Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kthehen në Kosovë 120 objekte të Jasharajve

Shko poshtë

Kthehen në Kosovë 120 objekte të Jasharajve Empty Kthehen në Kosovë 120 objekte të Jasharajve

Mesazh nga SHKELBA Sun Feb 16, 2014 11:24 pm

Kthehen në Kosovë 120 objekte të Jasharajve

Kthehen në Kosovë 120 objekte të Jasharajve Objekte-te-familjes-Jashari-Adem-640x385

Muzeu i Kosovës mori në dorëzim 120 mbetje të veshjeve dhe orendime shtëpiake të Kullës së Jasharajve. Të 120 objektet u restauruan dhe konservuan në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë
 
Denion Ndrenika
120 objekte të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari të restauruara në Shqipëri i janë dorëzuar fondacionit “Adem Jashari” për ekspozim në Prekaz.
Objektet janë kryesisht veshje dhe orendi shtëpiake të mbetura pas djegies së Kullës së Jasharajve dhe masakrës në familjen Jashari.
Të 120 objektet u restauruan dhe konservuan në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Në  një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, drejtori i Muzeut të Kosovës, Shafo Gashi tha se 120 objektet do të vendosen më vonë në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz.
“Momentalisht do të vendosen në Muzeun e Kosovës për një periudhë të pacaktuar derisa të krijohen kushtet edhe të ruajtjes, por edhe të ekspozimit në Prekaz. Sepse, ka një projekt shumë kapital, kompleksi i “Adem Jasharit”, ku është nekropoli, shtëpia dhe i gjithë ambienti përreth. Shpresojmë që kompleksi “Adem Jashari të marrë formën përfundimtare”.
Restauratori Frederik Stamati tha se një vit më parë nuk dinin se nga t’ia fillonin punës.
ATSH citoi restauratorin Stamati të kishte thënë gjithashtu se “ishte punë e vështirë”:
“Një vit më parë, nuk dinin nga t’ia fillonim, pasi ndër objektet e familjes Jashari ne zgjodhën ato që ishin tejet të dëmtuara. Një pjesë e këtyre objekteve që ne restauruam ishin dëmtuar në mënyrë ekstreme. I depozituam në Muzeun Historik, ku i lamë për një periudhë të gjatë për ajrim, më pas filluam t’i tërheqim pak nga pak dhe pas restaurimit po i kthejmë sërish në Prekaz. Ishte punë e vështirë”.
Kurse, sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi një pjesë e madhe e eksponateve të ardhura nga Kosova kishin nevojë për restaurim:
“Nga 120 që u mendua për konservim dhe restaurim, 112 ishin eksponatet që në fakt mund të trajtoheshin dhe që mund të ndërhyhej në to”.
Kjo veprimtari u organizua pas miratimit të kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi