Trillimet historike “shkencore” serbe për Kosovën
Faqja 1 e 1

Trillimet historike me titull “Krvava kosovska istorija” (Historia e përgjakshme e Kosovës), e shkruar nga Biljana Zhivkoviç, ka shkaktuar pakënaqësi tek historianët e mirëfilltë vendorë dhe ndërkombëtarë
Në një punim i botuar më 2002, ku flitet për historinë njëqindvjeçare për Kosovën nga viti 1878 – 1989 sipas shkencëtarëve, historianëve dhe diplomatëve shkrim tregon vrazhdësinë dhe bastarditetin shkencore që bënë shteti serb kur bije fjala për Kosovën.
“Krvava kosovska istorija” “Historia e përgjakshme e Kosovës”, quhet punimi, i cili i ka kushtuar periudhës kohore qindvjeçare të historisë së Kosovës, që bastardon realitetin dhe ngjarjet që kanë ndodhur, mes shqiptarëve dhe serbëve, marrëveshjet diplomatike, gjerë në vitin 1989 kur edhe Kosova okupohet nga pushteti serb me në krye kriminelin serb Sllobodan Millosheviç.
Shikuar në aspektin shkencor ky punim nuk ka kurrfarë vlere shkencore. “Autorja” me përkatësi serbe nga Serbia, Biljana Zhivkoviq, ka shkaktuar pakënaqësi të thellë te shumë shkencëtar, historianë, politikolog, diplomat shqiptar dhe ndërkombëtar. Gënjeshtrat, trillimet dhe mitologjia e saj për historinë e Kosovës, në atë punim në gjuhën serbe dhe përkthyer në disa gjuhë të huaja e cila pretendon ta bastardoj realitetin historik të shqiptarëve duke ngritur figurat kriminale serbe si patriot, si dhe duke ndërruar vendin serbëve nga pushtues dhe grabitës në atë viktimë. E gjithë këtë autorja ngjarjet i trajton nga punimi ideja e Nikolla Pashiqit, dhe se ngjarjet kishin mbetur në heshtje gjerë me daljen në skenë të kriminelit serb Millosheviçit, që ajo e trajton si shpëtimtarin e Serbisë.
Punimi me titull “Historia e përgjakshme e Kosovës” nga autorja, Biljana Zhivkoviq, është përkrahur vetëm nga Instituti i Historisë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë pa pasur kurrfarë qasje shkencore por duke qenë tërësisht politike. E duke pasur parasysh se, znj. Zhivkoviç, bënë pjesë ndër ata shkruesit serb që favorizon të keqen që ndodh sot në Serbi, degradimin shkencor, që ka shkaktuar edhe mungesën e dinjitetit ndërkombëtar të shkencës serbe, duke shfrytëzuar metodologjinë hulumtuese të kaluarës heretike. I tërë shkrimi i saj ka të bëjë me një frymë ultranacionaliste antishqiptare në emër të nacionalizmit të shfrenuar serb duke iu larguar larg të vërtetës, ku asgjë në shkrimin e saj “Krvava kosovska istorija” nuk përputhen me të vërtetat shkencore. Ajo ka shkruar duke u bazuar në mitet dhe ndjenjat shpirtërore, duke i ikur çdo formë realitetit shkencor.
Në raste të tilla nuk është vetëm znj. Zhivkoviç që bënë manipulime të tilla degraduese, por janë shumica e autorëve dhe historianëve serb ku çdo here kur bëhen fjalë për historinë dhe identitetet kombëtare, që janë edhe tema nxehta, ata nuk e trajtojnë historinë si një shkencë e cila duhet trajtuar në pikëpamje reale, ngjarjeve që cilat ndodhen sipas rrethanave, por duke u frymëzuar në pikëpamje teologjike. Reaksione të tilla ka ndodhur nga pjesa dërmuese, të mos them nga çdo studiues serb, duke shtrembëruar realitetin dhe duke mbrojtur metodologjinë e vjetër mbi parimet mitike të frymëzuara nga ultranacionalizmi ortodoks serb.
Me këtë shkrim dua t’iu treguar studiuesve serb se jetojmë në një kohë kur duhet zë vend shkenca reale, pa ndikime religjioze dhe politike, që historinë ta shkruajnë studiues serioz, e që për ta arritur në këtë pikë historianët serb duhet filluar pastrimin e historisë së tyre për ta zhveshur historinë e vërtet nga fryma e tepruar nacionaliste. Sot nuk ka studiues seriozë në botë, përveç ata serb, që i dedikohen viteve të jetës së tyre në shkencën e historisë e të bëjnë degradime shkencor “manipulator” për t’i ushqyer ndjenjat nacionaliste. Realiteti i shkrimeve serbe ka dy konotacione të ndara me një armiqësi të thellë, posaçërisht kur është fjala për propagandën kundër Kosovës dhe popullit shqiptar, e ajo bëhet fjalë për programet politike dhe ajo ideologjike që s’kanë ndryshim nga njëra tjetra. Ata krijojnë hapësirë për manipulime duke u mbështetur në mitet e tyre që mishërohen edhe me historitë inekzistonte.
Trillimet e autores që shfrytëzoj teoritë konspirative për shtrembërime shkencore
E gjithë punimi nuk është bazuar në asnjë dokument arkivor, por vetëm në disa të dhëna “gazetareske”, të disa autorëve rus dhe serb. Por, në disa dokumentacione të modifikuara nga MPB (siç njihet UDB) për qëllime grabitëse të Serbisë. Përqendrimin kryesor autorja kishte vënë me një shkrim e Ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Jovan Ristiç, i cili kishte angazhuar ekipe hulumtuese nga Gjorgje Popoviç, për t’i modifikuar dokumentet në arkivat serbe, si, të dhënat etnografike, gjeografike, historike, filologjike, për të vetmin qëllim okupimin e Kosovës dhe Sanxhakun e Nishit duke e trajtuar si “Serbia e Vjetër”. Shkrime për “Serbin e Vjetër”, siç njihet në gjuhen angleze “Old Serbia” është botuar edhe nëpër disa revista në gjuhë jo-serbe. Po ashtu, autorja në mënyrë djallëzore shkruan se në fund shekullit XIX, kinse qenkan zhduk 60.000 serb nga presionet e shqiptarëve! Po ashtu shqiptarët të gjitha betejat që i zhvilluan ishin kryesisht kundër të krishterëve! Kjo nuk qëndrojnë aspak, pasi që, ishte Serbia ajo që pas Marrëveshjes së Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit me 1878 u aneksuan 700 vendbanime të Kosovës Lindore dhe Sanxhakut të Nishit, territore të banuara kryesisht me shqiptar.
Tragjeditë shqiptare që ndodhën nga pushtuesi dhe barbarit serbe ajo ua ndërron vendin, serbët i bënë viktimë gjersa shqiptarët pushtues! E vërteta shkencore tregon qartë se shqiptarët ishin mbrojtës nga katrahurat serbo-turke, të cilat jo rrallë bashkëpunuan për asgjësimin e faktorit shqiptar. Pastaj të gjitha trillimit diplomatike, autorja Zhivkoviç, i lidh me ngjarjet e Lidhjes së Prizrenit dhe atë të Pejës, si ngjarje që ndikuan negativisht në politikat serbe. Në realitet që të dy Lidhjet, e Prizrenit dhe e Pejës, u zhvilluan për bashkimin e shqiptarëve dhe mbrojtjen nga pushtuesi serb dhe ai turk. E gjithë trillologjia e autores lidhet me manastiret ortodokse serbe, synim i qartë i politikes serbe, kinse u grabiten, shkatërruan ato manastire. Ajo po ashtu përqendrohet në periudhën e feudalëve shqiptar dhe periudhën e pushtimit të sulltan Abdul Hamitit II gjatë fund shek. XIX dhe fillim shek. XX. Marrëveshjet që kishte bërë me Perandorinë Osmane shtetit serb ajo i trajton “madhështore”, siç është Marrëveshja e Shën Stefanit, Marrëveshjen e Ambasadorëve në Londër, Marrëveshjen e fshehtë në Londër. Pastaj marrëveshjet e fshehta me turqit duke i lënë të veprojnë serbët nëpër Sanxhakun e Nishit ajo quan si akt mbrojtës kundër shqiptarëve, gjë që është krejt e kundërt me realitetin.
Shqiptarët ishin ata që u vranë, dogjën, dëbuan, persekutuan nga serbet, jo siç shkruan znj. Zhivkoviç. Të gjitha mizoritë e shqiptarëve ajo i trajton duke si konflikt mes fisesh dhe dhunën turke, e aspak nuk e cek tmerrin e serbeve që bënë ndaj shqiptarëve. Dokumentacionet e përdorura në këtë “punim” janë të falsifikuara dhe të modifikuara për synet e politikave serbe dhe për ta shkruar historinë e tyre për një shkak shumë të thjeshtë: ngopjen euforike të politikës së egër serbe. Për këtë arsye, ky punim u nxor se ishte pikërisht versioni “amatoresk” i historisë së Serbisë, që u pranua gjerësisht dhe që fitoi në AHShAS-s, por jo në ato ndërkombëtare.
Është më se e pritshme për qeverinë e Serbisë, që ta botojnë vetëm “tregimin” që përshtatej me politikën e tyre. Pasi që, realiteti historik serbët i dërgon në Pashallëkun e Beogradit, dhe në këtë drejtim, nëse del e vërteta ose të heshtej ana tjetër e tregimit, është më se e logjikshme që Serbët duhet të largohen nga 70% të territorit që sot posedojnë. Autorja nuk përmend fare në punim e saj se, sllavët, ishin ata që duke synuar të zgjerojnë territorin e veta me dhunë dhe me përkrahje të fuqive të jashtme; duke copëtuar kompaktësinë etnike dhe kolonizuar trojet shqiptare, ngulin këmbë se këto hapësira historikisht kanë qenë të tyre. Por aty qartë vërehet pretendimet e autores e cila mbron programet Qeverisë serbe duke pasur lakmi në strategjinë e Kosovës, trajton, kinse fakte shkencore, t’i tregojë botës se territori shqiptar i Kosovës u përket serbëve. Në shkrimin e saj amatoresk shkon akoma më larg me argumentimet e shpifura dhe të falsifikuara, që është ofendim në fushën shkencore, ndaj dhe si të tilla ato argumente në punimet e saja kategorikisht hedhen poshtë.
Problemin thelbësor, duke u bazuar në fakte, për krijimin e problemit kosovar me Serbinë e patën ndarë edhe Rusia cariste, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia. Faji i tyre shihet në atë se, Serbisë vazale e Rusisë, i ndanë toka shqiptare pa dëshirën e popullit shqiptar kosovar që aty ka qenë më me numër. Me një vendim të këtillë iu krijua problem kolonial Mbretërisë Serbe. Këtë plagë të pashëruar e trashëguan edhe qeveritë e mëvonshme, të asaj SKS, Mbretërisë Jugosllave, pastaj edhe të Jugosllavisë së pas Luftës së Dytë Botërore (komuniste). Këtë problematikë autorja Zhivkoviç nuk e zënë në gojë fare. Aq më pak për krimet që bëri Serbia ndaj popullatës shqiptare në Ballkan, kur dihet mirë pozicioni i Serbisë përkrah Rusisë dhe Turqisë.
Edhe se në mënyrë arrogante autorja mundohet ta trajtoj Kosovën si pjesë historike të Serbisë, por, analizat shkencore kategorikisht i hedhin poshtë pretendimet serbe, se Kosova qenka djepi i historisë së tyre dhe, se ajo, kinse e paska të drejtën historike që atë me të drejtë ta quaj territor të vet. Këtë qëndrim të autorëve serb e kundërshtojnë shumë shkencëtar ndërkombëtar, ndër ta edhe historiani i dalluar slloven, Anton Bebler, i cili bazohet në faktet dhe argumentet historike të pakonstetueshme jap analiza të argumentuara për vërtetësinë e territorit të Kosovës. Shkrimin e autores Zhivkoviq, e kanë edhe shumë autorë të huaj që nuk pajtohen me pretendimet e saja që më tepër i ngjason një “fushate politike serbe” dhe nuk ka aspak vlera “shkencore”.
Autorët serb, çdo herë kanë pasur një qëndrim diskriminues ndaj Kosovës dhe popullatës shqiptare e më gjerë, kjo mund të shihet në qëndrimet e shkruara të “shkencëtarëve”, që lirisht mund t’i quajmë “pseudo-shkencëtar”, “amator”, “dezimformues-trillues”, por assesi shkencëtar.
nga Safet Hasani

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi