashtë, janë tashmë të pasqyruara në muzeumet Etruske në Romë, Florence, Bolonjë a gjetkë në Itali apo edhe në Luvër (Paris), Londër, Berlin, në muzeun antik Anatolian në Turqi, atë Metropolitan të Artit në New York, etj.
Jo më kot ka me mijëra studime akademike të paktën këto dy shekujt e fundit, sidomos nga hulumtuesit dhe studjuesit Amerikanë që janë më të pandikuar për të thënë të vërtetën për këtë qytetërim Ilir bazuar në kërkimet arkeologjike që kanë bërë në vëndbanimet e Hititëve, Brigjëve, Misianëve, Dardanëve, Lidianëve, që banuan së bashku apo fqinjë të njëri-tjetrit në paqe .
Vërehet që studjuesit Europianë edhe e kanë mjegulluar jo pa dashje këtë qytetërim të Brigjëve që ishte dikur qëndra e artit botëror 700 – 600 vjet përpara Krishtit.
LËNDA
1)Romanising Oriental Gods: Myth, Salvation, and Ethics in the Cults of Cybele , Jaime Alvar Ezquerra, faqe 38
2)The Age of the Parthians, Vesta Sarkhosh Curtis, Sarah Stewart, faqe 63
A classical and archaeological dictionary of the manners, customs, laws ,
P. Austin Nuttall, faqe 162
3) Greek and Roman Fashions, Tom Tierney, faqe 3
4) Greek and Roman Dress from A to Z, Liza Cleland, Glenys Davies, Lloyd Llewellyn-Jones, faqe 88
5) The Family Magazine, Volume 4, faqe 266
6) The Military Encyclopaedia: A Technical, Biographical, and Historical , Joachim Hayward Stocqueler, faqe 133
7) Roman Phrygia, Peter Thonemann, faqe 43
8) The Legend of Alexander the Great on Greek and Roman Coins, Karsten Dahmen, faqe 45
9) From Pergamon to Sperlonga: Sculpture and Context, Nancy Thomson De Grummond, Brunilde Sismondo Ridgway, faqe 120
10) Roman Phrygia, Peter Thonemann, faqe 45
11) The Age of the Parthians, Vesta Sarkhosh Curtis, Sarah Stewart, faqe 62-63
12) Roman Republican Coinage, Michael H. Crawford, faqe 722
13) The Hadrianic School: A Chapter in the History of Greek Art, Jocelyn M. C. Toynbee, faqe 127
14) Alexander’s empire and Roman empire, Moses Coit Tyler, faqe 1040
15) Historical Dictionary of the French Revolution, Paul R. Hanson, faqe 255
16) History for Ready Reference: Greece-Nibelungenlied, Josephus Nelson Larned, Alan Campbell Reiley, faqe 2000
17) The hat, John Nichoals Genin, v.1848,faqe 15
18) A Pictorial History of Costume From Ancient Times to the Nineteenth Century, Wolfgang Bruhn, Max Tilke, faqe 12
19) Catalogue of the Greek Coins of Lydia, British Museum. Dept. of Coins and Medals, Barclay Vincent Head, faqe 90
20) Feminism and Tradition in Aesthetics, Peggy Zeglin Brand, Carolyn Korsmeyer, faqe 160-161
21) Character Counts: Freemasonry Is a National Treasure and a Source of Our Founders Constitutional Original Intent, Michael Glenn Maness, faqe 359
22) The Ramage Companion, Tom Grundner, faqe 170
ARTUR VREKAJ

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi