Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Kacafytjet' mes CIA-s dhe KGB-së

Shko poshtë

'Kacafytjet' mes CIA-s dhe KGB-së Empty 'Kacafytjet' mes CIA-s dhe KGB-së

Mesazh nga Rifat Sun Apr 27, 2014 9:24 am

'Kacafytjet' mes CIA-s dhe KGB-së


'Kacafytjet' mes CIA-s dhe KGB-së KGB%20y%20CIA

Një ish spiun rrëfen përse seriali televiziv “The Americans” është i mbushur më shumë me intrigë se sa me spiunazh të vërtetë



- Ariu i madh nga Moska është rikthyer, dhe jo vetëm në Krime. Seriali televiziv “The Americans” dhe agjentët e fshehtë të KGB që jetojnë në Uashington në fillim të viteve tetëdhjetë, tashmë është në mesin e sezonit të dytë. Ka shumë gjëra që mund t’i pëlqesh serialit, që nga performanca e shkëlqyer e Keri Russell dhe Matthew Rys, tek teknologjia e dikurshme e spiunazhit, e deri tek manipulimi i mençur i një frike të përbashkët që, nuk ka asnjë dyshim e ndiejnë shumë fëmijë në një moment apo një tjetër, se mos prindërit e tyre kanë identitete të fshehtë (nuk është paranojë nëse është e vërtetë).


Por edhe unë kam qenë pjesëtar i shërbimeve të fshehtë, dhe një pjesa e madhe e serisë televizive më lodh. Edhe pse CIA më afroi sërish pas njëmbëdhjetë shtatorit për të luftuar një rrezik të ri – terrorizmin dhe ekstremizmin islamik – korridorët në Langley vazhdojnë të jenë të mbushur me “veteranë”, të cilët kujtojnë fare mirë luftën kundër sovjetëve. Dhe pavarësisht se si paraqitet ai konflikt në serinë televizive të Joe Weisberg, nuk ka qenë një seri përplasjesh vdekjeprurëse mes shërbimeve të fshehtë të Amerikës dhe BS.

Dua të them që një pjesë e madhe e serisë bazohet në realitet. Ideja që spiunë rusë bënin jetë të dyfishtë në rrethinat e qyteteve amerikanë është frymëzuar pjesërisht nga një rrjet i vërtetë ilelgalësh rusë (që u bënë të famshëm nga Anna Chapman), që u kapën në viti 2010 nga FBI. Pastaj është seria e ngjarjeve në sfond – atentati ndaj ish presidentit Ronald Reagan, deklarata e Alexander Haig se “unë jam në kontroll këtu” – që e vendosin dramën në një plan kohor origjinal.

Por, besnikëria e “The Americans” tek faktet shpesh herë merr fund me kaq. Eshtë e sigurtë që KGB zhvilloi operacione për mbledhje informacionesh gjatë Luftës së Ftohtë – madje edhe me “hile të ndyra”, si për shembull organizimi i një fushate letrash raciste, sikur ishin dërguar nga gjoja supremacistë të bardhë amerikanë, kundër diplomatëve afrikanë në OKB, si dhe dhunimi i sinagogave amerikane dhe varrezave të hebrenjve për të shkaktuar trazira dhe për të vërtetuar se SHBA nuk ishte një vend i mirë për të jetuar.

Por në fund të ditës, KGB nuk vrau asnjëherë, askënd në Amerikë. Uashingtoni ishte një vend i dhunshëm në vitet e Reaganit, por jo sepse spiunët rusë po vrisnin njerëz majtas e djathtas.


Në fund të fundit, vrasja e njerëzve – si rojat e sigurisë, ish-asete spiunazhi dhe qytetarë të zakonshëm që ndodh shpesh tek “The Americans” – në kërkim të informacioneve, është një taktikë e mbushur me rreziqe. Vrasjet politike, jo vetëm do të kishin fokusuar aparatin amerikan të sigurisë së brendshme tek çështjet sovjetike, por edhe do të kish vënë në rrezik marrëdhëniet dypalëshe – me pasoja ndoshta shkatërrimtare. Për shembull, kur kontraktori i qeverisë së SHBA, Raymond Davis qëlloi dhe vrau tre hajdutë në rrugën Lahore në vitin 2011, incidenti shkaktoi një grindje të madhe diplomatike që rrezikoi të prishë marrëdhëniet mes SHBA dhe Pakistanit, që edhe ashtu ishin shumë të tensionuara. Nëse sovjetikët do të ishin sjellë njësoj në rrugët e Uashingtonit në kulmin e Luftës së Ftohtë, atëherë do të kishin shkaktuar një rrezik masiv të përkeqësimit të situatës.

Kështu që, nuk duhet të jetë e habitshme që spiunazhi gjatë Luftës së Ftohtë kish të bënte më shumë me vendet ku vendoseshin “pakot”, takimet e fshehtë, si dhe dorëzimet e padukshëm informacionesh, se sa atentate. Në fakt, në të gjithë kohërat, ka patur vetëm një vrasje të një dezertori rus në Uashington – në vitin 1941, në Hotel Bellevue dhe në fakt mund të ketë qenë edhe vetëvrasje. Edhe nëse Komisariati Popullor për Cështjet e Brendshme i Stalinit (NKVD) mund të çonte nëpër mend vrasje në Amerikë, KGB-ja e Leonid Brezhnjevit dhe Juri Andropovit as nuk do të guxonte.

Atëherë, çfarë bënin këta ilegalë sovjetikë në rrethina? Ndoshta jo shumë, sipas Majorit të KGB-së tashmë në pension, Oleg Kalugin, i cili ka shkruajtur në kujtimet e tij se agjentët e fshehtë ishin “më pak produktivët” e degëve të KGB që vepronin në kryeqytetin amerikan. Grupi më i fundit i spiunëve rusë që u kapën, me sa duket mundi që të sigurojë vetëm informacione që ishin hapur të disponueshëm gjatë qëndrimit të tyre në Amerikë – informacione që do të mund të ishin zbuluar nga çdokush që kishte akses në internet. Në fakt, Departamenti i Drejtësisë i SHBA nuk ngriti akuza kundër asnjërit prej tyre për arsye se ata nuk kishin dërguar asnjë dokument të klasifikuar në Moskë. Nuk ishte tamam material nga ata të romaneve të Robert Ludlumit.

Edhe spiunët amerikanë, nuk ishin nga ata lloj kaubojsësh që paraqiten tek “The Americans”. Sigurisht, kishte shumë përplasje gjatë viteve tetëdhjetë, por vrasja e individëve të mbrojtur diplomatikisht në Amerikë ishte një urë që s’duhej kaluar. Dhe dërgimi i vrasësve në Moskë për të vrarë zyrtarë të KGB është thjeshtë çmenduri.

Realiteti është se është shumë më praktike të shkëmbesh spiunë të kompromentuar. Në fund të fundit, këtë ka bërë tradicionalisht FB-ja, duke monitoruar agjentë të fshehtë si Ana Chapman përpara se t’i arrestonte dhe shkëmbente me personel të kompromentuar rus, që punonte fshehtas për SHBA.

Së fundi, kishte një mirëkuptim të pashprehur në lidhje me sjelljen reciproke mes SHBA dhe BS, sidomos gjatë epokës për të cilin flet “The Americans”. Edhe në luftëra të nxehta si Afganistani në vitet 1980, kishte rregulla të fortë kur bëhej fjalë për marrje jetësh. Sic ka thënë Steve Coll në librin e tij “Ghost Wars”, “CIA dhe KGB, në vitet tetëdhjetë kishin një marrëveshje të pashkruar xhentëlmenësh, për të mos vënë në shënjestër oficerët respektivë, për t’i rrëmbyer apo vrarë”. Kjo shkonte përtej kortezisë profesionale: oficerët e shërbimit të fshehtë e kuptonin që gjithçka mund të përmbysej në një tjetër fushëbetejë. Vrasja e oficerëve të KGB në Kabul, mund të sillte vrasje të personelit të CIA-s, për shembull në Managua.

Kështu që, ndonëse SHBA furnizuan me gjithfarësoj armatimesh muxhahedinët në Afganistan, CIA nuk dërgoi atje syze për të parë natën apo objektiva snajperësh që mund të përdoreshin për të shënjestruar individë specifikë. Agjencia refuzoi gjithashtu të ofrojë pamje satelitore që mund të zbulonin se ku jetonin oficerë të caktuar sovjetikë. Kështu, edhe në një luftë të shëmtuar, kishte limite.

Me tensionet SHBA-Rusi që po rriten në Ukrainë, Siri dhe gjetkë, gogoli nga Moska tek seriali “The Americans” duket i nxjerrë nga titujt e mëdhenj të gazetave të sotme. Por, duke paraqitur një seri gjithnjë e më baroke vrasjesh si mbledhje efikase informacionesh, seriali qëndron i palëkundur në botën e argëtimit. Me thënë të vërtetën, Weisberg është treguar gjithmonë i sinqertë në lidhje me zhgënjimin e tij për banalitetin e punës së shërbimeve të fshehtë. I punësuar në CIA për pak kohë në vitet nëntëdhjetë, ai më vonë vendosi që do të ishte më mirë të shkruante për spiunë, se sa të ishte një i tillë. Për ata prej nesh që kemi përvojë në botën e errët të spiunazhit, “The Americans” është pak si shumë i bukur për të qenë i vërtetë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi