Demokraci apo barbari?
Faqja 1 e 1
Demokraci apo barbari?
Demokraci apo barbari?
Ky kapitull është i ndarë në Pesë pjesë: pjesa e parë trajton emigrantët të cilët janë viktima par excellence të paftësisë dhe lojës së taksave, të tezave maksimaliste —pavarsisht katastrofës ekologjke (!), që propagandojnë elitat post-moderne, “revolucionet” sot dhe ngritjen e një sistemi totalitar ku ndërsa qytetarët janë skllevër fiziko-intelektualisht —sepse në kapitalizëm dhe në një shoqëri hierarkike pak njerëz janë kapitalistë të cilët ose varen nga një elitë politike (të vegjlit) ose janë përcaktues të çdo elite (oligarkia), meqënse gëzojnë pushtet ekonomik, dhe pjesa më e madhe janë punëtorë, që varen njëherësh nga kapitalistët dhe elita politike —dhe shfrytëzohen fizikisht ndërsa varfërohen intelektualisht, sepse arena politike është uzurpuar nga elitat dhe fati i shumicës së njerëzve varet nga një grusht njerëzish — si pasojë, edhe humbjen totale të privacisë: ngritja e infrastrukturës dhe ‘militarizimi’ i gjithçkaje, kryesisht internetit, dhe burgjeve për të ashtuquajturit “terroristë” dhe “kriminelë”, është një tjetër karakteristikë barbare e modernitetit.
Në pjesën e dytë ky tekst trajton genocidin e shtetit modern mbi popullatën e globit dhe ‘shkaktarët’ e vërtetë të rritjes së popullsisë globale dhe, rrugëzgjidhjet e mundshme; në pjesën e tretë fashizmin dhe tiraninë në botën moderne dhe surealizmin e politikanëve profesionistë lidhur me vendimmarrjet politike etj.
Në pjesën e katër trajton teorinë marksiste dhe ortodokse e cila vërteton se si brenda një Unioni ekonomik ata që përfitojnë janë vendet më të zhvilluara ekonomikisht -në dëm të vendeve periferike dhe gjysmë-periferike dhe diskuton praktikat e Bankës Qendrore Europiane. Në pjesën e pestë trajton Ri-Lindjen e Hegjemonisë Gjermane brenda Eurozonës dhe se sa mundësi kanë rrymat fashiste të rishfaqen në modernitetin neoliberal.
Në pjesën e dytë ky tekst trajton genocidin e shtetit modern mbi popullatën e globit dhe ‘shkaktarët’ e vërtetë të rritjes së popullsisë globale dhe, rrugëzgjidhjet e mundshme; në pjesën e tretë fashizmin dhe tiraninë në botën moderne dhe surealizmin e politikanëve profesionistë lidhur me vendimmarrjet politike etj.
Në pjesën e katër trajton teorinë marksiste dhe ortodokse e cila vërteton se si brenda një Unioni ekonomik ata që përfitojnë janë vendet më të zhvilluara ekonomikisht -në dëm të vendeve periferike dhe gjysmë-periferike dhe diskuton praktikat e Bankës Qendrore Europiane. Në pjesën e pestë trajton Ri-Lindjen e Hegjemonisë Gjermane brenda Eurozonës dhe se sa mundësi kanë rrymat fashiste të rishfaqen në modernitetin neoliberal.
‘Varfëria dhe pabarazia është burimi i revolucionit dhe krimit.’
—Aristoteli
Konceptet bazë: barbarizmi; emigrantët; maksimalistët; taksat; revolucionet; burgjet; përgjimi i popullatës; skllevërit modernë; mbipopullimi i globit; ushqimet dhe pijet e kapitalizmit; kafshët dhe insektet; fashizmi; tirania; surealizmi; totalitarizmi; nazizmi; shoqëria globale; bilderberg; teoria marksiste dhe ortodokse; hegjemonia gjermane; Banka Qendrore Europiane; dhe traktati i Parisit (2012).
Barbarizmi post-modern
Emigrantët: në shtjellën e elitave
Ndërsa shoqëritë shumëkombëshe Gjermane tkurrin optimizmin e tejkalimit të krizës së eurozonës, duke shkaktuar aneurizëm në venat e bllokuara të tregut ndërkombëtar të marketingut dhe të atyre që e kontrollojnë atë (kapitalistët dhe politikanët profesionistë), i cili prodhon më shumë “kapital” sesa prodhim real, dhe që shoqëron epidemën e radhës së ekonomisë europiane, globi vazhdon të udhëhiqet nga dinamika e kapitalizmit në forma të pa precedenta në historinë humane, duke transferuar qoftë edhe atë pak pushtet të “demokracive” parlamentare, te ‘kamatárët’ e super-elitës dhe institucioneve përkatëse – që kanë për mandat të ruajnë efekt të vazhdueshëm te “receptorët” e kësaj bote dhe, presidenca e mega-parlamentit europian të mos zgjidhet demokratikisht, por me ‘emërime’ nga oligarkët e kësaj bote! Kjo situatë ka krijuar përveç bojkotimit të zgjedhjeve, edhe ikjet masive të njerëzve nga një vend në tjetrin, qoftë përgjatë krizës së fundit dhe qoftë në të kaluarën.
Dhe ishte dhe vazhdon të jetë pikërisht korpokracia e themeluar në Perëndim, shkaktare për masakrën dhe ikjet masive të mërgimtarëve, të cilët janë ‘viktimat’ par exellence të globalizmit neoliberal. Që nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 ku u mbytën 28 viktima dhe deri tek eksodi masiv i viteve ‘90 dhe shumë tragjedi të tjera që kanë lidhje me vendin tonë, janë thjesht simptomat e kaosit global që shkaktojnë elitat dhe sistemi që kanë themeluar.
Dhe emigrantët ishin dhe janë viktima:
Dhe ishte dhe vazhdon të jetë pikërisht korpokracia e themeluar në Perëndim, shkaktare për masakrën dhe ikjet masive të mërgimtarëve, të cilët janë ‘viktimat’ par exellence të globalizmit neoliberal. Që nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 ku u mbytën 28 viktima dhe deri tek eksodi masiv i viteve ‘90 dhe shumë tragjedi të tjera që kanë lidhje me vendin tonë, janë thjesht simptomat e kaosit global që shkaktojnë elitat dhe sistemi që kanë themeluar.
Dhe emigrantët ishin dhe janë viktima:
sepse ‘besuan’ te propaganda perëndimore, e cila tre dekadat e fundit, d.m.th nga vitet ‘80-të dhe këndej, me shfaqjen e globalizmit neoliberal, ushtroi dhe vazhdon të ushtrojë propagandë për “shkëlqimin” e sistemit që ka themeluar;
sepse vazhdojnë të ‘besojnë’ propagandën e politikanëve profesionistë që ushtrojnë përmes masmedias, duke propaganduar integrim në BE dhe strukturat e saj – si rrugëzgjidhje për krizat socio-ekonomike që përfshiu ish-vendet “socialiste”; dhe
sepse sa më shumë të përsëritet ‘mantra’, aq më shumë besohet gënjeshtra!
Kjo situatë vazhdon edhe sot, kur kriza aktuale ka pllakosur gjithandej, me Irlandezët[6] etj., të emigrojnë masivisht si pasojë e papunësisë drejt Zelandës se Re, në të cilën kolonizatorët anglezë, pasi shkatërruan autonominë e ekonomive lokale që solli penetrimi në masë i tregut në të gjithë sektorët e veprimtarisë ekonomike, të indigjenëve, vendosën paralelisht gur-themelin e fuqisë blerëse, d.m.th përmes konkurrencës dhe ekspansionit ekonomik – komodifikimin e gjithçkaje. Në fjalë të tjera, mekanizmi automatik i tregut, d.m.th i lirisë së blerjes së pasurive botërore, meqë sistemi i tregut të marketingut funksionon si ankand, hyri në fuqi. Problemi është sistemik dhe konceptual, dhe kërkohet së fillim zgjim intelektual.
Shfrytëzimi për teleshikueshmëri i dhimbjeve dhe humbjeve të shumë jetëve të “ikësve”, nga emisione të veçanta televizive që promovohen nga elitat e massmedias, duhet, ndryshe nga sa bëjnë sot, të përpiqen të gjejnë ‘shkaqet’ e largimit të njerëzve dhe kurimin e mundshëm me politika sociale, me qëllim që dhimbjet dhe humbjet të minimizohen deri në eliminim. Pavarësisht se një praktikë e tillë ndihmon njerëz të humbur të bashkohen me njerëzit e afërm, ajo nuk mund të shfrytëzohet për teleshikueshmëri pa kuruar shkakun e problemit.
Këtë mund ta bëjnë ndryshe nga gazetarët dhe politikanët profesionistë, aktivistët e rinj dhe sidomos studentët, nëse nxisin debate publike dhe të rrahin konceptet e sistemit prezent, siç i rreh ky Projekt, të cilët janë të papërputhshëm me resurset dhe jetën e Planetit. Për më shumë, epoka jonë, njëlloj si në dekadat e para të shekullit XX, po prodhon parti të reja nacionaliste dhe fashiste, që siç do të shohim më poshtë, thjesht çorientojnë opinionin publik, sesa përbëjnë kërcënim real për luftëra të tipit që bota e modernitetit ka njohur. Njëlloj si në atë kohë, edhe sot ato në daljet televizive janë autoritare dhe problemet i hedhin te fqinji, emigranti dhe pakicat, sesa te sistemi dhe ndarja e shoqërisë nga pushteti dhe përqendrimi i tij në pak duar. Pra, ato duhet të sfidohen jo mbi baza intrasigjente, por mbi baza shkencore, racionale dhe humane.
Shfrytëzimi për teleshikueshmëri i dhimbjeve dhe humbjeve të shumë jetëve të “ikësve”, nga emisione të veçanta televizive që promovohen nga elitat e massmedias, duhet, ndryshe nga sa bëjnë sot, të përpiqen të gjejnë ‘shkaqet’ e largimit të njerëzve dhe kurimin e mundshëm me politika sociale, me qëllim që dhimbjet dhe humbjet të minimizohen deri në eliminim. Pavarësisht se një praktikë e tillë ndihmon njerëz të humbur të bashkohen me njerëzit e afërm, ajo nuk mund të shfrytëzohet për teleshikueshmëri pa kuruar shkakun e problemit.
Këtë mund ta bëjnë ndryshe nga gazetarët dhe politikanët profesionistë, aktivistët e rinj dhe sidomos studentët, nëse nxisin debate publike dhe të rrahin konceptet e sistemit prezent, siç i rreh ky Projekt, të cilët janë të papërputhshëm me resurset dhe jetën e Planetit. Për më shumë, epoka jonë, njëlloj si në dekadat e para të shekullit XX, po prodhon parti të reja nacionaliste dhe fashiste, që siç do të shohim më poshtë, thjesht çorientojnë opinionin publik, sesa përbëjnë kërcënim real për luftëra të tipit që bota e modernitetit ka njohur. Njëlloj si në atë kohë, edhe sot ato në daljet televizive janë autoritare dhe problemet i hedhin te fqinji, emigranti dhe pakicat, sesa te sistemi dhe ndarja e shoqërisë nga pushteti dhe përqendrimi i tij në pak duar. Pra, ato duhet të sfidohen jo mbi baza intrasigjente, por mbi baza shkencore, racionale dhe humane.
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Sun Mar 23, 2014 7:19 am, edituar 1 herë gjithsej
Re: Demokraci apo barbari?
Taksat dhe tezat maksimaliste: lojë katastrofike demagogësh
Situata katastrofike që ka pllakosur botën, kryesisht shtresat e ulëta dhe ekosistemin, periferitë dhe gjysmë-periferitë, nuk zgjidhet me demagogji mediatike, siç është loja e demagogëve modernë: taksa progresive që kanë adoptuar “socialistët” në Shqipëri dhe taksën e sheshtë, “demokratët”, që, siç kam treguar në vend tjetër, d.m.th në një treg të ndërkombëtarizuar ku dominojnë ‘katër liritë’, hegjemonizmi dhe mungesa e një objektivi të qartë filozofik, siç është ‘autonomia’ individuale dhe sociale, debati i taksave është një lojë që synon zhurmë dhe pushtet, por jo zgjidhje.
Taksa progresive e zgjidh problemin përkohësisht, ndaj edhe shumë ekonomistë ortodoksë (politik) e mbështesin këtë praktikë, sidomos në Amerikë. Por, pavarësisht se aty aplikohet kjo praktikë, d.m.th përqindja e taksës është në rritje për kategori të caktuara bazuar në të ardhura (tax brackets) nga 10% deri në 30%,[8] pabarazitë janë të pa precedenta në Historinë ekonomike Amerikane, gjithashtu dhe varfëria, papunësia etj. Babai i ekonomisë së saj, Adam Smith, me të vërtetë mbështeste një praktikë të tillë, por koha e Smithit ka ndryshuar dhe sot bota, jeton pushtete ekonomike që për Adamin dhe shumë ekonomistë ortodoksë të kohës, ishte e panjohur.
D.m.th koha kur jetonte dhe sugjeronte Adami politikanët e kohës, statizmi ishte në fillimet e tij, dhe katastrofa ekologjike ishte elementare. Burimet natyrale ishin të pashfrytëzuara ose të shfrytëzuara shumë pak. Ndaj, taksa varet nga burimet dhe shfrytëzimi racional i tyre. Nëse atje s’ka burime ose janë në shterim dhe shkatërrim e sipër, siç janë në Amerikë etj., taksa është pa asnjë efekt ose ka efekt sa për butaforizëm. Siç analizon, ndoshta kritiku më i ashpër dhe dominant i establishmentit amerikan, Noam Chomsky:
Në një ekstrem ti ke indigjenët, shoqëritë fisnore që përpiqen të frenojnë garën drejt rrënimit.
Në ekstremin tjetër, më të pasurit, shoqëritë më të fuqishme në historinë botërore, siç është SHBA dhe Kandaja, që janë duke garuar me shpejtësi të plotë përpara për t’u shkatërruar mjedisin sa më shpejt të jetë e mundur. Ndryshe nga Ekuadori, dhe shoqërive indogjene rreth botës, ata duan të ekstraktojnë çdo pikë hidrokarburi nga toka me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Partitë politike, Presidenti Obama, media, dhe shtypi ndërkombëtar, duket se janë duke pritur me padurim dhe entuziazëm të madh atë që ata quajnë “një shekull të energjisë së pavarur” për SHBA-në. Ajo që ata duan të thonë me këtë është: ne do të kemi një shekull në të cilin do të maksimizojmë përdorimin e energjive fosile dhe do të kontribuojmë tëe shkaterrimi i botës. Dhe kështu është pak-a-shumë gjithëandej.
Në fakt, Chomsky mundohet të argumentojë se të pasurit, pikërisht sepse kanë përqendruar pushtetin politik dhe ekonomik, kërcënojnë seriozisht jetën e planentit; dhe kjo, sepse ata nuk mund zhvillojnë asnjë virtyt me pasurinë që kanë vënë në kurriz të punëtorëve —sepse çdo virtyt nënkupton njëlloj veprimi, dhe çdo veprim, kur nuk ndikohet nga ndonjë instrument me vlerë shoqërore, siç është kapitali në modernitet, ai shfaqet i dëlirë. Kështu, taksa e sheshtë që ka vendosur qeveria Berisha për të joshur investitorët ndikon në mënyrë vendimtare në pabarazinë në vend.
Nuk është e rastit që vendi ynë ka rritur pabarazinë shumë më shpejt se vendet kapitaliste perëndimore. Rrjedhimisht, pyetja që shtrohet nuk është se nëse taksa e sheshtë do të nxisë investitorët dhe taksa progresive do t’i ndjekë ata dhe e kundërta, as edhe se e para është më e drejtë se dyta dhe e kundërta, siç argumentojnë demagogët në vend për të çorjentuar opinionin publik nga problemi kryesor, por se nëse burimet tona shfrytëzohen në mënyrë racionale nga principet ekonomike që janë themeluar në vend dhe se nëse qytetari pyetet paraprakisht për taksën që i imponohet dhe ku shkojnë taksat që ai paguan dhe se nëse ka mundësi një regjim që të themelojë mekanizma më transparentë dhe gjithashtu se nëse burimet dhe shfrytëzimi i tyre në kuadër të tregut të lirë mbulojnë nevojat e të gjithë qytetarëve?
Mbi këto pyetje, qoftë për vendin tonë, qoftë për vendet e tjerë, marrim përgjigje negative. Partia “socialiste” në Shqipëri, për shembull, pikërisht sepse nuk garanton shfrytëzimin e burimeve tona në mënyrë racionale, transparencën dhe shfrytëzimin racional të taksave dhe, së fundmi, nuk kërkon marrëveshje paraprake nga qytetarët se nëse dëshirojnë dhe nëse kanë mundësi që të paguajnë taksa në kushtet ekonomike ku gjenden? Nëse këto problematika nuk sqarohen nga një parti, ajo është e destinuar që të dështojë dhe të krijojë probleme të pa rekuperueshme për të ardhmen e vendit. Për mos të përmendur këtu faktin që proponentët e partisë “socialiste” këkojnë të taksojnë të ardhurat duke lënë taksën e korporatave të palëvizshme, e cila, është 10%!
Por, nëse dikush lexon me vëmendje taksat e korporatave, merr në konsideratë strehat e parajsave ku korporatat depozitojnë miliardat që kanë rrjepur mbi popujt dhe ekosistemin,dhe lirinë e kapitalit, bashkë me politikën monetare që ndiqet në Shqipëri dhe përgjithësisht në vendet e integruar në tregun ndërkombëtar të marketingut —që është një fiasko, dhe të ardhurat minimale nga doganat, varfërinë e përgjithshme materiale dhe të vlerave njerëzore, papunësinë, mjerimin, krimet etj., përllogaritja totale duhet të jetë, me siguri, tejet negative.
Dhe kjo, sepse ndërsa zakonisht korporatat mashtrojnë me investime fantazma qeveritë, ato, jo vetëm që shfrytëzojnë punëtorët e një vendi, burimet dhe koston e ulët të punës, por, marrin me vete edhe paránë e një populli, me pasojë, përshpejtimin e inflacionit dhe zhvlerësimin e kartëmonedhës. Edi Rama, për shembull, argumenton përgjatë fushatës, pa ndryshuar asnji nga principet bazë të sistemit, se ai e di shumë mirë se çfarë kërkon shteti, meqënse ka qenë i “suksesshëm” në kryesinë e Bashkisë së Tiranës.
Harron, natyrisht, Rama, se shteti modern, ndryshe nga bashkia, mbart instrumente të tjerë, të cilët kërkojnë njohje të thellë —sa empirik aq edhe teoriko-shkencor. Pa u çuditur, njëlloj si “udhëheqësit”, kuadrin ekonomik, “ekspertët” e partive, nuk e marrin në konsideratë. Për mos të përmendur këtu marrëzitë e Governatorit të Bankës Kombëtare, Ardian Fullani: në kuadër të kaosit ekonomik dhe shkatërrimit të resurseve…dhe, me parátë publike, ai ka marrë nismë për krijimin e “kulturës” financiare në Shqipëri, ndërsa mjerimi dhe pasiguria për të ardhmen thellohet!
Njëlloj paraqiten edhe partitë e tjera në pushtet: “Partia e Re e Djathtë” e ish-presidentit Bamir Topi, mbështetet mbi të njëjtin kuadër institucional, sikurse dy partitë e mëdha, dhe ajo është e destinuar që jo vetëm të dështojë dhe të çorientojë opinionin publik, por edhe të përjetësojë problemet vendore. Proponentët e saj ‘besojnë’ se shpirti “demokrat” që mbartin do të zgjidhë problemet sociale, ekonomike, ekologjike etj. Por të ‘besosh’ pa analizuar sistemet e së kaluarës dhe prezentin, është si të rrahësh ujë në haván. Njëlloj mund të thuhet edhe për shfaqjet pompoze të “nacionalistëve”: për sa kohë që ata burojnë nga elita e sotme dhe ofiqet e saj, për aq kohë ata kanë qëllime ideologjike, subjektive, oportune (në kuptimin sociologjik të tij dhe jo ideologjik) dhe ofiqar.
Ajo çfarë kërkohet rrjedhimisht është sfidimi i kapitalizmit dhe strukturës së tij. Dhe kapitalizmi nuk mund të sfidohet me strategjitë “socialiste”; sepse ata ngërthejnë burokracinë, dhunën shtetërore dhe dështimin në zemër të shtetit; ndaj, kapitalizmi sfidohet vetëm përmes demokracisë politike dhe ekonomike. Braktisja e transferimit të pushtetit qendror drejt rajonit, apo transferimit të pushtetit politik nga parlamenti drejt demokracive rajonale (devolucionizëm) dhe zëvendësimi i këtij objektivi me vendime super-elitare – super-nacionalizëm etj., tregon qartë se të gjitha forcat politike nuk e kanë të qartë se çfarë propagandojnë.
Kjo situatë bëhet më e keqe kur Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) sugjeron qeverinë aktuale për ulje të borxhit, duke shtrydhur rrogat e punëtorëve, duke ngritur taksat, dhe nesër edhe shkatërrimin e plotë të sektorit publik, (një recetë që imponohet gjithandej – me pasoja katastrofike për ekonomitë dhe popujt), siç bëri në 2007 në Britani, qeveria e së cilës me Tony Blair në krye, pasi pa prodhimin (yield) e bondeve qeveritare të ngrihet në 7%, kërkoi ndihmën e FMN-së, me pasojë, kushtet e borxheve u përkeqësuan, shkurtime të thella në ndihmën shtetërore, pensione, shkurtime rrogash në sektorin publik, me pasojë të mëtejshme, shkatërrimin e sektorit privat, uljen e prodhimit, nënpagim dhe nënpunësim të punëtorëve si asnjë herë në historinë reçesionare Britanike,ngritjen e bankave të ushqimit, rritjen e varfërisë së fëmijëve etj., dhe sot, ajo gjëndet më keq se atëherë —gati për të dalë nga BE-ja, aq sa “International Labour Organisation” (ILO), paralajmëron së fundmi se Britania gjëndet në një qerthull vicioz dhe depresion, dhe jo ndryshimin e kuadrit institucional, d.m.th përmes objektivizimit të ekonomisë sonë kombëtare dhe çangazhimin tonë gradual nga ekonomia e tregut të marketingut të ndërkombëtarizuar, d.m.th nga ato institucione që kanë institucionalizuar principet e modernitetit neoliberal (FMN etj.).
Sepse borxhi ynë, që përbën thjesht pasojën dhe jo shkakun e krizës, do të përdoret edhe si justifikim për shitjen e pasurisë sonë shoqërore, fakt ky që tregon se tezat e “patriotëve” të Majtë dhe të Djathtë etj., për integrim në tregun ndërkombëtar të marketingut përbëjnë çorientim për opinionin publik dhe për zgjidhjen e problemeve tona, të cilët, pasi nuk kundërshtojnë tregun dhe shitjen e pasurisë sonë shoqërore, mbi principe shkencore, empirike, kombëtare etj., flasin për “patriotizëm”!
Bashkimi kombëtar nuk mund të vijë duke shkuar në strukturat e Bashkimit Europian, siç pretendojnë “nacionalistët” dhe “patriotët” në vend; dhe kjo sepse kapitalizmi, përveç faktit që shkatërron ekonomitë periferike dhe gjysmë-periferike, si në rastin e Europës së Bashkuar, ai, me konceptin e ‘konkurrencës’ (vlerat e tregut) nxit konflikte, shkatërron ekosistemin dhe ndan shoqërinë. Këtë ndarje çdokush e dëshmon sot kur problemet sociale në vend të zbuten – egërsohen. Krimi në familje dhe në shoqëri ka marrë përshkallëzim të hatáshëm.
Një masë e madhe njerëzish është e pashpresë. Shpërbërjet e çifteve dhe shkatërrimi i familjes është themeluar. Dhe shpërbërjet familjare do të jenë kosto e madhe për shoqërinë, sepse fëmijët në mungesë të kohezionit familar, do të dergjen rrugëve: disa duke pirë, disa duke shkuar kazioneve të kapitalizmit dhe fitimit të shpejtë që promovon massmedia (Big Borther etj.), disa duke mbetur shtatëzënë që në moshë të re (si pasojë e parafabrikimit të dëshirës seksuale të fëmijëve nga massmedia dhe shoqëria); disa duke lypur; disa në mërgim; disa do të vetë-vriten.
Dhe nëse situata vazhdon të jetë e nderë, siç është tani, ajo do të jetë tejet e përkeqësuar për dhjetë vjet si sot. Kështu, meqënse globalizmi neoliberal mbështetet vendimtarisht mbi konceptin e konkurrencës, sa më të hapur të jenë tregjet, aq më shumë ekonomitë e periferive dhe gjysmë-periferive do të dominohen nga ekonomitë e fuqishme të një blloku ekonomik. Shqipëria, për shembull, meqënse globalizmi neoliberal udhëhiqet nga korporata dhe bankat globale, kryesisht me origjinë rajonale, s’ka se si t’i konkurrojë ata, me pasojë, pushtimin gradual të vendit nga kapitali i huaj, një kuadër që bën të mundur, rrafshimin e çdo arritje shekullore për liri politike dhe pavarësi ekonomike.
Tezat maksimaliste të ekonomisë ortodokse ‘neoliberale’ dhe ‘marksiste’, d.m.th. ideologjia e rritjes ekonomike me bazë konkurrencën dhe “shkencën” marksiste, një “shkencë” që është në duart e “ekspertëve”, në një botë jorritëse, janë sa shkatërruese për ekonominë, urtësinë e një populli dhe ekosistemin në përgjithësi, aq edhe të padëshirueshme. Por, nëse kjo është situata në vend, lidhur me emigrantët, viktimat par exellence të globalizmit neoliberal, d.m.th të një sistemi që është i predispozuar që të dështojë dhe, si rrjedhojë, të shkaktojë gjithë efektet e tjerë anësorë negativë (katastrofë ekologjike etj.), që për demagogët në vend efektet janë të paperceptueshëm —dhe loja e taksave të përbëjë thjesht debat mediatik dhe aspak rregullim ekonomie, vlerave demokratike dhe vendimmarrjes, cila është tabloja dhe rëndësia lidhur me “revolucionet” që zhvillohen sot rreth botës?
Re: Demokraci apo barbari?
“Revolucionet” sot: pasojë e ‘dhunës’ shumë-dimensionale
Megjithëse frika, përbuzja, rritja e pabarazisë, ndryshimet në raca, padrejtësitë në vendet punës, cenimi i nderit, shkelja e kurorës në martesë, shkelja e besës, lidhjes etj., janë të gjithë shkaqe revolucionesh, shkaku kryesor i shfaqjeve të revolucioneve spontane në kohët tona duket të jetë dhuna sistemike që ushtrohet lidhur me pasigurinë për të ardhmen e individit, në lidhje me shoqërinë dhe pushtetet korresponduese.
Revolta si veprim shpirtëror dhe fizik është pjesë e jetës së një individi dhe ajo shfaqet në familje dhe në shoqëri. Ajo buron nga brenda shpirtit dhe elementi që e nxjerr në pah është ‘zemërimi’, në një akt të vetëm, si reagim ndaj një dukurie të shpejt apo të ushqyer nga koha dhe ndërveprimet sociale, që ka lidhje direkt me ndjenjën individuale, dhe kur veprimi ndërmerret kundrejt elementit që zemëron, atëherë ky mund quhet revolucion. Revolta spontane nuk ka kohë për kundrim dhe varet më shumë nga situata dhe përvoja e dikujt – dhe zakonisht lidhet me padrejtësitë që ushtrohen në shoqëri. Në fjalë të tjera: revoltojmë sa herë që dëshmojmë ‘padrejtësi’ qoftë kundrejt unit, një bashkëkohësi, dhe qoftë kundrejt shoqërisë në përgjithësi. Elementi që e nxjerr në pah, siç u tha më lart, është zemërimi.
Siç citon Aristoteli, revolucionet në demokraci shkaktohen përgjithësisht nga pa përkorja e demagogëve, të cilët ose në aftësinë e tyre të fshehtë përgatisin komplote kundër njerëzve të pasur derisa t’i shtrëngojnë ata për t’u bashkuar (për një rrezik të përbashkët bashkohen qoftë edhe për armiqtë më të ashpër), ose vijnë përpara publikut që të nxisin popullin kundër tyre.
Kjo nënkupton se edhe nëse demagogët ia arrijnë qëllimit dhe përmbysin regjimin në favor të interesit të tyre, që zakonisht është zëvendësimi i atyre me këta të fundit, njëlloj do të pësojnë edhe këta, sepse nëse pushteti politik dhe ekonomik nuk baras-ndahet, ai që ngjitet, meqënse s’ka objektiv të qartë politik dhe filozofik, do të zbresë sërish nga dikush tjetër, sepse pabarazia në pushtetin politik dhe ekonomik të një komuniteti do të jetë atje dhe nuk do të jetë eliminuar. Ndaj, është e nevojshme që të kuptohet se një regjim nuk mund riprodhohet nëse nuk ka baras-ndarje të pushtetit politik dhe ekonomik. Sa herë që kjo domosdoshmëri nuk praktikohet, aq herë do të ketë revolucione dhe rrënime analoge, humbje jetësh të pafajshme etj.
Ky përcaktim është i nevojshëm, me qëllim që përmbajtja e kësaj analize të përkojë me situatën “revolucionare” që bota po kalon sot, dhe jo vetëm: të vendosë në qendër të vëmendjes massmedian, autoritetet dhe spekulimet e elitave britanike dhe më tej, se revolta është revoltë, buron nga brenda dhe nxitet nga situata që dikush dëshmon, percepton, përjeton dhe nuk është thjesht ‘trazirë’, sikurse massmedia britanike u mundua të përshkruante ‘revoltat’ e fundit atje! Episodet në Britani që filluan në Totenhem të Londrës verën e vitit 2011 ngjanin me ato të Athinës, ku 17-vjeçari, Aleksandër Grigoropulos, u vra në 2008 nga forcat policore —ose e thënë më saktë: nga dhuna sistemike e pushtetit! Vetëm se në Britaninë e Madhe situata është më keq, sepse ajo që praktikohet në Greqi nga elita vendore në njëmendësi me elitën ndërkombëtare, d.m.th oligarkinë globale, në Angli praktikohet këtu e 20 apo 25 vjet, dhe ka filluar që nga epoka e Thaçerit.
Në saj të kësaj praktike, adoptuar nga Thaçeri në Europë dhe nga Regani në Amerikë, episodet e para ndodhën në dekadën e parë të “Mbretërisë” Thaçer si pasojë e shkurtimeve të theksuara në sektorin publik dhe u shfaqën në të njëjtën lagje, Totenhem në vitin 1985. Është krejt e natyrshme që këto shkurtime, në kuadër të privatizimit të globit dhe pasigurisë për të ardhmen, të ndezin Revolta me një shkëndijë të vogël, si në rastin e vrasjes së 29-vjeçarit në Totenham, vrasje e cila do të përbënte katalitin e Revoltës spontane popullore, që sipas raporteve, viktima u ekzekutua nga policia; dhe më e keqja, policia nuk dha asnjë informacion se çfarë u bë me të, duke treguar një qëndrim përbuzës, d.m.th kur të afërmit e tij kërkuan të flisnin me një epror të policisë, asnjëri nuk doli t’u shpjegonte se çfarë kishte ndodhur; por, përkundrazi: kur të dëmtuarit filluan të hidhnin sende mbi ta, ata filluan të çonin forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe pastaj filluan përleshjet. Kjo është pasojë e një dhune shumë-dimensionale – ushtruar mbi lagje të varfra dhe më shumë në veri të Londrës, aty ku jetojnë edhe anglezë edhe minoritete të varfra.
Dhuna e parë është dhunë ekonomike, si në rastin e Totenhemit ku filluan “trazirat”, ku për çdo vend pune janë të gatshëm 54 vetë dhe 10 mijë vetë jetojnë me asistencë, plus shkurtimet, p.sh., u mbyllën 8 nga 13 qendra rinore ku shkonin fëmijë për të argëtuar ose 75% e buxhetit për shërbimet në këto qendra u shkurtuan.[19] Këto shkurtime janë pasojë e globalizmit neoliberal. Shërbimet publike s’kanë asnjë mundësi për të ruajtur qëndrueshmëri, kur në treg dominon kapitali privat dhe përqendrimi i tij gjithnjë dhe më shumë në pak duar.
Dhuna tjetër është dhuna fizike: në bazë të tmerr-ligjit që ka miratuar Parlamenti i Britanisë, policia mund të ndalojë këdo qoftë dhe ta kontrollojë pa asnjë paralajmërim apo arsye nën justifikimin e terrorizmit! Sipas shifrave, minoritetet kontrollohen më shumë krahasuar me të bardhët – deri në pesëfish – dhe në zonën ku filloi dhuna, zezakët ndalohen 26 herë më shumë se të bardhët. Plus dhunës raciste kundrejt disa minoriteteve që janë viktima të një dhune sistemike shumë-dimensionale. Ndërkohë, pabarazia është rritur rrezikshëm: ajo ka arritur në ditët e sotme, sipas analistëve, në nivele Viktoriane, d.m.th 10% e të pasurve zotëron një pasuri prej 273 herë më të madhe se pasuria e pjesës tjetër.
Kjo dukuri kur shoqërohet me reklamat e konsumit masiv dhe me pamundësinë e blerjes së tyre nga të ardhurat e shtresave të varfra nuk përbën çudi të çojë përtej dhunës dhe bastisjeve në Revolta të formave të ndryshme, të cilat përbëjnë të mira materiale dhe kompensim të dhunës ekonomike. Kështu, ndërsa në kryengritjet e dekadës ‘80, Laburistët akuzonin politikën e Thaçerit për ‘kryengritjet’, sot ata, njëlloj si homologët e tyre konservatorë, akuzojnë Revoltuesit; dhe kjo sepse Laburistët aplikojnë të njëjtat politika me konservatorët: ata tashmë janë transformuar në një parti social-liberale – njëlloj si partia “socialiste” në vendin tonë – të cilët aplikojnë të njëjtat politika me konservatorët, d.m.th thaçeristët – neoliberalët e pastër!
Kjo ndodh sepse social-demokracia e viteve 1945-70 u zëvendësua me social-liberalizmin, një doktrinë e cila u avancua nga Regan-Thaçerizmi i viteve 1980-të dhe Klinton-Blair ishin thjesht ‘rulatorët’ e ideologjisë së re që po lindte. Këtë e shohim edhe te mungesa e pjesëmarrjes së votuesve, sepse populli e ka kuptuar se cilindo që të votojnë, ata njëlloj do të jenë! Ndërsa “gangsterët” e rrugës vidhnin dhe bastisin dyqanet, raportimet nga reporterë të ndryshëm ishin të qarta: të ashtuquajturit “gangsterë”, “terroristë” apo “huligan”, nga elita, vidhnin për t’i treguar elitës vendore dhe sidomos asaj bankare se nuk dinë vetëm ata të vjedhin – kur të duan dhe si të duan – por edhe ne (dhe me të drejtë), qoftë edhe një celular apo TV!
Kjo sjellje tregon qartë se shoqëria Britanike udhëhiqet nga tamája e vjedhjes masive në tre dekadat e fundit, d.m.th të modelit që elita ndërkombëtare i ka imponuar botës përmes ideologjisë neoliberale! Nëse i shtojmë luftërat që Britania e Madhe vazhdon në vende të ndryshme të botës, me Ushtrinë Ndërkombëtare – NATO dhe djemtë që dërgojnë shtetet e aleancës në të, me pagesa gjoja të majme, të cilët ndryshe nga e kaluara, kur ruanin sigurinë e bashkëkombësve, sot, luftojnë për kapitalin e oligarkisë globale, dhe kjo e fundit ngaqë i mbeten disa bishta, i paguan ushtarët… një pjesë nga vjedhja që ushtrohet tek ato vende që dhunohen dhe vendosen nën ‘diktatin neoliberal’, d.m.th konçesionar (shitjes së pasurisë së kombeve në duart e oligarkëve) dhe një pjesë nga parátë e taksapaguesve, qytetarët Britanikë janë mashtruar qoftë për ndërhyrjen ushtarake në Irak, i cili gjoja përpunonte armë bërthamore dhe që u propagandua krupshëm nga Kryeministri Laburist, Toni Bleir etj., qoftë në luftërat e sotme në Libi dhe më tej…ata nuk votojnë për luftërat që elita vendore, në bashkëpunim me atë ndërkombëtare, që ndërmarrin në emër të “demokracisë” Perëndimore! Nëse marrim në konsideratë dhunën që ushtrohet te qytetarët e globit për ndryshimin e klimës nga konsumi i shfrenuar perëndimor, veçanërisht nga shtresa e lartë amerikane, atëherë mund të themi pa asnjë hezitim se dhuna psikologjike kalon çdo kufi imagjinar.
Njëlloj mund të themi edhe për revoltat e vendeve të tjera; ato janë revolta sistemike dhe nuk mund të ndalojnë nëse pushteti politik dhe ekonomik nuk baras-ndahet. P.sh., populli tunizian dhe egjiptian revoltoi përgjatë vitit 2011 kundër tiranisë vendore – jo sepse kanë ndonjë kërkesë për ‘demokraci racionale’ —që është qëllimi i këtij Projekti, por sepse aty ekzistojnë të dy elementët: edhe zemërimi popullor edhe minimi i revoltave. Ndryshe nga këto revolta, populli i Sirisë dhe i Libisë revolton sepse është nxitur nga jashtë, d.m.th nga forcat e NATO-s dhe CIA-s, që kanë për qëllim që të zëvendësojnë regjimet e vendit me regjime klienteliste dhe vasale të fuqive perëndimore.
Në fjalë të tjera, në qendër të revoltave dhe luftës nuk është vetëm nafta, energjia dhe përfitimet – që këto vende ofrojnë për “mirëqenien” e pakicës së perëndimit dhe ekspansionit ekonomik korpokrat, por inkorporimi i këtyre vendeve në ‘Rendin e Ri Global, d.m.th në tregun e marketingut dhe ‘demokracinë’ parlamentare. Ndërkohë, në Indi është një lëvizje e klasës së mesme, të cilët revoltojnë kundër korrupsionit -dhe lëvizjet s’kanë karakter demokratik.
Revoltat Izraelite karakterizohen nga të njëjtat simptoma: ato kanë kërkesa për pagat dhe çmimet, dhe jo për ndryshime demokratike. Ndërkohë, Italia me lëvizjet e saj nga poshtë (Beppe Grillo etj.) nuk ka marrë ende një karakter anti-sistemik. Ndryshe nga këto revolta, Spanja dhe Greqia kanë kërkesa anti-sistemike dhe synojnë ndryshimin e esencës së demokracisë, të asaj esence që do të flasim në vazhdim. Ky është fillimi i një epoke ku demonstratat, krizat dhe viktimat do të jenë —për sa kohë që globalizmi neoliberal do të ruajë konturet aktuale— pjesë e botës mondane. Ndërkohë, në kundërshti nga revoltat e mësipërme, revoltat e Majit të 1968 kishin karakter anti-sistemik – por u mungonte programi dhe Projekti politik. Kjo është arsyeja që këto revolta dështuan.
Megjithëse frika, përbuzja, rritja e pabarazisë, ndryshimet në raca, padrejtësitë në vendet punës, cenimi i nderit, shkelja e kurorës në martesë, shkelja e besës, lidhjes etj., janë të gjithë shkaqe revolucionesh, shkaku kryesor i shfaqjeve të revolucioneve spontane në kohët tona duket të jetë dhuna sistemike që ushtrohet lidhur me pasigurinë për të ardhmen e individit, në lidhje me shoqërinë dhe pushtetet korresponduese.
Revolta si veprim shpirtëror dhe fizik është pjesë e jetës së një individi dhe ajo shfaqet në familje dhe në shoqëri. Ajo buron nga brenda shpirtit dhe elementi që e nxjerr në pah është ‘zemërimi’, në një akt të vetëm, si reagim ndaj një dukurie të shpejt apo të ushqyer nga koha dhe ndërveprimet sociale, që ka lidhje direkt me ndjenjën individuale, dhe kur veprimi ndërmerret kundrejt elementit që zemëron, atëherë ky mund quhet revolucion. Revolta spontane nuk ka kohë për kundrim dhe varet më shumë nga situata dhe përvoja e dikujt – dhe zakonisht lidhet me padrejtësitë që ushtrohen në shoqëri. Në fjalë të tjera: revoltojmë sa herë që dëshmojmë ‘padrejtësi’ qoftë kundrejt unit, një bashkëkohësi, dhe qoftë kundrejt shoqërisë në përgjithësi. Elementi që e nxjerr në pah, siç u tha më lart, është zemërimi.
Siç citon Aristoteli, revolucionet në demokraci shkaktohen përgjithësisht nga pa përkorja e demagogëve, të cilët ose në aftësinë e tyre të fshehtë përgatisin komplote kundër njerëzve të pasur derisa t’i shtrëngojnë ata për t’u bashkuar (për një rrezik të përbashkët bashkohen qoftë edhe për armiqtë më të ashpër), ose vijnë përpara publikut që të nxisin popullin kundër tyre.
Kjo nënkupton se edhe nëse demagogët ia arrijnë qëllimit dhe përmbysin regjimin në favor të interesit të tyre, që zakonisht është zëvendësimi i atyre me këta të fundit, njëlloj do të pësojnë edhe këta, sepse nëse pushteti politik dhe ekonomik nuk baras-ndahet, ai që ngjitet, meqënse s’ka objektiv të qartë politik dhe filozofik, do të zbresë sërish nga dikush tjetër, sepse pabarazia në pushtetin politik dhe ekonomik të një komuniteti do të jetë atje dhe nuk do të jetë eliminuar. Ndaj, është e nevojshme që të kuptohet se një regjim nuk mund riprodhohet nëse nuk ka baras-ndarje të pushtetit politik dhe ekonomik. Sa herë që kjo domosdoshmëri nuk praktikohet, aq herë do të ketë revolucione dhe rrënime analoge, humbje jetësh të pafajshme etj.
Ky përcaktim është i nevojshëm, me qëllim që përmbajtja e kësaj analize të përkojë me situatën “revolucionare” që bota po kalon sot, dhe jo vetëm: të vendosë në qendër të vëmendjes massmedian, autoritetet dhe spekulimet e elitave britanike dhe më tej, se revolta është revoltë, buron nga brenda dhe nxitet nga situata që dikush dëshmon, percepton, përjeton dhe nuk është thjesht ‘trazirë’, sikurse massmedia britanike u mundua të përshkruante ‘revoltat’ e fundit atje! Episodet në Britani që filluan në Totenhem të Londrës verën e vitit 2011 ngjanin me ato të Athinës, ku 17-vjeçari, Aleksandër Grigoropulos, u vra në 2008 nga forcat policore —ose e thënë më saktë: nga dhuna sistemike e pushtetit! Vetëm se në Britaninë e Madhe situata është më keq, sepse ajo që praktikohet në Greqi nga elita vendore në njëmendësi me elitën ndërkombëtare, d.m.th oligarkinë globale, në Angli praktikohet këtu e 20 apo 25 vjet, dhe ka filluar që nga epoka e Thaçerit.
Në saj të kësaj praktike, adoptuar nga Thaçeri në Europë dhe nga Regani në Amerikë, episodet e para ndodhën në dekadën e parë të “Mbretërisë” Thaçer si pasojë e shkurtimeve të theksuara në sektorin publik dhe u shfaqën në të njëjtën lagje, Totenhem në vitin 1985. Është krejt e natyrshme që këto shkurtime, në kuadër të privatizimit të globit dhe pasigurisë për të ardhmen, të ndezin Revolta me një shkëndijë të vogël, si në rastin e vrasjes së 29-vjeçarit në Totenham, vrasje e cila do të përbënte katalitin e Revoltës spontane popullore, që sipas raporteve, viktima u ekzekutua nga policia; dhe më e keqja, policia nuk dha asnjë informacion se çfarë u bë me të, duke treguar një qëndrim përbuzës, d.m.th kur të afërmit e tij kërkuan të flisnin me një epror të policisë, asnjëri nuk doli t’u shpjegonte se çfarë kishte ndodhur; por, përkundrazi: kur të dëmtuarit filluan të hidhnin sende mbi ta, ata filluan të çonin forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe pastaj filluan përleshjet. Kjo është pasojë e një dhune shumë-dimensionale – ushtruar mbi lagje të varfra dhe më shumë në veri të Londrës, aty ku jetojnë edhe anglezë edhe minoritete të varfra.
Dhuna e parë është dhunë ekonomike, si në rastin e Totenhemit ku filluan “trazirat”, ku për çdo vend pune janë të gatshëm 54 vetë dhe 10 mijë vetë jetojnë me asistencë, plus shkurtimet, p.sh., u mbyllën 8 nga 13 qendra rinore ku shkonin fëmijë për të argëtuar ose 75% e buxhetit për shërbimet në këto qendra u shkurtuan.[19] Këto shkurtime janë pasojë e globalizmit neoliberal. Shërbimet publike s’kanë asnjë mundësi për të ruajtur qëndrueshmëri, kur në treg dominon kapitali privat dhe përqendrimi i tij gjithnjë dhe më shumë në pak duar.
Dhuna tjetër është dhuna fizike: në bazë të tmerr-ligjit që ka miratuar Parlamenti i Britanisë, policia mund të ndalojë këdo qoftë dhe ta kontrollojë pa asnjë paralajmërim apo arsye nën justifikimin e terrorizmit! Sipas shifrave, minoritetet kontrollohen më shumë krahasuar me të bardhët – deri në pesëfish – dhe në zonën ku filloi dhuna, zezakët ndalohen 26 herë më shumë se të bardhët. Plus dhunës raciste kundrejt disa minoriteteve që janë viktima të një dhune sistemike shumë-dimensionale. Ndërkohë, pabarazia është rritur rrezikshëm: ajo ka arritur në ditët e sotme, sipas analistëve, në nivele Viktoriane, d.m.th 10% e të pasurve zotëron një pasuri prej 273 herë më të madhe se pasuria e pjesës tjetër.
Kjo dukuri kur shoqërohet me reklamat e konsumit masiv dhe me pamundësinë e blerjes së tyre nga të ardhurat e shtresave të varfra nuk përbën çudi të çojë përtej dhunës dhe bastisjeve në Revolta të formave të ndryshme, të cilat përbëjnë të mira materiale dhe kompensim të dhunës ekonomike. Kështu, ndërsa në kryengritjet e dekadës ‘80, Laburistët akuzonin politikën e Thaçerit për ‘kryengritjet’, sot ata, njëlloj si homologët e tyre konservatorë, akuzojnë Revoltuesit; dhe kjo sepse Laburistët aplikojnë të njëjtat politika me konservatorët: ata tashmë janë transformuar në një parti social-liberale – njëlloj si partia “socialiste” në vendin tonë – të cilët aplikojnë të njëjtat politika me konservatorët, d.m.th thaçeristët – neoliberalët e pastër!
Kjo ndodh sepse social-demokracia e viteve 1945-70 u zëvendësua me social-liberalizmin, një doktrinë e cila u avancua nga Regan-Thaçerizmi i viteve 1980-të dhe Klinton-Blair ishin thjesht ‘rulatorët’ e ideologjisë së re që po lindte. Këtë e shohim edhe te mungesa e pjesëmarrjes së votuesve, sepse populli e ka kuptuar se cilindo që të votojnë, ata njëlloj do të jenë! Ndërsa “gangsterët” e rrugës vidhnin dhe bastisin dyqanet, raportimet nga reporterë të ndryshëm ishin të qarta: të ashtuquajturit “gangsterë”, “terroristë” apo “huligan”, nga elita, vidhnin për t’i treguar elitës vendore dhe sidomos asaj bankare se nuk dinë vetëm ata të vjedhin – kur të duan dhe si të duan – por edhe ne (dhe me të drejtë), qoftë edhe një celular apo TV!
Kjo sjellje tregon qartë se shoqëria Britanike udhëhiqet nga tamája e vjedhjes masive në tre dekadat e fundit, d.m.th të modelit që elita ndërkombëtare i ka imponuar botës përmes ideologjisë neoliberale! Nëse i shtojmë luftërat që Britania e Madhe vazhdon në vende të ndryshme të botës, me Ushtrinë Ndërkombëtare – NATO dhe djemtë që dërgojnë shtetet e aleancës në të, me pagesa gjoja të majme, të cilët ndryshe nga e kaluara, kur ruanin sigurinë e bashkëkombësve, sot, luftojnë për kapitalin e oligarkisë globale, dhe kjo e fundit ngaqë i mbeten disa bishta, i paguan ushtarët… një pjesë nga vjedhja që ushtrohet tek ato vende që dhunohen dhe vendosen nën ‘diktatin neoliberal’, d.m.th konçesionar (shitjes së pasurisë së kombeve në duart e oligarkëve) dhe një pjesë nga parátë e taksapaguesve, qytetarët Britanikë janë mashtruar qoftë për ndërhyrjen ushtarake në Irak, i cili gjoja përpunonte armë bërthamore dhe që u propagandua krupshëm nga Kryeministri Laburist, Toni Bleir etj., qoftë në luftërat e sotme në Libi dhe më tej…ata nuk votojnë për luftërat që elita vendore, në bashkëpunim me atë ndërkombëtare, që ndërmarrin në emër të “demokracisë” Perëndimore! Nëse marrim në konsideratë dhunën që ushtrohet te qytetarët e globit për ndryshimin e klimës nga konsumi i shfrenuar perëndimor, veçanërisht nga shtresa e lartë amerikane, atëherë mund të themi pa asnjë hezitim se dhuna psikologjike kalon çdo kufi imagjinar.
Njëlloj mund të themi edhe për revoltat e vendeve të tjera; ato janë revolta sistemike dhe nuk mund të ndalojnë nëse pushteti politik dhe ekonomik nuk baras-ndahet. P.sh., populli tunizian dhe egjiptian revoltoi përgjatë vitit 2011 kundër tiranisë vendore – jo sepse kanë ndonjë kërkesë për ‘demokraci racionale’ —që është qëllimi i këtij Projekti, por sepse aty ekzistojnë të dy elementët: edhe zemërimi popullor edhe minimi i revoltave. Ndryshe nga këto revolta, populli i Sirisë dhe i Libisë revolton sepse është nxitur nga jashtë, d.m.th nga forcat e NATO-s dhe CIA-s, që kanë për qëllim që të zëvendësojnë regjimet e vendit me regjime klienteliste dhe vasale të fuqive perëndimore.
Në fjalë të tjera, në qendër të revoltave dhe luftës nuk është vetëm nafta, energjia dhe përfitimet – që këto vende ofrojnë për “mirëqenien” e pakicës së perëndimit dhe ekspansionit ekonomik korpokrat, por inkorporimi i këtyre vendeve në ‘Rendin e Ri Global, d.m.th në tregun e marketingut dhe ‘demokracinë’ parlamentare. Ndërkohë, në Indi është një lëvizje e klasës së mesme, të cilët revoltojnë kundër korrupsionit -dhe lëvizjet s’kanë karakter demokratik.
Revoltat Izraelite karakterizohen nga të njëjtat simptoma: ato kanë kërkesa për pagat dhe çmimet, dhe jo për ndryshime demokratike. Ndërkohë, Italia me lëvizjet e saj nga poshtë (Beppe Grillo etj.) nuk ka marrë ende një karakter anti-sistemik. Ndryshe nga këto revolta, Spanja dhe Greqia kanë kërkesa anti-sistemike dhe synojnë ndryshimin e esencës së demokracisë, të asaj esence që do të flasim në vazhdim. Ky është fillimi i një epoke ku demonstratat, krizat dhe viktimat do të jenë —për sa kohë që globalizmi neoliberal do të ruajë konturet aktuale— pjesë e botës mondane. Ndërkohë, në kundërshti nga revoltat e mësipërme, revoltat e Majit të 1968 kishin karakter anti-sistemik – por u mungonte programi dhe Projekti politik. Kjo është arsyeja që këto revolta dështuan.
Re: Demokraci apo barbari?
Skllevërit e “demokracive” moderne
Në “demokracinë” parlamentare dhe tregun e marketingut, tashmë, të ndërkombëtarizuar, ku pushteti përqendrohet pashmangshmërisht në pak duar, “qytetarët”, pavarsisht se çfarë citohet në Kushtetutën e një vendi, siç është barazia përpara ligjit dhe liria ndërmarrëse, janë skllevër.
Ata janë skllevër sepse ‘barazi përpara ligjit’ -me pushtet të pabarabart, nuk mund të ketë; dhe ‘liri ndërmarrëse’, me politikë monetare, e cila kontrollohet nga e njëjta elitë, sërish nuk mund të ketë. Kështu, nëse barazia përpara ligjit nuk mund të ekzistojë, për arsye të pushtetit të pabarabartë (shkaku), dhe parátë e një populli kontrollohen nga ata që zotërojnë pushtetin, dhe politika ushtrohet vetëm nga politikanët profesionistë, atëherë, një populli i uzurpohet ligjësia, ekonomia dhe politika —tre shtylla vendimtare për ri-prodhimin e vlerave të një populli. Kjo do të thotë se çdo vlerë në kapitalizëm është e gatuar nga elitat.
Atje, sigurisht që ka votime plebishitare për kushtetutat përkatëse, por ato asnjëherë nuk janë shoshitur nga ndonjë popull. Për shembull, në vend që pushteti të ushtrohet nga një popull, prej të cilit lindin edhe delegatët, të cilët hamendësisht do të administrojnë çështje ndërkomunitare dhe do të kontrollohen nga i njëjti popull, ata “gjelltohen” në nivel partish, dhe populli thjesht i voton, në bazë të arsyetimit instinktiv, d.m.th. në bazë të “fakteve” bindës që përsërisin politikanët profesionistë gjithëandej, duke harruar, sigurisht, ‘shkaqet’.
Kushtetuta, rrjedhimisht, qëndiset nga “ekspertë”, dhe votohet nga populli! Sipas këtij procesi, qytetarët, janë viktima të “qëndisjes” që vjen nga lartë. Dhe këtu fillon krimi: te qytetaria intelektualisht pasive. Dhe kur një qytetarí është intelektualisht pasive, qoftë lidhur me çështjet ligjore, qoftë lidhur me çështjet ekonomike, gjithashtu dhe politike, ajo nuk zhvillon asnjë lloj urtësie të qënësishme.
Ata janë skllevër sepse ‘barazi përpara ligjit’ -me pushtet të pabarabart, nuk mund të ketë; dhe ‘liri ndërmarrëse’, me politikë monetare, e cila kontrollohet nga e njëjta elitë, sërish nuk mund të ketë. Kështu, nëse barazia përpara ligjit nuk mund të ekzistojë, për arsye të pushtetit të pabarabartë (shkaku), dhe parátë e një populli kontrollohen nga ata që zotërojnë pushtetin, dhe politika ushtrohet vetëm nga politikanët profesionistë, atëherë, një populli i uzurpohet ligjësia, ekonomia dhe politika —tre shtylla vendimtare për ri-prodhimin e vlerave të një populli. Kjo do të thotë se çdo vlerë në kapitalizëm është e gatuar nga elitat.
Atje, sigurisht që ka votime plebishitare për kushtetutat përkatëse, por ato asnjëherë nuk janë shoshitur nga ndonjë popull. Për shembull, në vend që pushteti të ushtrohet nga një popull, prej të cilit lindin edhe delegatët, të cilët hamendësisht do të administrojnë çështje ndërkomunitare dhe do të kontrollohen nga i njëjti popull, ata “gjelltohen” në nivel partish, dhe populli thjesht i voton, në bazë të arsyetimit instinktiv, d.m.th. në bazë të “fakteve” bindës që përsërisin politikanët profesionistë gjithëandej, duke harruar, sigurisht, ‘shkaqet’.
Kushtetuta, rrjedhimisht, qëndiset nga “ekspertë”, dhe votohet nga populli! Sipas këtij procesi, qytetarët, janë viktima të “qëndisjes” që vjen nga lartë. Dhe këtu fillon krimi: te qytetaria intelektualisht pasive. Dhe kur një qytetarí është intelektualisht pasive, qoftë lidhur me çështjet ligjore, qoftë lidhur me çështjet ekonomike, gjithashtu dhe politike, ajo nuk zhvillon asnjë lloj urtësie të qënësishme.
Re: Demokraci apo barbari?
Terrori, burgjet dhe “rehabilitimi”
Kjo është arsyeja kryesore se përse dy shekujt e fundit, shtetet moderne, kanë krijuar burgje, në të cilët izolohen miliona njerëz, si asnjëherë në Historinë njerëzore. Sigurisht, elitat moderne i quajnë burgjet, eufemisht, qendra “rehabilitimi”, por, ata s’janë, dhe nuk mund të jenë të tillë. Burgjet, në të vërtetë, janë përdorur që në kohët e lashta, zakonisht, si një formë dënimi kundrejt një dëmi që shkaktonte dikush ndaj një tjetri. Mbyllja e njerëzve problematikë në qeli shihësh si rrugë-zgjidhje e përkohshme dhe kurrë nuk u institucionalizua si praktikë siç ndodh në modernitet. Dhe historia njerëzore, ka përdorur edhe masa të tjera kundrejt keqbërësve: dëbimi nga një qytet; internimi jashtë një qyteti etj.
Sidoqoftë, kuadri institucional, krahasuar me modernitetin, ndryshon: nëse në modernitet ekonomia është uzurpuar përmes politikës monetare, në antikitet nuk ndodhte kështu, sepse ekonomia monetare nuk ishte institucionalizuar, rrjedhimisht, praktikat e ekonomisë, sido që të ishin ato, ishin të brendësuara dhe pronë e çdonjërit; dhe nëse sot ligjet krijohen nga një elitë politike, në antikitet ligjet ishin zakonisht pjesë e kuvendeve popullore, dhe, rrjedhimisht, ata mishërohen natyrshëm në shpirtin e një populli.
Nuk është e rastit që burgjet, ashtu siç i njohim, kanë filluar në shekullin 19-të, në Angli. Përgjithësisht, fundi i Mesjetës dhe ngritja e shtetit modern, shënon edhe fillimin ngritjes masive të burgjeve. Fryrjen dhe shfryrjen e burgjeve e përcakton kuadri i përgjithshëm institucional: sa më pasiv intelektualisht dhe sa më i pabarabartë të jetë një popull aq më shumë krime do të ketë.
Dhe karakteristika bazë e shoqërive moderne është pasiviteti intelektual i qytetarëve gjithashtu dhe pabarazia ekstreme. Moderniteti, rrjedhimisht, është një sistem i mbyllur që përcaktohet nga disa doktrina që nuk mund të dyshohen nga një popull. Në fjalë të tjera, në emër të ‘autoritetit’, moderniteti përmbysi principet racionale të një shoqërie dhe bllokoi zhvillimin e urtësisë —një përmbysje që është krim në vetë-vete. Si pasojë, Anglia e globalizmit neoliberal është kthyer në një shtet totalitar dhe tashmë arreston, përgjon, gjymton etj., në masë popullin e vet. Në fakt, situata ka filluar të përkeqësohet shumë më herët, siç analizon T. Fotopoulos:
Në Britani krimi u dyfishua nga 1 milionë incidente në 1950 në 2.2 milionë në 1979. Në vitin 1980 shkalla e krimit ka kaluar dyfishin dhe ajo arriti 5 milionë në vitin 1990 për të arritur në 6 milionë aktualisht! Elitat sunduese i përgjigjen shpërthimit të krimeve duke ndërtuar burgje të reja. Kështu, popullimi i burgjeve në Angli dhe Uells u rrit nga 64,000 në fillim të dekadës, në 77,000 dy vjet më parë dhe pothuajse 82,000 në fund të vitit 2007, ndërsa projeksionet e fundit të Ministrisë së Brendshme parashikojnë një popullatë burgjesh më shumë se 90,000 deri në 2010.
Njëlloj, SHBA-së i mori 200 vjet që të rriste popullatën e burgjeve në një milionë, ndaj vetëm në dhjetë vitet e fundit e çoi atë në më shumë se dy milionë. Sipas vlerësimeve të fundit, numri i të burgosurve në burgjet federale dhe lokale u rrit në 2.3. milionë nga popullsia e të rriturve prej 229.8 milionë, me Kinën të vijë e dyta me 1.5 milionë burgje nga një popullatë e cila është 5.5 herë më e lartë se SHBA. Kjo do të thotë se një në 99 të rritur është pas hekurave në SHBA, duke e kthyer “tokën e lirisë” shumë shpejt në tokën me më shumë burgje mbi Tokë, me 750 nga 100,000 rezidentët e saj, të burgosur!
Njëlloj, SHBA-së i mori 200 vjet që të rriste popullatën e burgjeve në një milionë, ndaj vetëm në dhjetë vitet e fundit e çoi atë në më shumë se dy milionë. Sipas vlerësimeve të fundit, numri i të burgosurve në burgjet federale dhe lokale u rrit në 2.3. milionë nga popullsia e të rriturve prej 229.8 milionë, me Kinën të vijë e dyta me 1.5 milionë burgje nga një popullatë e cila është 5.5 herë më e lartë se SHBA. Kjo do të thotë se një në 99 të rritur është pas hekurave në SHBA, duke e kthyer “tokën e lirisë” shumë shpejt në tokën me më shumë burgje mbi Tokë, me 750 nga 100,000 rezidentët e saj, të burgosur!
Për më shumë, sipas një studimi të kryer nga ‘International Center for Prison Studies at King’s College London’ në 2008, dhe publikuar në New York Times: ‘SHBA-ja ka më pak se 5 për qind të popullatës globale. Por ajo ka pothuajse një të katërtën e të burgosurve global (…) ajo ka pas hekurave 2.3 milionë kriminelë më shumë se çdo komb tjetër (…) Kina, e cila është katër herë më e populluar se SHBA-ja, është larg dhe e dyta, me 1.6 milionë njerëz në burg (…) SHBA ka 751 njerëz në burg për çdo 100,000 banorë. (dhe nëse përllogarit vetëm të rriturit një në 100 amerikanë është mbyllur brenda) (…)
Ndërsa Rusia ka 627 të burgosur për çdo 100,000 njerëz. Përqindja e Britanisë është 151; Gjermanisë është 88; dhe Japonisë është 63. Mesatarja midis gjithë kombeve është rreth 125, pothuajse një e gjashta e përqindjes amerikane. Nga viti 1925 deri në vitin 1975 përqindja ishte e njëjtë, rreth 100 njerëz në burg për 100,000 njerëz. Ajo u rrit menjëherë në fund të vitit 1970. Suedia burgos rreth 80 njerëz për çdo 100,000 banorë; Minesota rreth 300; Teksas rreth 1000. Maine ka përqindjen më të ulët në SHBA, me 273; dhe Luiziana më të lartin, me 1,138’.
Së fundmi, siç thekson një studim tjetër në New York Times, i vitit 2012: ‘në përgjithësi, atje ka tani më shumë njerëz nën “mbikëqyrje korrektuese” në Amerikë – më shumë se 6 milionë – sesa ishin në Arkipelagun e Gulagëve në shkallën më të lartë të Stalinit’. Fakti është se skllavërimi ishte fakt që në vitin 1850 [kur Amerika hidhte themelet e saj si shtet]. Shkaqet e kësaj situate, sipas studimit, janë profesionet proceduriale. Siç e tregon vetë Adam Gopnik: ‘sa më i profesionalizuar dhe procedurial është një sistem, aq më shumë të izoluar bëhemi ne nga efektet e vërteta mbi njerëzit e vërtetë’.[24] Në fakt, që nga viti 1970, koha në të cilën shpërtheu doktrina e globalizmit neoliberal, deri në vitin 2009, numri i të burgosurve është rritur 772%.Ndërsa Rusia ka 627 të burgosur për çdo 100,000 njerëz. Përqindja e Britanisë është 151; Gjermanisë është 88; dhe Japonisë është 63. Mesatarja midis gjithë kombeve është rreth 125, pothuajse një e gjashta e përqindjes amerikane. Nga viti 1925 deri në vitin 1975 përqindja ishte e njëjtë, rreth 100 njerëz në burg për 100,000 njerëz. Ajo u rrit menjëherë në fund të vitit 1970. Suedia burgos rreth 80 njerëz për çdo 100,000 banorë; Minesota rreth 300; Teksas rreth 1000. Maine ka përqindjen më të ulët në SHBA, me 273; dhe Luiziana më të lartin, me 1,138’.
Re: Demokraci apo barbari?
Agjencia Kombëtare Amerikane: militarizon popujt në shërbim të korporatave
Më së fundmi, pasi Presidenti WBush ngriti “terrorizmin” në skenën politike globale, Presidenti Obama, përmes Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), dhe urdhërit të fshehtë të Prillit 2013 të Gjykatës Inteligjente të Vrojtimit për të Huajt (Fisa) dhënë FBI-së, dhe duke shfrytëzuar klientët e Verizon-ës, një nga ndërmarrjet më të mëdha të telekomit në Amerikë, mbledh informacion (metadata) nga të gjitha telefonatat dhe shkëmbimet në internet, që kryhen midis qytetarëve amerikanë, brenda dhe jashtë vendit!
Programi quhet PRISM, dhe lejon zyrtarët e shërbimit të “sigurisë” të mbledhin gjithë materialin e një individi që ka shkëmbyer në rrjetë.[ Ky program anashkalon kërkesën ndaj ndërmarrjeve që “sigurojnë” klientët sipas ligjit dhe urdhërat që lëshon një gjykatë për çdo individë. Kur shërbimi rishikon komunikimet se ato kërkojnë më shumë hetim, ai lëshon një “raport”. Sipas këtij shërbimi lëshohen mbi 2, 000 raporte çdo muaj. Në vitin 2012 u lëshuan 24,005 raporte.
Në total atje janë lëshuar mbi 77,000 raporte. Dhe SHBA, për të njëjtën arsye, siç raporton New York Times, mbledh informacion edhe jashtë vendit prej pothuajse shtatë vjet me rradhë. Ky program, në fjalë të tjera, shtrëngon ‘militarizimin’ e infrastrukturës së komunikimit. Thjesht, punëtorët e kësaj agjencie, duke marr një adresë elektronike (e-mail), dhe në emër të “terrorizmit”, hyjnë dhe kontrollojnë gjithçka që shkëmbehet në internet dhe nëse bëhet fjalë për shkëmbime bisedash qeveritarësh, të parët që e marrin vesh se çfarë inskenohet nga një qeveri joamerikane, do të jenë amerikanët (kujto paralajmërimet e agjencive “inteligjente” për gjëma të ndryshme rreth botës!), dhe nëse bëhet fjalë për blerje resursesh etj., nga korporata të huaja, ata do t’i minojnë në favor të ekspansionit të kapitalit amerikan…
Dhe ky informacion, që është ndoshta rrjedhja më e madhe në historinë amerikane të pas luftës, u publikua si fillim në The Guardian, sipas dokumenteve që denoncoi 29 vjeçari, Edward Snowden, ish-ushtar amerikan në Irak, dhe ish-ndihmës teknik i CIA-s gjithashtu dhe ish-nënpunës i një ndërmarrje mbrojtjeje, pas përvojës së tij në NSA, i cili, për t’iu shmangur dënimit nga qeveria amerikane, shkoi dhe u strehua në Hong Kong, dhe më pas në Rusi, meqënse, sipas tij, atje mbizotëron liri shpehjeje dhe ekziston desidenca politike —dhe gjithashtu, sepse është i vetmi vend në botë që do t’i rezistonte diktatit të qeverisë amerikane!
Qëllimi i tij ishte të ‘informonte publikun amerikan për ‘inskenimin’ e qeverisë amerikane’: ajo, sipas tij, ‘po sakrifikon liritë bazë të tyre’. Dhe kjo, në një kohë kur ai gëzonte një rrogë shumë të mirë dhe kur familja dhe e dashura e tij gjënden ende në Amerikë…Ndërsa ai u quajt nga editoriali i The Guardian si “conscientious objector”, d.m.th. kundërshtar i shërbimit të detyrueshëm ushtarak për arsye morale, dhe nga shumica e popullit amerikan kryesisht nga të rinjtë si patriot, nga komiteti kombëtar i inteligjencës, u quajt “tradhëtar”, ndërkohë kundër-pala Britanike e mbrojti veprimin e qeverisë amerikane, ndërsa pala Brukseliane dhe Berliniane gjoja e dënuan,ndërsa harruan të thonë se edhe ata, njëlloj bëjnë! Kampi tjetër, Rusia dhe Turqia, dënuan fuqishëm veprimet e qeverisë amerikane.
Pa u çuditur, në vizitën e fundit të Presidentit të ri Kinez, Xi, në Amerikë, Obama e paralajmëroi se shërbimet kibernetike kineze (cyber-intrusion) po vjedhin pasuri intelektuale amerikane. Por, Kina, me të drejtë mohon akuzën mbi arsyen se ka qenë ajo që ka kërkuar bashkëpunim në “kiber-siguri” në vend të fërkimeve me palën amerikane.
Dhe është, pikërisht, kjo strategji, që ka zgjedhur Uashingtoni —që nga koha e Presidentit Nixon, edhe për informatorin Snowden: çorjentimi i opinionit publik nga fajtorët e vërtetë! Komentatorë të tjerë, nuk ngurruan t’a quanin situatën e krijuar një “Stasi” modern. Dhe ‘Stasi’, siç dihet, ka qenë një nga agjencitë inteligjente më efektive dhe represive të pas luftës në Gjermaninë Lindore. Sipas Wall Street Journal, NSA monitoron gjithashtu kartat bankare dhe transaksionet e kredit si pjesë e përpjekjes së luftës kundër “terrorizmit”. Në fakt, origjina e mbikqyrjes së popullit amerikan ka fillur përgjatë luftës së ftohtë. Siç tregon Greg Guma, një gazetar dhe autor për liritë civile, massmedia dhe globalizmin:
Plani u shtrua kur erdhi një propozim për një rishkrim masiv të kodit kriminal të SHBA-së që u bë projekti i administratës së Nixon për të dërrmuar desidencën dhe sulmet mbi Deklaratën e të Drejtave të shtetasve amerikanë (Bill of Rights). Këtë e bëri Gjykata e Lartë (Superime Court) duke sjell kufizimin pararendës (prior restraint) të lirisë së fjalës. Kufizimi pararendës i shtypit u bë politika e qeverisë [amerikane] në Mars të vitit 1979 kur revista Progresive u ndalua për publikimin e një artikulli mbi bombën H (H-bomb). Ndalimi vazhdoi për gjashtë muaj, mbi arsyen se Akti i Energjisë Atomike i vitit 1954 i dha qeverisë të drejtën për mbytur njohurinë e energjisë nukleare. Megjithëse ky rast u rrëzua, ky ligj mund të përdoret sërish.
Kjo lëvizje, në fakt, ishte hapi i parë që CIA, FBI dhe NSA që të pajiseshin me “lirinë” e veprimit kundër çdo organizate që nuk përputhësh me diktatin e SHBA-së. Gjithashtu, kjo çoi qeverinë amerikane nga financimet programore në nivel botëror për mbështetje sekrete të partive pro-Amerikane, destabilizime të regjimeve “jomiqësore”, transferime armësh, trajinime dhe propagandë, deri te krijimi i një game të madhe “kundër-inteligjente” vendore. Është interestante se i gjithë ky proces u instalua nga Gjykata e Lartë Amerikane dhe Kongresi u anashkalua.
Në fakt, pas Luftës së Dytë Botërore qeveria amerikane u hodh në sulm kundër çdo organizimi anti-kapitalist. Vendimi i Gjykatës së Lartë, i vitit 1951, që çoi në burgosjen e njëmbëdhjetë udhëheqësve kumunistë, jo për kërcënim të sigurisë kombëtare, por për përpjekjen e tyre për organizimin e partive politike dhe për mësimin e Marksizmit, ishte fillimi’ këtij sulmi. Republikani, Goverantori dhe Presidenti i Veprimeve të Komisionit Qeveritar të Senatit, J. R. McCarthy, ishte ideatori i kësaj fushate.
Kjo është arsyeja që termi “makarthizëm” përshkruan sulmin e elitës kapitaliste amerikane kundër komunistëve, dhe kështu ky term, mbeti në histori. Nuk është e rastit që në Amerikë nuk ka asnjë parti komuniste, përveç partive “demokrate” dhe republikane që ndërrojnë pushtet një herë në katër ose tetë vjet! Në fakt, përgjimet e NSA janë vetë maja e ajsbergut — sepse është e sigurtë se qeveria amerikane në bashkëpunim me aleatët e saj, kryesisht Britaninë, ka krijuar edhe sistem të tjerë përgjimi: nga ECHELON i vitit 1946 deri te TEMPORA i vitit 2013.
Re: Demokraci apo barbari?
Privatizimi i burgjeve dhe rrjepja e familjarëve
Si pasojë privatizimit të globit, edhe burgjet, si gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë së një vendi, jepen nga qeveritë me konçesion. Britania dhe Amerika për shembull, e kanë filluar këtë praktikë më herët: që nga viti 1992 dhe 1984 respektivisht. Ato kontraktojnë korporatat private për një kohë të caktuar dhe kjo e fundit merr nën kontroll drejtimin e burgjeve. Pasoja e kësaj politike është se nën kontrollin publik -kur të burgosurit “rehabilitohen”, kostoja është e ulët, dhe është në interes të politikës publike që kostoja të jetë e ulët, ndërsa, nën kontrollin privat, “rehabilitimi” nuk i intereson kapitalit, sepse humbet fitimet, sepse çdo fitim buron nga numri i të burgosurve: sa më i madh të jetë numri aq më shumë fitime do të vjelë një korporatë. Për shembull, shërbimet që ofrohen në burgje paguhen kryesisht nga familjet, pavarsisht kontratës që mund të bëjë një qeveri me një korporatë. Dhe korporatat tashmë operojnë në nivel global dhe mbulojnë shtetet në nevojë. Korporatat më dominante në treg janë G4S dhe Serco.
Pasoja e mëtejshme e kësaj praktike është se burgjet do të mbipopullohen dhe korporatat do të abuzojnë me procesin e “rehabilitimit” mbi të dënuarit. Në këtë kuadër, lind nevoja e krijimit të një komisioni parlamentar, për të monitoruar procesin e “rehabilitimit”, me pasojë të mëtejshme, ngritjen e kostos. Kështu, përveç paráve që do të marrë një korporatë nga kontrata e një qeverie, ajo do të vjelë gjithashtu edhe pará nga familjet, duke zgjatur se më shumë të jetë e mundur kohën e të burgosurit në burg. Në fakt, sipas një studimi,[37] burgjet privat nuk e ulin aspak koston, përkundrazi, mund t’a ngrejnë atë. Por çfarë na tregon realiteti i burgjeve privat në Amerikë? Siç citon një kolumniste, për The Guardian:
Disa nga realitetet janë ndriçuar në një dosje të fundit gjyqësore nga Unioni Amerikan Civil i Lirive (ACLU) në emër të të burgosurve të Misisipit Lindor të Lehtësisë Korrektuese (EMCF). EMCF strehon të burgosur me të méta mendore, me qëllim që t’u ofrojë qoftë burgosjen qoftë trajtimin. Në vend të trajinimit, ACLU kënaq, lehtësinë, që operon nga kotraktorë privat, me plot abuzime të tmerrshme. Siç e vendos ACLU: një lehtësi ekstremisht e rrezikshme që operon në një gjëndje të përhershme krizash, ku të burgosurit jetojnë në kushte barbare dhe të tmershme dhe ku të drejtat e tyre bazë dhunohen çdo ditë. Ankimuesi liston një litani të këtyre tmerreve, por ja disa prejt tyre: përdhunime të shfrenuara.
Vendosja e të burgosurve në izolim për javë, muaj dhe qoftë edhe për vite të tërë, ku e vetmja rrugë që të tërheqësh vëmendjen e një roje në një situatë emergjente është të ndezësh një zjarr. Mbushur plot me minj aq keq sa që lëvizin mbi trupat e të burgosurve; ndonjë herë minjtë kapen, vendosen në litar dhe shiten si kafshë shtëpiake te bashkëvuajtësit më të sëmurë. Shumë vrasin veten dhe disa mbeten te tentimet. Të patrajinuarit hedhin jashtqitje andej-këndej, bërtasin, ndezin zjarre, elektrizojnë veten dhe vetë-gjymtohen. Refuzojnë ose vonojnë trajtime me infeksione qoftë edhe me kancer. Therje, gjuajte dhe veprime të tjerë dhune. Të rinjtë strehohen me të rriturit, duke përfshirë një 16 vjeçar i cili ishte dhunuar seksualisht nga bashkëvuajtësi i dhomës. Ushqyerje e keqe dhe uri kronike. Oficerë që merren me të burgosur duke përdorur dhunë fizike.
Kështu, se sa të mundur e ka shteti amarikan “rehabilitimin” e “terroristëve”, duket qartë nga “rehabilitimi” i popullatës joterroriste! Dhe ndërsa kjo është gjëndja e përgjithshme e burgjeve, shteti amerikan lë të lirë vrasësit e njerëzve të pafajshëm në shtete të ndryshme të botës (Irak, Afganistan etj.) dhe burgos ushtarët që zbulojnë vrasjet e pafajshme.
Rasti i ushtarit Bradley Manning është tipik: ai, pasi denoncoi shokët e tij për vrasje njerëzish të pafajshëm, kryesisht fëmijë, në Irak, nga pilotë amerikanë, jo vetëm që është pas hekurave që nga viti 2010 dhe torturohet në qeli me rregulla monstruoz, por rrezikon të dënohet më shumë se 20 vjetë! Dhe kjo, sepse ndërsa kjo dëshmi rrodhi në Wikileaks dhe mbarë bota morri vesh se cilët janë ‘terroristët’ e vërtetë, autoritetet amerikane i kanë ngritur 12 akuza, me më kryesoren: ndihmën e armikut!
Siç e vendos një komentator për The Guardian: njerëzit që vranë të pafajshëm, përmes të cilëve u mbajtën të ndezura akuzat ligjitime rreth botës dhe ndezja e flakëve të rezistencës, janë të lirë për të vrarë një ditë tjetër dhe njeriu që i zbuloi ata, është pas hekurave, i akuzuar se “ndihmoi armikun”![39] Sigurisht, pa përmendur këtu sinkronizmin e sistemin totalitar që po përgatit Pentagoni[40] dhe viktimat e pafajshme të Guantanamos, që burgosen në emër të “terrorizmit”.
Pa u çuditur, praktikën e burgjeve privat e adopton së fundmi edhe Shqipëria. Kështu, ish-Ministri i “Drejtësisë”, Halimi, deklaroi për publikun —në praninë e ambasadorit britanik (!), se vendi ynë do të aplikojë praktikën britanike, për të dënuarit deri në pesë vjet, me qëllim që të ulë koston dhe të ngrejë standartet e “rehabilitimit”! Por kjo s’është aspak e vërtetë, nëse gjykojmë nga analiza e mësipërme, gjithashtu dhe nëse gjykojmë nga përvoja e burgjeve privat në Britani.
Duket qartë se këtu nuk bëhet fjalë për “rehabilitim”, por për përfitim, sigurisht, nga krimi që shkakton përqëndrimi i pushtetit. Problemi, rrjedhimisht, nuk duhet të përqëndrohet te “kostua” e përgjithshme dhe standartet e “rehabilitimit”, por te burimi i krimit: dhe burimi gjëndet te përqëndrimi i pushtetit, që Halimit dhe homologëve të tij, nuk u intereson shkaku! Kështu, ndërsa përgjatë socializmit në Shqipëri u vranë 5.157 njerëz, 9.052 vdiqën në burgje, 17. 900 u dënuan për arsye politike dhe 30. 383 të tjerë u internuan për të njëjtën arsye, sot, atje janë rreth 4750 të burgosur; 148 të burgosur për 100 mijë banorë, më lartë se Irani (115), Jemeni (48), Afganistani (68), Pakistani 44, Egjipi (80), duke lënë pas vetëm Turqinë (me 168), Ukrainën (me 350), dhe Malin e Zi (me 227). Serbia, Bullgaria dhe Spanja qëndrojnë më lartë, 154, 146, 150 respektivisht. Por, ndryshe nga ish-socializmi, ku dominonte pushteti politik, në “demokracinë” parlamentare dhe tregun e marketingut, dominon pushteti “ekonomik”, që do të thotë se të dënuarit do të jenë më shumë ekonomik sesa politik.
Kështu, nëse dikush krahason numrin e të burgosurve të ish-socializmit me “demokracinë” parlamentare dhe kapitalizmin e 22 viteve të fundit në Shqipëri, ai është, pa dyshim, tejet i madh, por, nëse marrim në konsideratë të dënuarit ekonomik, ata që janë pa punë dhe të tjerë që dergjen rrugëve të botës, krimin në familje dhe në rrugë (aksidente etj.), shkurorëzimet martesore, katastrofën ekologjike dhe ngrohjen globale, atëherë, pa dyshim, që numri përmbyset. Në fjalë të tjera, sot katastrofa shtrihet në shumë dimensione, kryesisht në dimensionin ekologjik,[45] fakt që kërcënon gjithë jetën e planetit.
Problemi, rrjedhimisht, është më serioz sot, nëse pranojmë se jeta njerëzore varet vendimtarisht nga mirëqënia e jetës së planetit; ndaj, një regjim duhet të eliminojë qoftë dukurinë e parë, qoftë të dytën. Sepse në një demokraci të shëndoshë i vetmi instrument që ekziston për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm dhe të drejtë, është argumenti bindës. Atje ku s’ka argument, ose ka dhunë ose ka marrë-veshje të heshtur. Dhe siç tregova më lartë, problemi kryesor është elita mbikombëtare, kryesisht ajo e palës amerikane, sepse ajo kërkon me çdolloj mënyrë të përjetësojë pushtetin e saj në njërën anë dhe, mjerimin, në anën tjetër. Por kjo s’do të thotë se aktivistët nuk mund t’a sfidojnë këtë masakër…
Kështu, përqendrimi i pushtetit ekonomik është pasojë e ekonomisë së marketingut që nuk ka rritur vetëm privilegjet ekonomikë të minoritetit të privilegjuar. Ai ka rritur edhe pasigurinë e tij. Kjo është arsyeja se përse mbiklasa e re izolohet gjithnjë dhe më shumë në geto luksoze. Në të njëjtën kohë, marketizimi dhe veçanërisht tregu fleksibël i punës ka rritur pasigurinë e punës – një dukuri që sot ndikon çdonjërin, përveç pakicës së mbiklasës.
Pa u çuditur, International Labour Organisation Report 2000 ka gjetur se nivelet e stresit në ekonomitë e zhvilluara të marketingut kanë arritur nivele rekord, për arsye të institucionalizmit të tregjeve fleksibël të punës që rritën presionet e punëdhënësve për prodhim më të madh.[46] Por, nëse kjo është gjëndja në nivelin e sigurisë së kapitalit në njërën anë, dhe pasojave sociale, në anën tjetër, cili është shkaku përfundimtar i mbipopullimit të globit?
Re: Demokraci apo barbari?
2-Mbipopullimi: genocidi i shtetit modern dhe koncepti i ‘shoqërisë globale’
Shkaqet dhe pasojat
Elitizmi në përgjithësi dhe sistemi politik në veçanti i dy shekujve të fundit shkatërron kombe, argumenton një kolumnist në Financial Times, pasi ekzaminon disa autorë dhe shkencëtarë udhëheqës në botën perëndimore. Sigurisht, autori nuk specifikon ndryshimet struktuore që kanë ndodhur dy shekujt e fundit në përgjithësi dhe tre dekadat e fundit në veçanti: në globalizmin neoliberal. Sidoqoftë, ne jetojmë tashmë botën elitiste në dy nivele: shtetëror dhe mbikombëtar dhe, reduktimi i popullsisë ka qenë dhe vazhdon të jetë problem për elitat e dy shekujve të fundit, veçanërisht për elitën mbikombëtare, d.m.th të asaj elite që ka akses pothuajse në të gjithë vendet e globit pa asnjë pengesë, duke blerë deputetët e parlamenteve dhe duke imponuar politika konçesionare. Dhe kanë qenë këto të fundit instrumenti bazë i kolonizimit të popujve dy shekujt e fundit. Por, kolonizimi në kohët post-moderne, ndryshe nga shekujt e kaluar, ka marrë një formë tjetër: ai është kryesisht socio-ekonomik me gjithë instrumentet dhe principet që mbart (konkurrencë etj.).
Ushqimet dhe pijet: në sulmin e kapitalit
Si pasojë e tregut dhe regjimit të themeluar, elitat nuk hezitojnë të kontrollojnë rritjen e popullsisë me mjete subversive, jo si pasojë e ndonjë planifikimi paraprak, por si pasojë e tregut, i cili favorizon ‘monopolizimin’ e sektorëve kryesorë të ekonomisë në pak duar, siç janë për shembull konservantët në ushqime, që bota e ushqimit dhe korporatave mundohet t’i katalogojë dhe t’i prezantojë te shoqëritë konsumeriste europiane (dhe botërore) përmes politikanëve profesionistë dhe tregut, me një numër tmerrësisht të madh suplementesh, krostikë sintetikë etj. – jo më pak se 411 – që nga viti 1986, me direktivë europiane, që pjesa më e madhe mbartin pasoja alergjike (shock anaphilaxis) etj., duke shkaktuar, si asnjë herë në Historinë humane, lindje të deformuara etj. Siç thekson një studim:
Antioksidantët E310, E311, E312 janë esterë acidesh galiumi (Ga) që shtohen [nga industrialistët e kompanive private] te vajrat bimore, margarinat, drithëra të thata, te patatet, çamçakizat dhe te artikuj bulmetorë siç është gjalpi, kremi, djathi. Gjithashtu, pa u cituar shtohen në brendësinë e ambalazhit të ushqimeve të ndryshme. Nuk lejohet përdorimi i tyre te ushqimet e fëmijëve. Substancat e mësipërme mund të shkaktojnë irritim dermatik dhe gastrik te individë alergjikë dhe te të gjithë ata që vuajnë nga astma. Gjithashtu, fajësohen për provokimin e sindromës hiperkinetike (lëvizje tejet të madhe) te fëmijët… Një lloj janë E320 (BHA) dhe E321 (BHT) të cilat provokojnë kolesterol, pakësim të disa enzimave në organizëm dhe si rezultat të humbasin disa substanca, siç është vitamina D, sëmundje dermatike te disa njerëz që janë alergjikë, shndërrime te qelizat e gjakut dhe ndryshime te sjellja e njeriut etj.
Ky informacion i rëndësishëm shkoi te veshi i konsumatorëve në vitin 1994, pasi ndodhi një përplasje historike në Hagë midis shkencëtarëve dhe industrialistëve, ku u mblodhën kimistë pothuajse nga e gjithë bota —të ftuar nga Organizmi Botëror i Shëndetit. Qëllimi ishte të analizoheshin suplementet te ushqimet. Biseda u bë e nxehtë dhe nuk munguan as grindjet. Përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Japonisë kërkuan të ndalohej antioksidanti E385 (EDTA), që mbart rolin e bllokimit të metaleve dhe që gjenden brenda masës yndyrore, të cilat shkurtojnë ndryshimin. Bashkë me to ai bllokon edhe elementë të tjerë të dobishëm për organizmin e njeriut. Kështu që dobëson vlerën ushqyese të ushqimeve, siç është majoneza, lloje të shumtë djathërash, xhelat e frutave, konservat e peshqve etj…Por, direktiva nuk imponoi te industrialistët që të hiqnin disa suplemente dhe kështu propozimi i kimistëve nuk gjeti reagim!
Por, pavarësisht këtyre, presioni i popullatës së mirë-informuar në Angli bindi, brenda një nate të vitit 1984, industrialistët e produkteve të drithërave të thata të hiqnin së përdoruri E320 (BHA) dhe E321 (BHT). Popullata konsumatore njihte përfundimet e studimeve toksike, por gjithashtu edhe të E310, E311, E312, të cilat i karakterizonin të dyshimta për sëmundje lëkurore, simptoma alergjike, probleme të veshkave dhe mëlçisë, ndryshime të informacionit gjenetikë dhe fuqizim të aktivitetit të substancave kancerogjene!
Gjigandët e pijeve: sponsorizojnë politikën moderne
Që nga ajo kohë, korporatat globale dhe private, në kuadër të katër lirive, eksportojnë produktet ushqimore pa asnjë pengesë dhe kontroll, debat publik apo informim objektiv nga politika profesioniste. Dhe masakra nuk ndalon këtu; p.sh., ‘aspartami’, që është një kombinim i metanolit dhe dy aminoacideve, fenilalaninës dhe acidit aspartik, që u zbulua rastësisht në vitin 1965 nga një kimist, shumë herë më i ëmbël se sheqeri dhe pa kaloritë e tij, është një prishës i fuqishëm i neurotoksinës dhe endoktrinës së organizmit etj.,[51] që përdoret në industrinë e ushqimeve dhe pijeve (Coca-cola etj.). Pijet energjitike, siç është Powerrade që pronësohet nga Coca-cola dhe Lucozade që pronësohet nga GlaxoSmithkline, dhe që përdoren kryesisht nga sportistët, por edhe nga qytetarë të zakonshëm për “hidratimin” që ofrojnë, është tashmë, sipas një raporti, klishé.
Pas viteve 1980, Coca-cola, Pepsi etj., kanë sponsorizuar, sipas të njëjtit studim, jo vetëm studimet dhe kampanjat për promovimin e fuqishëm të pijeve që prodhojnë, por edhe gjithë qeveritë amerikane. Madje, Coca-cola dhe Pepsi po ndryshojnë mënyrën se si e bëjnë karamelin që përdoret në pijet e tyre, si rezultat i një ligji të Kalifornisë që mandaton pijet që përmbajnë njëfarë niveli kancerogjenesh duke mbartur një etiketë paralajmëruese kanceri! Gjithashtu, pulat në Amerikë dhe gjithandej, ngaqë përmbajnë sasi të mëdha ‘arseniku’ dhe ‘antibiotikësh’, sipas një studimi tjetër, vrasin më shumë njerëz sesa vetë SIDA!
Një masakër tjetër, që lidhet kryesisht me bujqësinë, është agjenti-nervor i pesticideve, që përdoret si insekticid, dhe që është përgjegjës për shkatërrimin e kolonive të bletëve që përdoret pesë vitet e fundit në shkallë botërore. Nuk do të ishte e çudishme që BE-ja, së fundmi, pas shumë shtrëngimesh nga “mjedisorët”, kufizoi deri një farë shkalle dhe për dy vjet (!) përdorimin e “agjentit” në fjalë, d.m.th. të “neonicotinoid-it”, për të njëjtën arsye.[
Përgjithësisht, këto janë disa nga pasojat që zhvillohen në treg dhe Natyrë; të tjerat do të pasojnë. Dhe shkaku nuk janë ekskluzivisht korporatat, por është tregu i marketingut dhe ‘demokracia’ parlamentare, që bëjnë të mundur ushtrimin e koncepteve të ‘konkurrencës’, ideologjisë së rritjes ekonomike etj. Dhe ndarja e shoqërisë nga pushteti ekonomik dhe politik është ‘shkaktarja’ përfundimtare e të gjithë kësaj masakre.
Nuk do të ishte e çuditshme që massmedia në Shqipëri, të pushtohet nga të njëjtët produkte; dhe kjo sepse pushtimi i parë që ushtrohet mbi vendet “pasive” ekonomikisht është pushtimi ekonomik. Kjo është arsyeja që politikanët profesionistë propagandojnë integrimin në strukturat neoliberale, d.m.th për t’u pasuruar nga korporatat, kryesisht të huaja, sigurisht, duke mos dëftuar asnjë herë bindshëm dobitë që do të sillte integrimi në fjalë!
Dhe ngaqë kapitali ka verbuar gjithkënd, që, në fakt, njerëz të tillë duhet të përbuzen, meqënse harrojnë virtytet dhe luftojnë gjithnjë dhe më shumë për kapital, elitat, me tregun dhe nën pradigmën që kanë krijuar, jo vetëm që ‘komodifikojnë’ gjithçka, natyrisht pa menduar ripërtëritjen e resurseve, por po shkatërrojnë gjithë ekosistemin! Nuk do të ishte e çuditshme kur pakica që gëzon pushtet ekonomik dhe politik, të kërkojë de-popullim të globit, meqënse, sipas tyre, shkaku i krizave është njeriu (fashistët e deklaruar: emigrantëve; fashistët e padeklaruar: njeriut; “demokratët”: pakicave, e kështu me radhë).
Dhe të rinjtë në vend të përpiqen për demokraci politike, meqënse është e vetmja arenë që garanton liri për vetë-ligjësim/autonomi (freedom to dhe jo vetëm freedom from), ndryshe nga shtrembërimi prezent, t’u drejtohen organizatave fetare, spiritualiste, esoterike etj., me qëllim që të “zgjidhin” problemet e pasigurisë për jetën me njeri-tjetrin ndërsa shkatërrimin e Natyrës e lënë në duart e pakicës dhe dinamikës së tregut të marketingut (kaosit).
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Sun Mar 23, 2014 8:33 am, edituar 1 herë gjithsej
Re: Demokraci apo barbari?
Qasja e elitave për reduktimin e popullsisë
Reduktimi i popullsisë përbën problem për shkollat e ekonomisë, sidomos në lidhje me raportin e pensionistëve dhe punëtorëve. Nëse ky numër përmbyset nga pensionistët, qeveritë nuk do të kenë mundësi të paguajnë pensionet. Megjithëse qeveritë post-moderne kanë dështuar edhe me ruajtjen e këtij raporti, d.m.th në disa vende numri i punëtorëve është më i vogël se numri i pensionistëve.
Në kohët moderne përmbysjen e gjeneratave, elitat e kompensojnë me lindshmërinë e madhe të shtresave të varfra, që do të shohim më poshtë. Popullsia e madhe përbën problem edhe për ekosistemin.
Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i vitit 1992 parashikonte se popullsia e globit do të arrinte nga 1 miliardë që ishte në vitin 1850 në 3 miliardë në vitin 1960 dhe nëse vazhdon kjo prirje – ajo do të arrinte 6 miliardë në vitin 1998 dhe do të tejkalojë 12 miliardë në vitin 2050 dhe pritet të arrijë në pothuajse 21 miliardë një shekull më vonë. Sipas të njëjtit raport, 97% e rritjes së popullsisë i detyrohet sasive mbizotëruese të lindjeve në Jug, në ndryshim nga vendet e pasura të Veriut, ku popullatat janë stabël ose venitëse.
Ky pretendim, siç do të shohim më poshtë, natyrisht, nuk qëndron. Nëse vlerësojmë popullsinë sot, e cila ka tejkaluar 7 miliardë dhe është në rritje të vazhdueshme, atëherë specia jonë është me të vërtetë në rrezik dhe duhet urgjentisht të gjenden zgjidhje – jo teknike, siç pretendojnë elitat dhe shkollat moderne (plane familjar, programe edukativ, kontraceptivë etj.), ose indirekt me dhunë (si penalizim ekonomik deri te shterpëzimet gjysmë të detyruar si p.sh., në Kinë), por demokratike, d.m.th ndërgjegjësim direkt i qytetarëve në asambletë e një komuniteti dhe jo siç bëjnë sot me emisione mediatike ku mblidhen disa “ekspertë” dhe rekomandojnë publikun se çfarë duhet të bëjnë.
Dhe kjo sepse rekomandimet nuk mund të ‘brendësohen’ pa përfshirje, përplasje konceptesh dhe problematikash në publik të hapur. Konceptet Malthusiane, d.m.th se popullsia paraqet një prirje historike rritëse më të shpejtë nga prodhimi i ushqimeve’, prirje që përshpejtohet ose përmes “kontrolleve” pozitive që rrisin sasinë e vdekjeve (uri, luftëra, sëmundje) ose përmes kontrolleve parandaluese, përputhen me kuadrin institucional të modernitetit.
Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i vitit 1992 parashikonte se popullsia e globit do të arrinte nga 1 miliardë që ishte në vitin 1850 në 3 miliardë në vitin 1960 dhe nëse vazhdon kjo prirje – ajo do të arrinte 6 miliardë në vitin 1998 dhe do të tejkalojë 12 miliardë në vitin 2050 dhe pritet të arrijë në pothuajse 21 miliardë një shekull më vonë. Sipas të njëjtit raport, 97% e rritjes së popullsisë i detyrohet sasive mbizotëruese të lindjeve në Jug, në ndryshim nga vendet e pasura të Veriut, ku popullatat janë stabël ose venitëse.
Ky pretendim, siç do të shohim më poshtë, natyrisht, nuk qëndron. Nëse vlerësojmë popullsinë sot, e cila ka tejkaluar 7 miliardë dhe është në rritje të vazhdueshme, atëherë specia jonë është me të vërtetë në rrezik dhe duhet urgjentisht të gjenden zgjidhje – jo teknike, siç pretendojnë elitat dhe shkollat moderne (plane familjar, programe edukativ, kontraceptivë etj.), ose indirekt me dhunë (si penalizim ekonomik deri te shterpëzimet gjysmë të detyruar si p.sh., në Kinë), por demokratike, d.m.th ndërgjegjësim direkt i qytetarëve në asambletë e një komuniteti dhe jo siç bëjnë sot me emisione mediatike ku mblidhen disa “ekspertë” dhe rekomandojnë publikun se çfarë duhet të bëjnë.
Dhe kjo sepse rekomandimet nuk mund të ‘brendësohen’ pa përfshirje, përplasje konceptesh dhe problematikash në publik të hapur. Konceptet Malthusiane, d.m.th se popullsia paraqet një prirje historike rritëse më të shpejtë nga prodhimi i ushqimeve’, prirje që përshpejtohet ose përmes “kontrolleve” pozitive që rrisin sasinë e vdekjeve (uri, luftëra, sëmundje) ose përmes kontrolleve parandaluese, përputhen me kuadrin institucional të modernitetit.
Në bazë të teorisë Malthusiane, varfëria dhe uria e kanë burimin te mbipopullimi dhe legjislacioni Anglez, që për të varfrit u bë më i ashpër me qëllim që të lihet “natyra” e lirë në kontrollin e rritje së popullatës. Emërtimi modern i teorisë Malthusine, i cili mbështetet edhe nga disa “ekologjistë” (që ka çuar tashmë në kategorinë e një “eko-fashizmi” inkubacionist), ia atribuon varfërinë dhe zhvillimin e sotëm “bombës së popullatës”. Prandaj, “neomalthusianët” nuk hezitojnë të sulmojnë qoftë edhe mjekësinë moderne, se përhapja e saj në Botën e Tretë nuk la natyrën (d.m.th Vdekjen) të lirë në punën e saj.
Karakteristika e përbashkët e të gjitha këtyre analizave dhe e “shkencës” ekonomike ortodokse në përgjithësi (ku pas rrënimit të vegimit socialist inkubacionohen pa ndrojtje dhe shumë ish të “majtë”) është se shkaqet e varfërisë janë “endogjene”, u atribuohen d.m.th vetë të varfërve. Në kohën e Malthusit, varfëria e punëtorëve anglezë ishte rezultat i përtacisë së tyre. Sot varfëria e Jugut i atribuohet faktorëve tradicionalë, politikë dhe ekonomikë (kryesisht mungesa e kapitalit të mjaftueshëm) ku të gjithë bashkë krijojnë “qorrsokakun e varfërisë”. Për të gjitha këto “analiza”, kuadri institucional konsiderohet fakt dhe thjesht analizohen pjesërisht institucione dhe faktorë, duke çuar lehtësisht te përfundimet se varfëria atribuohet, ekskluzivisht ose parimisht, te shkaqet endogjenë. Në këtë mënyrë justifikohet edhe pabarazia, d.m.th qoftë privilegjet e këtyre të fundit, qoftë edhe mjerimi i të parëve, meqënse gjoja nuk ekziston lidhje shkakësore midis tyre.
Karakteristika e përbashkët e të gjitha këtyre analizave dhe e “shkencës” ekonomike ortodokse në përgjithësi (ku pas rrënimit të vegimit socialist inkubacionohen pa ndrojtje dhe shumë ish të “majtë”) është se shkaqet e varfërisë janë “endogjene”, u atribuohen d.m.th vetë të varfërve. Në kohën e Malthusit, varfëria e punëtorëve anglezë ishte rezultat i përtacisë së tyre. Sot varfëria e Jugut i atribuohet faktorëve tradicionalë, politikë dhe ekonomikë (kryesisht mungesa e kapitalit të mjaftueshëm) ku të gjithë bashkë krijojnë “qorrsokakun e varfërisë”. Për të gjitha këto “analiza”, kuadri institucional konsiderohet fakt dhe thjesht analizohen pjesërisht institucione dhe faktorë, duke çuar lehtësisht te përfundimet se varfëria atribuohet, ekskluzivisht ose parimisht, te shkaqet endogjenë. Në këtë mënyrë justifikohet edhe pabarazia, d.m.th qoftë privilegjet e këtyre të fundit, qoftë edhe mjerimi i të parëve, meqënse gjoja nuk ekziston lidhje shkakësore midis tyre.
Pavarësisht se shkaqet endogjenë nuk përjashtohen nga mbipopullimi i globit, shkaku kryesor është ekzogjen, d.m.th krijimi i elitave të cilat me përqendrimin e pushtetit në pak duar, pasivizojnë qoftë urtësinë e individëve që e përbëjnë atë (praktike), qoftë urtësinë e një popullate (teoriken). Merr si shembull metropolet e mëdha: ata si pasojë e përqendrimit të pushtetit politik dhe ekonomik, gjithnjë dhe më shumë zmadhohen dhe energjia e nevojshme (ujë, energji elektrike etj.) është problem dhe në reduktim.
Mbipopullimi i globit është fakt dhe shkaktarët e tij janë elitat modrne, të cilat në emër të pushtetit dhe privilegjeve —fshijnë nga memoria e një populli legjendat dhe praktikat tradicionale në lidhje me lindshmërinë etj., dhe i zëvendësojnë ato me rritje ekonomike, konkurrencë, kontraceptivë etj. Rasti i Shqipërisë p.sh., në kohën e “socializmit”, përbën shembull tipik: regjimi nxiste lindshmërinë në emër të luftës dhe ideologjisë. Nëse dikush pyet një çift të regjimit përkatës -që sot pjesa më e madhe janë gjyshër, se përse lindi gjashtë, tetë apo dhjetë fëmijë, përgjigjja do të ishte – ‘sepse kështu bënin të tjerët dhe kështu bëmë dhe ne, meqë dilnim herët në pension’!
Kështu, motivi për popullatën e gjerë ishte pensioni, ndërsa për elitën e kohës, ishte lufta: sepse duhet thënë se të dy kampet gjëndeshin në luftë të përhershme. Kjo tregon qartë se ‘urtësia’ e çifteve ishte eliminuar! Dhe mjeti nuk e justifikon rezultatin. Njëlloj bëjnë neoliberalët sot: ata nuk e vendosin individin në kundrim – kur e zhveshin nga çdo pushtet dhe e bëjnë mbartës të politikave elitare. P.sh., nuk i thonë individit se të mirat materiale shterojnë nëse nuk i zëvendësojmë me politika aktive dhe rajonale, por i thonë konsumo, meqënse konsumi është motori i tregut —dhe fëmijët që do të lindësh do t’i ushqejmë ne, me papunësi, shtrydhje rrogash etj!
Kështu, mungesa e urtësisë është ekzistente në çdo kënd të botës dhe janë elitat ose kuadri institucional që e kanë shkatërruar këtë element. Pasivizimi i individit nga politika shton popullsinë – në disa vende, tmerrësisht të madhe. Fundja, edhe nëse ia atribuojmë shkaqet varfërisë dhe mungesës së kapitalit në Jug, që është natyrisht mit, mund të tregohet se 85-90% i të gjithë kapitalit monetar që investojnë investimet e huaja ka origjinë vendore, zakonisht me huatë nga bankat e nivelit të dytë që i gjenerojnë nga konsumatorët vendor.
Fakti që përqendrimi i pushtetit në pak duar është shkak për mbipopullimin e planetit vërtetohet edhe në kontekstin e një qyteti p.sh., nëse qytetarët e një qyteti luftojnë të shpëtojnë nga pushteti i qytetit ku banojnë ose nga taksat që oligarkët vendosin, natyrisht pa ndonjë marrëveshje paraprake demokratike, d.m.th nga ata që zotërojnë pushtetin politik dhe ekonomik - atëherë shtetet dhe ata që e përbëjnë atë (burokratët), do të luftojnë të shpëtojnë nga dhuna ose presionet, sidoqoftë më të vegjël se e të parëve, e oligarkëve globalë d.m.th nga ata që zotërojnë korporatat globale —siç po përjetojnë politikanët profesionistë në Greqi sot, me gjithë armatën tjetër që po e pret: Itali, Spanjë, Portugali etj!
Kështu, motivi për popullatën e gjerë ishte pensioni, ndërsa për elitën e kohës, ishte lufta: sepse duhet thënë se të dy kampet gjëndeshin në luftë të përhershme. Kjo tregon qartë se ‘urtësia’ e çifteve ishte eliminuar! Dhe mjeti nuk e justifikon rezultatin. Njëlloj bëjnë neoliberalët sot: ata nuk e vendosin individin në kundrim – kur e zhveshin nga çdo pushtet dhe e bëjnë mbartës të politikave elitare. P.sh., nuk i thonë individit se të mirat materiale shterojnë nëse nuk i zëvendësojmë me politika aktive dhe rajonale, por i thonë konsumo, meqënse konsumi është motori i tregut —dhe fëmijët që do të lindësh do t’i ushqejmë ne, me papunësi, shtrydhje rrogash etj!
Kështu, mungesa e urtësisë është ekzistente në çdo kënd të botës dhe janë elitat ose kuadri institucional që e kanë shkatërruar këtë element. Pasivizimi i individit nga politika shton popullsinë – në disa vende, tmerrësisht të madhe. Fundja, edhe nëse ia atribuojmë shkaqet varfërisë dhe mungesës së kapitalit në Jug, që është natyrisht mit, mund të tregohet se 85-90% i të gjithë kapitalit monetar që investojnë investimet e huaja ka origjinë vendore, zakonisht me huatë nga bankat e nivelit të dytë që i gjenerojnë nga konsumatorët vendor.
Fakti që përqendrimi i pushtetit në pak duar është shkak për mbipopullimin e planetit vërtetohet edhe në kontekstin e një qyteti p.sh., nëse qytetarët e një qyteti luftojnë të shpëtojnë nga pushteti i qytetit ku banojnë ose nga taksat që oligarkët vendosin, natyrisht pa ndonjë marrëveshje paraprake demokratike, d.m.th nga ata që zotërojnë pushtetin politik dhe ekonomik - atëherë shtetet dhe ata që e përbëjnë atë (burokratët), do të luftojnë të shpëtojnë nga dhuna ose presionet, sidoqoftë më të vegjël se e të parëve, e oligarkëve globalë d.m.th nga ata që zotërojnë korporatat globale —siç po përjetojnë politikanët profesionistë në Greqi sot, me gjithë armatën tjetër që po e pret: Itali, Spanjë, Portugali etj!
Re: Demokraci apo barbari?
Bilderberg: axhenda e globalizmit neoliberal
Dukuria se përqendrimi pushtetit ekonomik dhe politik në pak duar brenda një qyteti është vrojtuar që në vitet ‘50 në Amerikë dhe nuk do të ishte e çuditshme aspak që…
…në një ndër mbledhjet e Bilderberger të vitit 1968, nënsekretari i shtetit amerikan për çështjet ekonomike, George Ball, hedh tezën e një ‘World Company’/ ‘Shoqëri Botërore’, duke fituar pasuri kombëtare jo përmes kolonizimit luftarak, por atij korpokrat [ideologjia neoliberale] dhe duke nënshtruar kombet nën një sistem bankar ndërkombëtar të qendërzuar!(Theksi u shtua)
Në fakt, mbledhja e Bilderberg, e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshëm, që veprimtaria e saj filloi në Hollandën e vitit 1954, dhe për vitin 2013 u mblodh në Hertfordshire të Britanisë, kostua e të cilës këtë vit kaloi 1.3 milion stërlina, me pjesëmarrës nga 21 vende të botës Perëndimore d.m.th. Europa Perëndimore, SHBA dhe Kanada, është një mbledhje Anglo-Perëndimore Europiane-Amerikano Veriore që trajton kryesisht çështje gjeopolitike.
Në këtë mbledhje, nuk merr pjesë asnjë përfaqësues nga vendet e Lindjes dhe Ballkani, por, sidoqoftë, këtë herë, morri pjesë zëvendës kryeministri turk për çështjet ekonomike dhe financiare, Ali Babakan! Përgjithësisht atje ishin 140 pjesëmarrës dhe 14 gra, kryesisht, politikanë profesionistë, drejtorë korporatash -dhe bankash, dhe oligarkë. Në fjalë të tjera, atje mblidhen jo milionerë, por trilionerë. Kjo mbledhje sponsorizohet kryesisht nga Goldman Sachs dhe BP ose nga “Shoqëria e Bilderberg” —që është regjistuar në Britani dhe, për organizmin e saj merr “donacione” nga këto korporata.
Dhe nëse pranojmë diktatin e Musolinit, që ishte bashkimi i pushtetit i një qeverie me pushtetin e korporatave, që përbënte “zemrën” e fashizmit të fillim-shekullit të kaluar,[63] atëherë, në këtë mbledhje, bashkohen —si asnjë herë në Historinë moderne, dhe njerëzore, gjithë pushtet e qeverive dhe korporatave perëndimore, dhe ajo përmbush kriterin e Musolinit: të fashizmit post-modern, i cili, sigurisht, bashkë-jeton me “demokracinë” parlamentare.
Shoqëria botërore: faza përfundimtare e globalizmit neoliberal
Përmes konceptit të ‘Shoqërisë Botërore’, elitat moderne duan të kontrollojnë edhe mbipopullimin e globit, meqë, sipas tyre, vetëm përmes një “shoqërie botërore” —mbi të cilën do të qëndrojë një elitë “racionale” (ndoshta eugjenikët!), bota do të shpëtojë nga katastrofa ekologjike! Kjo është, në fakt, shtjella më e madhe e këtij shekulli, dhe ne, jemi në mes të kësaj shtjelle, sepse tregu dhe strukturat aktuale e favorizojnë këtë masë.
Sidoqoftë, nëse gjykojmë nga raporti i OKB-së, kur citohet se mbipopullimi filloi në vitet 1850, atëherë kjo dukuri mund t’i atribuohet shtetit modern dhe akumulimit të pushtetit. Fundja, nëse shkojmë thellë në Histori, shohim se popujt kanë ruajtur një popullsi konstante, pavarësisht luftërave të përhershme midis tyre. P.sh., njerëzit “primitivë” ishin më racionalë se njerëzit e sotëm lidhur me lindshmërinë! Dhe kjo sepse ata baras-ndanin pushtetin fisnor dhe me këtë kultivonin arsyen dhe virtytet (urtësinë). Ata kishin krijuar legjenda dhe praktika për mbajtjen e popullsisë në nivel konstant. P.sh., primitivët e Australisë mbajtën për mijëra vjet popullsinë në nivel të ulët deri sa shkuan kolonizatorët anglezë dhe shkatërruan vetë-mjaftueshmërinë, legjendat dhe praktikat e indigjenëve, me tregun që themeluan.
Sot, si pasojë e tregut të marketingut dhe principeve të tij ekspansioniste, ekosistemi kërcënohet seriozisht. Gjithashtu, në antikitet, d.m.th në periudhën Ilire, Helene dhe më tej, popujt kishin zhvilluar legjenda dhe praktika për mbajtjen e popullsisë në nivel konstant. Dhe ishte një nivel konstant, sepse Grekët apo Ilirët e lashtë e dinin shumë mirë se ekosistemi destabilizohet nëse një popullsi nuk mëson të kontrollojë lindjet. Kjo situatë vazhdoi edhe përgjatë Mesjetës, por me një ndryshim: në Mesjetë lindën bankat fraksionale, d.m.th praktika e Kroesus: manipulimi monetar dhe ekspansioni ekonomik nga elitat fetare dhe ekonomike dhe më vonë, në fund të Mesjetës, ekspansioni politik. Ato filluan të përhapeshin si malarie duke shkaktuar përgjatë Mesjetës bume dhe rënie të menjëhershme të popullsisë – kryesisht në sajë të dështimeve ekonomike dhe tensioneve ndër komunitarë.
Arsyeja është e qartë: inflacionin e pason gjithnjë deflacioni – nga monetar në demografikë. Kështu, në këtë mënyrë u përmbysën për herë të parë në historinë humane raportet e popullsisë me natyrën: njeriu u dezintegrua nga natyra dhe filloi të përqendrohej mbi ekonominë monetare. Dhe kjo dukuri nuk erdhi si dëshirë, kundrim dhe miratim popullor, por u imponua nga elitat. P.sh., nëse elitat e Mesjetës ishin fetare dhe ato impononin mjetin në treg, sidomos arin, njëlloj përgjegjëse ishin ndaj tru-shpëlarjes sociale. Kështu, mjeti ose instrumenti, monedha “rrëmbeu” dhe “degradoi” mendjet e gjithë popujve të Mesjetës: dhe kjo sepse ajo ofronte mbretëri të sigurt te të gjithë ata që dëshironin të shfrytëzonin bashkëkohësit – elitat.
Gradualisht, monedha u bë pjesë e jetës njerëzore dhe ekonomia sot matet me shumën e metaleve dhe letrave që dikush zotëron – dhe jo me kullandrisjen e të mirave materiale, burimeve dhe zhvillimit të urtësisë! Këtë përmbysje njerëzit në kohët moderne nuk e kuptojnë: ata e konsiderojnë si të natyrshme dhe konsumojnë ose lakmojnë të konsumojnë atë që nxit massmedia dhe tregu, duke shpërdorur të mirat materiale, të cilat nëse nuk ripërtëriten, një ditë do të shterojnë, siç kanë shteruar një pjesë e mirë e tyre! Kjo ishte koha kur elitat filluan të paguanin punëtorët me ar (paga). Dalëngadalë, kjo dukuri u konsiderua e domosdoshme dhe bashkë me të u shfaq dhe tru-shpëlarja e njerëzve. Këtë dukuri e kishte vërejtur me mjaft saktësi Aristoteli, kur citonte se ‘të gjitha punët e paguara rrëmbejnë dhe degradojnë mendjen’.
Nuk do të ishte e çuditshme që situatën aktuale elitat ta konsiderojnë ‘progres’, si në rastin e kryetarëve të shteteve post-modern (Thaçi, Berisha, dhe gjithë homologët dhe shkollat e modernitetit etj.), sikur të dinin këta njerëz se ç’është ‘progresi’! ‘Ngjarjet duhet të shihen në përparim, thoshte Aristoteli dhe jo në këndvështrime’.
Kjo nënkupton rëndësinë e ‘veprimit’ social, jo demagogjinë e politikanëve profesionistë. Kështu, ne duhet të synojmë te këto tre pika: antitezë, metaforë dhe aktualitet. Metafora duhet të hartohet nga gjërat që janë të lidhura në gjënë origjinale, dhe prapë jo shumë qartë – thjesht si në filozofi gjithashtu një mendje e mprehtë do të perceptojë ngjashmëri qoftë edhe në gjërat që janë shumë të veçuara. Ndërsa përparimi nuk mund të lidhet me aktualitetin, për sa kohë që atje nuk ka përparim urtësie dhe ndërmarrje racionale. Antiteza e urtësisë për ‘progresin’ e demagogëve modern përjashtohet.
Elitat në kuadrin ekonomik që gjenden nuk mendojnë p.sh., se njeriu përmes virtyteve ruan një baraspeshë me faunën dhe florën e Natyrës! Ata mendojnë thjesht rregulla teknike nga lart ndërkohë që ruajnë privilegjet. Dhe ata nuk mendojnë për zgjidhje të tjera jo sepse nuk janë të zgjuar, por sepse operojnë si gjithë të tjerët, brenda një sistemi ekonomik ku dominon përftimi individual në çdo veprim —dhe motivi i politikanëve profesionistë është pikërisht i njëjtë: përfitimi —përmes të cilit propagandojnë “progres”! Zgjuarsia e politikanëve në kuadrin e kapitalizmit është një-dimensionale: vetëm për përfitim.
Ndaj dhe “progresi” mbetet në retorikën moderne[65] dhe s’ka lidhje me realitetin, sepse është përmbysur raporti me instrumentin tregtar: në botën moderne instrumenti përcakton sjelljen njerëzore – dhe jo njeriu instrumentin. Ndryshe nga dalta e skulptorit: daltës i përshtatet njeriu, jo dalta njeriut! Kjo është arsyeja që instrumenti duhet të jetë plotësues i aktiviteteve individuale dhe sociale.
Nëse një ‘instrument’ dominon sjelljen njerëzore, njeriu rrezikon të varet nga ai; ndaj, është e domosdoshme që një shoqëri të eliminojë jo vetëm tregun dhe mënyrat e prodhimit (që synojnë rritje kapitali), por edhe parátë, me qëllim që të garantojë liri dhe vlera humane. Dhe paránë njerëzimit ia kanë imponuar elitat, shteti dhe institucionet e tij; pa këtë instrument nuk do kishte shtet dhe elita.
Re: Demokraci apo barbari?
Sa duhet të jetë popullsia globale?
Autokratët, populli muslimanë, të varfërit dhe urtësia
Disa studime ekologjike vlerësojnë se popullsia e globit nuk duhet të jetë më shumë se 5.5 miliardë banorë bazuar në burimet natyrale. Por, numri se sa duhet të jetë popullsia e botës është relativ, sepse nëse konsiderojmë se sot popullsia ka arritur më shumë se 7 miliardë, mund të ngrihet natyrshëm pyetja se mbi cilët burime jetojnë të gjithë këta njerëz? Megjithëse numri i popullsisë është i lartë dhe çdokush e dëshmon këtë dukuri, pjesa më madhe jeton me pak burime dhe standardet e jetesës janë minimale.
P.sh., në pjesë të ndryshme të botës mungon edhe uji i pijshëm, për mos të përmendur këtu standardet e jetës që përjeton pakica në Perëndim. Standardi se sa duhet të jetë numri i popullsisë duhet të jetë mbi bazën e një familjeje që jeton me të mirat e përkorta që ofron Natyra, pa i ndryshuar natyrën asaj. P.sh., ujë të bollshëm, pak tokë për të kultivuar, disa kafshë shtëpiake, pyll të mjaftueshëm për kullotë dhe dru zjarri etj. Ky do të ishte një standard jetik dhe i arsyeshëm. Standardi tjetër, ai perëndimor, nuk mund të përbëjë standard, për sa kohë që ai des-integron njeriun nga natyra, ekonomia reale, tradita etj. Standardi jetik që u citua më lart në disa vende nuk sigurohet.
Ndaj, rritja e popullsisë është reale dhe problematike për ekosistemin. Pyetja që lind është se përse të varfrit janë të varfër dhe të pasurit të pasur, ose si pasurohet i pasuri? Në varfërinë materiale dhe mendore të të varfërve ndikojnë sërish të pasurit, meqë këta të fundit punësojnë dhe shfrytëzojnë dinamikën e tyre. Dikush tjetër mund ta lidhë lindshmërinë eksesive me njohurinë. Por përse njerëzit primitivë dinin të mbanin në nivele racionale numrin e lindjeve në raport me ekosistemin dhe njerëzit, nën shtetin modern, nuk dinë? Ose përse udhëheqës të shteteve të Lindjes, siç ishte Sadam Huseini në Irak etj., lindën shumë fëmijë, për mos të thënë, tej-mase?
Dikush mund të kundër-argumentojë se në botën myslimane të gjithë njëlloj bëjnë, sepse martohen me shumë gra; dhe kjo ngaqë féja ua lejon. Kjo është e vërtetë në princip, por jo në praktikë. Kështu, nëse féja ua lejon dhe Kur’ani konsiderohet si libër udhërrëfyes i urtësisë për besimtarët e kësaj féje, dhe nëse meshkujt dominojnë në numër në një krahinë, ku do t’i gjejnë femrat e bollshme meshkujt?
Një praktikë e tillë varet nga biologjia ose nga ‘pushteti’ e gjeneve. Ndaj, nëse meshkujt janë më të fuqishëm gjenetikisht, dhe genet varen nga gjendja e përgjithshme shëndetësore, ata dominojnë në numër. Muhameti e ka ligjësuar një praktikë të tillë në kohën e tij ngaqë ishte përmbysur raporti femër-mashkull – në favor të femrave – për shkak të luftërave që zhvilloheshin dhe vriteshin meshkujt, dhe për arsye praktike nxori ligj që meshkujt lejohen që të marrin deri në katër gra – thjesht për t’i strehuar ato.
Një veprim i tillë lidhet me praktikën e një shoqërie dhe koniukturën Historike dhe nuk mund të adoptohet për çdo periudhë Historike, për sa kohë që asnjë mashkull nuk mund të ofrojë njëherësh kënaqësi intelektuale, organike dhe shpirtërore te më shumë se një femër. Lindshmëria e lartë e meshkujve myslimanë nuk lidhet me kulturën fetare, por lidhet kryesisht me pushtetin. Fundja, nëse një mysliman nuk ka mirëqenie materiale, ai automatikisht do të kufizohet te fëmijët e tij. Këtë e shohim, ndryshe nga një pjesë e vogël e Lindorëve, te myslimanët në Perëndim. Njohuria luan rol dytësor nëse gjykojmë nga udhëheqësit e Lindjes. Ajo që mbetet është pushteti pa urtësi. Dhe ‘pushteti pa urtësi është i padëshirueshëm’, thoshte Aristoteli. Kështu, përgjegjësia bie mbi shtetin modern dhe strukturat e tij: ai përqendron pushtetin në pak duar dhe njëherësh shkatërron urtësinë -elementin bazë të arsyes.
Shkaku kryesor i lindjeve eksesive që bëhen barrë për shoqëritë dhe ekosistemin është pushteti i elitave, të çdolloj doktrine qofshin ato: fetare, politike apo ekonomike. Por, udhëheqësit Perëndimorë zotërojnë pushtet të madh; përse këta nuk bëjnë shumë fëmijë, siç bëjnë homologët Lindorë? Përgjigjja është se në Perëndim dominon, për arsye të përqendrimit të pushtetit dhe themelimit të tregut të marketingut dy shekujt e fundit, pasiguria lidhur me të ardhmen, qoftë edhe për udhëheqësit, sepse sa më e madhe është shkalla e pasigurisë lidhur me të ardhmen, aq më e vogël është mundësia për të lindur fëmijë. Ndryshe nga Perëndimorët, Lindorët janë shpesh autokratë dhe siguria është më e lartë.
Kjo është arsyeja që udhëheqësit të çdolloj populli kanë për prirje që të përqendrojnë pushtet sa më të madh, me qëllim që të ndjehen sa më sigurt për të ardhmen. Ky element shtyn udhëheqësit të përqendrojnë më shumë pushtet. Dhe ky element është kundër-prodhues: ai bllokon ‘racionalitetin’ dhe kurthon udhëheqësit në botën e ngushtë të pushtetit, që në fund rrënohen bashkë me të. Kjo është arsyeja që dikush duhet të kuptojë rëndësinë e baras-ndarjes së ‘pushtetit’ – një ndarje që realizohet vetëm në demokraci politike (jo përfaqësuese). Në anën tjetër, dikush mund të argumentojë se shtresat e ulëta dhe të varfra, pavarësisht se s’kanë pushtet, bëjnë fëmijë sikur mos të kishin punë tjetër veç të fekondonin.
Merr si shembull romët: ata lindin pa pasur asgjë në sofër! Përse e bëjnë këtë? Le të bëjmë një krahasim të dy situatave. Ndërsa disa udhëheqës, sidomos në Lindje, bëjnë fëmijë tej mase, dhe i bëjnë, siç u tha më lart, për shkak të përqendrimit të pushtetit dhe duke shfrytëzuar në nivel social doktrinën fetare, njëlloj bëjnë edhe disa të varfër, pavarësisht se s’kanë pushtet! Të dy grupeve u mungon urtësia, sepse këta të fundit jetojnë jashtë arenës politike, vendimmarrjeve dhe procesit demokratik të një vendi (vetë njohurisë), d.m.th jashtë urtësisë teorike, ndërsa të parët, pikërisht sepse përqendrojnë gjithë pushtetin, operojnë jashtë urtësisë praktike.
Mekanizmat e institucionalizuar, siç janë masat parandaluese, nuk ndikojnë në sjelljen dhe veprimet e të varfërve, sepse mekanizmat qëndrojnë jashtë ndërgjegjes/njohurisë konkrete; ajo çfarë ndikon është përfshirja në çështjet sociale, “shoshitja” e mençurisë praktike, kultivimi i urtësisë dhe baras-ndarja e pushtetit, si të vetmit mekanizma që sigurojnë racionalizim të veprimeve tona në kontekst.
Ndërkohë, përjashtimi luan rol negativ dhe vendimtar në sjelljen, mençurinë, varfërinë dhe interesat e njerëzve. Shkaku është sërish pushteti. Në fjalë të tjera, për hir të mos ndarjes së pushtetit, elitat shkaktojnë gjithë efektet anësorë të modernitetit. Gjithashtu, siguria e individit në lidhje me të ardhmen dhe partnerin luan rol vendimtar në lindshmërinë e mundshme. Ndaj, është e nevojshme që kjo siguri të garantohet nga një demokraci. Siç kokludon T. Fotopoulos mbi të njëjtën problematikë:
Rritja e popullsisë është REZULTAT i de-zhvillimit dhe jo shkaku i saj. Varfëria dhe uria, ndryshe nga “analizat” neoliberale, nuk është rezultat i mungesës së ushqimeve, as edhe mungesë tokësore për arsye të mbipopullimit, por është shpërndarja e pabarabartë e burimeve prodhuese të pasurisë. Vetëm një shpërndarje drastike e aftësisë prodhuese dhe veçanërisht e tokës, me qëllim që të gjithë njerëzit në planetin tonë të mund të prodhojnë vetë ata për mirëmbajtjen e nevojshme mesatare, por të një niveli të mjaftueshëm jetik, do të shmangë shpërthimin e popullatës dhe urinë masive konsekuente dhe katastrofën ekologjike.
Ri-aktivizimi i ‘urtësisë komunitare’ rrjedhimisht, d.m.th. i Urtësisë që Sokrati e quante ‘varfëria ime dëshmia ime’ dhe i virtytit Aristotelian që shqetësohet me rrugën e mesme - përmes baras-ndarjes së pushtetit politik, ekonomik, shoqëror dhe ekologjik, është sine qua non për eliminimin e mbi-popullimit të planetit.
Re: Demokraci apo barbari?
3. Fashizmi dhe tirania
Të gjitha tiranitë sundojnë përmes mashtrimit dhe forcës, por kur mashtrimi ekspozohet, ato duhet të mbështeten vetëm mbi forcë.
—George Orwell
Si pasojë e ndarjes së pushtetit nga polity dhe krijimit të Perandorisë amerikane, shohim se Lindja e Mesme po gjymtohet në emër të pushtetit ekonomik, p.sh: pas goditjes dhe shkatërrimit të Irakut dhe Sirisë, elita amerikane në bashkëpunim me elitat europiane ka përgatitur planin e ri për goditjen e radhës: Iranit! Sipas Uashington Post ky plan quhet TIRANNT (Theater Iran Near Term), që sipas tij u ndërmorën simulime ushtarake kundër Iranit.
Lindja e Mesme zien sepse, siç citon Robert Fisk në The Independent, ‘Bashkimi Europian është përvjedhur nga Izraeli pa e kuptuar asnjëri’![69] Nuk do të ishte e çuditshme që në sytë e popujve të Lindjes së Mesme, ne, “paqe-ruajtësit” ndërkombëtarë, të konsiderohemi pushtues ose fashistë. Fashizmi pa treg, ekonomi dhe shfrytëzim nuk mund të lulëzojë. Ideologjia fashiste përshkruhet si ideologji radikale dhe autoritare, politikisht dhe nacionalisht, e cila kërkon të organizojë një komb sipas perspektivave korpokratiste, duke përfshirë sistemin ekonomik dhe politik. Historia ka treguar se fashizmi lind nga krizat e thella socio-ekonomike. Këtë e dëshmon çdokush sot në Greqi dhe gjetkë. Në fjalët e Robert Paxton:
…fashizmi është një formë sjelljeje politike që karakterizohet nga përkushtimi obsesionik/monomanik me dekadencën sociale, përulësinë ose persekutimin dhe nga një devotshmëri kompensimi për bashkim, te veprimtaria dhe pastrimi ndërgjegjësor. Në këtë kuadër, pra të kësaj sjelljeje, një parti e rezonancës së masave që përbëhet nga aktivistë nacionalistë të përkushtuar, të cilët gjenden në bashkëpunim zhurmues, por rezultativ me elitat tradicionale, braktis liritë demokratike dhe, pa kufizime ligjore dhe etike, synon të realizojë establishment të brendshëm dhe të ekspansionohet jashtë vendit të vet.
Gjeopolitika e globalizmit neoliberal është më shumë se fashizëm: ajo është pa asnjë dyshim tirani. Shpirti i tiranisë fillon me njerëzit që, për t’u plotësuar shpirtërisht, kanë nevojë për lajkatarë – dhe në shoqëri për pushtet të pakufizuar. Siç e tregon Aristoteli:
Tiranët gjithnjë i duan njerëzit e këqij, sepse atyre u pëlqen të lajkatohen, por asnjë njeri që ka brenda shpirtit njeriun e lirë nuk do ta ulë veten me lajka; njerëzit e mirë i duan të tjerët, ose pavarësisht se ç’ndodh, ata nuk i lajkatojnë ata.
Për më shumë, të këqijtë janë të përdorshëm për qëllime të këqija; ‘gozhda qëllon gozhdën’, siç thotë fjala e urtë. Është karakteristikë e një tirani që të mos pëlqejë çdonjërin që ka dinjitet ose pavarësi; ai do të jetë vetëm në lavdinë e tij, ndaj çdonjëri që rivendikon dinjitet ose kërkon pavarësinë e tij shkel mbi prerogativat e tiranit dhe urrehet nga ai si një armik i pushtetit të tij.
Një tjetër ves i tiranit është se atij i pëlqejnë të huajt më shumë se qytetarët, jeton me ta dhe i fton ata në tryezën e tij; sepse të parët janë armiq, ndërsa të Tjerët nuk janë rivalë me të. Këto janë tiparet e tiranit dhe artet me të cilët ai ruan pushtetin e tij; ai mbart shumë ligësi të madhe me vete. Gjithçka që kemi thënë mund të përmblidhet në tre krerë të cilët përgjigjen te tre qëllimet e tiranit.
Ato janë: (1) poshtërimi i subjekteve të tij; ai e di që një njeri i dosidoshëm nuk do të komplotojë kundër ndonjërit; (2) krijimi i mosbesimit midis tyre; sepse një tiran nuk përmbyset, për sa kohë që njerëzit nuk kanë besim te njëri-tjetri; dhe kjo është arsyeja se përse tiranët janë në luftë me të mirën; ata janë nën idenë se pushteti i tyre rrezikohet nga ata, jo vetëm sepse ata nuk do sundoheshin në mënyrë despotike, por gjithashtu sepse ata janë besnik te njëri-tjetri dhe te njerëzit e tjerë, dhe nuk denoncojnë kundër njëri-tjetrit ose kundër njerëzve të tjerë; (3) tiranët dëshirojnë që subjektet e tij duhet të jenë të paaftë për veprim, sepse asnjëri nuk tenton për diçka që është e pamundur, dhe ata nuk do të tentojnë që të përmbysin një tirani, nëse ata janë pa fuqi. Nën këto tre krye e gjithë politika e tiranit mund të përmblidhet dhe te njëri ose te një tjetër të gjitha idetë e tij mund të shpjegohen: (1) ai mbjell mosbesim midis subjekteve të tij; (2) ai u merr pushtetin; (3) ai i poshtëron ata.(Theksi u shtua)
Sipas Aristotelit, megjithëse tirania është e kudo ndodhshme, ajo ndryshon nga karakteristika e tiranisë moderne, sidomos për vasalët e vendeve të vegjël, shumë pak: ftesat në pritje dhe përcjellje, gjithnjë dhe më shumë e të huajve, duke jashtëqitur bashkëqytetarët për të gjitha arsyet e dhëna më lart, është përnjëmend prezente.
Kultivimi i mosbesimit midis njerëzish, sidomos përmes tregut të marketingut i cili luan rolin e tëhuajësimit, është element i kudo ndodhshëm. Ndërkohë, ‘delegimi’ i pushtetit me qëllim që, tirani, t’i shfuqizojë dhe t’i angazhojë gjithnjë dhe më shumë qytetarët në atë që tirani dëshiron në treg është elementi i dytë i tiranisë moderne. Ai që mbetet është poshtërimi p.sh., duke i konsideruar protestat si terror; vjedhjen e kafshatës si krim; qytetarët si spektatorë rreth ligjëratave që kurdis tirani, dhe jo pjesëmarrës në biseda mediatike; popullin si Big Brother dhe jo si nevojë për të shkuar në kontekstin komunitar dhe familjar, dhe me këtë të kuptohet realiteti; tragjeditë si urdhër i Zotit etj. Këto karakteristika dhe arte përdoren nga të gjitha qeveritë moderne.
Kjo është natyra e tiranit dhe e tiranisë moderne, që politikanët profesionistë mundohen të ruajnë dhe përjetësojnë. Nuk do të ishte e çuditshme që tirania moderne të të trokasë edhe në derë, si në rastin e njëmijë debitorëve të Tiranës, të cilëve tirania vendore u sekuestroi banesat; dhe ndërsa këta të fundit u hodhën në rrugë, banesat, tirania i nxori në shitje me vendim gjykate[73], duke shkelur kjo e fundit, kushtetutën![74] Duket qartë se cili element ushtron pushtet në tiraninë moderne – që është ‘pushteti i ‘parásë’ kundër pushtetit njerëzor’!
‘Surealizmi’ neoliberal
Pavarësisht tiranisë moderne, shkaku kryesor i problemeve socio-ekonomike është pa asnjë dyshim ‘delegimi i pushtetit’ drejt të panjohurës, një proces që bën të mundur krijimin e kushteve për pushtet monist. Me delegimin e pushtetit, qytetarët, përveçse pasivizojnë aktivizimin e ndërgjegjes, vetë-dijshmërinë, kufizojnë zhvillimin e urtësisë etj., në arenën politike – si homo politicus - por kur ata veshin me pushtet politikanët profesionistë, vrasin veten dhe politikanët njëherësh, sepse politikanët nuk kanë mundësi që të kuptojnë ‘realitetin’ social kur gjenden në pushtet ose kur shkëputen nga pushteti i një populli, i cili luan rolin e një kundër-pushteti efektiv.
Luksi i mbyt dhe takimet me homologët larg syve dhe problemeve reale i bën sureal. P.sh., Edi Rama, Kryetar i Partisë “Socialiste”, më 24 Nëntor 2011 takon në Bruksel Stefan Füle-n, Komisionerin e Zgjerimit të Korpokracisë për të kërkuar mbështetje politike, ndoshta ndaj kërkesave të tij që i ka parashtruar mazhorancës në vend. Rama takon edhe ish-kryeministrin e Greqisë, J. Papandreu, i cili i thotë Ramës se PASOK, d.m.th partia “socialiste” që udhëhiqte ai, dështoi sepse partia pararendëse e kësaj të fundit, d.m.th Partia “Demokratike” me në krye Kostas Karamanlis fshehu shifrat e borxheve, një mantër gebeliane kjo që përsëritet gjithandej nga Papandreu dhe gjithë “ekonomistët” e elitave.
Kjo s’është aspak e vërtetë, sepse mungesa e transparencës është një ndër arsyet e dështimit të ekonomisë greke dhe nuk është shkaku i rrënimit të ekonomisë greke, por simptoma e saj. Njëlloj bën Ridvan Bode, Ministri jonë i Ekonomisë në shfaqjen e radhës televizive: ai fajëson ekonominë europiane për tkurrjen e buxhetit dhe konsumit në vend, dhe jo arsyet që kam analizuar në vend tjetër,[ dhe do të analizoj në vazhdim, që sipas një raporti, shitjet me pakicë në Shqipëri janë ulur në 6.3 % me pajisjet shtëpiake të udhëheqin tkurrjen. Fundja, Ridvan Bode, s’ka se si të objektivizojë shpërndarjen e barabartë të prodhimit dhe parashikimet e tij rreth buxhetit për vitin 2012, kur në një panel, kishte vetëm disa ‘psaltë’ dhe ‘buzëqeshas’ të sistemit kapitalist dhe medias.
Njohuria e gazetarëve dhe “ekonomistëve” ortodoksë rreth ekonomisë është si njohuria e qyqes! Kryeministri ynë nuk ndalon së deliruari për zhvillim ekonomik. Njëlloj bëri deputeti i “Partisë Socialiste”, Ruçi, me tetë shtyllat që i propozon Kryeministrit si marrëveshje për miratimin e buxhetit të vitit 2012: ato ishin natyrë-mira, por të dështueshme në kuadrin ekonomik që gjendemi. Fakti që Partia “Socialiste” propozon diçka të tillë, do të thotë se ose bën “strucin”, ose nuk njeh realitetin global. Ajo bën demagogji dhe i shërben kontratave tregtare që ka krijuar me tregtarë të huaj (italianë, grekë etj.).
Kjo është arsyeja që një pjesë e mirë e parlamentarëve në Shqipëri janë në rrethin e më të pasurve në Shqipëri dhe zotërojnë pothuajse gjysmën e pasurisë kombëtare. Por nëse politikanët profesionistë i shërbejnë privilegjeve dhe sistemit që kanë themeluar, sa mundësi kanë ata që të njohin efektet e tregut të përbashkët mbi tregun tonë në Shqipëri? Mos ndoshta në vrapin e tyre për pasuri janë surealë lidhur me këto efekte? Dhe ‘surealë’ në kuptimin që ata nuk kuptojnë të vetë-kuptueshmen ose realitetin e politikave globaliste ose “gjellën” që gatuajnë globalistët, d.m.th pronarët e shumëkombësheve!
Presidenti i Komisionit Europian, Manuel Barroso, një ndër tetë psaltët e super-elitës dhe me mandat jodemokratik për krizën e eurozonës propozon tre rrugëzgjidhje: a) zëvendësimin e bondeve shtetërore me eurobonde të cilët do të kenë si garanci eurozonën; b) zëvendësimin e pjesshëm të bondeve qeveritare me garanci eurozonën dhe c) zëvendësimin e pjesshëm të bondeve qeveritare, por pa garancinë e eurozonës. Propozimi i parë dhe i dytë kërkon ndryshimin e Traktatit; ndërsa propozimi i tretë nuk ka nevojë për ndryshimin e Traktatit.
Ndërkohë, Martin Wolf, komentatori gazetës radikale të Financial Times në Britani, këmbëngul se nëse Banka Qendrore Europiane zbaton përshtatjen (adjustment) aktuale, ajo do të ndeshet me tre alternativa: një anëtar të depresuar në mënyrë të përhershme; një anëtar me mbështetje financiare të jashtme të përhershme; ose një anëtar dalës (exited). Ai sqaron se përse situata aktuale është e tillë në Europë; dhe vendos tre arsye: a) investitorët kuptojnë se një numër i konsiderueshëm i vendeve të Eurozonës është e mundur për të kapitulluar sesa më parë; arsyeja e dytë është se vendeve sovrane të Eurozonës u mungon një huadhënës i mjetit të fundit (last resort); dhe se atje është një rrezik zhbërjeje.
Dhe kjo, në një kohë kur në Britani, sipas një raporti, pavarësisht inflacionit evident, rrogat e drejtorëve të bankës Barclays janë rritur pothuajse 5000% në 30 vjet – ndërsa rrogat mesatare janë ngritur vetëm trefish!Siç kam treguar në vend tjetër, eurozona nuk rrezikon zhbërjen, për sa kohë që ekonomia e Gjermanisë është më mirë se kur ishte jashtë unionit.
Propozimit të Emanule Barosso-s, cituar më lart, Angela Merkel, kancelarja gjermane, si fillim iu përgjigj me kritikë dhe me një ‘Jo’ të madhe, duke anuar nga disiplina fiskale. Ndërkohë, një ditë më pas, ajo pasi takoi homologët e saj Sarkozi dhe Monti, doli me një deklaratë të përbashkët duke thënë se situatës europiane i imponohet ndryshim i Traktatit, por pa specifikuar se përse dhe për cilën çështje!
Në fakt, Merkel në takimet e fundit super-elitare ka qenë e prerë dhe e qartë, se problemi europian mund të zgjidhet vetëm me vendime politike dhe jo bankare apo monetare, por pa specifikuar se me cilat politika do ta zgjidhte problemin! Kjo është arsyeja që Merkel ka kundërshtuar Francën, e cila mbështet emetim të eurobondeve, me qëllim që të ndihmojë qeveritë për të dalë nga reçesioni prezent – një politikë që mbështetet edhe nga Mario Monti, president i Bankës Qendrore Europiane. Problemi me eurobondet është se ato blihen nga qeveritë kundrejt një ‘kolaterali’ kombëtar dhe meqë qeveritë nuk kanë mundësi të reduktojnë borxhet, ato do të shesin pronat publike te kapitalistët e mëdhenj.
Kjo nënkupton se Monti, me këtë politikë, gradualisht blen shtetet; njëlloj si një bankë kur konfiskon debitorët! Por, duket se Merkel po shkon te zgjidhja bankare, d.m.th të kontrollojë përmes sistemit bankar më shumë tregun, dhe jo te zgjidhja politike. Këtë e vërteton edhe një raport i fundit, ku Merkel thekson krijimin e një unioni fiskal, politikë të përbashkët buxhetore, union politik, që do të thotë se Evropës duhet t’i kalojnë më shumë kompetenca kombëtare dhe BE-së duhet t’i akordohen më shumë mundësi kontrolli.[83] Këtë zgjidhje e mbështet edhe spekulatori Soros. Tre çështje janë për t’u analizuar në këtë kontekst: meqë Merkel dhe gjykata kushtetuese gjermane pranoi emetimin e eurobondeve dhe çfarë do të ndodhë nëse shtetet e kapitulluara do t’i nxjerrin në ankand ato? Nëse Merkel nuk shkon te kjo zgjidhje, cilat do të jenë masat e vendeve të kapitulluara që do të ushtrojnë mbi popujt? Dhe, së fundmi, Gjermania meqë është baza e unionit, sa mundësi ka që të shtojë shtypjen mbi popujt?
Pyetjes së parë mund t’i përgjigjemi shkurt: duke emetuar vendet e kapitulluara eurobonde, me garanci eurozonën, atëherë, cilët investitorë do t’i blejnë? Në këtë situatë është pothuajse e sigurt se asnjëri nuk do të investojë në shtetet e rrënuara ekonomikisht të eurozonës, përveç Gjermanisë. Por edhe nëse supozojmë se investitorët investojnë në vendet e eurozonës, sa mundësi kanë ata që të investojnë aty ku një vend ka përnjëmend nevojë?
Siç kam treguar në vend tjetër, investimet në kapitalizëm janë kaotike dhe gjenerojnë gjithnjë probleme sociale, ekologjike dhe rrënime. Rruga që mbetet për t’u ndërmarrë është blerja e eurobondeve nga Banka Qendrore Europiane, që do të thotë më tej se nëse ajo e ndërmerr diçka të tillë, d.m.th duke blerë eurobondet greke, italiane, spanjolle, belge, franceze, irlandeze, portugeze ndoshta edhe të Gjermanisë etj., atëherë e gjithë eurozona do të shpërthejë në hiperinflacion, ristrukturim masiv dhe më shumë rrënime do të pasojnë. Tregu do të tronditet.
Kjo vërtetohet edhe nga fakti që vetë Gjermania në zhvillimin e ankandit të fundit për të shitur bondet e saj qeveritare në tregun ndërkombëtar me afat të gjatë, jo vetëm që nuk i shiti aq sa ajo kërkoi, por edhe përqindja e interesit (yield) u rrit nga 1.91% në 2.06%, pavarësisht se ky interes është një ndër më të ulëtit në eurozonë. Kështu, varianti i parë përjashtohet nga mundësia si mjet shpëtimi, pavarësisht se është më i mundshmi. Dhe përjashtohet, sepse ai nuk e zgjidh me siguri problemin, ose e zgjidh përkohësisht, por ai zgjat kohën e fazës që do të shohim më poshtë.
Ndërkohë, nëse situata vazhdon të jetë e nderë, atëherë si kërkesë për kthimin e kredive të investitorëve/kapitalistëve, masat mbi popujt do të shtrëngohen më shumë, d.m.th rrogat do të reduktohen më shumë dhe taksat do të rriten, sikurse sot në Greqi, Britani dhe më tej. Kjo është e vetmja zgjidhje politike që u ka mbetur elitave. Kjo zgjidhje është ajo që Wolf-i merr për bazë. Jo më kot, ekonomistët rekomandojnë një politikë inflacioniste për qendrën dhe tkurrëse për rajonin.[85] Por, nëse kjo situatë depresive vazhdon mbi popujt, atëherë historia na mëson se papunësia dhe varfëria krijon kushtet për krime dhe revolucione, sidomos kur shihet se oligarkia, pavarësisht krizës, varfërisë dhe reduktimit të rrogave, pasurohet më shumë, p.sh., vetëm këtë fillim – viti 2012 në Davos të Zvicrës ishin 70 miliarderë!
Mundësia e parë e zgjat problemin në kohë, por e bën atë më të rrezikshëm. Mundësia e dytë krijon kushtet për revolucion dhe përmbysje pushtetesh me dhunë – që do të thotë se nëse vijnë forca të reja në pushtet dhe nuk kanë diagnostifikuar shkaqet e krizave dhe rrënimeve të Historisë humane, cikli i krizave do të fillojë sërish. Është e qartë se politikanët profesionistë nuk i kanë të qarta gjërat dhe reformat që propozojnë janë rrugë pa krye. Ndërkohë, mundësia e tretë do të analizohet në vazhdim, duke shtruar një pyetje të peshuar mirë: mos ndoshta Gjermania tashmë është ‘Perandori’ i vërtetë i eurozonës dhe si u transformua ky vend në fillim të shekullit XX në barbarë?
Re: Demokraci apo barbari?
Totalitarizmi post-modern: si lindi nazizmi në gjermani dhe sa mundësi ka të lindë sërish?
Le të shohim shkurtimisht se ç’na mëson Historia:
Si në krizat e sotme, problemi kyç i Gjermanisë në vitin 1931 ishte borxhi i huaj. SHBA-ja ishte kreditori më i madh i Gjermanisë, dhe borxhet e Gjermanisë ishin vlerësuar në dollarë amerikanë. Që në mesin e vitit 1922, qeveria e saj kishte marrë hua sasi të mëdha jashtë vendit për t’i shërbyer pagesave në lidhje me Francën dhe Britaninë.
Krediti i huaj financoi lulëzimin dhe hiperinflacionin e saj të pas viteve 1923. Si Spanja, Irlanda dhe Greqia sot, ngritja e Gjermanisë së viteve 1920 ishte shkaktuar nga një flluskë krediti. Flluska plasi kur tregu financiar i SHBA-së ra në vitin 1929. Investitorët e SHBA-së dhe bankat u goditën fort, humbën besimin dhe reduktuan rreziqet e tyre – sidomos investimet e tyre në asetet Europiane. Rrjedha e kreditit në Gjermani, Austri dhe Hungari ndaloi menjëherë. Investitorët e SHBA-së nuk donin Reichmark – kartëmonedhën gjermane – por dollarë, një kartëmonedhë që Gjermania nuk mund ta printonte.
Tërheqjet e dollarit nga Gjermania – sidomos jashtë depozitave të bankave gjermane – çuan në shterimin e shpejt të kartëmonedhës së rezervave të Reichbank. Për të fituar dollarë Gjermania duhet të këmbente llogaritë deficitare të saj në tepricë. Por, si në krizën e sotme, Gjermania ishte grackuar në sistemin e kartëmonedhave me përqindje të palëvizshme këmbimi, standardin e arit, dhe nuk mund të zhvlerësonte monedhën e saj. Sidoqoftë, qoftë edhe kur braktisi standardin e arit, Kancelari Brüning dhe këshilltarët e tij ekonomik kishin frikë nga efektet inflacionare për një zhvlerësim dhe një ri-ardhje të hiperinflacionit të vitit 1923.
Pa likuiditet dollarësh nga jashtë, e vetmja rrugë që qeveria mund të operonte llogarinë e saj ishte shkurtimi i rrogave dhe kostove deflacionare. Vetëm në dy vjet Brüning shkurtoi shpenzimet publike në 30%. Kancelari rriti taksat dhe shkurtoi rrogat dhe shpenzimet e sigurimeve shoqërore në përballjen e rritjes së papunësisë dhe varfërisë. PBB-ja reale ra në 8% në 1931 dhe 13% një vit më vonë, papunësia u rrit në 30% dhe parátë vazhduan të dilnin jashtë vendit. Llogaria rrjedhëse u kthye nga një deficit i madh në një tepricë të vogël. Por nuk kishte shumë dollarë të disponueshëm në tregjet botërore. Në vitin 1930 Kongresi i SHBA-së prezantoi tarifën Smoot-Hawley për të mbajtur importet jashtë vendit.
Vendet me debite në dollarë u ndaluan nga tregu i SHBA-së dhe nuk mund të fitonin parátë e nevojshme për t’u shërbyer borxheve të tyre. Situata nuk u përmirësua kur presidenti Hoover propozoi një moratorium një vjeçar në të gjithë debitin e Gjermanisë. Moratoriumi i kundërshtua nga Franca – e cila këmbënguli në riparimin e pagesave gjermane. Kur Kongresi miratoi si përfundim moratoriumin në vitin 1931, ai ishte shumë pak, shumë vonë. Në verën e vitit 1931, bankat gjermane filluan të dështonin, duke shkaktuar edhe një kërcitje krediti me një paketë publike që të shpëtonin bankat më të mëdha. Moratoriumi i Hoover dhe një politikë për ekspansion fiskal erdhi shumë vonë nën pasardhësin e Brüning – von Papen: kapitullimet dhe papunësia vazhduan të rriteshin dhe Nazistët fituan hapësirë politike.
Amerika ndihmoi pa dashur në shkatërrimin ekonomik dhe në shfaqjen e nazizmit në Gjermani. Dhe jo vetëm: ajo shkaktoi brenda pak vitesh shfaqjen e Luftës së Dytë Botërore dhe gjithë humbjet dramatike që pasuan. Por, nëse Amerika ruan rolin e globalistes, tashmë rolin e Amerikës në Eurozonë e ka zëvendësuar Gjermania. Ajo mund të shkaktojë pothuajse të njëjtin skenar, meqenëse Merkel adoptoi ndryshimin e Traktatit në favor të eurobondeve dhe nuk e zgjidhi problemin politikisht. Problemi politikisht zgjidhet nëse vendet e Europës adoptojnë të gjitha masat që propozon ky Projekt; ndryshe, ajo është e destinuar që të përjetësojë nazizmin e rradhës.
Në kuptimin që nazizmi do të jetë pjesë e shoqërisë gjermane, por nuk do të përbëjë rrezik për shpërthime të dimensioneve që bota njeh historikisht. Nëse ajo përkeqësohet ekonomikisht dhe shtohet papunësia, në një rast të tillë nazistët siç kanë bërë në të kaluarën, do ta hedhin përgjegjësinë tek emigrantët dhe jo te politikat e globalizmit neoliberal, sepse në globalizmin neoliberal që sot ka arritur në kompletim të paparë, përmes përqendrimit të pushtetit në elitën mbikombëtare, (natyrisht) një pseudo-ndërkombëtarizim, ekziston de facto, ndryshe nga periudha statiste ku shtet-kombi ishte shumë i fuqishëm dhe kishte shumë mundësi që të merrte dimensione të mëdha edhe nacionalizmi edhe fashizmi për arsye historike që sot nuk kanë lidhje me realitetin, d.m.th mobilizimi masiv e një populli drejt një ekspansioni kombëtar me mjete ushtarake dhe luftarake si në dy luftërat botërore që njeh Historia, është i pamundur sepse vendet e mëdha e kanë realizuar atë në pjesën më të madhe të globit me ekspansion socio-ekonomik dhe aty ku nuk është themeluar ende diçka e tillë, ushtrohet ekzaktësisht e njëjta gjë, megjithëse në emër të “demokracisë”, pushtimi ushtarak si fillim dhe më vonë pushtimi socio-ekonomik.
Në fjalë të tjera, “Rendi i Ri Global” ka zëvendësuar pushtimin ushtarak të dikurshëm. Ajo që mbetet është ruajtja e tensioneve sociale qoftë edhe në Gjermani, me qëllim që shkaktarët e vërtetë të krizave, d.m.th elitat, kurrë mos të dekonspirohen. Kështu, çorientimi i opinionit publik nga fashizmi i ‘vërtetë’, d.m.th “demokracia” parlamentare dhe tregu i markeringut, zbutet kryesisht përmes masmedias, sepse siç ka treguar bindshëm T. Fotopoulos, kushtet objektive të paraluftës që karakterizoheshin nga papunësia e “hapur”, ku jo vetëm që ishin më masive nga papunësia e sotme, por nuk shoqërohen nga disa rrjete të asistencës sociale si të sotmet (ku zëvendësuan shtetin e asistencës sociale).
Gjithashtu, katastrofën ekonomike të paraluftës të klasës së mesme e trashëgoi lulëzimi i saj i sotëm në Veri (por jo edhe në Jug, shiko p.sh., Argjentinën). Ndryshimi rrënjësor në kushtet objektive përcaktohet nga mënyra e procesit zhvillimor të të dyja periudhave. Në periudhën e paraluftës, zhvillimi i ekonomisë së tregut mbështetej në tregun e brendshëm, fakt që lejon p.sh., te partia naziste të zbatojë në Gjermani politika të buxheteve deficitar të financuar me kartëmonedhë të re, kontrollin e çmimeve dhe rrogave, drejtim shtetëror të investimeve private etj., – politika që çuan në kalimin e papunësisë masive edhe pára se të fillonte armatimin masiv.
Ndërkohë, sot, ndërkombëtarizimi i ekonomisë së marketingut intensifikohet çdo ditë (pavarësisht kacafytjeve social-demokratike se erdhi koha e saj!) që do të thotë se zhvillimi i saj përcaktohet në mënyrë vendimtare nga konkurrenca ndërkombëtare. Kjo ka si pasojë që partitë, qoftë të Djathtës, qoftë të “Majtës”, që nuk dyshojnë vetë ndërkombëtarizmin e ekonomisë së tregut, nuk janë në gjendje për të adoptuar programe të vlerësueshme politike për përballimin e problemeve të sotme, të cilat kryesisht shkaktohen nga globalizmi kapitalist: pasiguri pune dhe punësim, lulëzim të emigracionit, por edhe i krimit, katastrofë ekologjike, rrafshim i kulturës kombëtare dhe minim i sovranitetit kombëtar brenda BE-së, etj.
Sa u përket kushteve subjektive, krijimi i lëvizjeve fashiste predispozon ekzistencën e lëvizjeve të fuqishme anti-sistemike që kërcënojnë që të marrin pushtetin. Kjo ndodhte me lëvizjet e paraluftës, fakt që shtyu shtresat e mesme dhe mikroborgjeze të kthehen te lëvizjet fashiste dhe elita ekonomike t’i mbështeste direk ose indirekt, me qëllim shkatërrimin e lëvizjeve anti-sistemike. Lëvizjet fashiste ishin lëvizje politike masive me programe politike kompakte dhe organizim me disiplinë ushtarake, ndryshe nga partitë e sotme ultra të djathta laiciste që janë kryesisht të “shpërbëra” dhe mbështeten nga një elektorat mozaik, shumë prej tyre shkojnë tek ato pikërisht për arsye të mungesës së lëvizjeve radikale në një të “Majtë” të zhytur në borxhe (politikisht dhe ideologjikisht), e cila adopton të gjithë kuadrin institucional të globalizmit neoliberal në Bashkimin Europian.
Në këtë mënyrë, partitë politike mundohen të blejnë vota dhe të manipulojnë opinionin publik rreth ‘shkaqeve’ të vërteta të krizave sociale, ekonomike, ekologjike dhe më tej. Ndaj dhe manipulimi i radhës i elitës mbikombëtare me luftën kundër “terrorizmit” mysliman, qoftë brenda vendeve perëndimore, qoftë në Lindjen e Mesme, sikur ta kenë fajin të tjerët për rrënimet ekonomike në Perëndim!
Përgjegjësia bie mbi elitat, jo mbi grupet etnike të një shoqërie, sepse fajin s’e ka emigranti apo myslimani për tkurrjen e sektorit publik dhe privat, siç pretendojnë shumë në hapësirën neoliberale. Fajin e ka beteja e konkurrencës që imponon globalizmi kapitalist dhe përqendrimi i ekonomisë te shumëkombëshet ose te ndërmarrjet e mëdha të një vendi. Ndërkohë, emigrantët dhe myslimanët detyrohen të punojnë në kushte me rroga që nuk mund të vendosen mbi vendasit dhe mbulojnë ato duar pune që krijon kryesisht ‘anarkizmi’ i tregut të marketingut. Kështu, elita mbikombëtare dhe vendore është përgjegjëse në çorientimin e opinionit publik rreth shkaqeve të vërtetë të krizave sociale dhe, në kompensim, kultivon ksenofobinë dhe racizmin, duke promovuar studime se krimi është rritur kryesisht nga të huajt, emigrantët etj., që në fakt, s’është aspak e vërtetë. Siç përfundon Takis Fotopoulos:
Është e qartë se rreziku kundër lirisë sonë nuk vjen nga fashizmi in-ekzistent i partive laike të së Djathtës ekstreme, që kur marrin pushtetin në kuadrin institucional konkret sillen si partitë e pushtetit. Rreziku real vjen nga totalitarizmi ekzistent “demokratik” që mishëron elita mbikombëtare dhe degët e vendeve në partitë e pushtetit, por edhe në të “Majtën” tradicionale, i cili themelohet në sistemin e ekonomisë së ndërkombëtarizuar dhe “demokracisë” përfaqësuese. Është ky totalitarizëm i ri që rrëzon liri të arritura në një vend në tjetrin për hatër të “luftës kundër terrorizmit”.
Është i njëjti totalitarizëm që imponon, në bazë të të njëjtit justifikim, politikën fashiste të zhdukjes së çdo regjimi ose lëvizjeje popullore që kundërshtojnë Rendin e Ri Global: nga Palestinezët deri te rrymat radikale në lëvizjen kundër-globalizmit. Së fundmi, është i njëjti totalitarizëm që futi ideologjinë e “distancave të barabarta” midis të shtypurve dhe shtypësve, ideologji që adoptojnë edhe ish-lëvizjet radikale ekologjike (anëtarët e të cilave nuk hezitojnë të flasin paturpësisht për “subvencion therjeje” që marrin familjet e bombarduesve vetëvrasës), duke kontribuar kështu në pranimin më të lehtë të shkatërrimit të lëvizjeve nacionalçlirimtare
Re: Demokraci apo barbari?
Politikanët shqiptarë: midis shitjes dhe blerjes
Pavarësisht këtyre fakteve, politikanët profesionistë shqiptarë jo vetëm që nuk e kanë idenë se çfarë bëjnë kur miratojnë politika anti-popullore dhe anti-kombëtare në emër të popullit, por ata, pa asnjë dyshim, po e çojnë vendin në gojën e ujkut, kur propagandojnë këtu e njëzetë vjet integrimin në BE. Këto njëzet vjet janë të humbura për vendin tonë, nëse marrim në konsideratë gjithë humbjet njerëzore, shkatërrimet e kooperativave, katastrofën ekologjike, shfarosjen e vlerave tona kombëtare etj. Edhe “kundërshtimet” sporadike të parashikimeve të FMN-së, nga Ridvan Bode, ish-Ministri i Financave, nuk sjellin ndonjë përtëritje në mendimin radikal shqiptar kur vetë FMN-ja ka themeluar principet e saj në treg, d.m.th ‘katër liritë’ (pushtimin ekonomik).
As edhe tetë shtyllat e PS-së, nëse ata nuk pretendojnë një politikë të re, d.m.th të ndalojnë së marri rekomandime nga Europa; të adoptojnë një ekonomi introverte dhe ambiverte; të refuzojnë qartë privatizimin e pasurisë publike (politikat konçesionare); të gjithë-përfshijnë në politikë dhe në vendimmarrje qytetarët; të adoptojnë principe humane (solidaritet etj.); të ndryshojnë operimin dhe refuzimin e bankave tregtare dhe t’i kthejnë ato në banka rajonale dhe zhvillimi racional. Rrugët diplomatike për t’iu shmangur presioneve të kapitalit të huaj ekzistojnë;[90] ajo që mungon është papjekuria e skajshme e klasës politike në Shqipëri.
Shkurt:Për të siguruar punë të përhershme për punëtorët, por edhe kënaqjen cilësore të nevojave të konsumatorëve, ajo që mund të bëhet është krijimi i një lëvizjeje qytetare me qëllim që të vijnë ndërmarrjet publike nën kontrollin e “bashkive” të reja, të cilat do të themeloheshin në mbledhjet e qytetarëve. Krijimi paralel i institucioneve demokratike direkte nëpër bashki, të cilët do të jepnin kontrollin e ndërmarrjeve të bashkisë dhe të popullarizimit te vetë anëtarët e bashkisë, do të lejonte kalimin në një Demokraci Gjithëpërfshirëse, përmes kalimit gradual të burimeve dhe të ardhurave prodhuese nga ekonomia e tregut te sektori i ri “Demokratizues”.
Ky ndryshim nuk mund të bëhet, për sa kohë që politikanët profesionistë nuk e kanë në mendje një proces të tillë. Këshillat e Ministrave të papërgjegjshëm, sikurse janë ata të ekonomisë, do t’i konsiderojë vetë Historia si antikombëtare. Konsidero p.sh., ish Ministrin e Ekonomisë, Arben Malaj, se çthotë lidhur me krizën e Shqipërisë:
Sot sistemi ynë bankar krediton në ekonominë tonë rreth 40% të PBB-së, një shumë e konsiderueshme për të mbështetur zhvillimin tonë. Totali i shpenzimeve qeveritare në ekonomi gjatë një viti buxhetor është rreth 30% e PBB-së… të mbështeten me kredi vetëm bizneset e suksesshme, kjo e bën rritjen ekonomike më konkurruese, kjo i bën bizneset më të suksesshme edhe në periudha kritike të cikleve ekonomike!
Ndërkohë, në një shkrim të fundit, i njëjti ish-Ministër dhe programues i politikave ekonomike të Partisë “Socialiste”, megjithëse sjell një pasqyrë të shkurtër dhe shkaqe sipërfaqësore të rrënimit ekonomik në vend (njëlloj siç bëjnë homologët e tij), aludon se nuk duhet të shpresojmë shumë nga “grantet” e BE-së, kur nuk sjell asnjë zgjidhje konkrete të situatës – përveç disa leksioneve që edhe studentët e vitit të parë të ekonomikut mund t’i argumentojnë.
Kështu, Malaj, njëlloj si homologu i tij Bode, ishte kaq i bindur me përmbysjen e ekonomisë – nga njerëzore në instrumentale – saqë si fillim këmbënguli te zhvillimi prezent dhe tani dyshon tek ai! Madje, ai adopton principin më të egër të kapitalizmit, ‘vdis ose zhvillohu’ - ex officio/cathedra, sikur jeta të ishte lojë, sepse ai duke ‘rekomanduar mbështetjen me kredi vetëm bizneset e suksesshme’, d.m.th korporatat ose ndërmarrjet e mëdha, me të cilat ai dhe shokët e tij ndajnë thelat, përjashton gjithë të tjerët nga mundësia për të jetuar, meqë tregtarët e vegjël nuk kanë mundësi të zhvillojnë biznese të fuqishme.
Në fjalë të tjera, ai, si gjithë shokët e tij, mbështet zhvillimin e ekonomisë mbi instrumentet bankare dhe jo mbi njeriun, burimet tona natyrale, vendimet racionale dhe demokratike etj. Do të ishte, rrjedhimisht, krim i mëtejshëm nëse rinia shqiptare shpresonte te këta individë…
Re: Demokraci apo barbari?
4. Teoria marksiste dhe ortodokse: Banka Qendrore Europiane dhe ri-lindja e hegjemonisë gjermane
Kriza shumë-dimensionale e Europës dhe kriza Globale nuk është thjesht një krizë që shpërtheu sot si pasojë e bankave apo e gabimeve qeveritare, por sepse është një krizë sistemike e shkaktuar nga të gjithë strukturat që janë krijuar nga elitat dy shekujt e fundit: ato përfshijnë ideologjinë neoliberale dhe elementët që e përbëjnë atë. Ndërsa Guvernatori i Bankës Qendrore në Britani, Mervyn King, paralajmëroi bankat që operojnë në tregun Britanik për të rritur kapitalin, i cili shpreh paralelisht ‘besimin’ (!) e tij se bankat atje janë të shëndetshme, Ardian Fullani bën pas një dite të njëjtën gjë: përsërit mantrën e gënjeshtrave.
Në fakt, Fullanit dhe homologu të tij, King, në tregun ndërkombëtar të marketingut u kanë mbetur vetëm dy leva në dorë: ulja dhe ngritja e interesave bankare. Për këto dy leva, individët që punojnë në këto institucione paguhen shumë shtrenjtë nga punëtorët real të kësaj bote. P.sh., Fullani, përtej honorareve dhe privilegjeve, merr 360 mijë lekë në ditë, në një kohë kur rroga më e ulët mujore në Shqipëri është sa gjysma e rrogës ditore e Fullanit!
Njëlloj bën edhe Berisha kur dëgjon homologen e tij: Merkel, etj! Kuptohet se strumbullarët e sistemit e kanë kuptuar mjaft keq “demokracinë“ dhe virtytet e saj, dhe me këtë zbulojnë karakterin e vërtetë – që është parazitizmi dhe kultivimi i tiranisë. Kjo u duk mjaft qartë edhe në uljen e normës së interesit: pasi vlerësuan institucionet e tjera se tregu është tkurrur në vend, Fullani uli normën e interesit të paráve dekretive, me qëllim që të nxisë huatë kaotike të Bankës Qendrore bashkë me Dragi-n, Guvernatorin e Bankës Qendrore Europiane, që u emërua nga elita mbikombëtare dhe nuk u zgjodh demokratikisht!
Megjithëse ‘teoria’ e bashkimit ekonomik, politik dhe monetar në një union të vetëm është kundër-produktive dhe shkatërruese për periferitë -që mund të vërtetohet përmes teorisë marksiste apo ortodokse dhe nga eksperienca historike se në çdo bashkim ekonomik që përbëhet nga anëtarë të karakterizuar nga një shkallë e pabarabartë ekonomike (si në rastin e BE-së), themelimi i tregjeve të lira për të mirat materiale dhe kapitale do të çonin pashmangshmërisht në një situatë ku ata që përfitojnë nga lëvizja e lirë e mallrave dhe e kapitalit do të jenë rajonet/vendet më të avancuara (të cilët tashmë kanë zhvilluar nivele të larta prodhimi dhe teknologji të avancuara) në dëm të periferive, një fakt që mund të vërtetohet lehtësisht në Shqipëri sot, ku mallrat e huaja përjashtojnë çdolloj mundësie për rritjen dhe zhvillimin e strukturave ekonomike të vendit. Një situatë të njëjtë vendi ynë e ka përjetuar përgjatë mbretërisë së Zogut me pasoja katastrofike për ekonominë dhe të ardhmen tonë.
Nuk do të ishte e çuditshme që në mes të krizës Ukraina, për të ruajtur tregun e saj, ngriti tarifat e importit në më shumë se 350 mallra (makina, makineri agrikulture, mish etj.), që është njëlloj proteksionizmi i moderuar, dhe Uashingtoni brufulloi menjëherë duke e kërcënuar anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregut (WTO: Article 28, General Agreement on Tariffs and Trade)![95] Kjo tregon qartë se Uashingtoni ose për të qenë i drejtë, pushteti ekonomik i Uashingtonit nuk ka frikë nga Ukraina dhe humbja e një klienti, por nga efekti domino që do të pësojnë qeveritë, nëse Ukraina, megjithëse anëtare i freskët, ç’angazhohet bashkë me vende të tjerë nga kjo organizatë.
Ngritja e hegjemonisë gjermane
Teoria e bashkimit ekonomik vërtetohet edhe në kontekst: nëse pranojmë se ekonomia e ka zanafillën e saj në familje dhe quhet oiko-nomi, që është fjalë greke dhe nënkupton kultivimin e të mirave materiale në kontekstin e një familjeje dhe esenca e saj është kursimi, bazuar në aftësinë e një individi, ravijëzimit dhe lirisë ndërmarrëse, kjo s’do të thotë se dikush do t’i hapë derën dikujt tjetri për të punuar dhe për të përvetësuar ravijëzimin e një tjetri lirshëm dhe pa pengesa. Ky princip është i mjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë e lirive tregtare që imponon FMN-ja! Bashkimi Europian u krijua në sajë të përpjekjeve objektive gjermane. Ajo me zhvillimin ekonomik që pësoi tre dekadat e para të pas Luftës së Dytë Botërore, në sajë të demokracisë liberale dhe ndihmave që mori nga Amerika (pasi e shkatërroi), por gjithashtu edhe nga shpirti vetëmohues i popullit Gjerman për të krijuar një botë më të begatë, ndryshe nga kujtimet e luftës, kaloi sikurse pritej, në vitet ‘80 në stanjacion, ku dhe adoptoi konturet e politikave neoliberale (super-nacionalizëm, investime offshore etj.).
Aq sa ekonomia gjermane në vitin 1990 shihësh nga shumë analistë si vendi i sëmur i Europës. ‘Kostot e bashkimit me Gjermaninë Londore ishin më të mëdha se sa u parashikuan. Gjermania kishte një deficit për llogarinë rrjedhëse çdo vit nga viti 1991 deri në vitin 2001. Euro zgjidhimi problemet. Llogaria rrjedhëse u luhat në tepëricë, duke kulmuar në 7 për qind të PPB-së në vitin 2007’.
Kështu, Gjermania, vendi udhëheqës i eurozonës, duke filluar me një deficit prej 1% të PBB-së të bilancit të saj në vitin 2000 [çasti i bashkimit monetar], arriti një tepricë prej 5% të PBB-së në vitin 2010. Është e vërtetë se, në të njëjtën periudhë, kostoja e punës në Jugun Europian është rritur më shpejt se në Veri, dhe në vende si Greqia dhe Spanjë rritja e kostos së punës u rrit më shpejt se në Gjermani, gjë që ka çuar në rënien e konkurrencës dhe ka përkeqësuar bilancin e pagesave të tyre (deficiti i Greqisë u trefishua në numra absolut dhe i Spanjës u rrit më shumë se gjashtë herë, etj.) – i cili përfundimisht çoi në një rritje të borxhit publik për të financuar flluskën e “rritjes” që Greqia dhe Spanja kishin shijuar që nga koha e adoptimit të Euros.
Ndërsa kostoja e punës në Veriun Europian ra, një krahasim i tregut të punës midis SHBA-së dhe Gjermanisë nga viti 1980-2004 (periudha e shpërthimit të doktrinës neoliberale!), tregon se ‘paqëndrueshmëria e ciklit të tregut në Gjermani është rreth dyfish më e madhe se e SHBA-së’.[98] Sidoqoftë, përgjatë recesionit të fundit, Gjermania, ndryshe nga SHBA-ja, ka ruajtur qëndrueshmëri në rrjedhën e punëtorëve dhe në koston e punës, punësimit dhe ekonomisë si të tërë, që është pasojë e rolit dhe pushtetit që ajo ka përqendruar në kuadrin e eurozonës.
Ndërsa Gjermania ka ruajtur qëndrueshmëri në sektorin e punës me hapjen e tregut, ajo ka krijuar, si gjithë vendet e tjerë, që janë integruar në tregun ndërkombëtar të marketingut, oligarkinë e saj që është 10% dhe që zotëron dy të tretat e pasurisë kombëtare! Së fundmi, meqënse situata ekonomike gjermane pritet të përkeqësohet, për arsye evidente, dhe oligarkët e saj nuk kanë asnjë dëshirë për të ri-shpërndarë pasurinë kombëtare, Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë vendosi se ushtria në të ardhmen mund të përdorë armët e saj në rrugët gjermane në situata ekstreme ose të “përpjestimeve katastrofike” – por jo për kontrollin e demonstratave. Një masë dislokimi ushtarak i këtij lloji ishte ndërmarrë pas epokës naziste dhe u shfuqizua pas Luftës së Dytë Botërore! Është e qartë se pasanikët gjermanë, pasi pronësuan tre shtyllat ekonomike (bankat, resurset dhe mjetet e prodhimit) në jo më shumë se katër dekada, thurin kullat nga rebelimi i popullit gjermanë.
Ndërkohë, në Shqipëri, si pasojë e tkurrjes së remitancave, rrënimit të strukturave ekonomike, dobësimit të konkurrencës, sigurisë etj., është rritur kostoja e prodhimit të energjisë elektrike me 2.7%, e prodhimit në industrinë e nxjerrjes me 1.7%, në industrinë përpunuese me 1.8% me rritje më të madhe në rafinimin e naftës dhe gjithashtu kompanitë eksportuese me 1.4%, d.m.th mesatarisht, 2.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit (2011), sepse në kuadrin e rritjes ekonomike që bazohet në influencën e tregut (trade-led growth), kushtet dominante mbi drejtimin e prodhimit të ekonomisë, veçanërisht ato që lidhen me koston e prodhimit, bëhen kritikë: shtrydhja e kostos së prodhimit, në terma të kostos së punës dhe në terma të taksave të punëdhënësve dhe kontributet e siguracioneve, bëhen shumë të rëndësishme.
Në fjalë të tjera, sa më shumë të ngrihet kostoja e prodhimit, aq më shumë shtrydhen punëtorët dhe aq më shumë do të ulen taksat për investitorët ose do të ushtrohet presion mbi qeveritë që t’i ulin më shumë taksat me qëllim që të ruajnë investitorët fitimet dhe punësimin e punëtorëve. Me çmimet e naftës që do të rriten më shumë në të ardhmen, kostoja e prodhimit do të jetë shumë më e lartë dhe shtrydhja e punëtorëve më e madhe! Së fundmi, Merkel merr rolin e udhëheqjes së gjithë eurozonës; ajo jo vetëm nuk pyet më për varfërimin e periferive por përcakton e pushtetin e komisionit europian: sipas saj, ‘komisioni europian nuk duhet ketë më shumë pushtet se ç’ka sot’.
Kriza shumë-dimensionale e Europës dhe kriza Globale nuk është thjesht një krizë që shpërtheu sot si pasojë e bankave apo e gabimeve qeveritare, por sepse është një krizë sistemike e shkaktuar nga të gjithë strukturat që janë krijuar nga elitat dy shekujt e fundit: ato përfshijnë ideologjinë neoliberale dhe elementët që e përbëjnë atë. Ndërsa Guvernatori i Bankës Qendrore në Britani, Mervyn King, paralajmëroi bankat që operojnë në tregun Britanik për të rritur kapitalin, i cili shpreh paralelisht ‘besimin’ (!) e tij se bankat atje janë të shëndetshme, Ardian Fullani bën pas një dite të njëjtën gjë: përsërit mantrën e gënjeshtrave.
Në fakt, Fullanit dhe homologu të tij, King, në tregun ndërkombëtar të marketingut u kanë mbetur vetëm dy leva në dorë: ulja dhe ngritja e interesave bankare. Për këto dy leva, individët që punojnë në këto institucione paguhen shumë shtrenjtë nga punëtorët real të kësaj bote. P.sh., Fullani, përtej honorareve dhe privilegjeve, merr 360 mijë lekë në ditë, në një kohë kur rroga më e ulët mujore në Shqipëri është sa gjysma e rrogës ditore e Fullanit!
Njëlloj bën edhe Berisha kur dëgjon homologen e tij: Merkel, etj! Kuptohet se strumbullarët e sistemit e kanë kuptuar mjaft keq “demokracinë“ dhe virtytet e saj, dhe me këtë zbulojnë karakterin e vërtetë – që është parazitizmi dhe kultivimi i tiranisë. Kjo u duk mjaft qartë edhe në uljen e normës së interesit: pasi vlerësuan institucionet e tjera se tregu është tkurrur në vend, Fullani uli normën e interesit të paráve dekretive, me qëllim që të nxisë huatë kaotike të Bankës Qendrore bashkë me Dragi-n, Guvernatorin e Bankës Qendrore Europiane, që u emërua nga elita mbikombëtare dhe nuk u zgjodh demokratikisht!
Megjithëse ‘teoria’ e bashkimit ekonomik, politik dhe monetar në një union të vetëm është kundër-produktive dhe shkatërruese për periferitë -që mund të vërtetohet përmes teorisë marksiste apo ortodokse dhe nga eksperienca historike se në çdo bashkim ekonomik që përbëhet nga anëtarë të karakterizuar nga një shkallë e pabarabartë ekonomike (si në rastin e BE-së), themelimi i tregjeve të lira për të mirat materiale dhe kapitale do të çonin pashmangshmërisht në një situatë ku ata që përfitojnë nga lëvizja e lirë e mallrave dhe e kapitalit do të jenë rajonet/vendet më të avancuara (të cilët tashmë kanë zhvilluar nivele të larta prodhimi dhe teknologji të avancuara) në dëm të periferive, një fakt që mund të vërtetohet lehtësisht në Shqipëri sot, ku mallrat e huaja përjashtojnë çdolloj mundësie për rritjen dhe zhvillimin e strukturave ekonomike të vendit. Një situatë të njëjtë vendi ynë e ka përjetuar përgjatë mbretërisë së Zogut me pasoja katastrofike për ekonominë dhe të ardhmen tonë.
Nuk do të ishte e çuditshme që në mes të krizës Ukraina, për të ruajtur tregun e saj, ngriti tarifat e importit në më shumë se 350 mallra (makina, makineri agrikulture, mish etj.), që është njëlloj proteksionizmi i moderuar, dhe Uashingtoni brufulloi menjëherë duke e kërcënuar anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregut (WTO: Article 28, General Agreement on Tariffs and Trade)![95] Kjo tregon qartë se Uashingtoni ose për të qenë i drejtë, pushteti ekonomik i Uashingtonit nuk ka frikë nga Ukraina dhe humbja e një klienti, por nga efekti domino që do të pësojnë qeveritë, nëse Ukraina, megjithëse anëtare i freskët, ç’angazhohet bashkë me vende të tjerë nga kjo organizatë.
Ngritja e hegjemonisë gjermane
Teoria e bashkimit ekonomik vërtetohet edhe në kontekst: nëse pranojmë se ekonomia e ka zanafillën e saj në familje dhe quhet oiko-nomi, që është fjalë greke dhe nënkupton kultivimin e të mirave materiale në kontekstin e një familjeje dhe esenca e saj është kursimi, bazuar në aftësinë e një individi, ravijëzimit dhe lirisë ndërmarrëse, kjo s’do të thotë se dikush do t’i hapë derën dikujt tjetri për të punuar dhe për të përvetësuar ravijëzimin e një tjetri lirshëm dhe pa pengesa. Ky princip është i mjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë e lirive tregtare që imponon FMN-ja! Bashkimi Europian u krijua në sajë të përpjekjeve objektive gjermane. Ajo me zhvillimin ekonomik që pësoi tre dekadat e para të pas Luftës së Dytë Botërore, në sajë të demokracisë liberale dhe ndihmave që mori nga Amerika (pasi e shkatërroi), por gjithashtu edhe nga shpirti vetëmohues i popullit Gjerman për të krijuar një botë më të begatë, ndryshe nga kujtimet e luftës, kaloi sikurse pritej, në vitet ‘80 në stanjacion, ku dhe adoptoi konturet e politikave neoliberale (super-nacionalizëm, investime offshore etj.).
Aq sa ekonomia gjermane në vitin 1990 shihësh nga shumë analistë si vendi i sëmur i Europës. ‘Kostot e bashkimit me Gjermaninë Londore ishin më të mëdha se sa u parashikuan. Gjermania kishte një deficit për llogarinë rrjedhëse çdo vit nga viti 1991 deri në vitin 2001. Euro zgjidhimi problemet. Llogaria rrjedhëse u luhat në tepëricë, duke kulmuar në 7 për qind të PPB-së në vitin 2007’.
Kështu, Gjermania, vendi udhëheqës i eurozonës, duke filluar me një deficit prej 1% të PBB-së të bilancit të saj në vitin 2000 [çasti i bashkimit monetar], arriti një tepricë prej 5% të PBB-së në vitin 2010. Është e vërtetë se, në të njëjtën periudhë, kostoja e punës në Jugun Europian është rritur më shpejt se në Veri, dhe në vende si Greqia dhe Spanjë rritja e kostos së punës u rrit më shpejt se në Gjermani, gjë që ka çuar në rënien e konkurrencës dhe ka përkeqësuar bilancin e pagesave të tyre (deficiti i Greqisë u trefishua në numra absolut dhe i Spanjës u rrit më shumë se gjashtë herë, etj.) – i cili përfundimisht çoi në një rritje të borxhit publik për të financuar flluskën e “rritjes” që Greqia dhe Spanja kishin shijuar që nga koha e adoptimit të Euros.
Ndërsa kostoja e punës në Veriun Europian ra, një krahasim i tregut të punës midis SHBA-së dhe Gjermanisë nga viti 1980-2004 (periudha e shpërthimit të doktrinës neoliberale!), tregon se ‘paqëndrueshmëria e ciklit të tregut në Gjermani është rreth dyfish më e madhe se e SHBA-së’.[98] Sidoqoftë, përgjatë recesionit të fundit, Gjermania, ndryshe nga SHBA-ja, ka ruajtur qëndrueshmëri në rrjedhën e punëtorëve dhe në koston e punës, punësimit dhe ekonomisë si të tërë, që është pasojë e rolit dhe pushtetit që ajo ka përqendruar në kuadrin e eurozonës.
Ndërsa Gjermania ka ruajtur qëndrueshmëri në sektorin e punës me hapjen e tregut, ajo ka krijuar, si gjithë vendet e tjerë, që janë integruar në tregun ndërkombëtar të marketingut, oligarkinë e saj që është 10% dhe që zotëron dy të tretat e pasurisë kombëtare! Së fundmi, meqënse situata ekonomike gjermane pritet të përkeqësohet, për arsye evidente, dhe oligarkët e saj nuk kanë asnjë dëshirë për të ri-shpërndarë pasurinë kombëtare, Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë vendosi se ushtria në të ardhmen mund të përdorë armët e saj në rrugët gjermane në situata ekstreme ose të “përpjestimeve katastrofike” – por jo për kontrollin e demonstratave. Një masë dislokimi ushtarak i këtij lloji ishte ndërmarrë pas epokës naziste dhe u shfuqizua pas Luftës së Dytë Botërore! Është e qartë se pasanikët gjermanë, pasi pronësuan tre shtyllat ekonomike (bankat, resurset dhe mjetet e prodhimit) në jo më shumë se katër dekada, thurin kullat nga rebelimi i popullit gjermanë.
Ndërkohë, në Shqipëri, si pasojë e tkurrjes së remitancave, rrënimit të strukturave ekonomike, dobësimit të konkurrencës, sigurisë etj., është rritur kostoja e prodhimit të energjisë elektrike me 2.7%, e prodhimit në industrinë e nxjerrjes me 1.7%, në industrinë përpunuese me 1.8% me rritje më të madhe në rafinimin e naftës dhe gjithashtu kompanitë eksportuese me 1.4%, d.m.th mesatarisht, 2.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit (2011), sepse në kuadrin e rritjes ekonomike që bazohet në influencën e tregut (trade-led growth), kushtet dominante mbi drejtimin e prodhimit të ekonomisë, veçanërisht ato që lidhen me koston e prodhimit, bëhen kritikë: shtrydhja e kostos së prodhimit, në terma të kostos së punës dhe në terma të taksave të punëdhënësve dhe kontributet e siguracioneve, bëhen shumë të rëndësishme.
Në fjalë të tjera, sa më shumë të ngrihet kostoja e prodhimit, aq më shumë shtrydhen punëtorët dhe aq më shumë do të ulen taksat për investitorët ose do të ushtrohet presion mbi qeveritë që t’i ulin më shumë taksat me qëllim që të ruajnë investitorët fitimet dhe punësimin e punëtorëve. Me çmimet e naftës që do të rriten më shumë në të ardhmen, kostoja e prodhimit do të jetë shumë më e lartë dhe shtrydhja e punëtorëve më e madhe! Së fundmi, Merkel merr rolin e udhëheqjes së gjithë eurozonës; ajo jo vetëm nuk pyet më për varfërimin e periferive por përcakton e pushtetin e komisionit europian: sipas saj, ‘komisioni europian nuk duhet ketë më shumë pushtet se ç’ka sot’.
Re: Demokraci apo barbari?
Merkel: përballë greminës dhe shkëmbit
Pavarësisht se Merkel arriti dhe bindi Gjykatën Kushtetuese Gjermane për përdorimin e eurobondeve, nën justifikimin se Gjermania vjel dobitë e nevojshme për tregun e saj, ajo do të ndeshet, pa asnjë dyshim, me hiper-inflacionin e radhës, jo sepse Merkel e di paraprakisht rezultatin e vendimeve të saj, pavarësisht se sjell shembuj të vrapimeve maratonomake në ligjëratat e saj, kur aludon se di paraprakisht fundin e veprimeve: ajo dhe gjithë politikanët e tjerë të kësaj bote vuajnë nga mangësitë e njohjes së politikave monetare, efektet e saj, ciklet, qorrsokakët, zhvillimin dhe dështimet e politikave ekonomike përgjatë historisë ekonomike etj. Kësisoj, Merkel dhe ekonomia Gjermane gjendet përballë greminës dhe shkëmbit, pavarësisht kamuflimit të mirë të krizës gjermane, d.m.th ajo thjesht gjendet në situatën ku luan njëherësh me durimin e periferive dhe të popullit gjerman (klasës së mesme dhe nënklasës).
Ndërsa në vitin 2012 Ministrat e Eurozonës miratuan “Marrëveshjen Fiskale” (Fiscal Compact), i cili hyri në fuqi në Janar të vitit 2013 mbi vendet që e kanë nënshkruar, që lidhet kryesisht me stabilizmin e borxheve të qeverive, ngaqë kriza në Eurozonë po thellohet, përflitet për ‘bashkim fiskal’ (fiscal union) duke përfshirë shpëtime bankare, ‘bashkim bankar’ (banking union) etj., me mbikqyrje bankare që buron nga Frankfurti, në vitin 2013, plani Franko-Gjerman, propozoi ‘rezolutën e bordit të vetëm duke përfshirë autoritetin e rezolutës kombëtare’. Por këto propozime dhe miratime janë sa të pamundur aq edhe naivë; dhe janë të pamundur sepse Merkel do të vazhdojë të mos taksojë korporatat nëse kërkon investime në vend, që do të thotë se buxheti i qeverisë gjermane do të jetë deficitar ose në rënie; dhe naivë sepse asnjë instrument tregtar nuk garanton efiçencë dhe përgjegjshmëri në një bashkim fiskal, përtej implikimeve të tjerë.
Më së fundmi, ndërsa taksapaguesit europianë kanë paguar që nga fillimi i krizës së fundit, 2008, më shumë se 1,600 bilion euro për të shpëtur bankat e kapitulluara, ministrat e financave të BE-së, ranë në ujdi në fund të qershorit të vitit 2013, për të imponuar humbjet e së ardhmes edhe mbi kreditorët, duke ruajtur, sigurisht, disa masa kombëtare (national discretion), siç është “shtetëzimi” i bankave nën disa kushte.[108] Qëllimi është, gjoja, të ndajnë barrën midis qytetarëve dhe bankierëve. Pa u çuditur, duke filluar nga viti 2018, regjimi i ashtuquajtur “bail-in”, ose “shpëtim nga brenda”,mund të detyrojë aksionerët, zotëruesit e obligacioneve dhe disa depozitorë për të kontribuar në koston e përgjithshme të kapitullimit të bankave.
Depozitat e siguruara nën 100,000 euro përjashtohen dhe depozitave të pasiguruara të individëve dhe ndërmarrjeve të vogla u jepet një status preferencial në renditjen e “shpëtimit nga brenda”. Ky ligj, menjëherë sa të miratohet në Bruksel, konsiderohet nga “eurostrumbullarët” si hapi i parë për “bashkim bankar” (“banking union”), meqënse i njëjti ligj aplikohet mbi të gjithë anëtarët. Kështu 8% e totalit të saldos pasive të bankave të dështuara —si fillim aksionerët, më pas mbajtësit e rinjë të bondeve, dhe pastaj depozitat e pasiguruara (mbi 100,000 euro) duhet efektivisht të fshihen përpara se të përdoren fonde publike.
Vështirësia tjetër në këtë marrëveshje, ishte përcaktimi i bankave “sistemike”, d.m.th. se si, ndoshta dhe se kur, do të konsiderohet një bankë “sistemike”. Por, eurostrumbullarët edhe për këtë gjetën një pikë të përbashkët: ata ranë në ujdi se kapitalizimi i bankave duhet të mbulohet nga shumë burime, siç është ndihmesa bankare prej 1,3% —që do të jetë edhe burimi buxhetor i shtetit për çdo konsolidim/shtetëzim bankar.
Kjo ndihmesë do të furnizojë një arkë likujdimi, siç quhet, e cila, do të mund, me rradhë, të furnizojë me kapitale bankat problematike, të cilat nuk do të tejkalojnë 5% të saldos pasive. Mbështetja nga çdo lloj burimi tjetër presupozohet se duhet të miratohet nga Brukseli. Përnjimend, eurostrumbullarët krijuan një mekanizëm shtrëngues për bankat, por, ata kurrë nuk do të arrijnë të frenojnë manipulimet bankare; gjithashtu, modeli ekonomik kapitalist europian është i destinuar që të dështojë dhe do të dëmtojë popujt dhe ekosistemin.
Në fakt, nëse gjykojmë nga sasia e kursimeve të depozitorëve, që janë për pjesën më të madhe të popullatës, minimale, dhe në rënie, kjo masë do të godasë klasën e mesme, atë klasë që përcakton edhe fatin e elitave, por edhe çdolloj kursimi tjetër. Në anën tjetër, sipas një parashikimi, ekonomia gjermane do të ketë rritje mesatare vjetore ekonomike deri në vitin 2060 rreth 1.1 për qind: sa mundësi do të ketë Gjerimania, rrjedhimisht, me një rritje ekonomike të ulët të ndihmojë njëherësh periferitë, popullin gjerman, që sipas një studimi,sistemi social do të jetë në krizë nëse nuk merren masa konkrete, siç është taksimi i të pasurve, kur dihet se çdo parashikim varet vendimtarisht nga aftësia e konkurrencës në nivel global, taksat respektive dhe çmimi i naftes, që, siç dihet, zakonisht, parashikimet janë pa anjë bazë të shëndosh shkencore?!
Re: Demokraci apo barbari?
Dimensioni i ‘pasivizimit’ politik
Një dimension tjetër negativ i unionit është pasivizimi i rajonit, politikisht, ekonomikisht, demokratikisht etj. Kështu, përnjëmend, Gjermania gjeneron dobi maksimale nga formimi i Unionit, por ajo në kohë pasivizon ekonomitë dhe politikat e rajonit, të cilat jo vetëm që nuk i zhvillojnë dot strukturat ekonomike me qëllim që të konkurrojnë, sikurse globalizmi neoliberal imponon, me tregun ndërkombëtar të marketingut, por të dështojnë, sikurse kanë dështuar në politikën fiskale buxhetet etj.
Kjo dukuri vrojtohet edhe në qeverinë qendrore të një vendi në lidhje me bashkitë rajonale: e para bllokon rritjen ekonomike të bashkive sepse bashkiakët kanë të njëjtin qëllim kur ngjiten në detyrë si qendrorët: pasurimin dhe jo zhvillimin e strukturave ekonomike publike, gjithashtu dhe zhvillimin e demokracisë, kur në vend dominon kapitali privat – dhe bashkitë nuk kanë mundësi të zhvillojnë ekonominë sepse në vend mbizotërojnë katër liritë e FMN-së (në Shqipëri janë themeluar për momentin dy liri: liria e kapitalit dhe liria e mallrave, por jo liria e punës dhe e shërbimeve.
Kjo për arsye se vendeve të pasura nuk u interesojnë njerëz të pakualifikuar dhe bllokojnë me çdo mënyrë lëvizjen e lirë të punës dhe shërbimeve drejt vendeve të tyre. Ndërkohë, lëvizja e burokratëve drejt vendeve të vogla është themeluar!). Kjo politikë i bën vendet e vogla që të ndërmarrin masa kundër-produktive: shkurtim të rrogave, pensioneve – politikat e kursimeve dhe shkurtimin punëtorëve në sektorin publik, duke shkaktuar papunësi, privatizime masive, tensione sociale etj.
Ndërkohë, investimet në infrastrukturë që u imponohet vendeve të rajonit, që gjenden brenda kuadrit të Unionit, janë me një kosto më të lartë, sepse një praktikë e tillë krijon një shkallë më tepër në lëvrimin e paráve, meqë investimet varen nga parátë, d.m.th nga Banka Qendrore Europiane, te Bankat Qendrore Kombëtare, dhe këto të fundit fryjnë tregun përmes bankave të nivelit të dytë, të cilat do të mundohen të nxisin konsumin me kredi dhe interes të ulët dhe pa asnjë objektivizim konkret të ekonomisë vendore, ose objektiv social, siç është autonomia politike, ekonomike dhe sociale rajonale, megjithëse ekziston skenari i nxjerrjes jashtë loje i bankave qendrore kombëtare me qëllim që të dominojnë bankat private.
Kështu, BQE jo vetëm që krijon kushtet për një rreth vicioz, por në kuadrin ekonomik që gjenden vendet e integruara në tregun ndërkombëtar të marketingut, ajo në kohë i shkatërron ato më shumë. Ky është një tjetër faktor që euro-sistemi mbart në esencë kundër-prodhim dhe varfërim të mëtejshëm të periferive dhe gjysmë-periferive. Por, le të ekzaminojmë në më shumë detaje se përse nuk përdoret mjeti i fundit (last resort) nga Banka Qendrore Europiane (BQE) dhe çfarë mbart ajo në brendësinë e saj?
Lindja e grupit të Frankfurtit, borxhet e unionit dhe perandoria e bankave
Bota e mijëvjeçarit të tretë gjendet përpara një rrethi vicioz, por me përmasa shumë më të mëdha se e kaluara, sepse pushteti politik – dikur i popullit – përherë dhe më shumë përqëndrohet te dëshira e mirë e elitës mbikombëtare, të cilës politikanët vendorë i krehin bishtin dhe e fërkojnë si njeriu macen; dhe ndërsa macja e ngre më shumë bishtin —nga fërkimi, ashtu edhe elita mbikombëtare ngre pushtetin e saj! Siç citon, dhe jo pa arsye, gazeta britanike The Guardian tetë Psaltët (Acolytes) e Elitës Mbikombëtare dhe Kapitaliste:
Dhe, ja, se si operojnë gjërat. Vendimet reale në Europë merren tashmë nga grupi i Frankfurtit, një klikë e formuar nga tetë njerëz: Lagarde; Merkel; Sarkozy; Mario Draghi, presidenti i ri i BQE; José Manuel Barroso, president i Komisionit Europian; Jean-Claude Juncker, kryetar i Eurogrupit; Herman van Rompuy, president i Këshillit Europian; dhe Olli Rehn, komisioneri i ekonomisë për çështjet monetare Europiane. Ky grup i cili nuk është përgjegjës tek asnjëri [por veç te politikat neoliberale, siç ravijëzohen nga drejtorët e korporatave dhe bankave] kontrollojnë situatën në Europë.
Kjo klikë vendon se, nëse Greqia duhet të lejohet që të mbajë një referendum dhe nëse dhe kur Athina duhet të marrë thelën (tranche) e rradhës për shpëtimin e saj në pará të thata. Se çfarë e shqetëson këtë grup është ajo se çfarë mendon tregu financiar dhe jo se çfarë mund të dëshirojnë votuesit. Sa i përket qeverive, se nëse kanë ndonjë pushtet, ai është i zhvendosur dhe vendosur në duart e Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN-së. Është sikur sahati demokratik të ishte kthyer pas në ditët kur Franca ishte e sunduar nga Burbonët!
Megjithëse grupi i Frankfurtit, që u quajt së fundmi nga Ministri i Jashtëm finlandez, Erkki Tuomioja, se atje janë “katër gangsterë”, duke përfshirë këtu edhe presidentin e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, dhe se ‘tek ata nuk duhet të besohet’ – dhe se Finlanda po përgatitet të dalë nga Eurozona, duke vlerësuar se ‘ose Jugu ose Veriu do të largohet sepse kjo vjedhje monetare po shkakton mizerje për miliona [njerëz] dhe po shkatërron të ardhmen e Europës’, tashmë ndeshet me pengesa të mëdha brenda Unionit, p.sh.,:
Borxhet e hatashme të vendeve anëtarë [të unionit], sidomos ajo e Italisë, e cila ka një borxh prej më shumë se €2 trilionë, me një debit prej 120% të PBB-së, që ka për prirje të shkaktojë më shumë kaos sesa Greqia. Ky kaos shtrihet edhe më tej: BNP, Banka më e madhe e Francës mbart një ekspozim shumë të madh të bondeve italiane, prej €25 bilion krahasuar me një sasi prej vetëm €5 bilion Greqisë, sipas shifrave që u lançuan nga Autoriteti i Bankave Europiane përgjatë kësaj vere [2012]. Credit Agricole është gjithashtu në të keq me vetëm €0,7 bilion kundrejt Greqisë.
Société Générale e cila këto ditë e ngriti borxhin me €330 milionë kundrejt Greqisë, dhe ka një ekspozim prej €3.4 bilion kundrejt Romës. Bankat Gjermane janë gjithashtu blerës të borxhit Italian. Commerzbank ka €10 bilion në Itali, krahasuar me €3 bilion Greqisë, ndërsa Deutsche Bank ka €5.3 bilion Italisë krahasuar me €1.5 bilion Greqisë.
Por, nëse krahasojmë SHBA-në dhe BE-në, në nivelin e aseteve që zotërojnë bankat, atje është një ortek tjetër. Siç thekson Martin Wolf në Financial Times:
Në 2010 bankat e SHBA-së kishin asete prej 8.6 trilion euro, por të BE-së ishin 42.9 trilionë. Në SHBA asetet e bankave ishin afër 80 % të prodhimit të përgjithshëm bruto. Në BE ato ishin 350 %. Gjysma e 30 bankave më të mëdha i kanë zyrat qendrore në BE. Nëse BE bën një rrëmujë në sektorin bankar, ajo mund të shpërthejë ekonominë botërore. Shkurt, ndërsa bankat individuale të SHBA-së mund të jenë “shumë të mëdha për të dështuar”, BE-ja ka një sektor bankar që nuk është vetëm shumë i madh për të dështuar, por shumë i madh për t’u shpëtuar.
Pasi Wolf-i analizon masat e propozuara nga komiteti i “ekspertëve”, që udhëhiqet nga Erkki Liikanen, guvernatori i Bankës Qendrore të Finlandës, për gardhimin e sektorit bankar, arrin në përfundimin se tashmë është shumë vonë.
Ky sektor, herët a vonë, do të shpërthejë. Ndërsa ky është një dimension; tjetri është se pushteti ekonomik i bankave në Europë është i pa precendentë. Kjo është arsyeja që një nga gazetat më të mëdha në Greqi, Eleftherotypia, pasi sulmoi me vend vendosjen e kryeministrit të ri Papadhimos, bllokohet nga Alpha Bank përmes kredi-dhënies për ta mbyllur, sepse aty shkruante filozofi politik, Takis Fotopoulos, dhe kritikat dhe rrugë-zgjidhjet e tij, duket, se janë të padëshirueshme nga “demokracitë” post-moderne! Kryeministri Papadhimos, meqë është anëtar i mbledhjeve të “Bilderberg” (Komisionit Tri-palësh: pronarë të vendeve Europiane, Amerikës Veriore dhe Japonisë si fillim – që u transformua grupi i Azisë më vonë!) mori bekimin e tetëshes së Frankfurtit. Siç citon dhe dekonspiron me vend Takis Fotopoulos lidhur me “qethjen” e borxhit Grek:
Duke ditur se tregjet kanë zhvlerësuar paraprakisht më shumë se gjysmën e vlerës së bondeve greke që i kanë nën pronësinë e tyre… dhuruan të njëjtën “qethje” të borxhit, duke ditur që kishin marrë garanci absolute për vlerën tjetër të bondeve të rinj që do t’i këmbejnë me të vjetrit!
Kjo do të thotë se bankat dhe korporatat do të bëjnë ç’mos që të ruajnë pushtetin dhe gjendjen aktuale. Do të thotë gjithashtu se Gjermania është lojtare mjaft i rëndësishme e Unionit dhe në skakierën globale ndoshta më e rëndësishme se vetë Amerika. Vullneti politik para pushtetit ekonomik që zotërojnë bankat është zero. Dhe se sa mundësia kanë bankat që të ruajnë gjendjen e aseteve që pronësojnë sot, është një tjetër çështje që do ta tregojë Historia.
Re: Demokraci apo barbari?
Përse qeveritë janë zhytur në borxhe?
Megjithëse e kam analizuar në vend tjetër në detaje se përse janë zhytur qeveritë në borxhe, këtu do të citojmë disa detaje të tjera, me qëllim që të krijojmë një tablo më të plotë të situatës. Siç citon Ellen Brown, kur dekonspiron justifikimin e BQE-së e cila mbështetet në Artikullin 123 të Traktatit të Lisbonës, nënshkruar në vitin 2007, që siç pohoi në një intervistë në 14 Nëntor 2011, Jens Eidman, President i Këshillit Qeveritar të Bundesbankut dhe anëtar i BQE-së se:
Euro-sistemi është një huadhënës i mjetit të fundit për banka të afta për të paguar, por pa likuiditet. Ai nuk duhet të jetë një huadhënës i mjetit të fundit për sovranët, sepse kjo do të shkelte Artikullin 123 të Traktatit e Bashkimit Europian.
Në fakt, Artikulli 123 është hartuar si para-kusht nga vetë gjermanët me qëllim që të ndalojnë vendet anëtare për t’u financuar nga eurobondet që mund të lëshonte BQE-ja. Ishte ky ‘parakusht’ që bëri të mundur ndryshimin e kartë-monedhës gjermane nga “deutschmark” në “euro”. Dhe ky Artikull, krejtësisht i paqartë, parashikon:
1. Lehtësime për llogari të zbuluara (overdraft) ose çdo lloj tip lehtësimi tjetër krediti me Bankën Qendrore Europiane ose me Bankat Qendrore të anëtarëve (në këtë çështje referohen si ‘banka kombëtare qendrore’) në dobi të institucioneve të Unionit, trupave, zyrave ose agjencive, qeverive qendrore, rajonale, lokale ose autoriteteve të tjera publike, trupave të tjerë të pushtetuar nga e drejta publike ose ndërmarrjeve publike të Anëtarëve duhet të ndalohen, ashtu sikurse duhet të ndalohet blerja direkt nga ata – Banka Qendrore Europiane ose bankave qendrore kombëtare të instrumenteve debitore.
2. Paragrafi 1 nuk duhet të zbatohet tek institucionet kreditore publike të cilët, në kontekstin e furnizimit me rezerva nga bankat qendrore, duhet t’u jepet i njëjti trajtim nga bankat qendrore kombëtare dhe Bankës Qendrore Europiane si institucione private kreditore.
Kështu, bankat mund të marrin hua nga BQE në 1.25% të përqindjes minimale për bankat. Qeveritë anëtare duhet të vendosin veten e tyre në mëshirë të tregjeve, të cilat mund t’i shtrydhin ato për “çdolloj mbartje që tregjet mbartin” – në rastin e Italisë, 6.5%.
Në fakt, proponentë të programit OMT (outright monetary transactions) argumentojnë se blerjet indirekete në tregjet dytësor nga BQE-ja lejohen!
Por, përse bankat qendrore kanë mundësi të marrin kredit në përqindjen 1.25% nga BQE pa asnjë kufi, ndërsa çezma është e mbyllur për qeveritë? Argumenti konvencional është se huamarrja nga qeveritë nga bankat e tyre qendrore është “inflacionare”. Por bankat private krijojnë parátë që ato japin hua njëlloj si bankat qendrore qeveritare. Bankat private emetojnë pará në formën e “bank-kreditit” mbi bilancin e tyre (on balance sheet) dhe ato e bëjnë këtë zakonisht përpara se ato të kenë likuiditetin e nevojshëm që të mbështesin huat. Më vonë, ato mund të marrin hua nga çdo vend që mund të marrin fonde më të lira. Kur bankat marrin hua nga BQE si huadhënës i mjetit të fundit, BQE printon parátë njëlloj sikurse ajo do të printonte nëse ajo do të jepte hua direkt te qeveritë. Këto arsyetime janë bërë në vitet 1970 kur Bashkimi Europian ishte në fillim të krijimin të tij dhe borxhet qeveritare ishin të vogla.
Borxhet u rritën jo sepse ato shpenzonin në shërbimet shoqërore, por sepse, siç kam treguar në vend tjetër, fitimet e korporatave në periudhën social-demokrate ranë dhe, si rrjedhojë, ushtruan presion për investime offshore dhe themeluan konturet neoliberale, d.m.th ‘katër liritë’ dhe privatizimin e tre shtyllave bazë të ekonomisë (burimeve natyrale në vendet sovrane, mjetet e prodhimit bashkë me punëtorët dhe bankat), në shërbim të korporatave. Para kësaj periudhe, qeveritë europiane të kampit social-demokrat merrnin hua direkt nga bankat qendrore duke pasur si mbulesë arin. Paratë ishin pa asnjë interes/kamátë, duke ditur se qeveritë pronësonin bankat dhe merrnin përfitimet në formë dividentësh. Pas krijimit të Bashkimit Europian, qeveritë filluan të merrnin hua te bankat private me interes – zakonisht me interes të lartë!
Rezultati, sikurse Brown-i arrin në përfundim, totali i interesave për vendet e Eurozonës nuk është i aksesueshëm; por për Francën, të paktën, totali i paguar në interes që nga vitet 1970 duket të jetë sa i gjithë debiti i federatës franceze. Kjo do të thotë se, nëse qeveria Franceze merrte hua nga banka e saj qendrore përgjatë kësaj kohe, ajo mund të ishte sot pa asnjë debit (debt-free). Njëlloj është për të gjithë vendet e tjera të integruara në ekonominë e marketingut dhe praktikat e saj: qeveritë kanë zhytur buxhetet e tyre në borxhe dhe vetë taksa-paguesit kundrejt bankave private që nuk kanë të sosur.
Kështu, BQE thotë në paragrafin 2 të Artikullit 123 se bankat e pronësuara nga qeveria mund të marrin hua mbi të njëjtët principe sikurse bankat private. Shumë vende brenda Unionit kanë banka nën pronësinë publike dhe, ndërsa shtetëzimi i bankave me paaftësi pagimi kanoset, ato gjenden me më shumë borxhe. Kjo politikë skllavëruese dhe subjektive vërtetohet edhe nga shuma e borxhit prej 8bn e radhës që u tërhoqën nga Banka Qendrore Europiane për Bankat e Eurozonës, të cilat jo vetëm që kanë dështuar për të gjetur kredi, fonde dhe kapital në tregun global, por ato janë bankat më të mëdha Europiane që po i drejtohen BQE-së për miliona euro me interes 2%[128] - një interes që do të rezultojë në fund katastrofik për të gjithë euro-sistemin.
Ndërsa BQE shpëton bankat private komerciale nga rrënimi, ajo krijon kushtet për debitim të qeverive dhe të Bankave Qendrore të vendeve sovrane në dobi të bankës Europiane, me qëllim që të ushtrojë presion mbi to, siç aludon Merkel, për rritjen e efiçencës dhe përgjegjshmërisë politike, por ajo me këtë jo vetëm përgjegjshmëri nuk ka arritur, por sa herë që qeveritë gjenden në situatë të vështirë ekonomike, ato u drejtohen bankave private për më shumë borxhe të cilat janë gjithashtu në situatë të vështirë, që do të thotë se interesat do të jenë më të larta dhe kostoja e investimeve analoge, duke reduktuar përherë dhe më shumë sektorin publik, një pre-rekuizitë për integrimin në BE dhe duke shtrydhur rrogat e punëtorëve!
Banka Qendrore Europiane ngre barrën e taksa-paguesve artificialisht
Nuk është se popujt dëshirojnë që të aderojnë në Unionin Europian, kur fundja asnjë popull s’është ndriçuar për dobitë e Unionit nga “ekspertët” e elitave (!), sidomos nga politikanët profesionistë kur flasin në emër të popullit, por ata imponohen përmes instrumentesh kriptikë dhe të mirë-peshuar nga bankat e mëdha dhe marrëveshjet e fshehta. Tashmë, ato kanë ‘kurthuar’ brenda strukturave kapitaliste një pjesë të mirë sistemin global. Në esencë, politika monetare e Bankës Qendrore Europiane është deflacioniste kundrejt qeverive dhe inflacioniste kundrejt bankave private, por me interes mbi huatë që krijon, qoftë kundrejt publikut, qoftë kundrejt qeverive. Me këtë, BQE themelon mbretërinë private dhe ruan rolin e saj hegjemonist – por dëmton masivisht taksapaguesit dhe e bën euro-sistemin gjithnjë dhe më shumë më të vështirë për të mbijetuar, sepse ndryshe p.sh., nga Amerika, huatë që bankat private japin apo krijojnë në treg janë me një kosto shumë të lartë dhe rëndojnë taksa-paguesit.
Edhe një herë, nëse nën regjimin e qeverive ku banka është pronë e saj, d.m.th e shtetit, parátë që emetoheshin për qëllime investuese në sektorin publik nuk mbartnin interes (kamátë) ose mbartnin interes shumë të ulët apo simbolik, sot interesi është maksimal. Kjo çon kredit-marrësin (qoftë edhe një qeveri) në kohë afatgjatë të mos ketë mundësi të paguajë këstin mujor bashkë me kamátën/interesin. Kjo është një tjetër arsye që euro-sistemi është kundër-produktiv për rajonin – por ai është produktiv për bankën qendrore europiane dhe për Gjermaninë.
Imagjino për një moment se, ndërsa një individ do të paguante më pak taksa dhe interesa kundrejt huave që do të merrte në tregun bankar – brenda sistemit shtet dhe politikës monetare të pavarur të bankës kombëtare të një vendi – tani ai duhet të paguajë taksa shumë më të larta, sepse qeveria e tij huat që merr në sektorin privat dhe i shpenzon në sektorin publik i merr me interes/kamátë shumë të lartë; dhe ndërsa ajo i merr me interes të lartë, njëlloj ngrihen taksat te individi (kujto këtu rrugët etj., e Shqipërisë të cilat përveçse filluan më një kosto shumë të ulët dhe tejkaluan çdo parashikim, ato do të rrjepin taksa-paguesin dy herë: një herë kundrejt borxhit që qeveria ka marrë në sektorin privat bashkë me interesin/kamátën rrjedhëse, dhe një herë kur të kalojë mbi të përmes diodave, d.m.th është si të ndërtosh një shtëpi private ku kostoja e saj parashikohet e vogël, dhe për arsye se një individ nuk di të vlerësojë koston reale, e tejkalon atë dhe, në fund, i del një shtëpi, por me koston e dhjetë shtëpive për të cilën paguan edhe qira!).
Sa më shumë të ngrihen taksat, aq më shumë punon individi, dhe aq më shpesh shpërthejnë revoltat. Premtimet brenda këtij kuadri të politikanëve infatilë dhe naivë apo të bashkiakëve, si p.sh., Lulëzim Basha kur mori Bashkinë e Tiranës, i cili premtonte pa bazë ekonomike dhe krejt naivisht ulje taksash janë sa mediokre aq edhe propagandistike. Natyrisht, në kohë, të gjitha premtimet do të dështojnë dhe ato do të arsyetohen mbi arsye qesharake dhe jo mbi arsye konkrete, d.m.th ata nuk do të akuzojnë euro-sistemin dhe tregun neoliberal, por opozitën, siç bëjnë sot, si siluruese e ndërmarrjeve të saj.
Strumbullarët e euro-sistemit do të akuzojnë qeveritë për korrupsion! Në fakt, euro-strumbullarët dinë se ç’bëjnë, po shtet-strumbullarët e vendeve të vogla, ku i çon mushka?! Natyrisht, shtet-strumbullarët janë dritë-shkurtër, sepse shikojnë interesin personal afat-shkurtër dhe jo interesin afat-gjatë të kombit që i përkasin.
Re: Demokraci apo barbari?
FMN: nuk mund të zgjidhë problemin e eurozonës
Problemi i eurozonës nuk mund të zgjidhet as përmes ndihmave të FMN-së. Siç citon Martin Wolf-i, komentator i Financial Times:
FMN-së i mungon arsenali: burimet e saj totale të paangazhuara janë vetëm $440bn. Ajo mund të rrisë më shumë kapitalin nga vende të interesuara jashtë unionit. Por ajo nuk mund të shpresojë kur ngurrimi i lojtarëve udhëheqës të eurozonës është evident për të ofruar mbështetjen e nevojshme. Edhe nëse ajo kishte burimet, programet për anëtarët individ do të dështonin pa asnjë dyshim. I vetmi program që do të bënte ndryshimin do të ishte një program për të gjithë eurozonën, duke ditur që programet për vendet problematike do të duhet të përfshijnë një perspektivë të arsyeshme për kërkesë totale më të lartë.
Sidoqoftë, duhet thënë se Wolf-i kurrë nuk prek zemrën e problemit, d.m.th tregun e marketingut dhe globalizmin neoliberal; as Soros etj. Kështu, edhe Fondi për Stabilitet Financiar i Eurozonës nuk mund të ofrojë diçka të qëndrueshme në kuadrin aktual, qoftë edhe nëse do të mblidhte fondet e nevojshme për të përballuar krizën e tanishme.
Edhe propozimet e dirigjuesit e Zhan Klod Junker për të kërkuar ndihmë nga FMN, me qëllim që të rrisë kërkesën e bondeve qeveritare ku EFSF do të blinte 50% të bondeve në tregun primar me garanci 20-30% të vlerës nominale të tyre; apo bashkë-investimin e kapitaleve me qëllim joshjen e investitorëve të huaj në eurozonë për blerjen e bondeve të vendeve të eurozonës janë arrë pa thelb ose si mbarsja e mushkës që pjellë mëz. Kështu, e vetmja rrugë që i ka mbetur Europës është shtrëngimi dhe shtrydhja e rrogave dhe pensioneve; rritja e moshës së pensioneve etj; nxitja e papunësisë dhe përplasjeve sociale.
Përfundimi
Së fundmi, të dyja teoritë – marksiste dhe ortodokse – e njohin avantazhin e vendit më të fuqishëm ekonomikisht nëse një bashkim ekonomik, monetar dhe politik ndërmerret. Banka Qendrore Europiane, duke zotëruar instrumentin e ekonomive rajonale, kontribuon (pa)ndërgjegje në shkatërrimin e gjithçkaje që është ndërtuar me mund dhe sakrificë, dhe aspak në zhvillimin dhe ruajtjen racionale të periferisë. Fondi i eurozonës (EFSF) është i pamjaftueshëm. Eurobondet do të krijojnë hiperinflacion.
FMN-ja nuk mund të ndihmojë dhe as Banka Botërore. Ajo që mbetet të shfaqet, përtej tensioneve sociale, janë partitë nacionaliste që do të shoqërohen me tensionet e radhës, sepse udhëheqësit dhe oligarkitë europiane nuk duan të adoptojnë masa të qëndrueshme, sepse humbasin privilegjet. Me zgjedhjen që kanë bërë, ata nxisin kaos! Propozimi i Borsso-s për eurobonde është infatil; prej këtij propozimi dikush mund të gjykojë sesa i shëndoshë politikisht dhe ekonomikisht është ky individ që udhëheq, fatet e pothuajse 500 milionë frymëve.
Fundja, nëse ishte politikan i mirë, do të kishte shpëtuar Portugalinë nga ku dhe vjen, së cilës po i shtrydh gjakun dhe lirinë. Merkel gënjen veten kur mundohet të qetësojë zemërimin e vendeve që janë zhytur në borxhe, varfëri dhe kolaps. Ajo gënjen veten dhe të tjerët edhe kur thotë se kriza do të marr vite të tëra për t’u rregulluar[130], sepse kriza do të jetë e përhershme dhe në përkeqësim nëse Gjermania nuk ndryshon kurs. Por çfarë do të ndodhte nëse Gjermania tërhiqet nga Unioni? Le ta trajtojmë në pjesën tjetër këtë temë.
Re: Demokraci apo barbari?
5. Deutschland Elite: Über Alles
Diktati franko-gjerman: krijimi i Europës së dy-shpejtësive dhe drejt shpërbërjes të unionit
8 dhjetor 2011: traktati europian ra
Masat e prezantuara nga aksi franko-gjerman janë të dëmshme si për shtresat e ulëta, ashtu edhe për njerëzimin dhe jetën e Planetit në përgjithësi. Franko-zionisti Sarkozy e kishte adoptuar mjaft qartë ‘Rendin e Ri Global’, që sipas tij ‘duhet të avancojë me çdolloj kostoje’ bashkë me elitën franceze.
Maskat ranë. Aksi franko-gjerman tashmë është zhveshur: ai është Perandori e ri i shekullit XXI për vendet e Europës. Nuk do të ishte aspak e çuditshme kur Le Monde Diplomatique të shkruajë së fundmi[132] se dy kryeministrat e rinj në Athinë dhe Romë janë emëruar pikërisht sepse janë njerëz të së djathtës së Komisionit Trilateral (Bilderberg), të cilët mbështesin idenë se shoqëritë perëndimore janë shumë demokratike! }
Marrëveshja e fundit e ‘Merkozy’ vendosi një herë dhe përgjithmonë pllakën e varrit për të gjithë periudhën e pasluftës, për hatër të një imazhi ku tregu i lirë duhet të sundojë. Në takimin e radhës në Paris, ata arritën në përfundimin se duhet të forcohet ‘disiplina fiskale’ duke prezantuar një sërë propozimesh. Ja, disa nga masat që propozuan glob-strumbullarët e Europës “liberale” që u miratuan njëzëri nga 17+6 vende:
1. Ndryshim të Traktatit të Bashkimit Europian, ku presidenti e Këshillit Europian, Herman van Robai, kërkoi ratifikimin e tij brenda 27 vendeve të Unionit, dhe meqë ato nuk u pajtuan, Berlini dhe Parisi kërkuan miratimin e tij nga 17 vendet e Unionit, duke lënë hapur rastin për ndonjë vend tjetër të eurozonës nëse dëshiron që të marrë pjesë (një dritare e lënë nga dyshja Robai-Barozo), për të cilin Britania qëndroi jashtë Traktatit të miratuar, me David Cameron i cili kërcënoi paraprakisht me veto; qëllimi i tij ishte të mbronte metropolin e Londrës nga masat e rrepta duke kërkuar: a) çdo transferim pushteti nga rregullatorët kombëtar te rregullatorët europianë do të jenë subjekt vetoje; b) bankat duhet të ndeshen me një kërkesë më të lartë kapitali; c) autoriteti i bankave europiane duhet të qëndrojë në Londër;
ç) Banka Qendrore Europiane të kundërshtohet në përpjekjet e saj për të urdhëruar që të mos kontrollohen transaksionet e eurove të denominuara brenda eurozonës; duke u miratuar këto kërkesa me Hungarinë; ndërsa Suedia dhe Çekia dëshirojnë që Traktati të miratohet në parlamentet e tyre - ratifikim që duhet të përfundojë deri në mes të marsit të vitit që vjen; (politikë e kërkuar nga Merkozy); ndërkohë, Robai-Barozo kërkuan revizionime të thjeshta për amendimin e Artikujve dhe Protokolleve që do ishte e nevojshme vetëm nga miratimi i udhëheqësve të anëtarëve pa ratifikim nga parlamentet kombëtare (një metodë pothuajse e ngjashme u adoptua këtë vit nga Kongresi Amerikan me Superkongresin, duke përjashtuar nga mundësia diskutimin e projektligjeve në Kongres me justifikime qesharake;
2. Gjoba automatike për të gjithë ata që janë të padisiplinuar kundrejt ‘disiplinës fiskale’ – jo më shumë se 3% të PBB-së, sikurse diktonte deri më sot Traktati Europian; (propozuar nga Robai-Barosso dhe miratuar nga 17+6)
3. Mishërimin e “rregullit të artë” (“buxheteve të balancuar” në Kushtetutat Kombëtare nën varësinë e Gjykatës Europiane dhe e drejta e Brukselit t’i kontrollojë ato, qoftë edhe në stadin paraprak); (propozuar nga Robai-Barosso)
4. Ruajtja e zotëruesve të bondeve përmes funksionalizimit të mekanizmit të stabilitetit europian – European Stability Mechanism (ESM), që do të kombinohet me EFSF – dhe shpëtimin e “përhershëm” të tyre deri në Korrik 2012 dhe jo në Korrik 2013 me kapital 500 miliardë euro, megjithëse ristrukturim vullnetar mund të ndodhë, që do të funksionojë me rregulla bankare duke ruajtur mundësinë për ristrukturim direkt të tyre. Gjermanët ishin kundra kësaj mase;
5. Ndryshim të rregullit që do të përjashtojë pjesëmarrjen e privatëve në ristrukturimin e borxhit dhe rasti i “qethjes” së Greqisë përbën përjashtim; (propozuar nga Merkozy)
6. Bashkërendim të taksimit të ndërmarrjeve; (propozim nga Merkozy)
7. Shumicë specifike 85% në vend të unanimitetit;
8. Takime mujore të udhëheqësve të eurozonës;
9. Jo në shtrirjen e BQE në krizën aktuale; dhe
10. Jo te eurobondet.(por që është si alternativë e hapur pasi është propozuar nga dyshja Robai-Barosso)
Kështu, meqë Gjermania dhe Franca gëzojnë shumicën e konsiderueshme në Parlamentin Europian, ato synojnë miratimin, sikurse propozimi i ri sjell, dhe në kundërshti nga e kaluara, pa asnjë pengesë vetoje, të projektligjeve që u shkojnë për shtat; natyrisht, në dëm të popujve të vegjël. Me propozimet e mësipërme, ata kërkojnë të krijojnë, sikurse pritej, Europën e dy-shpejtësive, pavarësisht se Sarkozy kundërshtoi se kjo s’ka për të ndodhur: 17+10= 27, sepse Gjermania, pavarësisht politikës së saj fiskale relativisht të mirë, përveç se ka dështuar në borxhin e saj, i cili është sipas Kryetares së Bankës Qendrore 200% kundrejt PBB-së, ajo po përgatitet të shtetëzojë edhe bankat e nivelit të dytë; siç citon Der Spiegel:
Gjermania mund të riaktivizojë një fond shpëtimi për të blerë aksionet e bankës së dytë më të madhe, Commerzbank, në vend nëse ajo nuk rrit dot kapitalin e saj deri në korrik të vitit 2012. Aksionet e saj ranë 5.3% dhe ato kanë rënë 68% këtë vit. Qeveria Gjermane ka tashmë 25% të aksioneve të kësaj banke. Aksionet e saj ranë 22% vetëm muajin e fundit. Ndërkohë, Commerzbank në përgjigje të kësaj mase, thotë se ajo do të riblinte më shumë se 600 milionë euro në obligacione, me qëllim që të mbështesë kapitalin e saj, e cila raporton 687 milionë euro humbje në tremujorin e tretë të këtij viti.
Çfarë do të ndodh nëse Gjermania tërhiqet nga Eurozona?
Zërave se Gjermania po printon marka[135] si një parapërgatitje ndaj zhbërjes së eurozonës, megjithëse vijnë nga Drejtoresha e Deutsche Bank, sipas raportit do të ishte mirë që t’i vendosnim brenda një skenari të pathënë zyrtarisht, por që qarkullon gjithnjë në gjakun e një hegjemoni.
Duke pasur parasysh ekonominë gjermane, d.m.th borxhin e saj që është shumë i lartë në krahasim me borxhin zyrtar (82%), dhe meqë qeveria gjermane e ka të pamundur për ta shlyer në afat të shkurtër; përqindjen e bondeve qeveritare që në ankandin e fundit u ngritën dhe që kanë për prirje të ngrihen më shumë në sajë të pasigurisë së investitorëve; konturet neoliberale – (katër liritë dhe pronësimin/privatizimin e tre shtyllave të ekonomive vendore nga oligarkët global); pavarësisht rezultateve të mira në politikën e saj fiskale, Gjermania, sikurse dhe u detyrua të shiste bondet e saj qeveritare së fundmi, një tregues që tregon qartë se kursimet e qeverisë gjermane janë minimale, për mos të thënë inekzistente, atëherë qeveria gjermane mund të gjykojë se duhet të përgatisë terrenin për braktisjen e euros.
Nëse e ndërmerr këtë lëvizje Gjermania, asaj dhe gjithë vendeve të tjera të integruara në euro, u duhet të shkojnë në mekanizmin ‘ERM-II’, i cili parashikon një kuadër pune për të rregulluar përqindjet e shkëmbimit midis kartëmonedhave të BE-së, me qëllim që të sigurojë stabilitet monetar. Për të rritur konkurrencën në tregun ndërkombëtar të marketingut, Gjermanisë i imponohet zhvlerësim i kartëmonedhës analoge me zhvlerësimin e pashmangshëm të dhrahmisë që do të ndërmerret në Greqi. Kjo nënkupton se do të zhvlerësohen të gjitha kartëmonedhat e tjera, me qëllim që cikli i inflacionit të fillojë sërish.
Ky është një skenar; tjetri varet nga politika monetare që do të ndjekin vendet e dezintegruara: ato mund të luhaten midis adoptimit të politikës monetare bazuar në ar apo në bonde qeveritare. Këta të fundit kanë treguar se janë të pafuqishëm dhe pa asnjë garanci, sidomos kur ata nuk blihen nga investitorët, sikurse sot. Rruga që mbetet është zhbërja e eurozonës (jo Bashkimi Europian) si fillim dhe zhvlerësimi analog i kartëmonedhave.
Kjo lëvizje, nëse ruhen konturet e tregut aktual që do të synojnë gjermanët, sërish do të sillte përfitime afatshkurtër te eksportet gjermane, meqë ato janë konkurrente në tregun global, por edhe rritjen e çmimeve të importeve gjermane. Këtë “rritje” ekonomistët gjermanë e njohin dhe ka shumë mundësi të shkojnë te ky mekanizëm, d.m.th te tërheqja nga kartëmonedha e përbashkët – euro – por do të mundohen të ruajnë konturet e Bashkimit Europian – natyrisht në favor të Gjermanisë. Kjo zhbërje do të krijonte panik tek ata investitorë dhe kursimtarë që kanë investuar në euro – duke i tërhequr ato – dhe do të krijonte pashmangshmërisht kapitullime të bankave të njëpasnjëshme. Por, edhe nëse ndërmerret një nismë e tillë, duke kontrolluar kursimet dhe investimet përmes shtetëzimit të bankave kryesore, sikurse u tha më lart -Commerzbank, ngrirja e tregut do të jetë e pashmangshme.
Gjermania ka më shumë të ngjarë të shkojë gradualisht në tërheqjen e saj nga kartëmonedha e përbashkët, me qëllim që të ruajë edhe depozitat e depozitorëve. Neoliberalët do të nxitojnë të thonë se depozitat humbasin nëse një tërheqje e tillë ndodh, duke argumentuar për ruajtjen e kartëmonedhës euro në interes të perandorisë monetare dhe fitimeve kolosale; por kjo s’është aspak e vërtetë: kursimet do të ruajnë fuqinë blerëse brenda tregut të shtetit, por do ta humbasin atë jashtë tij.
Kjo mund të mbulohet nga shteti; p.sh., siç rekomandon Takis Fotopoulos kur mbështet daljen sa më të shpejt të Greqisë nga eurozona, por edhe nga Bashkimi Europian, duke i paraqitur asaj një kuadër pune: vlera e depozitave në euro do të mund të ndryshonte në [marka], dhrahmi etj, me bazë shkallën progresive e cila do të ruante forcën e tyre blerëse në mënyrë analoge me të ardhurat e përgjithshme të depozitorëve (sa më të vogla të ardhurat, aq më e madhe ruajtja e fuqisë blerëse).[136] Kjo nënkupton se qeveritë duhet të eliminojnë lirinë e kapitalit dhe të themelojnë kontrollin e rigoroz të tij, d.m.th një shkallë proteksionizmi që për korporatat nuk është e dëshirueshme, sepse humbasin fitimet e tyre.
Në anën tjetër, sikurse samiti i radhës tregoi, për krijimin e Europës se dy shpejtësive nën kuadrin neoliberal, ekonomia gjermane sërish do të ruajë dobitë maksimale. Kjo ndarje dëmton edhe Britaninë, meqë forca e gravitetit do të lëvizë nga Londra në Paris dhe Berlin. Gjithashtu, tashmë këto vende janë subjekte të institucioneve globale Fitch etj., që do të thotë se ato rrezikojnë të humbasin vlerësimin e tyre të volitshëm. Në fakt, këto institucione spekulojnë në vlerësimet e tyre dhe i dëmtojnë vendet kur të duan. Fundja, qeveritë i lejojnë vetë që të spekulojnë, duke i paguar dhe u këshilluar tek ato!
Koha do të tregojë se cili do të jetë vlerësimi i tyre. Ndërkohë, nuk duket se si mund të ndodhë kjo ndarje: do të jetë monetare, çështje vizash apo ashpërsim rregullash mbi dhjetëshen e fundit, këto do t’i tregojë koha. Britania, në pozicionin që ka, do të shtrëngojë për zhbërjen e eurozonës, pavarësisht shtrëngimit të duarve. Ajo mund ta bëjë këtë rol mjaft mirë. Fuqizimi i aksit franko-gjerman nuk është në interesin e saj.
Si përfundim, dalja e vendeve të vogla nga eurozona, por jo nga Bashkimi Europian, do të rezultonte sërish në përfitim direkt të ekonomisë gjermane; ndërsa dalja nga të dyja këto struktura (BE-Eurozonë) dhe kontrolli rigoroz i ekonomive rajonale – për një qëllim politik të qartë, do të ishte dëmprurës për ekonomitë e mëdha, respektivisht Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe vendeve të tjera që përfitojnë direkt nga ky bashkim, por jo për vendet e vogla.
Ajo që do të ngulmojnë ekonomitë e mëdha është ruajtja e kuadrit të Bashkimit Europian, me qëllim që të vjelin përfitimet e mundshme – përtej avancimit të ideologjisë neoliberale. Ndaj, një ideologji, sado e kamufluar që mund të jetë, siç është sot, nëse nuk mbështetet mbi mbarëvajtjen ekonomike, është e predispozuar që të bjerë, njëlloj sikurse kanë rënë edhe të tjerat. Dhe ‘tripoli’ i Europës tashmë është zbërthyer. Kështu, ekspansioni i ideologjisë neoliberale arrihet, sidomos kur sheh dikush politikanët e vendeve përkatëse të këmbëngulin patologjikisht dhe infatilisht, se aderimi në këto struktura, është fitim-prurës për vendet ku ata mbretërojnë, natyrisht pa e treguar kurrë Si-në (!), që argumentet e tyre janë, nëse gjykojmë nga ky kapitull, si e ëma e Zeqos në majë të thanës!
Zgjatja kohore e kontureve aktuale do të jetë objektivi i shteteve të mëdha. Por kjo zgjatje nuk do t’i rezistojë dot revoltave popullore dhe papunësisë masive; as edhe pabarazisë që është shfaqur furishëm në vendet e integruara në tregun global të marketingut; p.sh., sikurse një studim i radhës citon rreth vendeve të OECD:
Re: Demokraci apo barbari?
OECD: s’i thotë të gjitha!
Sistem më të mirë edukativ, reforma në tregun e punës dhe më shumë rishpërndarje mund të ndalojnë valën e protestave midis të varfërve dhe të pasurve…
Kështu deklaroi organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), pa prekur shkaqet kryesore të krizave sistemike shkaktuar nga politikat neoliberale! P.sh., pavarësisht “analizës” subjektive të saj, kjo organizatë gjen se pabarazia e të ardhurave u rrit në 17 vende nga 22 që u vëzhguan, midis mesit të vitit 1980 dhe pas vitit 2000, me pasoja thelbësore në kohezionin social. Të ardhurat e majës së 10% janë 25 herë më të larta sesa 10% i fundit, ndërsa ato janë 14 herë më të larta kundrejt pagesës bazë në SHBA, Izrael dhe Turqi dhe 10 kundrejt pagesës bazë në Britani.
Kjo pabarazi vërteton ekzaktësisht vitin e shpërthimit të doktrinës neoliberale në botë, ku politikanët tanë mundohen t’i imponojnë barbarisht popullit shqiptar në një, kur prona publike po shitet te të huajt sikur të ishte kjo e vetmja rrugë për kullandrisjen e vendit! Kjo ndodh për arsye se ata nuk njohin dhe nuk mbartin në ndërgjegje asnjë lloj tjetër Demokracie, por veç transferimin e pushtetit politik dhe ekonomik te diskrecioni i ‘kamatárëve’ europianë!
Dhe kjo në një kohë kur revoltat “spontane” në Britani gjatë muajve të fillim-vjeshtës 2011 tregojnë se nuk ishin ndërmarrë aspak nga ‘nënklasa’ britanike ose njerëz të paedukuar, sikurse elita vendore i quajti (Cameron, Blair etj.), por ata ishin njerëz të shtypur nga forca dhe dhuna e policisë[139] të mirë-informuar politikisht dhe ku litari në grykë për ditë u shtrëngohet kundrejt lirisë së tyre politike dhe ekonomike. Kjo vërteton qartë se vendet perëndimore jo vetëm liri që nuk mbartin, por tensionet sociale aty do të shtohen më shumë.
Shqipëria: në shtjellën e fashizmit të verbër
Meqë remitancat e emigrantëve do të pakësohen përherë dhe më shumë, për shkak të krizës dhe qorrsokakëve të eurozonës, të cilat gjeneronin “zhvillimin” kryesor ekonomik në Shqipëri përgjatë dekadës që kaloi më shumë për oligarkët sesa për punëtorët, tashmë, ato do ta çojnë edhe vendin tonë në rrënim të mëtejshëm dhe përplasje sociale të pashmangshme. Vetëm për vitin 2012 “burokratët” e kabinetit Berisha miratuan sa vijon:
Buxheti i shtetit parashikon 395 miliardë lekë shpenzime dhe 355 miliardë lekë të ardhura. Diferenca do të financohet përmes borxhit të ri që do merret vitin e ardhshëm në masën 41 miliardë lekë ose 3 % e prodhimit kombëtar.[/justify]
Ky miratim, bashkë me borxhet e viteve të kaluara, ushtruar nga kabineti Berisha etj., që janë më shumë se 2800 dollarë për krah pune, e bën situatën në vend gjithnjë dhe më të pasigurt dhe të vështirë, sidomos kur dëgjon dikush nga goja e Kryeministrit se Shqipëria do të mbështesë sulmin e radhës që po gatitet nga forcat ushtarake amerikano-izraelite në mbështetje të hapur nga politika franceze kundrejt Iranit!Le t’i përgjigjemi Kryeministrit me vetë hegjemonistët e kësaj bote, anglezët:
Irani është një shtet autoritar, ndonëse jo më shumë shtypës se aleatët perëndimor të tij sikurse është Arabia Saudite. Por ai nuk ka pushtuar asnjërin në 200 vjet. Ai vetë ishte pushtuar nga Iraku me ndihmën perëndimore në vitin 1980, ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli kanë sulmuar 10 vende ose territore midis tyre në dekadën e kaluar. Britania shfrytëzoi, zaptoi dhe përmbysi qeveri në Iran për rreth një shekull. Atëherë kush kërcënon cilin?
Kryeministri ynë, “shkëlqesia” e tij, flet sikur të ishte izraelit! Ndoshta ka marrë garanci nga ata për zgjatjen kohore të mbretërisë së tij. Por a e njeh ky “njeri” forcën e luftës nëse ajo shpërthen në Iran? Ndoshta beson te dinamika ushtarake e Natos, e cila për një kohë të shkurtër përmbysi regjimin në Libi. Por Irani nuk është Libi… Dhe, nëse kjo është një gafë diplomatike e Kryeministrit tonë lidhur me politikën e jashtme, gafa tjetër quhet: pushtet-kraci!
D.m.th me zgjedhjen e fundit të Nishanit për president, qeveria Berisha vulos autokracinë e tij dhe me dështimin ekonomik si brenda dhe jashtë vendit, situata do të jetë gjithnjë dhe më shumë e rrezikshme. Problemi s’është Berisha, por Kushtetuta: ajo me mënyrën se si e propozon një President, d.m.th përmes jo më pak se 20 deputetëve, themelon në zemër të Shqipërisë autokracinë, sepse prirja e çdo udhëheqësi në “demokracinë” parlamentare është që të përqendrojë sa më shumë pushtet; dhe këtë ia ofron Kushtetuta. Nëse p.sh., Kushtetuta përcaktonte se Presidenti nuk propozohet nga deputetët, por nga populli, atëherë Presidenti do t’i shërbente popullit, jo pushtetit të autokratit apo elitës. Ndaj dhe “ekspertët” juridik, meqë ligjërojnë në massmedia, këtë qasje nuk e prekin. Arsyeja është se ata i shërbejnë elitizmit, meqë janë pjesë e elitës dhe privilegjeve të saj.
Përfundimi:
Maskarada doli sheshit. Të gjitha premtimet për Europën e fuqishme ranë. Liria politike tashmë është cenuar si asnjëherë në Historinë europiane. Jetojmë, pa asnjë dyshim, fashizmin e radhës. Megjithëse me metoda të tjera. Merkozy, çifti i fatalitetit europian vendoi për ne – pa ne. Privatizimi i gjithçkaje është e vetmja rrugë për mbijetesën e Perandorit të radhës. Muri i Berlinit midis të varfërve dhe te pasurve po ngrihet barbarisht. Popujt – në apatinë tyre – janë topitur. Kontinentit plak po i kanoset uria e radhës. Tensionet sociale do të jenë të pashmangshme. Këto janë disa ngjarje nga ato që do të shfaqen në kontinentin tonë, nëse elitat nuk ndryshojnë politika! Dhe, nuk ka faj as Merkel dhe as Sarkozy, por veç politikanët e kooptuar të vendeve dytësore të Unionit, bashkë me popujt që flenë!
Rrugëzgjidhja:
Zgjidhja, rrjedhimisht, nuk vjen përmes barbarizmit dhe tiranisë, eko-fashizmit dhe kalimit të sovranitetit të kombeve në kuintat e Brukselit, gjoja për të zgjidhur problemet ekonomike dhe sociale, demokratike dhe ekologjike të rajoneve, që në fakt shtrembërojnë dhe përmbysin çdolloj nocioni dhe praktike demokratike, por përmes demokracisë politike dhe ekonomike, d.m.th përmes aktivizimit të aksionerëve të një zone në asambletë politike të një rajoni, me qëllim që gradualisht të minimizohet pushteti ekonomik i korporatave dhe qeveritë të kalonin pak dhe nga pak pushtet ekzekutiv tek asambletë, kooperativat apo/ose ndërmarrjet periferike.
Përjashtimi do të rezultonte shumë shpejt në korrupsion dhe manipulim, akumulim të pushtetit ekonomik në pak duar dhe dështim. Ndaj, krijimi i kushteve për kundër-pushtet efektiv në demokraci politike (direkte), e cila u praktikua me mjaft sukses në Demokracinë Klasike të Athinës, krahasuar me modernitetin neoliberal, duhet të shoqërohet me demokracinë ekonomike, sociale dhe ekologjike. Kjo sintezë është sa domosdoshme, aq edhe e dëshirueshme. “Demokracisë” elitare aktivistët politikë duhet t’i thonë – Stop!
Ajo është kundër-prodhuese. As “socialistët” e dikurshëm dhe as “neoliberalët” e sotëm nuk mund të garantojnë qëndrueshmëri me burokracinë që krijojnë, luftën e klasave, tensionet sociale, “rritjen” kaotike ekonomike, që është në dëm të ekosistemit etj. Kontrolli rigoroz mbi lëvizjen e kapitalit, shoqërizimin e bankave dhe degëve të prodhimit të të mirave materiale (ujë, energjinë elektrike etj.) dhe shpërndarjen rrënjësore të të ardhurave dhe të pasurive kombëtare për të mbuluar të gjitha nevojat bazë të të gjithë qytetarëve (shëndeti, arsimi, sigurimi etj.), është hapi i parë për një reformë rrënjësore në vend. Hapi i dytë do të synonte krijimin e shoqërive autonome, racionale dhe ambiverte. Principi udhëheqës i shoqërive duhet të jetë ‘solidariteti’ dhe jo ‘konkurrenca’. Sidoqoftë, më shumë rreth kësaj strategjie do të diskutojmë në fund kapitullit tjetër.
Fund
Ylli Përmeti
Fund
Ylli Përmeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi