Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkenca: Mistere ende të pazbuluara

Shko poshtë

Shkenca: Mistere ende të pazbuluara Empty Shkenca: Mistere ende të pazbuluara

Mesazh nga Rifat Fri Apr 11, 2014 8:49 am

Shkenca: Mistere ende të pazbuluara


Cilat janë misteret shkencore më interesante që ende sot kanë mbetur pa u zbuluar? Lexojini më poshtë!

Lëvizja e kontinenteve


Shkenca: Mistere ende të pazbuluara Misteret-e-pazbuluara-1-150x150

A keni dëgjuar ndonjëherë më parë për lëvizjen e kontinenteve? Nga këtu fillon shqyrtimi i mistereve shkencore të pazbuluara. Bëhet fjalë për një teori gjeologjike, sipas së cilës kontinentet kanë lëvizur nga njëri-tjetri. I pari që ka folur mbi këtë teori ka qenë Alfred Lothar Wegener, në vitin 1912, i cili ka dhënë edhe një shpjegim koherent me sa pretendon. Sot, kjo teori është zëvendësuar nga ajo më modernia, e cila quhet lëvizja tektonike e pllakave! Por ende sot e kësaj dite ky mister mbetet në qendër të vëmendjes se nga çfarë mund të jetë shkaktuar lëvizja e kontinenteve!?

Ekzistenca e megafaunës


Cili është motivi për të cilin është verifikuar ekzistenca e një megafaune? Nuk ka akoma një përgjigje të saktë. Besohet se zhdukja e megafaunës nuk ka ardhur për shkaqe klimatike apo nga ndryshime globale, por thjesht nga migracioni i supergrabitqarëve të llojit homo, kështu që faji duket se është i yni! Natyrisht kjo është vetëm teori, por në varësi të paraqitjes së njeriut në çdo kontinent, filloi abdikimi i secilës prej kafshëve parahistorike që kanë jetuar më parë. A është kjo thjesht një koincidencë!?

Efekti mpemba


Po për efektin mpema keni dëgjuar ndonjëherë më parë? Ndoshta keni dëgjuar të flitet, por jo për emrin shkencor. Bëhet fjalë për atë fenomen që verifikohet në momentin kur vendosen në frigorifer dy gota me ujë, shumë të ngjashme, por me temperaturë fillestare të ndryshme. Gota me ujë më të ngrohtë ngrin më shpejt se ajo me ujë ambienti! Ende sot, askush nuk ka arritur të japë një shpjegim shkencor për këtë efekt të pabesueshëm!

Shpejtësia e dritës


Për sa i takon shpejtësisë së dritës, ne ballafaqohemi ende me mendime kontradiktore! Sot, ne do t’ju propozojmë teorinë e një fizikani amerikan, sipas të cilit, nëse një objekt do të mund të arrinte në të vërtetë një shpejtësi të tillë, kjo do të mund të çonte në zgjerimin e kohës dhe gjithashtu në rritjen e masës së një objekti. Pavarësisht kësaj, që një objekt të arrijë shpejtësinë e dritës do të duhej një sasi e pafund energjie! Ku i dihet nëse mund të arrijmë ta realizojmë një ditë një gjë të tillë!

Eksperiencat jashtëtrupore


Nuk ma do mendja që të mos keni dëgjuar për “Out of Body Experience”, ose për eksperiencat jashtëtrupore?
Të paktën një person në dhjetë deklaron se e ka provuar këtë lloj eksperience të paktën një herë në jetë. Mund të ndodhë sikur jeni pranë vdekjes, për shembull kur flini apo kur provoni një emocion të fortë… Pra, bëhet fjalë për një eksperiencë që ju lejon të dilni nga trupi me ndërgjegjen tuaj, duke shkuar në hapësirën rreth nesh! Për këtë “eksperiencë” ekzistojnë shumë libra, por dëshmia e parë daton mijëra vjet më parë!

Çfarë ndodh pas vdekjes?


Kjo është një pyetje që e torturon gjithmonë njeriun, por që natyrisht ai nuk do të jetë kurrë në gjendje ta mësojë përgjigjen derisa të mbërrijë momenti i vdekjes. A e mbani mend historinë e neurokirurgut Eben Alexander. Ai, duke qenë mjek, ishte shumë skeptik në lidhje me këtë temë, derisa u godit nga një formë e rrallë e meningjitit, për shkak të së cilës ra në koma për një javë. Pikërisht pasi u zgjua, ai tha se kishte parë parajsën dhe gjithçka që mund të perceptojë mendja njerëzore. Mbase kjo mund të ketë qenë thjesht një ëndërr! Shkenca ende nuk ka një argument për çka ndodh pas vdekjes!


T.CH
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi