Mistere të çuditshme por që janë reale
Faqja 1 e 1
Mistere të çuditshme por që janë reale
Mistere të çuditshme por që janë reale
Margaret Bell jetonte në Shropshajer, Angli, ndërkohë që mbante bletë në një vend rreth 14 kilometra larg shtëpisë së saj. Ajo vdiq në qershor të vitit 1994. Menjëherë pas funeralit të saj personat e pranishëm u habitën, kur panë qindra bletë që erdhën e qëndruan sipër shtëpisë saj, ku ajo kishte jetuar për 26 vjet. Bletët qëndruan për rreth një orë të bashkuara aty dhe shtypi i asaj kohe shfaqi fotot e ngjarjes së çuditshme.
2. Aksidenti fantazmë
Më 11 dhjetor 2002 dy motoristë i telefonuan policisë për të raportuar se kishin parë një makinë që devijonte nga rruga. Një kërkim i hollësishëm zbuloi një makinë të fshehur nën një gëmushë dhe shoferin e vdekur. Rezultoi se aksidenti kishte ndodhur para pesë muajsh përpara se dy motoristët të kishin parë skenë. Shoferi Christopher Chandler ishte raportuar si i humbur më parë nga i vëllai.
3. Shpella enigmatike
Një shpellë në formë të parregullt u zbulua në nj fermë të largët në Uashington, në tetor të vitit 1984. Ajo nuk kishte qenë aty një muaj më parë. Gërmimi i tokës dhe heqja e gurëve zbuluan një plis bari gjigant. Dukej sikur ai ishte prerë dhe vendosur aty, vetëm se rrënjët ishin akoma aty. Nuk u mor vesh asnjëherë se si kishte mbërritur ai plis bari gjigant aty duke qenë se s’kishte shenja makine apo gjurmë të tjera.
4. Zbulimi i hotelit
Në vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte në Londër për të kurorëzimin e Elizabetës II. Në një prej sirtarëve të dhomës së tij në hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte që i përkisnin personit me emrin Harry Hannin. Hannin, një yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy ditë më vonë, Kupcinet mori një letër nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qëndruar në hotelin “Meurice” në Paris kishte gjetur në një sirtar një kravatë me emrin e Kupcinet mbi të.
5. Taksia
Në vitin 1975 një person po ecte me motoçikletë në Bermuda, kur u përplas nga një taksi dhe humbi jetën. Ngjarja do të përsëritej një vit më vonë fatkeqësisht. Vëllai i këtij personi humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Në fakt ai po udhëtonte me të njëjtën motoçikletë. Dhe ngjarja bëhet akoma më e çuditshme pasi ishte i njëjti shofer taksie që kishte aksidentuar të vëllanë e viktimës së radhës dhe në taksi ndodhej i njëjti pasagjer që ishte herën e parë.
6. Hakmarrja
Në vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila si pasojë e tronditjes kreu vetëvrasje. Vëllai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe i qëlloi me armë zjarri. Duke menduar se e kishte vrarë ai kreu menjëherë vetëvrasje. Në fakt, Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lëndoi fytyrën dhe shkoi e u ngul në një pemë. Vite më vonë, Ziegland vendosi të priste pemën, ku ishte plumbi. Ngaqë pema ishte e madhi ai vendosi dinamit, por gjatë shpërthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland në kokë.
7. Binjakët
Vëllezërit binjakë, Jim Lewis dhe Jim Springer u ndanë që në lindje dhe u adoptuan nga familje të ndryshme. Të dyja familjet ua vunë emrat Jim. Dy djemtë u rritën pa e njohur njëri-tjetrin, por të dy u morën me zdrukthëtari dhe të dy u martuan me gra që quheshin Linda. Të dy sollën në jetë djem dhe njëri e quajti James Alan të birin, ndërsa tjetri James Allan. Binjakët gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra të tjera, të dyja të quajtura Betty. Dhe të dy kishin nga një qen me emrin Toy.
8. Murgu misterioz
Në shekullin e 19-të në Austri, një piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa herë të vetëvritej. Herën e parë, kur ishte 18-vjeç, një murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastësisht. Sërish në moshën 22-vjeçare, i njëjti murg e pengoi të varte veten. Tetë vite më vonë ai u dënua për aktivitet politik, por i njëjti murg ndërhyri për ta shpëtuar. Në moshën 68-vjeçare, Aigner arriti të vriste veten dhe murgu misterioz ishte ai që kreu ceremoninë mortore. 10. La Mancha Negro
9. Vdekja e binjakëve
Në vitin 2002, dy vëllezër binjakë në moshën 70-vjeçar vdiqën brenda disa orëve njëri pas tjetrit, në dy aksidente të ndryshme në të njëjtën rrugë në veri të Finlandës. Binjaku i parë vdiq kur u godit nga një kamion teksa po ecte me biçikletë në Rahe, 600 kilometra në veri të Helsinkit. Ai vdiq 1.5 kilometra nga vendi, ku u aksidentua vëllai tij. “Kjo është një koincidencë historike, pasi në këtë rrugë madje nuk ndodhin aksidente shpesh”, u shpreh në atë kohë oficerja e policisë, Marja-Leena Huhtala.
10. Fat në poker
Në vitin 1858, Robert Fallon u vra në shenjë hakmarrje nga ata, me të cilët luante poker. Sipas tyre Fallon kishte fituar 600 dollarë në poker pasi kishte bërë me hile. Ato u detyruan të gjenin një njeri tjetër të luante në vend të Fallon. Brenda disa orësh personi i ri kishte bërë 2200 dollarë nga 600 dollarët e Fallon. Në atë kohë mbërriti policia, e cila i kërkoi të riut që ti kthente familjes së Fallon 600 dollarët dhe në atë çast rezultoi se ai ishte vetë djali i Fallon, i cili s’e kishte parë të atin prej 7 vitesh.
Ngjarjet e çuditshme nuk ndodhin vetëm nëpër filma. Ato ndodhin dhe në jetën reale dhe duken thuajse të pabesueshme. Revista angleze “Fortean Times” ka botuar disa prej këtyre historive
1. Bletët shkojnë në varrimMargaret Bell jetonte në Shropshajer, Angli, ndërkohë që mbante bletë në një vend rreth 14 kilometra larg shtëpisë së saj. Ajo vdiq në qershor të vitit 1994. Menjëherë pas funeralit të saj personat e pranishëm u habitën, kur panë qindra bletë që erdhën e qëndruan sipër shtëpisë saj, ku ajo kishte jetuar për 26 vjet. Bletët qëndruan për rreth një orë të bashkuara aty dhe shtypi i asaj kohe shfaqi fotot e ngjarjes së çuditshme.
2. Aksidenti fantazmë
Më 11 dhjetor 2002 dy motoristë i telefonuan policisë për të raportuar se kishin parë një makinë që devijonte nga rruga. Një kërkim i hollësishëm zbuloi një makinë të fshehur nën një gëmushë dhe shoferin e vdekur. Rezultoi se aksidenti kishte ndodhur para pesë muajsh përpara se dy motoristët të kishin parë skenë. Shoferi Christopher Chandler ishte raportuar si i humbur më parë nga i vëllai.
3. Shpella enigmatike
Një shpellë në formë të parregullt u zbulua në nj fermë të largët në Uashington, në tetor të vitit 1984. Ajo nuk kishte qenë aty një muaj më parë. Gërmimi i tokës dhe heqja e gurëve zbuluan një plis bari gjigant. Dukej sikur ai ishte prerë dhe vendosur aty, vetëm se rrënjët ishin akoma aty. Nuk u mor vesh asnjëherë se si kishte mbërritur ai plis bari gjigant aty duke qenë se s’kishte shenja makine apo gjurmë të tjera.
4. Zbulimi i hotelit
Në vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte në Londër për të kurorëzimin e Elizabetës II. Në një prej sirtarëve të dhomës së tij në hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte që i përkisnin personit me emrin Harry Hannin. Hannin, një yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy ditë më vonë, Kupcinet mori një letër nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qëndruar në hotelin “Meurice” në Paris kishte gjetur në një sirtar një kravatë me emrin e Kupcinet mbi të.
5. Taksia
Në vitin 1975 një person po ecte me motoçikletë në Bermuda, kur u përplas nga një taksi dhe humbi jetën. Ngjarja do të përsëritej një vit më vonë fatkeqësisht. Vëllai i këtij personi humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Në fakt ai po udhëtonte me të njëjtën motoçikletë. Dhe ngjarja bëhet akoma më e çuditshme pasi ishte i njëjti shofer taksie që kishte aksidentuar të vëllanë e viktimës së radhës dhe në taksi ndodhej i njëjti pasagjer që ishte herën e parë.
6. Hakmarrja
Në vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila si pasojë e tronditjes kreu vetëvrasje. Vëllai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe i qëlloi me armë zjarri. Duke menduar se e kishte vrarë ai kreu menjëherë vetëvrasje. Në fakt, Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lëndoi fytyrën dhe shkoi e u ngul në një pemë. Vite më vonë, Ziegland vendosi të priste pemën, ku ishte plumbi. Ngaqë pema ishte e madhi ai vendosi dinamit, por gjatë shpërthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland në kokë.
7. Binjakët
Vëllezërit binjakë, Jim Lewis dhe Jim Springer u ndanë që në lindje dhe u adoptuan nga familje të ndryshme. Të dyja familjet ua vunë emrat Jim. Dy djemtë u rritën pa e njohur njëri-tjetrin, por të dy u morën me zdrukthëtari dhe të dy u martuan me gra që quheshin Linda. Të dy sollën në jetë djem dhe njëri e quajti James Alan të birin, ndërsa tjetri James Allan. Binjakët gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra të tjera, të dyja të quajtura Betty. Dhe të dy kishin nga një qen me emrin Toy.
8. Murgu misterioz
Në shekullin e 19-të në Austri, një piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa herë të vetëvritej. Herën e parë, kur ishte 18-vjeç, një murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastësisht. Sërish në moshën 22-vjeçare, i njëjti murg e pengoi të varte veten. Tetë vite më vonë ai u dënua për aktivitet politik, por i njëjti murg ndërhyri për ta shpëtuar. Në moshën 68-vjeçare, Aigner arriti të vriste veten dhe murgu misterioz ishte ai që kreu ceremoninë mortore. 10. La Mancha Negro
9. Vdekja e binjakëve
Në vitin 2002, dy vëllezër binjakë në moshën 70-vjeçar vdiqën brenda disa orëve njëri pas tjetrit, në dy aksidente të ndryshme në të njëjtën rrugë në veri të Finlandës. Binjaku i parë vdiq kur u godit nga një kamion teksa po ecte me biçikletë në Rahe, 600 kilometra në veri të Helsinkit. Ai vdiq 1.5 kilometra nga vendi, ku u aksidentua vëllai tij. “Kjo është një koincidencë historike, pasi në këtë rrugë madje nuk ndodhin aksidente shpesh”, u shpreh në atë kohë oficerja e policisë, Marja-Leena Huhtala.
10. Fat në poker
Në vitin 1858, Robert Fallon u vra në shenjë hakmarrje nga ata, me të cilët luante poker. Sipas tyre Fallon kishte fituar 600 dollarë në poker pasi kishte bërë me hile. Ato u detyruan të gjenin një njeri tjetër të luante në vend të Fallon. Brenda disa orësh personi i ri kishte bërë 2200 dollarë nga 600 dollarët e Fallon. Në atë kohë mbërriti policia, e cila i kërkoi të riut që ti kthente familjes së Fallon 600 dollarët dhe në atë çast rezultoi se ai ishte vetë djali i Fallon, i cili s’e kishte parë të atin prej 7 vitesh.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi