Zbulohet ADN më e vjetër e njeriut modern, 45 mijë vjet më pare
Faqja 1 e 1

Shkencëtarët kanë arritur të kompletojnë hartë e ADN-së së njeriut modern më antik të gjetur deri më tani, që ka jetuar 45 mijë vjet më parë në Siberi.
Analizat gjenetike tregojnë se Homo Sapiens dhe Neandertali u çiftëzuan 50-60 mijë vjet më parë dhe se kontribut gjenetik i këtij të fundit ishte më i ulët nga sa mendohej deri më tani.
Studimi u realizua nga një grup shkencëtarësh të Institutit ‘Max Plack’ në Lajpcig, Gjermani dhe rezultatet u publikuan në revistën ‘Nature’.
“Bëhet fjalë për prova të reja të ‘shkrirjes’ mes neandertalit dhe Homo sapiensit”, – shpjegon peleoantropologu Alfredo Coppa, nga Universiteti Sapienza në Romë.
Studimi shton të dhëna të reja të kryqëzimit mes këtyre dy llojeve njerëzorë dhe e ngushton më tej periudhën kur ndodhi ky proces, duke kaluar nga një hark kohor i vlerësuar deri më tani mes 37 mijë e 86 mijë vjet më parë, në vetëm 10 mijë (pra rreth 45 mijë vjet më parë).
Këto të dhëna kanë dalë nga analiza e ADN të mbetjeve më antike të një Homo sapiens të gjetur jashtë Afrikës, që ka jetuar 45 mijë vjet më parë në Siberi.
“Një nga të dhënat e nxjerra në dritë është se përzierja gjenetike mes dy grupeve ishte margjinale dhe se kontributi gjenetik i neandertalit nuk ishte në atë masë që besohej deri më tani”, shton Coppa.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi