Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2012, fundi i botes apo komendi njerzore..?

Shko poshtë

2012, fundi i botes apo komendi njerzore..? Empty 2012, fundi i botes apo komendi njerzore..?

Mesazh nga Rifat Tue Jan 10, 2012 6:15 pm


2012, fundi i botes apo komendi njerzore..?


2012, fundi i botes apo komendi njerzore..? End-nigh

Mistiket akoma po diskutojne se cfare do te ndodhe ne te vertete gjate 2012. Ka akoma nje gje per te cilen vazhdon dilema: Bota definitivisht do te perfundoje kete vit...? Jane me mijera parashikimet per fundin e botes,por asgje.Ka mbi 3 vjet qe tragji-komedia 2012 eshte vene ne skene dhe njerzia ka vene duart ne ne temtha e pret se si do te perfundojne skenat e ketij teatri me permasa globale.

Ja disa nga kapitujt e kesaj tragji-komedie...!!!!

-Fisi Maya qe ngriti qyteterimin e tij ne Ameriken Qendrore dhe Jugor perdori tre kalendare, nje nga te cilet ishte Long Count. Ky kalendar filloi ne vitin 3114 para eres sone dhe perfundon 5125 vjet me vone, dmth ne 21 Dhjetor 2012.

Disa mendojne se ky numer simbolizon fundin e botes por disa te tjere thone se per Maya-te kjo date eshte e njejte me fundin e Mijevjecarit per ne – nje fund interesant numerik i nje periudhe dhe asgje me shume. Mirepo faktet e Maya-ve shkonin pertej kesaj date. Mbishkrimet ne varrin e sundimtarit Maya, Pacal, flasin per nje rimisherim te tij ne vitin 4772 pas eres sone.

-Profetet, parashikuesit e apokalipsit, te udhehequr nga personi qe pretendon se ka patur kontakt me alienet, Nancy Lieder, besojne se nje planet ndodhet ne nje kurs te crregullt rreth diellit, kohezgjatja e se cilit eshte 3600 vjet.

Sipas llogaritjeve te tyre, 2012 eshte viti kur planeti X do te perplaset me token dhe do te shkaterroje jeten e gjalle te saj. “Keto pohime nuk jane te bazuara ne asnje fakt”-thote NASA. Nese nje planet me te vertete do te ishte ne nje orbite qe ka nje pike takimi me Token, ne do t’a shikonim ate. Nje planet xhuxh qe quhet Eris ndodhet ne nje orbite jo te zakonshme, por do te kaloje rreth 6.4 miliarde kilometra larg Tokes.


-Autori amerikan Zecharia Sitchin beson se planeti Nibiru, qe kaloi ne orbiten e Neptunit, ka qene shtepia e formave te jetes jashtetokesore qe erdhen ne Toke ne kerkim te mineraleve dhe sidomos te arit rreth 445 000 vjet para eres sone.

Duke qene se nxjerrja e arit ishte nje pune shume e mundimshme, ata detyruan majmunet te punojne per ta dhe kryqezuan AND-ne e majmuneve me te tyren. Rezultati ishte Homo Sapiens. Sitchin, i cili mendonte se zotat Annunaki te dokumentuar ne tabelat prej argjile te Epokes se Bronxit ishin rraca Nibiruiane, vdiq ne vitin 2010, dy vjet para parashikimit te tij per perplasjen e Tokes me Nibirun.


-Nancy Lieder gjithashtu lajmeron per fundin e botes ne 2012, qe do te shkaktohet nga zhvendosja polare. (Perpara apo pas perplasjes se planeteve Nancy?)

Alienet nga ylli Zeta Reticuli i thane asaj ne menyre telepatike se arsyet e zhvendosjes do te jene permbytjet e medha, termetet dhe shperthimet e vullkaneve. Hipoteza e zhvendosjes se poleve thote se poli i veriut dhe ai i jugut levizin cdo 250 000 vjet, cka deshmon levizjen e poleve, nje fenomen rotacional fale formes jo sferike te Tokes. Polet jane zhvendosur vetem 5 grade gjate 130 milione viteve te fundit.

-Cikli i njollave diellore qe eshte nje shperthim intensive i aktivitetit diellor, arrin kulmin e tij cdo 11 vjet. Kulmi i radhes i perket ketij viti, 2012. Disa astro-meteorologe thone se do te ndodhe nje lloj “cunami” diellor qe do te shkaterroje Token. Nje studim i vitit 2006 nga NASA thote: “Cikli i ardhshem do te jete 30-50 here me i fuqishem se heren e fundit.

Energjia elektrike mund te ‘bjere’ dhe atmosfera jone mund te nxehet tej mase dhe te shkaterroje te gjithe satelitet. Gjithsesi nje raport i koheve te fundit thote se stuhia e ardhshme diellore do te jete ne vitin 2013 dhe do te kete nje intesitet te ulet-mesatar. Astro-meteorologet po e perdorin kete situate per te fituar fame.

-Por nuk eshte vetem fund dhe shperthim per 31 dhjetorin e ketij viti Maya-te parashikuan nje shtrirje te te gjithe planeteve te sistemit tone diellor dhe te diellit, ne ekuatorin e Rruges se Qumeshtit, pra ne vije te drejte. Nje vendosje e tille do te hapte nje porte drejt Qiellit dhe jo fundin e njerezimit por fillimin e udhetimit tone te ri.

Astronomet me matematiken e tyre, matjet dhe perfundimet, na tregojne se kjo shtrirje ne vije te drejte ndodh vetem nje here ne 340 milione vjet, dhe me nje shtrirje perfekte qe ndodh cdo 180 trilion vjet. Megjithate ata nuk dine te thone nese edhe rruga e parasjes do te hapet.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi