Zhdukjet më misterioze të aeroplanëve në histori
Zhdukjet më misterioze të aeroplanëve në histori
6 zhdukjet më misterioze të aeroplanëve në histori
Historia e aviacionit ka parë një listë të gjatë të zhdukjeve enigmatike
Avioni MH370 i linjës ajrore malajziane është i fundit i një liste të gjatë të avionëve që janë zhdukur nga radari. Zhdukja shokuese e avionit malajzian MH370 ka tërhequr vëmendjen e miliona personave në të gjithë botën, ndërkohë që kërkimet për avionin, pasagjerët dhe ekuipazhin vazhdojnë. Çfarë ndodhi me avionin ku fluturonin ekuipazhi me 239 pasagjerë, i cili u largua nga Kuala Lumpur të shtunën? Kjo është një pyetje gjithnjë e më dëshpëruese me kalimin e ditëve. Por është e vështirë të zbulohet ky mister, i pari në llojin e tij. Ndërsa është tepër e rrallë që një avion të zhduket pa lënë as edhe një gjurmë, historia e aviacionit ka parë një listë të gjatë të zhdukjeve enigmatike dhe udhëtimeve fatkeqe që janë zhdukur nga radar. Këtu janë 6 nga misteret e pazgjidhura (ose deri diku të zgjidhura) që i kanë mbajtur hetuesit nën kërkim për vite me rradhë.
1. Air France 447: Një airbus A330 fluturoi nga Rio de Zhaneiro për në Paris përmes oqeanit Atlantik në vitin 2009. Mbetën të vrarë të 228 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord. Por u deshën 5 ditë të plota për ekipet e kërkimit dhe shpëtimit të gjenin rrënojat e avionit dhe tre vite të tjera që hetuesit të raportonin se kristalet e akullit kishin çaktivizuar autopilotin. Trupat e 74 personave mbeten akoma të pagjendur.
2. Amelia Earhart: Një nga legjendat më të njohura të historisë së aviacionit, pilotja Amelia Earhart u zhduk me monoplanin e saj Electra mbi oqeanin Paqësor në 1937 në përpjekje për të fluturuar rreth e përqark globit. Asnjë gjurmë nuk u gjet nga monoplane i saj edhe pas një kërkimi multi-milionë dollarësh. Në 1939 Earhart u deklarua zyrtarisht e vdekur.
3. Flying Tiger Line 739: Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara u nis nga Guami (ishull i SHBA-së në perëndim të Oq. Paqësor) në vitin 1962 me një staf prej 90 personash të drejtuar për në Filipine, por nuk mbërriti kurrë. Pilotët kurrë nuk bënë një telefonatë për të kërkuar ndihmë. 1300 personat të përfshirë në ushtrinë amerikane që filluan kërkimet, nuk arritën të gjenin as edhe një gjurmë nga rrënojat e avionit. Një anije liberiane deklaron se në momentin e udhëtimit të këtij avioni ka parë një në qiell diçka tepër të shndrritshme. Megjithatë Bordi i Aeronautikës Civile Amerikane nuk mundi të përcaktonte shkaqet e incidentit.
4. British South American Airways: U deshën më shumë se 50 vite për të gjetur gjurmë të 11 personave në malet Andes (Amerikë e Jugut) të zhdukur në vitin 1947 si pasojë e një fluturimi. Ishin disa alpinistë të cilët gjetën rrënojat e motorit të avionit në vitin 1998 në malet Andes. Më vonë një ekspeditë ushtarake gjeti trupat e njerëzve. Disa thonë se avioni u përplas me malin Tupangato (në vargmalet Andes) dhe u dogj në dëborë. Nga përplasja u shkaktua edhe një ortek.
5. Trekëndëshi Bermudës: Një seri e gjatë zhdukjesh në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Djallit”. E pozicionuar në hapësirën e oqeanit midis Floridas, Puerto Rikos e Bermudës, kjo zonë ka marrë famë mbarë-botërore. 2 avionë pasagjerësh të British Airëays u zhdukën në këtë zonë në vitet 1948 dhe 1949, dhe më shumë se 51 njerëz humbën në këto dy udhëtime dhe nuk u gjetën kurrë. Në vitin 1945, 5 bombardues amerikanë shkuan për një mision trajnimi atje, por kurrë nuk u kthyen. Edhe avioni, i cili u ngarkua për gjetjen e këtyre burrave, me një ekuipazh prej 13 vetash, gjithashtu u zhduk.
6. Air Force 571 Uruguai: Një fluturim i nisur për në Santiago, Kili me 45 pasagjerë përveç ekuipazhit u përplas në malet Andes (Amerikë e Jugut) në vitin 1972, duke lënë 12 të vdekur. Autoritetet nuk ishin në dijeni për të mbijetuarit për më shumë se 72 ditë. Gjatë kësaj kohe, tetë persona të tjerë mbetën të vrarë nga një ortek që goditi rrënojat e avionit, në të cilat këto persona po strehoheshin. 16 personat e tjerë u detyruan të shndërroheshin në “kanibalë” duke ngrënë trupat e të vdekurve në mënyrë që të mbijetonin. Ata më në fund u gjetën pas më shumë se dy muajsh nga aksidenti.