Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politika greke në Ballkan

Shko poshtë

Politika greke në Ballkan Empty Politika greke në Ballkan

Mesazh nga SHKELBA Fri Feb 21, 2014 12:49 am

Politika greke në Ballkan

Këtë javë, zëvendës Kryeministri dhe Ministri i jashtëm i Greqisë, Zoti Evangelos Venizelos po bën një turne në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kapacitetin e tij si President i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.
Zoti Venizelos, sipas Ministrisë së Jashtme greke, vizitoi të hënën Beogradin ku u takua me udhëheqsit më të lartë të Serbisë, dhe një ditë më vonë ai qëndroi në Podgoricë për takime me udhëheqsit malazezë. Ai gjithashtu vajti në Sarajevë dhe u ndalua edhe në Prishtinë për një vizitë të shkurtër ku u takua me Kryeministrin, Zotin Hashim Thaçi dhe me Ministrin e Jashtëm, Zotin Enver Hoxhaj. Nga Prishtina, zyrtari i lartë grek shkoi në Shkup ku zhvilloi takime me udhëheqsit e atij vendi, përfshirë edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Zotin Ali Ahmeti. Nga Shkupi ai udhëtoi për në Tiranë ku, sipas Ministrisë së Jashtme greke, ai do të takohet të premten me udhëheqsit më të lartë të shtetit dhe të qeverisë shqiptare, përfshirë Kryeminstrin Edi Rama, “vetëm për vetëm”, ose “kokë më kokë”, sipas njoftimit të Ministrisë së jashtme greke, e që do të pasohet me takime të tjera përfshirë Ministren për Integrimin Europian, Klajda Gjosha, presidentin, Zotin Bujar Nishani, kryeparlamentarin, Zotin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demorkatike në opozitë, Zotin Lulëzim Basha.
Në njoftimin e Ministrisë greke të Punëve të Jashtme theksohet gjithashtu fakti se në agjendën e zyrtarit të lartë grek në Kryeqytetin shqiptar është edhe darka ku “do të marrë pjesë Kryepeshkopi Anastasios i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë”, thekson njoftimi i Ministrisë greke.
Duhet pritur për të parë se cilat janë përfundimet e vizitës së Zotit Venizelos në Tiranë, por nga ato që janë njoftuar deri tani nga vizitat e kësaj jave në kryeqytete të tjera të Ballkanit, politika e jashtme greke karshi këtyre vendeve, sidomos karshi Serbisë dhe shqiptarëve, është e njëjta si gjithmonë, kryesisht në favor të Serbisë dhe jo në favor të shqiptarëve.
Në Prishtinë, ai u deklarua se është në favor të integrimit të Kosovës, por dihet se Greqia është njëra prej pesë vendeve të Bashkimit Europian (BE) që nuk e njehpavarësinë e Kosovës, por ai njëkohësisht tha se vendi i tij nuk do e pengojë Kosovën në rrugën e saj drejtë integrimeve euro-atlantike, ndërsa ai nuk u prononcua se si presidente e BE-së për gjashtë muajt e ardhëshëm, Greqia nuk do e ndihmojë Prishtinën drejtë integrimit europian. As nuk e pengon as nuk e ndihmon!
Ndërsa në Beograd, aty ku edhe e filloi turneun e tij, sipas medias vendase, Zoti Venizelos në takimet e tija me udhëheqsit serbë, tha se Athina do të bëjë çdo gjë të mundur për të ndihmuar Serbinë drejtë integrimit europian, megjithëse, Zoti Venizelos, si president i Këshillit të Ministrave të jashtëm të BE-së, e di se një prej kërkesave themelore të BE-së për pranimin e Serbisë është pikërisht normalizimi i marrëdhënjeve të saj me Kosovën. Në të vërtetë për sa kam mundur të shoh në shtyp, nuk kam parë se në bisedimet e tija në Beograd te jetë përmendur kund fjala ”Kosovë”, megjithëse ka mundësi të jetë censuruar nga vet media. Gjatë vizitës së tij në Beograd, Zoti Venizelos ra dakord me udhëheqsit e serbë, se Serbia nuk ka mik më të madh se Greqinë në Bashkimin Europian dhe njëkohsisht ata theksuan investimet e mëdha që Greqia ka derdhur në Serbi gjatë viteve. Ata njëherazi njoftuan marrveshjen për një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, gjatë këtij viti.
Ndërkaq, revista e njohur britanike, “The Economist” njofton sot se akuzat për zbulim korrupsioni në sektorin publik grek vazhdojnë duke thënë se kësaj radhe akuzat i drejtohen Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila sipas The Economist, ka keqpërdorur fondet e dhëna grupeve jo qeveritare greke që veprojnë jashtë vendit, kryesisht në rajonin e Ballkanit. Sipas revistës britanike shumica e këtyre enteve jo qeveritare nën umbrellën e organizatës “Ndihma Helene”, u themeluan me aprovimin e ish kryeministrit Xhorxh Papandreu, nga viti 2000 deri më 2008. Revista Economist thotë se dyshohet se disa prej këtyre fondeve mund të kenë shkruar drejtë mbrojtjes dhe strehimit të kriminelit të luftës serbo-boshnjakut Radovan Karaxhiq, kur ai ndiqej nga forcat e NATO-s për tu arrestuar për krime lufte. Revista britanike shkruan, për atë që ishte e qartë gjatë luftërave në ish- Jugosllavi se, “aktivistë të Pasokut (Partia e Papandreut) ishin mbështetës të fortë të serbëve gjatë shpërbërjes së Jugollavisë.”, ndërsa shton revista se, “gjatë kohës që Andreas Papandreu (I ati i Xhorxh Papandreut) ishte kryeministër i Greqisë, partia Pasok furnizoi regjimin e Slobodan Millosheviqit me ndihma financiare dhe teknike, dhe se deri në arrestimin e tij, Karaxhiqi pritej me krah hapur nga zyrtarët grekë në Athinë. Revista The Economist thotë se Xhorxh Papandreu përgnjeshtron të ketë bërë ndonjë gjë kundër ligjore.
Duke u bazuar në historinë e re dhe të vjetër të Ballkanit, politika e jashtme greke ka nevojë për një ushtrim vullneti më të mirë dhe për një transparencë më të madhe në marrëdhënjet me vendet Ballkanit Perëndimor, por sidomos ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, nëqoftse me të vërtetë Athina dëshiron që — siç tha edhe vet Zoti Venizelos — të çojë përpara përspektivat europiane dhe euroatlantike për rajonin. Atëherë kjo duhet të bëhet për të gjitha vendet e rajonit pa përjashtim, si një hap i rëndësishëm që e kërkon koha tashmë, për stabilitetin dhe paqën në rajon dhe në kontinentin europian.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi