Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vërteta që na çliron

Shko poshtë

E vërteta që na çliron  Empty E vërteta që na çliron

Mesazh nga SHKELBA Fri Nov 07, 2014 11:07 pm

E vërteta që na çliron

E vërteta që na çliron  Everteta

Nuk do të jesh i lirë nga dhembja derisa të mbarosh të fitosh ndjenjën e vetës sate nga identifikimi me mendjen, domethënë nga uni. Mendja përmbytet nga pozita e saj e pushtetit dhe Qenia shfaqet si natyra jote e vërtetë.
Eckhart Tolle
Dashuria, gëzimi dhe paqja janë gjendje të thella të Qenies ose me saktë, tri aspekte të gjendjeve të lidhjes se brendshme me Qenien. Kështu nuk kanë të kundërt. Kjo ndodh sepse lindin nga përtej mendjes... Dashuria e vërtetë nuk të bën të vuash. Si do të ishte e mundur? Nuk kthehet befasisht në urrejtje, as gëzimi i vërtetë nuk kthehet në dhembje. Edhe para se të jesh i ndriçuar - para se ta kesh çliruar vetën nga mendja jote -, mund të kesh shikime të shpejta të gëzimit të vërtetë, dashurisë së vërtetë ose të një paqeje të thellë të brendshme, të qetë, por e gjallë. Këto janë aspekte të natyrës sate të vërtetë, që zakonisht errësohet nga mendja jote.
Eckhart Tolle
Lajmi i mirë është që mund ta çlirosh vetën nga mendja jote. Ky është i vetmi çlirim i vërtetë. Mund ta besh hapin e parë mu tani. Fillo ta dëgjosh zërin në kokën tende aq shpesh sa mundesh. Ji veçanërisht i vëmendshëm për cfarëdo strukturë të përsëritur mendimesh, ato disqe të vjetra gramofoni që janë luajtur në kokën tënde ndoshta për vite me radhe. Këtë me "vëzhgimin e mendimtarit", që është një menyrë tjetër për të thënë: dëgjoje zërin në kokën tënde, ji atje si prania dëshmuese. Kur e dëgjon këtë zë, dëgjoje paanësisht. Kjo do të thotë, mos e gjyko. Mos dëno atë që dëgjon, sepse kjo do të thoshte që i njëjti zë është futur prapë nëpër derën e pasme. Do të kuptosh se shpejti: atje është zëri, dhe këtu jam unë duke e dëgjuar, duke e vëzhguar. Ky kuptim Unë jam, kjo ndjenje e pranisë sate, nuk është mendim. Del nga prapa mendjes.
Eckhart Tolle
Secili flet për lirinë. Kudo nëpër botë, njerëz të ndryshëm, raca të ndryshme, vende të ndryshme luftojnë për liri. Por ç'është liria? Në Amerikë themi që jetojmë në një vend të lirë. Po a jemi vërtet të lirë? A jemi të lirë për të qenë kush jemi në të vërtetë? Përgjigjja është jo, nuk jemi të lire. Liria e vërtetë ka të bëjë me shpirtin njerëzorë - është liria për të qenë kush jemi në të vërtetë. Kush na pengon të jemi të lire? Fajësojmë qeverinë, fajësojmë motin, fajësojmë prindërit tanë, fajësojmë fenë, fajësojmë Zotin. Kush na pengon në të vërtetë të jemi të lirë? Në e pëngojmë veten.
Miguel Ruiz
Çdo person është i lirë. Mund të kesh krijuar një arenë pune duke bazuar jetën tende në disa arritje dhe forma të caktuara. Udha e gëzimit është të mësosh të mos kapesh nga hollesitë e këtyre formave. Do të thotë të mësosh të mos biesh në grackën e krijimeve të tua, por të lartësohesh nga to. Në qofte se ke krijuar një punë, një marrëdhënie apo cfarëdo qoftë që nuk të sjell gëzim, shiko brenda dhe pyet perse ndihesh që duhet të jesh në një marrëdhënie me diçka apo dikë që nuk të sjell gëzim. Shpesh ndodh sepse nuk beson që meriton të kesh atë që do.
Sanaya Roman
Liria që kërkojmë është të përdorim mendjen dhe trupin tonë për të jetuar jetën tonë në vend të jetës se sistemit të besimeve... Mund të rebelohemi duke thënë "JO!", mund të shpallim luftë kundër parazitit, një luftë kundër Gjyqtarit dhe Viktimës, një luftë për pavaresinë tonë, një luftë për të drejtën për të përdorur mendjen tonë dhe trurin tonë.
Miguel Ruiz
Si luftëtar, ti merr përsipër përgjëgjësi për ruajtjen e ekuilibrit midis dritës dhe errësirës brenda vetes sate dhe, si zgjerim, botes përreth teje, dhe fundme, nëse shkon mjaft thellë, universit. Është përgjegjësi e madhe, në fakt më e madhja, dhe sapo të merresh me këtë punë, është e pakthyeshme, por shpërblimi është edhe më i madhi - liri absolute dhe një jetë e mrekullueshme për aq sa vazhdon, plot lehtësi, bollek, gëzim dhe paqe në ndërgjegjë plotësisht të vetëdijshme.
Barefoot Doctor
Ajo që bëjmë këtu është pjesë e një transformimi të thellë, që ndodh në ndërgjegjën kolektive të planetit dhe me tej: zgjimi i ndërgjegjës nga ëndrra e materies, formës dhe ndarjes. Mbarimi i kohës. Po thyejmë struktura mendore që kanë dominuar jetën njerëzore për epoka të gjata. Struktura mendore që kanë krijuar vuajtje të paimagjinueshme në një shkallë të gjërë... ti je njësh me gjithësinë e ndërgjegjës, nuk mund t'i ndash të dy. Por nuk ka garanci absolute që njerëzit do t'ia arrin. Procesi nuk është as i pashmangshëm as automatik. Kooperimi yt është një pjesë kryesore. Mirëpo, e ke parasysh, ky është një kërcim kuantik në evolucionin e ndërgjegjës si dhe i vetmi shansi ynë për të mbijetuar si racë.
Eckhart Tolle
Transformimi fillon në një nivel individual dhe përhapet në botë. Sa më shumë po mësoj t'i besoj intuitës sime dhe te veproj në përputhje më të, dhe sa më shumë jam i gatshëm për të përjetuar dhe pranuar të gjitha ndjenjat e mia, aq më shumë energji e universit mund të lëvizë nëpër mua. Duke kaluar, me shëron dhe transformon mua dhe çdokënd dhe gjithçka përreth meje.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi