Fjala “Amen” dhe “Amanet”
Faqja 1 e 1
Fjala “Amen” dhe “Amanet”
Fjala e shenjtë ‘Amen’ dhe perëndia Amen-Ra
Fjala “Amen” dhe “Amanet” vijnë nga zoti i lashtë egjiptian Amen-Ra (ose Amon Ra).
Amen-Ra ishte perëndia-Diell i Egjiptit, i quajtur gjithashtu Horus. Kur njerëzit luteshin në tempullin e tij ata thonin “Amen”, ku ende thonë edhe sot nëpër kisha e xhamia (tempujt modernë të kultit). Ra do të thotë Diell.
Ameni ishte një perëndi e Tebës së lashtë, sëbashku me gruan e tij Amanetin. Kjo dëshmohet që prej mbretërisë së vjetër. Me dinastinë e 11të (shekulli 21 pr.e.s), ai u ngrit në pozitën e hyjnisë kryesore mbrojtëse të Tebës duke zëvëndësuar Monthun.
Pas kryengritjes së Tebës kundër Hyksosit dhe me sundimin e Ahmosit I, Ameni fitoi rëndësi kombëtare, të shprehur në shndërrimin e tij në perëndinë Diell, Ra, si Amen-Ra (Amon-Ra).
Amen-Ra e ruajti rëndësinë e tij prej udhëheqësi në Panteonin egjiptian gjatë gjithë Mbretërisë së Re (me përjashtim të ‘Herezisë Ateniste’ nën sundimin e Akhenatenit). Amen-Ra në këtë periudhë (shekujt 16 -11 pr.e.s) mbajti pozicionin e të përjetshmit, të vetëkrijuarit, hyjnisë krijuese “mbi gjithë të tjerët”. Ai ishte përkrahësi i të varfërve dhe hallexhinjve dhe kryesori për besimin e thellë personal. Pozicioni i tij si mbreti i zotave (perëndive) u zhvillua deri në pikën e monoteizmit virtual, saqë perënditë e tjera i nënshtroheshin atij. Sëbashku me Osirin (zotin e botës së nëndheshme), Amon-Ra është zoti më i adhuruar në Egjipt. Si perëndia kryesore e perandorisë egjiptiane, Amon-Ra do të adhurohej edhe jashtë Egjiptit, në Libinë e lashtë dhe në Nubi, dhe si Amon-Zeus ai u identifikua më vonë me Zeusin e Greqisë së Lashtë. Pra, ishte gjatë Epokës arkaike greke (ndërmjet shekullit VIII pr.e.s dhe vitit 480 pr.e.s) që Ameni egjiptian u asimilua në perëndinë greke Zeus. Janë cireneasit (banorët e një qyteti të vjetër grek në Libinë e sotme), që do ta bënin të njihej si Amon-Zeus. Faltorja e tij profetike (e orakullit) në oazin e Sivas është e treta për nga rëndësia pas Delfit (tempullit të Apollonit) dhe Dodonës (orakullit që i dedikohet Zeusit). Aty Aleksandri i Madh u shpall i biri i Amon-Zeusit në vitin 331 pr.e.s.
Ameni dhe Amaneti përmenden në tekstet e piramidës së Egjiptit të Vjetër. Ameni dhe Amaneti formonin ¼ e Ogdoadit të Hermopolisit të lashtë, duke përfaqësuar konceptin primitiv të elementit të ajrit ose padukshmërisë, kështuqë funksioni i Amenit më vonë si hyjnia e Erës, dhe emri Amen nënkuptojnë “të mistershmen”. Mendohej që Ameni krijoi vetveten, dhe pastaj gjërat që e rrethojnë.
Pra, fjala “Amen” (ose Amin) e përvetësuar nga fetë monotesite duke i dhënë kuptimin “ashtu qoftë”, nuk është gjë tjetër veçse një term që nënkupton perëndinë egjiptiane të Diellit, Amenin (Amon-Ra). Po kështu edhe fjala 'Aman' (Amon në dialektore) ose 'Amanet' në disa krahina përdoret edhe sot me kuptimin "të lutem" që dikur thuhej "pash Diellin /Zotin". Shembull: "Amanet ma jep mua = të lutem ma jep mua = pash Zotin (Diellin) ma jep mua". Ose Aman mos ik = të lutem mos ik = pash Zotin mos ik (ku zoti në lashtësi ishte Dielli). Në disa vende të Lindjes fjala 'Aman' përkthehet edhe sot "për Zotin".
Përgatiti N.Herceku.
Perëndia egjiptiane Amen-Ra:
www.astro-al.com
http://en.wikipedia.org/wiki/Amun
http://comfychairastrology.blogspot.com/2013/02/the-bible-is-story-of-sun-and-cycles-of.html

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi