Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e pa thena te Henes.

Shko poshtë

Misteret e pa thena te Henes. Empty Misteret e pa thena te Henes.

Mesazh nga elektronika Sat May 03, 2014 4:23 am

Misteret e pa thena te Henes.


Misteret e pa thena te Henes. Moon_phases_diagram

E bukur, e shndriteshme, romantike ne netet e veres kur qielli eshte I paster, Mendjemadhe, kur leshon driten e saj te argjendte dhe rri e veshtron Token nga lart……………… E tille eshte Hena jone



Që nga fillimi i historisë sonë në qiellin mbi Tokë,  gjithmonë ka ekzistuar një objekt i rrumbullakët dhe i shndritshëm, çdo njeri nga ne e ka parë dhe të gjithë e quajmë Hënë. Pavarësisht gjashtë vizitave që i kanë bërë astronautët amerikanë gjatë viteve 1969 – 1972 Hëna ende mbetet një enigmë për shkencën. Shkencëtarët ëndërronin për kohën që do të ecnin mbi sipërfaqen e Hënës dhe shpresonin që duke studiuar përbërjen e këtij sateliti do të arrinin të zgjidhnin shumë mistere për origjinën e planetit dhe sistemit tonë diellor.

Pas gjashtë vizitave në Hënë, perceptimi i njerëzve ishte se tashme kishin mësuar gjithçka. Por të njëjtët shkencëtarë të studimit tëe Hënës nuk kishin arritur ndonjë përfundim të përbashkët as për pyetjet më elementare, si p.sh. se si u krijua Hëna në fillim. Pavarësisht 842 paundëve shkëmb, sasisë së dheut, fotove dhe videove, si dhe vendosja e pesë stacioneve shkencore nukleare në sipërfaqen e Hënës, ende nuk ka ndonjë zgjidhje apo përfundim të prerë për misteret e saj.

Në të vërtetë ka ndodhur e kunderta: Ajo që kemi mësuar për Hënën na ka bërë të ngrejmë më shumë pyetje. Hëna mbetet një mister. Ajo është shumë më e komplikuar nga sa e kishim menduar në fillim. Shkëmbinjtë dhe të dhënat e tjera që sollën misionet Apollo flasin për një sërë misteresh, të cilat të lënë me gojë hapur.

Hëna është shumë më e vjetër se sa ishte menduar, bile është më e vjetër se sa Toka. Duke analizuar gjurmët që kanë lënë rrezet kozmike mbi shkëmbinjtë e Hënës , shkencëtarët i kanë datuar ato rreth 4.5 miliard vjet më të vjetër se Toka. Sot është pranuar nga shkencëtarët se mosha e Tokës është rreth 4.6 miliard vjet, por gazeta e Harvardit për astronominë “Sky and Telescope” shkruan në një artikull se në konferencën për Hënën në vitin 1973 u paraqitën të dhëna mbi shkëmbinjtë e Hënës, mosha e të cilëve daton 5.6 miliard vjet që do të thotë 1 miliard vjet më të vjetër se Toka. Kësaj i shtohet edhe fakti se pluhuri hënor ku u gjetën shkëmbinjtë është 1 miliard vjet më i vjetër se shkëmbinjtë. Analizat kimike treguan se shkëmbinjtë kishin përmbajtje krejt të ndryshme nga ajo e pluhurit rreth tyre.

Hëna ka tre shtresa të ndryshme shkëmbinjsh në kundërshtim me teorinë që objektet më të rënda zhyten, në Hënë shkëmbinjtë më të rëndë gjenden në sipërfaqe. Don Ëilson shprehej: Elementet refraktare si titanium janë aq të shumtë në sipërfaqen e Hënës sa shumë gjeokimistë shprehen se përzierjet refraktare janë sjellë me shumicë në Hënë në një mënyrë që ende nuk dihet. Ubel ish redaktor shkencor i “CBS Televizion” në pyetjen: “Nëse Hëna dhe Toka janë krijuar në të njëjtën kohë dhe pranë njëra-tjetrës pse njëra prej tyre (Toka) ka marrë të gjithë hekurin dhe tjetra (Hëna) pothuajse fare? Ndryshimet sugjerojnë se Toka dhe Hëna u krijuan larg njëra-tjetrës, ide kjo që përplaset me pamundësinë e astrofizikantëve për të shpjeguar se si ekzaktësisht hëna u bë satelit i Tokës”.

Hëna është jashtëzakonisht e thatë. Asnjë nga shkëmbinjtë Hënorë nuk përmban ujë apo molekula uji të lidhura me mineralet. Por aparatet e vendosura në Hënë nga Apollo në 7 mars 1971, dërguan në Tokë sinjale se një erë uji sapo kishte kaluar në sipërfaqen e Hënës. Meqënëse atje nuk ka ajër dhe shtypje atmosferike çdo sasi uji avullon por pyetja është se nga erdhi ky ujë? Reja e avullit zgjati rreth 14 orë dhe mbuloi një sipërfaqe rreth 100 milje katrore. Nga NASA u tha që u çanë dy çisternat me ujë që u çuan në Hënë nga Apollo 12 dhe 14 por ato ishin rreth 180 kilometra larg njëra-tjetrës dhe sasia e ujit ishte 100 litra pra si mund të mbulonin një sipërfaqe të tillë?

Gjithashtu shkëmbinjtë hënorë rezultonin të magnetizuar forca ishte shumë e dobët por megjithatë ajo ekzistonte. Ajo që e bën këtë të çuditshme është fakti se Hëna nuk ka fushë magnetike.

Prania në Hënë e shkëmbinjve të butë që janë krijuar nga ngurtësimi i llavës provon faktin se dikur në Hënë ka pasur rrjedhje të jashtëzakonshme llave, por nuk ka asnjë provë se Hëna ka qenë ndonjëherë aq e nxehte sa të krijonte shperthime vullkanike. Temperatura e saj e brendshme është rreth 1800 grade F. Tjetër gjë e çuditshme është fakti se katër të pestat e shkëmbinjve të butë me origjinë llave janë në pjesën që shihet nga Toka. Një përbërës tjetër i mistershëm janë maskonet ( masa te mëdha rrumbullake me densitet të madh që shtrihen deri 40 milje nën qendrën e shkëmbinjve të butë të Hënës. Maskonet janë objekte shumë të gjera në formë disku që mund të jenë ndërtuar në mënyrë artificiale. Nuk është e mundur që disqe të tilla të rrumbullakta të jenë vendosur në qendër të çdo masivi shkëmbor Hënor rastësisht apo aksidentalisht.

Gjatë misioneve “Apollo” paisjet sizmografike të vendosura në vende të ndryshme të Hënës ndërmjet viteve 1969 – 1977 regjistruan rreth 3000 tërmete Hënore në vit. Shumica e tyre shkaktohej nga goditja e meteorëve, por një pjesë e mirë e tyre vinte nga thellësia e Hënës. Por e çuditshmja ishte se dridhjet përsëriteshin në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë. A është e mundur që lëvizjet e shkëmbinjve në thellësi të Hënës të ndodhin ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë? 

Ka shumë tregues që sugjerojnë që Hëna mund të jetë bosh nga brenda. Densiteti mesatar i Hënës është rreth 3,34 gram për centimetër kub, nga 5,5 gram që është ai i Tokës. Në vitin 1962 shkencëtari i NASA-s Gordon Mcdonald është shprehur: “Nëse do t’i reduktonim të dhënat astronomike do të shihnim se të dhënat dhe llogaritjet kërkojnë që brendësia e Hënës të jetë më pak e dendur se sipërfaqja e saj. Në të vërtetë, do të dukej se Hëna është më shumë një sferë bosh sesa një sferë homogjene”.

Eksperimentet “Lunar Orbiter”kanë shtuar në mënyrë të ndjeshme njohurinë tonë për fushën gravitacionale të Hënës duke na sinjalizuar për mundësine e frikshme që Hëna të jetë bosh. Përse e frikshme? Carl Sagan është shprehur në 1966 në librin e tij “Jeta inteligjente në Univers” se “Njëe satelit natyral nuk mund të jetë objekt bosh”.

Fakti më befasues se Hëna mund të jetë bosh u paraqit në 20 nëntor 1969 kur ekipi APOLLO 12 lëshoi modulin Hënor që të përplasej në sipërfaqen e Hënës për të shkaktuar një tërmet artificial. Moduli u përplas rreth 40 milje nga vendi ku ishte ulur APOLLO dhe paisjet regjistruan diçka që ishte shumë e papritur dhe e habiteshme. Hëna kumboi si një këmbanë për më shumë se një orë. Njëri nga drejtorët e eksperimentit Maurice Eëing u shpreh “ishte sikur dikush dikush të kishte goditur një këmbanë kishe dhe kumbimin e saj ta kishte dëgjuar për 30 minuta. Asnjeri prej nesh nuk ka parë një gjë të tillë në Tokë”. E njëjta dukuri u përsërit kur APOLLO 13 përplasi një pllakë me një forcë prej 11 ton dinamit Hëna reagoi si një gong dhe kumbimi vazhdoi për 3 orë e 20 minuta.

Në 13 Maj 1972 një meteor i madh u përplas në Hënë me një forcë të barabartë me 200 ton dinamit Shkencëtarët u befasuan kur asnjë nga valët sizmike nuk u kthye prapa duke konfirmuar diçka të pazakontë në brendësi të Hënës 

Hëna ka një guackë tejet të fortë dhe një brendësi shumë të lehtë ose joekzistuese Guacka e Hënës përmban minerale të errëta si Titanium që përdoret në Tokë për ndërtimin e anijeve hapësinore dhe avionëve. Shumë njerëz e kanë në mendje imazhin televiziv të astronautëve tanë kur tentuan të shpojnë sipërfaqen e Hënës. Turielat e tyre të posaçme arritën të shpojnë vetëm disa centimetra dhe u thyen si qelq nga fortësia e sipërfaqes së Hënës. Enigma u komplikua kur u zbulua se materialet e forta ishin metale të përpunuara. Ekspertët u befasuan kur panë se shkëmbinjtë përmbanin tunxh, mike dhe amphibole, përveç titaniumit thuajse tërësisht të pastër. Sipas “Argone National Laboratory” në shkëmbinjtë hënorë u zbuluan dy minerale që deri atëherë nuk ishin gjendur në Tokë Uranium 236 dhe neptunium 237. Ndeërkohë u zbuluan edhe grimca hekuri të ndryshkur. Ndërsa në 1976 “Associated Press” dha njoftimin se ruset kishin gjetur grimca hekuri që nuk ndryshken. Hekuri që nuk ndryshket është i panjohur në Tokë dhe përtej teknologjisë së sotme Tokësore.
Padyshim misteri më i madh për Hënën tonë është krijimi i saj dhe mënyra se si ajo filloi të ekzistonte. Ka disa teori për krijimin e Hënës. Si ajo e shkëputjes së një pjese nga Toka jonë, por se si askush nuk kishte mundur ta shpjegonte. Kjo teori u hodh poshtë kur u zbulua ngjashmëria shumë e pakët me Tokën. Teoria e krijimit të Hënës nga bashkimi i copave të mbetura në hapësirë gjatë formimit të Tokës. Teoria tjetër është se Hëna lindi diku tjetër dhe më vonë u fut në fushën gravitacionale të Tokës. Këtu janë dy teori njëra që Hëna ishte një planet i vogël që u përplas me Tokën dhe u krijuan mbetje që më vonë u bashkuan dhe formuan Hënën. Tjetra thotë që Hëna ishte duke kaluar në sistemin tonë diellor kur u kap nga forca gravitacionale e Tokës dhe u tërhoq në orbitë. Por snjëra nga këto nuk është bindëse pasi nuk gjenden faktet për të mbështetur një teori të tillë. Shkencëtari Isaac Asimovka shkruan: “Hëna është shumë e madhe për tu kapur nga Toka. Gjasat për një Hënë që kapet nga Toka dhe vendoset në një orbitë të rrumbullakët rreth Tokës janë shumë të vogla për ta bërë këtë teori të besueshme. Orbita jo vetëm që është një rreth pothuajse perfekt por është e qëndrueshme dhe e pandryshueshme, gjithmonë e njëjta faqe sheh nga Toka. Me sa dimë nga të dhëna shkencore Hëna është i vetmi satelit natyror me një orbitë të tillë. Orbita e rrumbullakët e Hënës është veçanërisht e çuditshme po të marrim parasysh se qendra e masës së Hënës është më shumë se 1 milje më pranë Tokës se sa qendra gjeometrike. Mjafton vetëm ky fakt që të shkaktohet një orbitë e çrregullt dhe e paqëndrueshme. Për më tepër të gjithë satelitët e tjerë natyrale të sistemit tonë Diellor vërtiten në një orbitë që është në planin e ekuatorit të planetit përkatës, por jo Hëna orbita e së cilës është, në mënyrë të habiteshme, me pranë orbitës së Tokës rreth Diellit, me një pjerrësi ndaj ekliptikut të Tokës prej më shumë së 5 gradë.
A është Hëna krijim i inteligjencës aliene?

Sipas teorise se Michael Vasin dhe Alexander Scherbakov, Hëna nuk është tërësisht natyrale por një planetoid, i cili u boshatis biliona vjet më parë në skajet e e largëta të hapësires prej qenieve inteligjente që zoteronin teknologji më të përparuara se ato që kemi ne sot. Makineri të stërmëdha kishin shkrirë brendësinë e Hënës për të formuar guva gjigande dhe materialin e shkrire e kishin derdhur në siperfaqe duke formuar kështu maskonet. Me pas e kishin zhvendosur nëpër kozmos për ta sjellë atja ku është sot, në orbiten rreth Tokës. 


Dy shkencëtarët shkruanin në artikullin e tyre “Duke ju larguar çdo rrugë tradicionale hasëm në fillim në atë që në fillim duket si një fantazi e papërgjegjeshme, por sa më shumë dhe imtësisht i studiojmë të dhënat që njerëzit kanë mbledhur për Hënën aq më shumë bindemi se nuk ka as edhe një fakt të vetëm që ta hedhë poshtë teorinë tonë. Jo vetëm kaq, por shumë gjëra të cilat deri tani janë konsideruar si enigma, janë të shpjegueshme nën dritën e kësaj teorie të re. 

Don Ëillson u shpreh “Ekzistojnë shumë fakte që përputhen me teorinë e re prandaj ajo nuk duhet hedhur poshtë, por të studiohet me shumë kujdes”. Vetë shkencëtarët kanë zbuluar dhe po zbulojnë fakte shkencore të mahniteshme dhe hutuese, që tregojnë se Hëna nuk është ashtu si duket, por një bote që mund të mos jetë krejtësisht natyrale”.

Aristoteli na tregon për një popull që quhej Pros Selenes, të cilët jetonin në Arkadi në një rajon në Greqinë qendrore. Ata jetonin aty përpara mbërritjes së grekëve. Emri “Selenes” perëndesha greke e Hënës, i referohet vetë Hënës dhe termi Pros Selenes do të thotë para Hënës. Sipas legjendës së lashtë, Prosselenet thoshin se Arkadia u takonte atyre sepse ata kishin jetuar aty përpara se në qiell të shfaqej Hëna.

Në tekstet Tibetiane flitet për një popull në një kontinent të humbur të quajtur “Gondeeana” që thuhet se ishin civilizuar përpara se Hëna të ndriçonte qiellin e natës.

Legjenda dhe shkrime të lashta ka anë e mbanë botës që flasin për kohën para dhe pas Hënës.Sipas shumë studiuesve mendohet që Hëna të jetë vendosur në këtë orbite rreth 11500 -13 000 vjet më parë.

elektronika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 22
Points : 58
Reputation : 2
Join date : 20/03/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi