Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profili psikologjik i një vrasësi me pagesë

Shko poshtë

Profili psikologjik i një vrasësi me pagesë Empty Profili psikologjik i një vrasësi me pagesë

Mesazh nga Rifat Sat Apr 12, 2014 12:08 pm

Profili psikologjik i një vrasësi me pagesë

Profili psikologjik i një vrasësi me pagesë Gunman11

U dëgjua dhe kjo për herë të parë mediatikisht në Shqipëri se ekzistojnë njerëz të cilët marrin jetë përkundrejt një pagese. Kriminaliteti sa vjen e bëhet më shumë problematik në mënyrën e jetesës që zgjedhim të bëjmë. A do mund ti identifikojmë ne si popull i thjeshtë këta njerëz prej të cilëve duhet të ruhemi, se mund të gjejmë vdekjen?


Një vrasës me pagesë është ai i cili ka një motiv tepër të fortë që e shpie të kryejë një vrasje. Profili i këtyre personave, është i tillë, që ata janë të densibilizuar me kriminalitetin e tyre. Nëse në fëmijërinë e tyre kanë qenë të dhunuar, apo janë përfshirë në një bandë kriminale në një moshë të adoleshencës, bën të mundur adaptimin e tij më dhunë fizike, më plagoje e deri sa arrin në vrasje. Kur kjo shpërblehet me shuma monetare, e bën akoma më të pandjeshëm në marrjen e një jete.


Një vrasës me pagesë nuk lind por bëhet i tillë, nga rrjedha e jetës me të cilën ka marrë edukim, norma, morale, dhe vlerat shoqërore apo familjare. Janë këto gjëra që frenojnë njeriun për të mos cënuar lirinë  e tjetrit e aq më tepër ta vrasësh. Përkundrejt këtyre gjërave, nuk mund të themi se një vrasës me pagesë, nuk bën një jetë normale, nuk ka familje, apo një punë.

Duhet thënë se janë me një shkallë të lartë inteligjence dhe vigjilence për mënyrën e organizimit të krimit dhe ekzekutimit të personit që i është caktuar për të vrarë. Pas vrasjeve të tyre edhe pse motivi parave rrit mirëqenien e tyre ekonomike, psikologjikisht këta individë hasin probleme komplekse.

 Sfera emocionale rrafshohet, i bën të pandjeshëm përballë fenomenit të vdekjes. Një lehtësim tjetër mund të jetë, se ai nuk e njeh mirë viktimën që do vrasë. Përpos faktit se vrasësi me pagesë mund të jetë me psikoza të fshehura qysh nga fëmijëria, mund të jetë me çrregullim personaliteti, apo ndonjë problem tjetër klinik.


Vrasësi me pagesë nuk mund të ngatërrohet me vrasësin në seri. Pasi ky i fundit e bën thjesht, për të kënaqur veten e tij dhe zakonisht ka një target grup fiks, që mund të jetë vetëm femrat, fëmijët, apo burrat. Vrasjet i kryejnë në të njëjtën mënyrë. Ndërsa vrasësi me pagesë mund të vrasë këto kundrejt pagesës së tij, edhe pse me profesionalizëm zhduk çdo provë që mund ta inkriminojë.


Është pothuajse e pamundur që vrasësi me pagesë të mund të jetojë shëndetshëm mendërisht për shumë vite. Çdo keqfunksionim i sjelljes normale komunitare, përbën problemin e tij për adaptim më të mirë në shoqëri dhe për mosparagjykim.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi