FBI: “Hitleri u arratis në Argjentinë, vdiq në Brazil”
Faqja 1 e 1

Zyrtarisht Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun u vetvranë më 30 prill të 1945, teksa trupat e Ushtrisë së Kuqe kishin marrë pjesën më të madhe të Berlinit.
Po në versionin zyrtar, mësohet se trupi i dikatorit nazist më famëkeq në botë, së bashku me atë të bashkëshortes së tij u vendosën në kraterin e një predhë në oborrin e godinës së kancelarisë gjermane, ku u spërkatën me benzinë dhe iu vendos flaka.
Ky version nuk është bindës dhe për Hitlerin ekzistojnë mjaft teori ‘të mbijetesës së tij’. Njëra thotë që jetoi nën identitet tjetër në Berlin, deri në vitet 1970, një tjetër se u strehua në fshatrat malore të Zvicrës, deri në vdekje, ndërsa ‘më e besueshmja’ mbetet teori e Argjentinës.
Sipas kësaj teorie, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, para se Berlini të binte në duart e sovjetikëve dhe trupave aleate, Hitleri së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë morën një nëndetëse dhe udhëtuan drejt Argjentinës dhe më 29 prill të 1945, pas dy javë e gjysmë udhëtim, zbarkoi në brigjet amerikano-jugore.
Si për ta bërë akoma më të besueshme këtë së fundmi mbërrin edhe publikimi i disa dokumenteve sekrete nga ana e FBI-së, ku citohet një dëshmitar. Dosja i përket Edgar Hoover, në atë kohë kreu i FBI-së, i cili i merrte mjaft seriozisht raportimet për mbijetesën e Hitlerit.
Dëshmitari, një banor i Andeve Jugore në Argjentinë, thotë se si kishte ndihmuar një grup prej 50 gjermanësh të zbarkonin nga një nëndetëse. Ai thotë se ‘kryenazisti (referuar Hitlerit) kishte hequr mustaqet dhe vuante nga astma dhe ulçra’.
Me shpresën se do të siguronte azil në Shtetet e Bashkuara, banori argjentinas informoi autoritetet amerikane mbi vendndodhjen e grupit të gjermanëve. Ai përshkruan rrugën që ndoqën pasi zbarkuan nga nëndetësja. “Morën kuaj dhe nisën udhëtimin drejt fshatrave gjermanisht-folëse në jug të Andeve, për t’u strehuar në popullsinë vendase”, thotë dëshmitari, cituar në dokumentet e FBI-së.
Sipas informatorit, Hitleri ruhej vazhdimisht nga një grup prej më shumë se 50 persona të armatosur rëndë dhe lëvizte shpesh, nga njëra zonë në tjetrën dhe paralajmëron se cdo operacion për arrestimin e tij do të ishte “me viktima”.
Publikimi i këtyre dokumenteve mbërrin një javë pas publikimit të një fotoje nga një hulumtues i nazizmit, i cili pretendon se Hitleri pas Argjentinës është zhvendosur në Paraguaj dhe më pas në Brazil, ku edhe ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Top Channel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi