Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mali i Zi, shtet shumëkombësh me kushtetutë njëkombëshe

Shko poshtë

Mali i Zi, shtet shumëkombësh me kushtetutë njëkombëshe Empty Mali i Zi, shtet shumëkombësh me kushtetutë njëkombëshe

Mesazh nga SHKELBA Fri Mar 21, 2014 12:34 am

Mali i Zi, shtet shumëkombësh me kushtetutë njëkombëshe

Kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga aprovimi i kushtetutës së Malit të Zi
(19 tetor 2007), megjithate, ajo gjithënjë vazhdon që edhe sot të jetë një kushtetutë e
kontestuar nga popujt e tjerë jo malazez që jetojnë në këtë shtet. Përfaqësuesit e
shqiptarëve ( deputetët e atëhershëm shqiptarë) e bojkotuan aprovimin e aktit më të
lartë juridik,në shenjë mospajtimi me dispozitat e tij ligjore,kurse boshnjakët dhe
myslimanët kërkuan ndryshimin e himnit dhe simboleve shtetërore të cilat potencojnë
kryesisht qënien dhe identitetin malazez. Pra, një shtet me përbërje etnike
shumënacionale,miratoi një kushtetutë nacionale.
Regjistrimet e fundit të popullsisë në Mal të Zi ( e vitit 2011)), që ishin regjistrimet
e para në këte shtet të ri e të pavarur ,dëshmuan përsëri,se Mali i Zi është shtet
shumënacional dhe asnjë nga popujt që jetojnë në këtë shtet nuk ka shumicën absolute
duke përfshirë edhe vet popullin shtet-formues, pra popullin malazez, të cilët përbëjnë
45% të popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.Në fakt, të ashtuquajturat pakica,së
bashku përbëjnë 55% të popullsisë , pra ata ( pakicat) përbëjnë shumicën e popullsisë
në këte shtet.
Në këte kontekst, kategorizimi i popujve në “shumicë” dhe “pakicë” në Mal të Zi e
humb kuptimin e vet dhe si i tillë ka vetëm konotacion relativ.Pra, malazezët janë
shumicë vetëm në krahasim me popujt e tjerë . Mali i Zi është një ndër shtetet e vetme
që u krijua nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, ku përqindja e popullit shtetformues(
pra,malazezët) përbën më pak se 50% të popullsisë së përgjithshme.
Gjithashtu,për nga diversiteti i vet demografik,Mali i Zi është një ndër shtetet e rralla në
rajon. Është më se evidente se kushtetuta e Malit të Zi nuk reflekton realitetin e
strukturës kombëtare të saj,por favorizon vetëm popullin malazez.
Historia e hidhur na mëson se në shtetet shumënacinale, nëse një popull
pretendon të dominojë ndaj popujve të tjerë,janë të destinuar që të dështojnë. Rasti i
Federatës së Jugosllavisë ku populli serb aspiroi të dominoi ndaj popujve të tjerë është
shembulli më i mirë se si mund të përfundojë një shtet multinacional nëse të gjithë
popujt që janë në përbërjen e saj shtetërore, nuk trajtohen në mënyrë të njëjtë apo nuk
kanë të gjithë status të barabartë.
Prandaj, nëse Mali i Zi pretendon të jetë një shtet funksional,atëherë duhet t’i
hidhet një rishikim kushtetutës së saj e cila në preambulën e vet,vërtetë përmend popujt
që jetojnë në këte shtet, por në tekstin përbërës të saj nuk definohet dhe është i paqartë
statusi i tyre,posaçërisht i shqiptarëve. Kështu për shembull,në preambulën e kësai
kushtetute,thuhet : “vendosmëria që si qytetarë të lirë dhe të barabartë, pjesëtarë të
popujve dhe pakicave nacionale që jetojnë në Mal të Zi: malazezë, serbë, boshnjakë,
shqiptarë, myslimanë, kroatë dhe të tjerë, jemi të përkushtuar Malit të Zi demokratik dhe
qytetar”. Pra, të gjithë pjesëtarët e popujve dhe pakicave nacionale cilësohen si
” qytetar të lirë dhe të barabartë”,por jo edhe si popuj të barabartë çka do të thotë se
minimizohet nocioni kombëtar dhe theksohet ai qytetar.
S’ka dyshim se kushtetuta në fjalë më shumë i dëmton shqiptarët si popull jo sllav
dhe stutusi i tyre i pa përcaktuar apo i pa volitshëm i ekpozon ata më tepër ndaj
ç’kombëtarizimit dhe asimilimit të tyre.
Shqiptarët dhe statusi i popullit autokton
Shqiptarët në Mal të Zi nuk mund të krahasohen me popujt tjerë që jetojnë në
këtë shtet sepse janë popull i veçantë,jo vetëm për nga gjuha, kultura,tradita dhe
historia e tyre, por edhe për nga autoktonia e tyre. Si pjesë e ndarë e një populli më të
lashtë në Ballkan, ata gjinden në trojet e veta styrgjyshore me mijëra vjet.Sllavët kur
erdhën në këtë pjesë të Ballkanit zaptuan dhe okupuan territoret e tyre të cilat veçse
ishin të banuara me shqiptarë.
Popujt autokton,sipas legjislacioneve ndërkombëtare definohen si “popuj të cilët
kanë një kategori të drejtave të veçanta të bazuara në lidhjet e tyre historike me një
territor të caktuar dhe me veçori kulturo-historike që i dallon ata nga popullatat e tjera të
cilat shpesh herë janë politikisht dominante. Koncepti i popujve autokton i përcakton
këto popuj veçanarisht si të pambrojtur ndaj shfrytëzimit,margjinalizimit dhe shtypjes
nga shtetet që ende mund të formohen nga popullsitë kolonizuese apo nga grupet
politike dominuese etnike. Si rezultat, një grup i posaçëm i të drejtave politike në
përputhje me të drejtën ndërkombëtare janë të përcaktuara nga organizatat
ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Banka
Botërore”.
OKB ka nxjerrur një Deklaratë për të Drejtat e Popujve Autokton me qëlllim që t’i
udhëzojë shtetet-anëtare lidhur me politikën e tyre shtetrore në raport me të drejtat
kolektive të popujve vendas apo autokton.Deklarata sqaron të drejtat individuale dhe
kolektive si dhe të drejtat e tyre kulturore, identitetin,gjuhën, punësimin,shëndetin,
edukimin dhe çështjet e tjera. Ajo gjithashtu “thekson të drejtat e popujve vendas për të
ruajtur dhe për të forcuar institucionet e tyre, kulturën e traditat, dhe për të ndjekur
zhvillimin e tyre në përputhje me nevojat dhe aspiratat e tyre”. [1] Deklarata e” ndalon
diskriminimin kundër popujve autoktonë”, dhe “promovon pjesëmarrjen e tyre të plotë
dhe efektive në të gjitha çështjet që i preokupojnë ata dhe të drejtën e tyre për të
mbetur të veçantë dhe të ndjekin vizionet e tyre të zhvillimit ekonomik dhe social”[1][5].
Pra, shqiptarët në Mal të Zi përfshihen në këtë kategori sepse janë popull që,sipas
Deklaratës së Popujve Autokton,do të duhej të kenë të drejta të veçanta të bazuara në
lidhjet e tyre historike me një territor të caktuar ,pra me trevat e tyre etnike në Mal të Zi
dhe me veçori kulturo-historike që i dallon ata nga popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet.
Gjithashtu, shqiptarët janë të pambrojtur ndaj margjinalizimit të tyre sepse ligjet
egzistuese në Mal të Zi ,ne vend që t’i mbrojnë të drejtat e tyre si popull
autokton,përkundrazi këto ligje dhe institucione diskriminojnë ndaj tyre.
Është interesant fakti se në ditën e aprovimit të Deklaratës për Popujt Autokton
me 13 Shtator 2007 në sesionin e 61 të Asamblesë Gjenerale të OKB-së ,me ç’rast 144
vende të botës votuan në favor të Deklaratës, 4 ishin kundër, 11 vende kanë abstenuar
kurse një ndër 13 vendet që nuk ishin prezent me rastin e votimit , ishte edhe Mali i Zi.
A ishte koincidencë që një shtet i ri, një vit pas arritjes së pavarësisë së vet dhe në
kohën kur duhen të nënshkruhen dukumente me rëndësi ndërkombëtare siç është
Deklarata për Popujt Autokton, të mungojë me praninë e vet në OKB !?. Apo mos prania
e Malit të Zi ishte e paramenduar me qëllim që shteti i ri “demokratik” të mos bëhet
obligues ndaj të drejtave të një populli autokton në shtetin e tyre,siç janë shqiptarët !?.
Shqiptarët,edhe pse janë popull autokton ata nuk kanë statusin e popullit
autokton dhe me kushtetutën egzistuese të Malit të Zi, ata trajtohen si “popull
pakicë”,kurse nga aspekti ndërkombëtar, si “minoritet”.
Që nga viti 1992 atëherë kur shqiptarët,respektivisht Forumi Demokratik i
Shqiptarëve shpalli Memorandumin për Status Special të Shqiptarëve në Mal të Zi,nuk
kemi pasur ndonjë platformë të përbashkët,nga ana e faktorit politik shqiptar, me qëllim
të definimit të pozitës së shqiptarëve. Në ndërkohë kemi pasur platforma politike të
subjekteve të caktuara politike por jo dhe dukument të përbashkët të tyre. Është i
pajustifikueshëm fakti se faktori politik shqiptar, gjithënjë sot,nuk posedon një dukument
të tillë. Një rol të rëndsishëm një inicimin dhe hartimin e një platforme eventuale politike
të shqiptarëve tani do të mund të luaj Këshilli Nacional i Shqiptarëvë,si organi më i lartë
përfaqësues i shqiptarëve në Mal të Zi.
Nëse nisemi nga premisa e ruajtjes së identitetit, gjuhës,kulturës dhe vlerave
kombëtare të shqiptarëve, si hap fillestar apo si parakusht i zgjidhjes së pozitës së tyre
shoqërore, shqiptarët në Mal të Zi do duhej që të gëzonin statusin e popullit autokton si
mekanizëm institucional e ligjor ( ndërkombëtar) i mbrojtjes së qënies së tyre etnike dhe
territoriale.
Xheladin Zeneli
Mars 2014
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi