Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetmia, sëmundje më e rrezikshme se obesiteti

Shko poshtë

Vetmia, sëmundje më e rrezikshme se obesiteti Empty Vetmia, sëmundje më e rrezikshme se obesiteti

Mesazh nga SHKELBA Fri Feb 21, 2014 10:45 pm

Vetmia, sëmundje më e rrezikshme se obesiteti

Sipas analizave të kryera rezulton se gjasat që njerëzit që ndjehen të vetmuar të vdesin përpara kohe janë 2 herë më të mëdha se të atyre që nuk vuajnë nga ndjesia e të qënit i izoluar
Vetmia, sëmundje më e rrezikshme se obesiteti Vetm-464x296
Shprehja “na mbyti vetmia” nuk duhet kuptuar më thjesht në mënyrë figurative. Nënë Tereza me sa duket e kishte kuptuar këtë gjë me kohë kur thoshte: “Sëmundja më e keqe e ditëve tona nuk është as lebroza, as kanceri e as tuberkulozi, por ndjesia që nuk të duan, që nuk kujdesen për ty dhe që të kanë braktisur.” Në fakt, doktorët kanë filluar ta konsiderojnë vetminë si sëmundje dhe kohët e fundit kanë arritur të kuantifikojnë pasojat e saj të rrezikshme për trupin e njeriut. Sipas analizave të kryera rezulton se gjasat që njerëzit që ndjehen të vetmuar të vdesin përpara kohe janë 2 herë më të mëdha se të atyre që nuk vuajnë nga ndjesia e të qënit i izoluar. Vetmia rezulton kështu të jetë edhe më e rrezikshme se obesiteti.
Sipas një studimi të paraqitur kohët e fundit nga professor John Cacioppo ka rezultuar se me ndihmën e miqve, të moshuarit arrijnë jo vetëm të fitojnë një lloj elasticiteti që i lejon të rimarrin veten pas një fatkeqësie, por dhe të fitojnë aftësinë për ta shndërruar stresin në forcë dhe jo ta lejojnë atë që t’i vërë përfund.
Siç mund të merret me mend nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ata që nuk kanë shumë lidhje me njerëz të tjerë dhe jetojnë thuajse të izoluar. Të ndjerit i vetmuar të prish gjumin, të rrit tensionin e gjakut, të ul imunitetin, rrit shkallën e depresionit si dhe nivelin e hormonit të stresit “kortizol” (kur ky hormon qëndron për një kohë të gjatë në nivele të larta, ka pasoja shkatërruese për trupin e njeriut.)
Nga pikëpamja emotive, vetmia i bën njerëzit të inatosen lehtë, të kenë ndjesinë e vazhdueshme të të qënit qenie pa vlerë, të mbledhin mllef ndaj të tjerëve, të ndjehen bosh, të brishtë dhe pesimistë. Frika që të tjerët mund të mos i pranojnë mes tyre i bën të mbajnë distancë, gjë që e ushqen akoma më shumë ndjesinë e të qenit vetëm.
Sipas profesor Cacioppo-s të moshuarit mund ta shmangin ndjesinë e vetmisë duke ruajtur kontaktet me miqtë a kolegët e tyre të dikurshëm, duke marrë pjesë në tubime familjare si dhe duke ndarë gëzimet me familjen dhe miqtë.
Fatkeqësisht në kohën tonë, mundësitë për të realizuar diçka të tillë, janë shpesh gati të pamundura. Emigracioni, të ardhurat e ulëta, oraret e zgjatura në punë, nevoja në disa raste për të patur më shumë se një punë për të përballuar jetesën, nuk lënë as kohë dhe as energji për lidhje shoqërore që nuk janë pjesë e rutinës së përditshme. Me premisa të tilla, vetmia është sëmundja që kërcënon të na mbysë të gjithëve.
nga Viktoria Paloka
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi