Vdekja dhe rruga drejt parajsës
Faqja 1 e 1
Vdekja dhe rruga drejt parajsës
Vdekja dhe rruga drejt parajsës
Kompjuteri
Njeriu që e ka vendosur kompjuterin në atë pozicion ka qenë Bruce Greyson, psikiatër në të njëjtin universitet, që prej 20 vjetësh studion eksperiencat e paravdekjes: me pak fjalë, "udhëtimet" jashtë trupit, që pacientët tregojnë se kanë përjetuar, atëherë kur edhe mjekët i kishin humbur të gjitha shpresat për të jetuar.
Disa prej tyre, pas kthimit nga "zona hije", që ndan jetën nga vdekja, arrijnë madje të përshkruajnë se çfarë ka ndodhur përreth trupit të tyre kur ishin në gjendje të pandërgjegjshme. Duke marrë shkas nga këto dëshmi, arsyetimi i psikiatrit Greyson ka qenë si vijon: nëse shpirti ose diçka e jona shkëputet nga trupi në momentin e vdekje dhe nëse janë të vërteta rrëfimet e atyre që thonë se kanë parë nga lart trupin e tyre të shtrirë mbi krevat, atëherë për logjikë ka shumë mundësi që ata të shohin edhe imazhet që shfaqen në kompjuter. Megjithatë, deri tani, Greyson ka qenë i pafat: asnjë nga pacientët që ka hyrë në atë sallë reanimacioni nuk ka treguar se ka jetuar eksperiencën e pasvdekjes.
Eksperienca mendore
Eksperimenti i Greyson duket i çuditshëm, edhe për mjekët që studiojnë të njëjtat fenomene, sepse, tregojnë ata, ato "fluturime" sipër trupit janë tërësisht mendore. Por, ndonjëherë ndodh diçka që nuk mund të shpjegohet dot. Disa vjet më parë, një grup kardiologësh holandezë iu referuan rrëfimit, që sipas tyre ishte shumë i besueshëm, të një infermiereje, e cila kishte ndërhyrë për të shpëtuar një burrë të goditur nga një atak kardiak, pas një aksidenti që kishte pësuar. Infermierja arriti kur pacienti ishte në gjendje të pandërgjegjshme dhe iu desh t‘i hiqte nga goja e tij disa dhëmbë që i ishin thyer për të futur gjuhën që e kishte lejuar të merrte frymë. Manovrat e ringjalljes ishin me të vërtetë dramatike: mjekët ishin gati të dorëzoheshin, kur zemra e tij filloi të rrahë. Kur hyri në dhomën e pacientit disa ditë më pas, infermierja u shtang kur dëgjoi fjalët: "Oh, ja ku është infermierja që e di se ku shkuan dhëmbët e mi!" Më vonë, pacienti tregoi gjithashtu se e kishte parë gjithë skenën nga "lart" dhe se kishte pasur shumë frikë kur kishte kuptuar se mjekët ishin duke u dorëzuar, pasi nuk mund të bënin më asgjë për ta shpëtuar.
Më shumë se një shpjegim
Pa marrë parasysh rolin e një fuqie mbinatyrore, psikologia amerikane, Susan Blackmore, tregon se ekzistojnë shumë shpjegime të mundshme për ngjarje të tilla. Mes të cilave: "Informacionet që pacienti kishte kur ishte akoma me sy hapur, forca e imagjinatës, forca për të ‘gjetur‘ gjëra të veçanta tek ajo që ka ndodhur kur tregon eksperiencën që ka përjetuar, tregojnë se ekziston mundësia që ndjenjat tona të vazhdojnë të na transmetojnë ndonjë të dhënë për botën që na rrethon"."
Gjithashtu, shton Christopher French, i departamentit të psikologjisë në Universitetin e Londrës, kujtimet e pacientëve mund të ndikohen edhe nga fakti se kanë dëgjuar eksperienca të tilla në të kaluarën". Megjithatë, nuk mjafton që rrëfime të tilla t‘i klasifikojmë si fantazira ose sugjestione. Është fakt se dëshmitë e atyre që kthehen nga "bota tjetër" vazhdojnë të çudisin shkencën. Në të vërtetë, shumë rrallë pacientët dinë ta ndërtojnë atë që ka ndodhur përreth tyre, ndërsa kanë qenë në gjendje të pavullnetshme.
Shumë shpesh, kur një person i është afruar vdekjes, tregon se ka parë se çfarë ka në anën tjetër dhe eksperiencat e treguara përsëriten me të njëjtat karakteristika, edhe në kultura shumë të ndryshme nga e jona. Kështu, në një studim të publikuar në revistën "Lancet" në vitin 2001, Pim van Lommel, kardiolog i spitalit Rijsstate të Arnhem (Holandë), është përpjekur të kuptojë se cilat ishin ndjenjat që përjetoheshin, duke intervistuar 344 pacientë që u ishin nënshtruar manovrave të ringjalljes pas një ataku kardiak. Kështu, nga studimi doli se 18 për qind e të intervistuarve tregoi se kishte përjetuar një eksperiencë paravdekjeje (ndërsa të tjera studime paraqesin përqindje më të vogla, nga 5 në 10 për qind).
Përjetime të këndshme
Më shumë se gjysma e të intervistuarve tregonin se kishin provuar ndjenja shumë të këndshme (dhe asnjë nuk ka pasur frikë nga vdekja), një në tre tregonte se kishte kaluar përgjatë një tuneli, kishte parë bukuri hyjnore dhe kishte takuar të afërmit që i kishin vdekur; një në katër e kishte ndjerë se po shkëputej nga trupi dhe kishte parë drita të forta e ngjyra. Disa të tjerë kishin ndjerë se ishte një kufi të cilin, pasi e kaloje, nuk ishte e mundur të ktheheshe pas, madje pikërisht aty u shfaqeshin episode të ndryshme nga jeta e tyre. Eksperiencat e paravdekjes "ishin më të shpeshta te pacientët e rinj dhe më intensive te gratë", lexohet në artikullin e "Lancet". "Por nuk dukeshin të influencuara nga frika e vdekjes që pacientët kishin para se të shtroheshin në spital, as nga bindjet e tyre fetare dhe as nga lloji i ndërhyrjes që ishte praktikuar", shkruhet në artikull.
Më bujar se më parë
Në një largësi prej dy vitesh, studiuesit kanë intervistuar sërish pacientët, duke zbuluar se eksperienca i kishte ndryshuar rrënjësisht. Pothuajse të gjithë ndiheshin më të disponueshëm e bujarë dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kishte frikë nga vdekja, gjithashtu kishin forcuar bindjen se edhe përtej jetës "ka diçka".
Megjithatë, disa shkencëtarë janë përpjekur t‘i japin një shpjegim fiziologjik këtij fenomeni. Një studim amerikan i publikuar në prill në revistën "Neurology" ka identifikuar një parapërgatitje individuale për të jetuar eksperienca të paravdekjes, të fshehura në mënyrën se si njerëzit flenë. Në fakt, ka persona ku faza e gjumit REM (gjatë së cilës shihen ëndrra) nuk është e ndarë mirë nga ajo jo-REM (gjumi i thellë): ndodh që këta persona të zgjohen natën dhe të ndihen në "kurth", sepse nuk arrijnë të lëvizin asnjë muskul, ose në përgjumje dëgjojnë zhurma që të tjerët nuk i dëgjojnë. Sipas studiuesve, këta persona kanë 20 për qind më shumë mundësi për të pasur eksperienca paravdekjeje, nëse do të gjenden në rrezik për jetën. Ndërsa studiues të tjerë "mendojnë se këto eksperienca janë një reaksion psikologjik normal, që vijnë nga siguria se vdekja është e pashmangshme dhe mund të shkaktohen nga zvogëlimi i përqendrimit në tru", thotë Pim van Lommel.
Shkëputja nga trupi
Neurologët kanë zbuluar gjithashtu se duke stimuluar në mënyrë elektrike koren ballore të trurit është e mundur të arrihet artificialisht ndjenja e shkëputjes nga trupi dhe që e njëjta eksperiencë mund të arrihet edhe nga përdorimi i disa lloj drogave (në veçanti, allucionogenet). "Eksperiencat e vërteta të paravdekjes duhet të kenë diçka shumë të ndryshme nga ato të prodhuara artificialisht", përfundon Van Lommel. "Në fakt, as drogat dhe as eksperimentet e neurologëve nuk e ndryshojnë mënyrën tonë të të konceptuarit të jetës dhe asnjëherë nuk arrijnë të na heqin frikën e vdekjes".
Vdekja, frika përballë saj
Vdekja e ka tmerruar njeriun në çdo epokë. Cila është mënyra më e mirë për ta përballuar? Përpiqemi me gjithë shpirt që të mos shqiptojmë fjalën që na tremb të gjithëve: vdekje. Është vërtet ankth të mendosh për të dhe ideja se "atje lart" nuk ka jetë, duket e papranueshme për të gjithë ne.
Megjithatë, sipas një sondazhi, rreth 54 për qind të evropianëve besojnë në botën e përtejme, ndërsa 23 për qind thonë se shpresojnë që pas vdekjes ekziston jeta, por që nuk kanë asnjë argument për të besuar. Fituesi i çmimit "Nobel" për mjekësinë, Francois Jacob, tregon se të vdesësh ashtu si dhe të lindësh, është një domosdoshmëri, pasi qeniet evoluojnë dhe "kufijtë e jetës nuk mund të braktisen. Jo rastësisht ato janë të shkruara në trashëgiminë tonë gjenetike". Por kjo nuk na ngushëllon aspak. Nga ana tjetër, përgjatë shekujve njeriu është përpjekur të gjejë vetë përgjigje nga më të ndryshmet.
Gjyqi hyjnor
Varëset e fildishta, gjerdanët, ushqimet dhe plot gjëra të tjera që hidheshin në varre në periudhën e paleolitit, të bëjnë të mendosh se edhe rreth 30-50 mijë vjet më parë paraardhësit tanë besonin në jetën e përtejme. Kështu, në Egjiptin e lashtë jeta e përtejme u garantohej të gjithë atyre që ishin sjellë mirë. Sipas legjendës, i vdekuri paraqitej në gjyqin e drejtuar nga Osiride, sovrani i jetës përtej varrit dhe zemra e tij vendosej mbi një peshore. Nëse ishte më e rëndë se një pupël, atëherë pavdekshmëria i mohohej kategorikisht, në të kundërt i vdekuri kalonte në botën e përtejme, ku mund "të fliste, qeshte, punonte, hante, pinte, te bënte dashuri dhe gjithçka tjetër që bënte më parë në jetën e përditshme", lexohet në shkrimet e ndryshme të asaj epoke.
Ideja e një jete të qetë pas vdekjes është e njëjtë në shumë vende të ndryshme. Edhe pse në disa kultura antike, si në atë vikinge, parajsa rezervohej për heronjtë, për aztekët atje shkonin viktimat e sakrificave të mëdha, budistët dhe hinduistët në fakt besojnë në rimishërimin ku je i dënuar deri sa të arrihet gjendja e quajtur nirvana, ku njeriu arrinte të gjente gjendjen shpirtërore.
Rimishërimi nuk është një fakt simbolik. Në librin "Spook" (Norton & Company), gazetarja amerikane Meri Roach tregonte se ishte zhvendosur në Indi për të hetuar mbi rimishërimin, së bashku me Kirti Rawat, studiues i filozofisë orientale. Një nga rastet që Rawat gjykonte si më specifik, ishte ai i fëmijës së quajtur Aiswary. Sipas të afërmeve, ai ishte rimishërimi i Veeraplit, një fëmijë që kishte vdekur nga goditja e një rrufeje. Thuhej se Aiswary i njohu të gjithë familjarët e fëmijës së vdekur në foto, madje mbante mend edhe episode të ndryshme nga jeta kur Veerpal ishte gjallë. E ëma tregonte se një herë kishte gjuajtur me shkelma një shtyllë elektrike, por përballë gazetares Roach fëmija nuk tha asnjë gjë dhe folën vetëm të afërmit. Në fund, Rawat, që besonte te rimishërimi, e kishte pranuar se rasti i Aiswaryt nuk ishte bindës.
Të dënuar
Edhe besimi nuk arriti që ta fshinte frikën e vdekjes. Në shumë kulte vdekja është një dënim që i jepet njeriut për shkak të mëkateve të mëdha që ka bërë në jetë. Në bibël, për shembull, përzënia nga parajsa përkon me fillimin e ekzistencës sonë në botën tjetër. "Në eksperiencën time, të jesh besimtar nuk është as mbështetje dhe as ndihmë për ata që janë duke vdekur", tregon Nadia Crotti, psikologe në institutin kombëtar të tumoreve në Genova dhe asistente e pacientëve në muajt e fundit të jetës. "Përkundrazi, ata që janë sjellë në jetë duke ndjekur ritet fetare, shpesh janë më të prirur për të mos e pranuar vdekjen. Pse? Sepse ndihen të tradhtuar nga Zoti". Në fakt, ndihma mund të vijë nga familjarët, mjekët dhe psikologët, edhe pse vetëm në kohët e fundit mjekësia ka filluar të përdorë mënyra të ndryshme për të larguar dhimbjet në fazat e fundit të jetës, jo vetëm ato fizike.
Nuk mund ta besoj!
Megjithatë, ajo që duket se është paksa "ndryshe" nga të tjerët, është psikiatria Elisabeth Kubler-Ross (1926-2004), me librin e saj "Vdekja dhe vdekshmëria", botuar në vitin 1969. "Nuk duhet të kesh frikë nga vdekja. Vdekja mund të jetë eksperienca më e mrekullueshme e jetës. Gjithçka varet nga mënyra se si ke jetuar", kishte deklaruar pak para se të vdiste Kubler-Ross. Psikiatria e famshme ka identifikuar edhe 5 faza reagimi, ku përfshihen: mohimi që vdekja është e afërt, zemërimi, bisedimi ose negociatat (ku u kërkohet mjekëve ose Zotit që të mund t‘u zgjasë jetën), depresioni dhe pranimi.
Mohimi mund të manifestohet në mënyra të ndryshme. "Shpesh herë pacientët refuzojnë verdiktin e mjekëve dhe u drejtohen spitaleve të tjera, që besojnë se janë më të mirë", tregon psikologia Crotti. Madje, edhe ata që duken se janë guximtarë dhe nuk kanë frikë nga vdekja, në fund mund të mos e pranojnë diçka të tillë. "Heroizmi është pjesë e mohimit dhe tregon se duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk mund të bëjmë dot të kundërtën", vazhdon Crotti. Zemërimi dhe negocimet janë të domosdoshëm për të pranuar vdekjen. "Janë pikërisht ato momentet kur bëhesh i ‘gjallë‘, aktiv, pasi ke marrë vesh se ke një armik si ‘vdekja‘. Po ju tregoj diçka, vazhdon më pas Nadia. Pikërisht kur mori vesh se nuk kishte më shpresë, një pacient më tha duke ulëritur se donte "ta gjuante me sa të kishte fuqi qiellin". Ndërsa depresioni është faza ku reflektohet vetvetja. "Duke ripërshkuar jetën tënde, duke u përpjekur të ‘mbushësh‘ vendet që të duken bosh, është e nevojshme të dëgjosh se ke jetuar ashtu si ke dashur dhe tani mund ta përballosh më mirë vdekjen. Ankthi qëndron te fakti të vdesësh pa bërë gjërat që ke dashur më shumë".
Ndonjëherë merren vendime që mund të duken të dëshpëruara, "por është sinjali se dikush po e pranon idenë e vdekjes", përfundon Crotti. "Ka nga ata që vendosin të bëjnë një udhëtim në një vend që e kanë pasur fiksim, por nuk kanë arritur të shkojnë kurrë, ose nga ata që vendosin të sjellin në jetë një fëmijë. Madje, një pacientja ime u martua vetëm tri ditë para se të vdiste". Pranimi për atë që do të ndodhë është një moment aktiv: të bën të mendosh se të jetosh, ka pasur një kuptim. Kështu bëri edhe filozofi i madh, Sokrati, në shekullin e 5 para Krishtit. I dënuar me vdekje, iu nënshtrua ligjit që për të ishte i shenjtë: refuzoi të arratisej dhe ktheu me fund gotën e helmit.( Express )
Sot, shkencëtarët janë duke studiuar eksperiencat e paravdekjes, domethënë tregimet e atyre që janë ringjallur në çastin e fundit, duke zbuluar se çfarë ka mes jetës dhe vdekjes. Gjithashtu ata sugjerojnë se cila është mënyra më e mirë për ta përballuar...
Një krevat i madh, çarçafë jeshilë dhe drita të bardha. Defiblirator, bombola oksigjeni, aparate për të matur tensionin dhe të tjerë për të regjistruar rrahjet e zemrës e të trurit. Salla e reanimacionit në spitalin e Universitetit të Virxhinias në SHBA nuk ka asgjë ndryshe nga simotrat e saj në të gjithë botën, përveçse një të veçante shumë të vogël. Në një lartësi të paarritshme nga mjekët dhe infermierët, mbështetur mbi një monitor të lartë qëndron një lap-top që nuk fiket kurrë. Në ekran, që prej dy vjetësh shfaqet e njëjta sekuencë me 12 imazhe: një bretkosë, një aeroplan, një gjethe, një kukull... Sa herë që një pacient hyn në sallë, shfaqet nga një e ndryshme. Nga poshtë është e pamundur ta shohësh, sepse ekrani është i drejtuar drejt tavanit.Kompjuteri

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Jeta dhe Vdekja..
» Lindja dhe vdekja, gëzimi dhe hidhërimi
» Vdekja e Luanit,Svicer.Foto
» Eksperimenti i Filadelfias. Rruga per ne botet e tjera...
» Rruga Egnatia,koridori i antikitetit perendim-lindje..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi