Albert Einstein: Bota, siç e shoh unë
Faqja 1 e 1
Albert Einstein: Bota, siç e shoh unë
Albert Einstein: Bota, siç e shoh unë
Pa gjuhën, aftësia jonë për të menduar do të ishte meskine, dhe e krahasueshme me atë të kafshëve superiore; prandaj edhe eperësia jonë ndaj kafshëve konsiston mbi të gjitha – këtë duhet ta themi – në mënyrën tonë të të jetuarit në shoqëri. Individi, po të lihej vetëm që në lindje, do të mbetej, në mendimet dhe ndjenjat e tij, i ngjashëm me kafshët në një masë që do të ishte e vështirë ta imagjinonim. Ajo që është dhe ajo që përfaqëson individi, nuk i ka prej të qënurit një individ, por prej të qënurit pjesëtar i një shoqërie të madhe njerëzore që udhëheq qenien e tij materiale dhe morale, nga lindja deri në vdekje.
Vlera e një njeriu, për komunitetin ku jeton, varet para së gjithash, se sa ndjenjat, mendimet dhe veprimet e tij kontribuojnë për zhvillimin e ekzistencës së individëve të tjerë.
Në fakt kemi zakonin që të gjykojmë një njeri te keq apo të mirë, sipas këtij pikëvështrimi. Cilësitë sociale të një njeriu, në takimin eparë, duken si të vetmet që vlejnë për të përcaktuar gjykimin tonë mbi të.
E megjithatë, edhe kjo teori nuk është rigorozisht e saktë. Nuk është e vështirë të kuptohet se të gjithë të mirat materiale, intelektuale dhe morale që marrim prej shoqërisë, vijnë tek ne përgjatë disa brezave me individualitete krijues. Ai i sotmi është një individ që ka zbuluar me një “goditje” të vetme përdorimin e zjarrit, një individ që ka zbuluar kultivimin e bimëve ushqyese, një individ që ka zbuluar makinën me avull.
Liria shpirtërore e individëve dhe uniteti shoqëror
E megjithatë, vetëm individi i lirë mundet që të meditojë dhe si pasojë të krijojë vlera të reja shoqërore dhe të krijojë vlera të reja etike, përmes të cilave shoqëria përsoset. Pa personalitete krijues, në gjendje që të mendojnë dhe gjykojnë lirisht, zhvillimi i shoqërisë në drejtim progresiv vështirë të imagjinohet, ashtu sikurse dhe zhvillimi i personalitetit individual pa ndihmën gjallëruese të shoqërisë.
Një komunitet i shëndetshëm dhe i lidhur po aq me lirinë e individëve, sa edhe me bashkimin e tyre shoqëror. Eshtë thënë me shumë të drejtë se qytetërimi greko-europiano-amerikan, dhe në vecanti rilulëzimi i kulturës së periudhës së Rilindjes italiane, pas pezmit të Mesjetës në Europë, e gjeti mbi të gjitha themelin në lirinë dhe izoilimin relativ të individit.
Të shohim tani epokën tonë. Në cfarë kushtesh janë sot shoqëria dhe personaliteti? Në raport me të kaluarën, popullsia e vendeve të qytetëruar është shumë e dendur; popullsia e Europës është pothuajse tre herë më e madhe se sa 100 vjet më parë. Por numri i personave me dhuntinë e një temperamenti gjenial ka rënë në mënyrë të shpërpjestuar. Vetëm një numër i vogël njerëzish,për nga aftësitë e tyre krijuese, njihen si personalitete prej masave. Në një farë mase, organizimi ka zëvendësuar cilësitë e gjeniut në fushën e teknikës, por në një masë të konsiderueshme, edhe në fushën e shkencës.
Mjerimi i personalitetit ndihet sidomos në fushën artistike. Piktura dhe muzika janë sot në përkeqësim dhe gjejnë tek popujt një jehonë jo shumë të fortë. Politikës nuk i mungojnë vetëm krerët: pavarësia intelektuale dhe ndjenja e të drejtës janë ulur shumë tek borgjezia, dhe organizimi demokratik e parlamentar që mbështetet mbi këtë pavarësi është tronditur në shumë vende; kanë lindur diktatura dhe ato janë duruar, sepse ndjenja e dinjitetit dhe të drejtës nuk është më e gjallë aq sa nevojitet.
Dekadenca e dinjitetit njerëzor
Gazetat e një vendi munden që, brenda dy javësh, ta cojnë turmën e verbër dhe injorante në një gjendje të tillë të keqe, apo në një ngazëllim të tillë, sa të shtyjë njerëzit të veshin rroba ushtarake për të vrarë e për t’u vrarë, me qëllim që t’u mundësojnë biznesmenëve të panjohur që të realizojnë planet e tyre të panjohur. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak më duket simptoma më e turpshme e mungesës së dinjitetit personal, nga e cila vuan sot njerëzimi ynë i qytetëruar. Në lidhje me këtë gjendje të gjërave nuk mungojnë profetët që parashikojonë si të afërt shembjen e qytetërimit tonë. Unë nuk jam njëri prej këtyre pesimistëve: unë besoj në një të ardhme më të mirë.
Sistemi ekonomik pengon evolucionin e lirë
Sipas mendimit tim, dekadenca aktuale sociale varet nga fakti që zhvillimi i ekonomik dhe i teknikës e ka përkeqësuar rëndë luftën për ekzistencë, e si pasojë evolucioni i lirë i individëve ka pësuar goditje të rënda. Por për të kënaqur nevojat e komunitetit, progresi i teknikës kërkon sot nga njerëzit një aktivitet më të vogël. Ndarja racionale e punës do të shndërrohet në një nevojë gjithnjë e më të fortë dhe do të cojë në sigurinë materiale të njerëzve. Dhe kjo siguri, e bashkuar me kohën dhe energjinë që do të mbetet e disponueshme, mund të jetë një element i favorshëm për zhvillimin e personalitetit. Në këtë mënyrë, shoqëria mundet ende të shërohet dhe ne duam të shpresojmë që historianët në të ardhmen do të paraqesin manifestimet patologjikë të kohës sonë, si sëmundje të fëmijërisë së një njerëzimi, që u provokuan prej rendjes shumë të shpejtë të qytetërimit.
Vlera sociale e pasurisë
Jam tërësisht i bindur se të gjithë pasuritë e botës nuk do të mundnin ta shtynin njerëzimin përpara, edhe nëse do të binin në duart e një njeriu tërësisht të shenjtë e të dhënë pas evolucionit të qenies njerëzore. Vetëm shembulli i personaliteteve të mëdhenj e të pastër mund të çojë drejt mendimeve fisnikë dhe veprimeve të duhur. Paraja shkakton vetëm egoizëm dhe të shtyn gjithmonë, në mënyrë të parezistueshme, që ta përdorësh për keq.
A mund të imagjinohen Moisiu, Jezusi apo Gandi, të “armatosur” me bursën e Carnegie?
Përse jetojmë?
Shumë e veçantë është situata e në të vdekshmëve të tjerë. Secili prej nesh ka ardhur në këtë Tokë për një vizitë të shkurtër; nuk e dimë përsenë, por shpesh herë besojmë se e kemi kuptuar. Nuk reflektohet thellësisht e na kufizon të mendojmë një aspekt të jetës së përditshme; jemi këtu për njerëzit e tjerë: mbi të gjitha për ata, prej buzëqeshjes dhe mirëqenies së të cilëve varet lumturia jonë, por edhe për atë shumësi të panjohurish, me fatin e të kemi një lidhje simpatie. Ja cili është mendimi im konstant, i përditshëm: jeta jonë e jashtme dhe e brendshme varet prej punës së bashkëkohësve dhe të paraardhësve; unë duhet të përpiqem për t’u dhënë atyre, në po të njëjtën masë, atë që kam marrë dhe që ende marr prej tyre. Ndiej nevojën të bëj një jetë të thjeshtë dhe shpeh herë jam i vetëdijshëm se kërkoj nga veprimtaria e të ngjashmëve të mi, më shumë se sa është e nevojshme. Vetëdijësohem se dallimet e klasave shoqërore nuk janë të justifikuara dhe që, në fund të fundit, e gjejnë bazën e tyre tek dhuna. Por besoj gjithashtu se një jetë modeste është e duhura për këdo, për trupin dhe për shpirtin.
Limitet e lirisë sonë
Nuk besoj aspak në lirinë e njeriut, në kuptimin filozofik të fjalës. Gjithësecili reagon jo vetëm për shkak të impulsit të një detyrimi të jashtëm, por edhe sipas një nevoje të brendshme. Aforizmi i Schopenhauerit: “Eshtë e sigurtë që një njeri mund të bëjë atë që do, por nuk mund të dëshirojë atë që do” më ka lënë shumë përshtypje, që në rininë time; në vorbullën e ngjarjeve dhe provave që na paraqet vështirësia e jetës, ato fjalë kanë qenë gjithmonë për mua një ngushëllim dhe një burim i pashtershëm tolerance. Të jesh i vetëdijshëm për këtë, të ndihmon për të ëmbëlsuar ndjenjën e përgjegjshmërisë, e cila na ndrydh lehtësisht dhe na bën të mos marrim shumë seriozisht veten, ashtu sikurse dhe të tjerët. Kështu mbërrihet në një konceptim të jetës, që i lë një vend të veçantë humorit.
Mirëqenia dhe lumturia
Nga një këndvështrim objektiv, shqetësimi për kuptimin apo qëllimin e ekzistencës sonë dhe asaj të krijesave të tjera më është dukur gjithmonë diçka boshe për nga domethënia. Pavarësisht kësaj, çdo njeri është i lidhur me disa ideale që i shërbejnë si udhërrëfyes në të vepruar dhe në të menduar. Në këtë kuptim, mirëqenia dhe lumturia nuk më janë dukur asnjëherë si destinacioni absolut (këtë themel të moralit e quaj ideali i derrave). Idealet që kanë ndriçuar rrugën time dhe më kanë dhënë vazhdimisht kurajë të madhe kanë qenë e mira, e bukura dhe e vërteta. Pa patur vetëdijen e të qënurit në harmoni me ata që ndajnë bindjet e mia, pa kërkimin e paepur të të drejtës, përjetësisht e pakapshme, të fushës së artit dhe kërkimit shkencor, jeta do të më ishte dukur absolutisht e zbrazët. Që në vitet e rinisë sime, i kam konsideruar gjithmonë të neveritshëm destinacionet vulgarë, ku njerëzimi i orienton përpjekjet e tij: zotërimi i të mirave, suksesi në dukje dhe luksi.
Një kalë që tërheq i vetëm
Në dallim me ndjenjën time të fortë të drejtësisë dhe detyrës shoqërore, nuk kam ndierë asnjëherë nevojën për t’iu afruar njerëzve dhe shoqërisë në përgjithësi. Jam tamam një kalë që dëshiron të tërheqë i vetëm; nuk i jam dhënë kurrë tërësisht as shtetit, as tokës mëmë, as miqve dhe as njerëzve më të afërt; përkundrazi, përpara këtyre lidhjeve kam patur gjithmonë ndjesinë e të qënurit një i huaj dhe kam ndier gjithmonë nevojën për vetmi. Dhe kjo ndjesi vetëm sa rritet me kalimin e viteve.
Kam ndjesinë e fortë – por pa keqardhje – sikur kam prekur limitin e mirëkuptimit dhe harmonisë me tjetrin. Sigurisht, një njeri me një karakter të tillë humbet një pjesë të “bardhësisë” dhe qetësisë së tij, por fiton një pavarësi të madhe nga opinionet, sjelljet dhe gjykimet e të ngjashmëve të tij. Kështu nuk do të tundohet që të vendosë ekuilibrin e tij mbi baza kaq të pasigurta.
Gjithësecili duhet respektuar
Ideali im politik është ideali demokratik. Gjithësecili duhet të respektohet në personalitetin e tij dhe nuk duhet të ketë idhujtari për askënd. Për mua, elementi i çmuar në ingranazhin e njerëzimit nuk është shteti, por është individi krijues dhe i ndjeshëm, pra është personaliteti. Vetëm ky krijon të mirën dhe sublimen, ndërkohë që turma është flegmatike në mendim dhe e kufizuar në ndjenja.
Lufta
Ky argument më shtyn të flas për krijesën më të keqe, atë të masave të armatosura, dua të them të regjimit ushtarak, që e urrej me gjithë zemër. Kam neveri të thellë për kë është i lumtur të marshojë në radhë dhe formacione, nën tingujt e një muzike: një person i tillë vetëm gabimisht është “pajisur” me një tru. Palca kurrizore do të kish qenë më se e mjaftueshme. Duhet të eleminojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur këtë turp të qytetërimit. Heroizmi i komanduar, luftimet idiotë trup më trup, fryma fatzezë nacionaliste, sa i urrej të gjithë këto! Dhe sa e poshtër dhe e neveritshme më duket lufta! Do të isha më i gatshëm të bëhesha copa-copa, se sa të merrja pjesë në një veprim kaq të mjerë. E megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, unë e vlerësoj kaq shumë njerëzimin dhe mendoj që kjo fantazmë e ligë do të ishte zhdukur prej kohësh nëse buonsensi i popujve nuk do të korruptohej sistematikisht prej shkollës dhe shtypit, spekulatorëve të botës politike dhe botës së biznesit.
vijon/Bota.al
Nëse mendojmë ekzistencën dhe përpjekjet tona, zbulojmë menjëherë që të gjithë veprimet dhe dëshirat tona janë të lidhura me ekzistencën e njerëzve të tjerë dhe që, për vetë natyrën tonë, jemi të ngjashëm me kafshët që jetojnë në komunitet.
Ushqehemi me produkte të prodhuar nga të tjerë, mbajmë veshje të prodhuara nga të tjerë, jetojmë në shtëpi të ndërtuara prej punës së të tjerëve. Pjesa më e madhe e gjëra që dimë dhe që besojmë na është mësuar prej të tjerëve, përmes një gjuhe që të tjerë e kanë krijuar.Pa gjuhën, aftësia jonë për të menduar do të ishte meskine, dhe e krahasueshme me atë të kafshëve superiore; prandaj edhe eperësia jonë ndaj kafshëve konsiston mbi të gjitha – këtë duhet ta themi – në mënyrën tonë të të jetuarit në shoqëri. Individi, po të lihej vetëm që në lindje, do të mbetej, në mendimet dhe ndjenjat e tij, i ngjashëm me kafshët në një masë që do të ishte e vështirë ta imagjinonim. Ajo që është dhe ajo që përfaqëson individi, nuk i ka prej të qënurit një individ, por prej të qënurit pjesëtar i një shoqërie të madhe njerëzore që udhëheq qenien e tij materiale dhe morale, nga lindja deri në vdekje.
Vlera e një njeriu, për komunitetin ku jeton, varet para së gjithash, se sa ndjenjat, mendimet dhe veprimet e tij kontribuojnë për zhvillimin e ekzistencës së individëve të tjerë.
Në fakt kemi zakonin që të gjykojmë një njeri te keq apo të mirë, sipas këtij pikëvështrimi. Cilësitë sociale të një njeriu, në takimin eparë, duken si të vetmet që vlejnë për të përcaktuar gjykimin tonë mbi të.
E megjithatë, edhe kjo teori nuk është rigorozisht e saktë. Nuk është e vështirë të kuptohet se të gjithë të mirat materiale, intelektuale dhe morale që marrim prej shoqërisë, vijnë tek ne përgjatë disa brezave me individualitete krijues. Ai i sotmi është një individ që ka zbuluar me një “goditje” të vetme përdorimin e zjarrit, një individ që ka zbuluar kultivimin e bimëve ushqyese, një individ që ka zbuluar makinën me avull.
Liria shpirtërore e individëve dhe uniteti shoqëror
E megjithatë, vetëm individi i lirë mundet që të meditojë dhe si pasojë të krijojë vlera të reja shoqërore dhe të krijojë vlera të reja etike, përmes të cilave shoqëria përsoset. Pa personalitete krijues, në gjendje që të mendojnë dhe gjykojnë lirisht, zhvillimi i shoqërisë në drejtim progresiv vështirë të imagjinohet, ashtu sikurse dhe zhvillimi i personalitetit individual pa ndihmën gjallëruese të shoqërisë.
Një komunitet i shëndetshëm dhe i lidhur po aq me lirinë e individëve, sa edhe me bashkimin e tyre shoqëror. Eshtë thënë me shumë të drejtë se qytetërimi greko-europiano-amerikan, dhe në vecanti rilulëzimi i kulturës së periudhës së Rilindjes italiane, pas pezmit të Mesjetës në Europë, e gjeti mbi të gjitha themelin në lirinë dhe izoilimin relativ të individit.
Të shohim tani epokën tonë. Në cfarë kushtesh janë sot shoqëria dhe personaliteti? Në raport me të kaluarën, popullsia e vendeve të qytetëruar është shumë e dendur; popullsia e Europës është pothuajse tre herë më e madhe se sa 100 vjet më parë. Por numri i personave me dhuntinë e një temperamenti gjenial ka rënë në mënyrë të shpërpjestuar. Vetëm një numër i vogël njerëzish,për nga aftësitë e tyre krijuese, njihen si personalitete prej masave. Në një farë mase, organizimi ka zëvendësuar cilësitë e gjeniut në fushën e teknikës, por në një masë të konsiderueshme, edhe në fushën e shkencës.
Mjerimi i personalitetit ndihet sidomos në fushën artistike. Piktura dhe muzika janë sot në përkeqësim dhe gjejnë tek popujt një jehonë jo shumë të fortë. Politikës nuk i mungojnë vetëm krerët: pavarësia intelektuale dhe ndjenja e të drejtës janë ulur shumë tek borgjezia, dhe organizimi demokratik e parlamentar që mbështetet mbi këtë pavarësi është tronditur në shumë vende; kanë lindur diktatura dhe ato janë duruar, sepse ndjenja e dinjitetit dhe të drejtës nuk është më e gjallë aq sa nevojitet.
Dekadenca e dinjitetit njerëzor
Gazetat e një vendi munden që, brenda dy javësh, ta cojnë turmën e verbër dhe injorante në një gjendje të tillë të keqe, apo në një ngazëllim të tillë, sa të shtyjë njerëzit të veshin rroba ushtarake për të vrarë e për t’u vrarë, me qëllim që t’u mundësojnë biznesmenëve të panjohur që të realizojnë planet e tyre të panjohur. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak më duket simptoma më e turpshme e mungesës së dinjitetit personal, nga e cila vuan sot njerëzimi ynë i qytetëruar. Në lidhje me këtë gjendje të gjërave nuk mungojnë profetët që parashikojonë si të afërt shembjen e qytetërimit tonë. Unë nuk jam njëri prej këtyre pesimistëve: unë besoj në një të ardhme më të mirë.
Sistemi ekonomik pengon evolucionin e lirë
Sipas mendimit tim, dekadenca aktuale sociale varet nga fakti që zhvillimi i ekonomik dhe i teknikës e ka përkeqësuar rëndë luftën për ekzistencë, e si pasojë evolucioni i lirë i individëve ka pësuar goditje të rënda. Por për të kënaqur nevojat e komunitetit, progresi i teknikës kërkon sot nga njerëzit një aktivitet më të vogël. Ndarja racionale e punës do të shndërrohet në një nevojë gjithnjë e më të fortë dhe do të cojë në sigurinë materiale të njerëzve. Dhe kjo siguri, e bashkuar me kohën dhe energjinë që do të mbetet e disponueshme, mund të jetë një element i favorshëm për zhvillimin e personalitetit. Në këtë mënyrë, shoqëria mundet ende të shërohet dhe ne duam të shpresojmë që historianët në të ardhmen do të paraqesin manifestimet patologjikë të kohës sonë, si sëmundje të fëmijërisë së një njerëzimi, që u provokuan prej rendjes shumë të shpejtë të qytetërimit.
Vlera sociale e pasurisë
Jam tërësisht i bindur se të gjithë pasuritë e botës nuk do të mundnin ta shtynin njerëzimin përpara, edhe nëse do të binin në duart e një njeriu tërësisht të shenjtë e të dhënë pas evolucionit të qenies njerëzore. Vetëm shembulli i personaliteteve të mëdhenj e të pastër mund të çojë drejt mendimeve fisnikë dhe veprimeve të duhur. Paraja shkakton vetëm egoizëm dhe të shtyn gjithmonë, në mënyrë të parezistueshme, që ta përdorësh për keq.
A mund të imagjinohen Moisiu, Jezusi apo Gandi, të “armatosur” me bursën e Carnegie?
Përse jetojmë?
Shumë e veçantë është situata e në të vdekshmëve të tjerë. Secili prej nesh ka ardhur në këtë Tokë për një vizitë të shkurtër; nuk e dimë përsenë, por shpesh herë besojmë se e kemi kuptuar. Nuk reflektohet thellësisht e na kufizon të mendojmë një aspekt të jetës së përditshme; jemi këtu për njerëzit e tjerë: mbi të gjitha për ata, prej buzëqeshjes dhe mirëqenies së të cilëve varet lumturia jonë, por edhe për atë shumësi të panjohurish, me fatin e të kemi një lidhje simpatie. Ja cili është mendimi im konstant, i përditshëm: jeta jonë e jashtme dhe e brendshme varet prej punës së bashkëkohësve dhe të paraardhësve; unë duhet të përpiqem për t’u dhënë atyre, në po të njëjtën masë, atë që kam marrë dhe që ende marr prej tyre. Ndiej nevojën të bëj një jetë të thjeshtë dhe shpeh herë jam i vetëdijshëm se kërkoj nga veprimtaria e të ngjashmëve të mi, më shumë se sa është e nevojshme. Vetëdijësohem se dallimet e klasave shoqërore nuk janë të justifikuara dhe që, në fund të fundit, e gjejnë bazën e tyre tek dhuna. Por besoj gjithashtu se një jetë modeste është e duhura për këdo, për trupin dhe për shpirtin.
Limitet e lirisë sonë
Nuk besoj aspak në lirinë e njeriut, në kuptimin filozofik të fjalës. Gjithësecili reagon jo vetëm për shkak të impulsit të një detyrimi të jashtëm, por edhe sipas një nevoje të brendshme. Aforizmi i Schopenhauerit: “Eshtë e sigurtë që një njeri mund të bëjë atë që do, por nuk mund të dëshirojë atë që do” më ka lënë shumë përshtypje, që në rininë time; në vorbullën e ngjarjeve dhe provave që na paraqet vështirësia e jetës, ato fjalë kanë qenë gjithmonë për mua një ngushëllim dhe një burim i pashtershëm tolerance. Të jesh i vetëdijshëm për këtë, të ndihmon për të ëmbëlsuar ndjenjën e përgjegjshmërisë, e cila na ndrydh lehtësisht dhe na bën të mos marrim shumë seriozisht veten, ashtu sikurse dhe të tjerët. Kështu mbërrihet në një konceptim të jetës, që i lë një vend të veçantë humorit.
Mirëqenia dhe lumturia
Nga një këndvështrim objektiv, shqetësimi për kuptimin apo qëllimin e ekzistencës sonë dhe asaj të krijesave të tjera më është dukur gjithmonë diçka boshe për nga domethënia. Pavarësisht kësaj, çdo njeri është i lidhur me disa ideale që i shërbejnë si udhërrëfyes në të vepruar dhe në të menduar. Në këtë kuptim, mirëqenia dhe lumturia nuk më janë dukur asnjëherë si destinacioni absolut (këtë themel të moralit e quaj ideali i derrave). Idealet që kanë ndriçuar rrugën time dhe më kanë dhënë vazhdimisht kurajë të madhe kanë qenë e mira, e bukura dhe e vërteta. Pa patur vetëdijen e të qënurit në harmoni me ata që ndajnë bindjet e mia, pa kërkimin e paepur të të drejtës, përjetësisht e pakapshme, të fushës së artit dhe kërkimit shkencor, jeta do të më ishte dukur absolutisht e zbrazët. Që në vitet e rinisë sime, i kam konsideruar gjithmonë të neveritshëm destinacionet vulgarë, ku njerëzimi i orienton përpjekjet e tij: zotërimi i të mirave, suksesi në dukje dhe luksi.
Një kalë që tërheq i vetëm
Në dallim me ndjenjën time të fortë të drejtësisë dhe detyrës shoqërore, nuk kam ndierë asnjëherë nevojën për t’iu afruar njerëzve dhe shoqërisë në përgjithësi. Jam tamam një kalë që dëshiron të tërheqë i vetëm; nuk i jam dhënë kurrë tërësisht as shtetit, as tokës mëmë, as miqve dhe as njerëzve më të afërt; përkundrazi, përpara këtyre lidhjeve kam patur gjithmonë ndjesinë e të qënurit një i huaj dhe kam ndier gjithmonë nevojën për vetmi. Dhe kjo ndjesi vetëm sa rritet me kalimin e viteve.
Kam ndjesinë e fortë – por pa keqardhje – sikur kam prekur limitin e mirëkuptimit dhe harmonisë me tjetrin. Sigurisht, një njeri me një karakter të tillë humbet një pjesë të “bardhësisë” dhe qetësisë së tij, por fiton një pavarësi të madhe nga opinionet, sjelljet dhe gjykimet e të ngjashmëve të tij. Kështu nuk do të tundohet që të vendosë ekuilibrin e tij mbi baza kaq të pasigurta.
Gjithësecili duhet respektuar
Ideali im politik është ideali demokratik. Gjithësecili duhet të respektohet në personalitetin e tij dhe nuk duhet të ketë idhujtari për askënd. Për mua, elementi i çmuar në ingranazhin e njerëzimit nuk është shteti, por është individi krijues dhe i ndjeshëm, pra është personaliteti. Vetëm ky krijon të mirën dhe sublimen, ndërkohë që turma është flegmatike në mendim dhe e kufizuar në ndjenja.
Lufta
Ky argument më shtyn të flas për krijesën më të keqe, atë të masave të armatosura, dua të them të regjimit ushtarak, që e urrej me gjithë zemër. Kam neveri të thellë për kë është i lumtur të marshojë në radhë dhe formacione, nën tingujt e një muzike: një person i tillë vetëm gabimisht është “pajisur” me një tru. Palca kurrizore do të kish qenë më se e mjaftueshme. Duhet të eleminojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur këtë turp të qytetërimit. Heroizmi i komanduar, luftimet idiotë trup më trup, fryma fatzezë nacionaliste, sa i urrej të gjithë këto! Dhe sa e poshtër dhe e neveritshme më duket lufta! Do të isha më i gatshëm të bëhesha copa-copa, se sa të merrja pjesë në një veprim kaq të mjerë. E megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, unë e vlerësoj kaq shumë njerëzimin dhe mendoj që kjo fantazmë e ligë do të ishte zhdukur prej kohësh nëse buonsensi i popujve nuk do të korruptohej sistematikisht prej shkollës dhe shtypit, spekulatorëve të botës politike dhe botës së biznesit.
vijon/Bota.al
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Albert Einstein: Për fenë dhe për shkencën

Cili është kuptimi i ekzistencë sonë, cila është domethënia e ekzistencës së të gjithë qenieve të gjalla në përgjithësi? Të dish t’i përgjigjesh një pyetje të tillë, do të thotë të kesh ndjenja fetare. Ju do të thoni: po ka gjithësesi kuptim që të ngrihet kjo pyetje. Unë ju përgjigjem: kushdo që beson se jeta e tij dhe ajo e të ngjashmëve të tij është e privuar nga domethënia, është jo vetëm i palumtur, por me zor është i aftë të jetojë.
Ndjesia më e bukur është ana misterioze e jetës. Eshtë ndjesia e thellë që gjendet gjithmonë në djepin e artit dhe shkencës së pastër. Kush nuk është më në gjendje të ndiejë as habinë, as befasinë, është si të thuash, i vdekur; sytë i japë fikur. Përshtypja e misteriozes, qoftë edhe përzierja me frikën, ka prodhuar mes të tjerash fenë. Të dish që ekziston diçka e papenetrueshme, të njohësh manifestimet e intelektit më të thellë dhe të bukurisë më ndriçuese, që janë të arritshme prej arsyes sonë vetëm në format më primitive, kjo dije dhe kjo ndjenjë, ja pra, ky është devocioni i vërtetë: në këtë kuptim, dhe vetëm në këtë kuptim, unë jam ndër njerëzit më thellësisht fetarë. Nuk mund të imagjinoj një Zot që shpërblen dhe ndëshkon objektin e krijimit të tij, një Zot që mbi të gjitha ushtron vullnetin e tij në të njëjtën mënyrë si ne ushtrojmë tanët. Nuk dua dhe nuk mundem të imagjinoj një individ që i mbijeton vdekjes së tij trupore: sa shpirtëra të dobët, nga frika apo nga egoizmi qesharak, ushqehen me ide të tilla! Më mjafton të dëgjoj misterin e përjetësisë së jetës, të kem ndëgjegjen dhe nuhatjen e asaj që është, të luftoj aktivisht për të kapur një thërrmijë, edhe shumë të vockël, të inteligjencës që manifestohet tek natyra.
Vështirë se do të gjeni një shpirt të thellë në investigimin shkencor, pa një tipar të fesë. Por ky tipar dallohet nga ai i njeriut të thjeshtë: për këtë të fundit, Zoti është një qenie prej të cilit ai shpreson të marrë mbrojtje dhe të cilit i ka frikë dënimin, një qenie me të cilën ka, deri në një farë mase, marrëdhënie personale: është një ndjenjë e lartësuar e vetë natyrës së marrëdhënieve mes birit dhe atit.
Bazat njerëzore të moralit
Përkundrazi, i dituri është i depërtuar prej ndjenjës së rastësisë për gjithçka që ndodh. Për të, e ardhmja nuk ka asnjë vendim minor dhe asnjë angazhim minor të të kaluarës; morali nuk ka asgjë hyjnore, është një çështje e pastër njerëzore. Feja e tij konsiston në adhurimin si në ekstazë të ligjeve të natyrës; aty zbulohet një mendje kaq superiore, saqë e gjithë inteligjenca e njerëzve në mendimet e tyre, është para saj asgjë tjetër veçse një reflektim i pavlefshëm.
Kjo ndjenjë është lajtmotivi i jetës dhe i përpjekjeve të shkencëtarit, në atë masë që mund të çlirohet prej tiranisë së dëshirave të tij egoiste. Pa dyshim, kjo ndjenjë është e përafërt me atë që kanë provuar mendjet krijuese fetare të të gjithë kohërave.
Gjithçka që është bërë dhe imagjinuar nga njerëzit shërben për të kënaqur nevojat e tyre dhe zbutur dhimbjet e tyre. Duhet të mbajmë gjithmonë pranë shpirtit këtë të vërtetë, nëse duam të kuptojmë lëvizjet intelektuale dhe zhvillimet e tyre, sepse ndjenjat dhe aspiratat janë motorrët e çdo përpjekjeje dhe çdo krijese njerëzore, sado sublime mund të duket kjo krijesë. Atëherë, cilat janë nevojat dhe ndjenjat që e kanë çuar njeriun tek ideja dhe tek feja, tek domethënia më e gjerë e këtyre fjalëve? Nëse reflektojmë për këtë pyetje, do të shohim menjëherë që në origjinë të mendimit dhe të jetës fetare gjenden ndjenja nga më të ndryshmet. Tek njeriu primitiv, në vend të parë është frika që shkakton ideja e fesë; frika nga uria, nga bishat e egra, nga sëmundjet, nga vdekja. Duke qenë se, në këtë gjendje inferiore, idetë mbi marrëdhëniet rastësore janë në vetvete të kufizuara, shpirti i njeriut imagjinon qenie pak a shumë të ngjashme me ne, nga vullneti dhe veprimi i të cilave varen ngjarjet e frikshme, si dhe beson që mund të favorizohet prej këtyre qenieve me veprime dhe me oferta, të cilat, sipas fesë së përcjellë nga koha në kohë, duhet t’i qetësojnë e t’i bëjnë dashamirë. Dhe në këtë kuptim, une e quaj këtë fe, feja e terrorit: e cila, në mos është krijuar, të paktën është forcuar dhe bërë e qëndrueshme prej formimit të një kaste priftërinjsh që thotë se është ndërmjetësja mes këtyre qenieve të cilave njerëzit ua kanë frikën, dhe popullit, dhe mbi këtë privilegj e bazon pozicionin e vet dominues. Shpesh herë mbreti, ose kreu i shtetit, që e merr autoritetin prej faktorëve të tjerë, ose edhe nga një klasë e privilegjuar, bashkon në sovranitetin e tij funksionet priftërorë, për t’i dhënë sa më shumë vendosmëri dhe forcë regjimit ekzistues; ose përcaktohet një përbashkësi interesash mes kastës që ka pushtetin dhe kastës së priftërinjve.
Ka edhe një tjetër origjinë të organizimit fetar: ndjenjat shoqërore. Babai dhe nëna, krerë të komuniteteve të mëdhenj njerëzorë, janë të vdekshëm dhe të gabueshëm. Aspirata përvëluese për dashuri, për mbështetje, për udhërrëfyes prodhon idenë hyjnore sociale dhe morale. Eshtë Zoti-Hyj që mbron, vepron, shpërblen dhe ndëshkon. Eshtë ai Zot që, sipas horizontit të njeriut, dashuron dhe inkurajon jetën e fisit, njerëzimit dhe jetën vetë; është ai Zot ngushëllues në fatkeqësitë dhe shpresat e zhgënjyera, mbrojtës i shpirtërave të të përtejmes. E tillë është ideja për Zotin, e parë në aspektin moral dhe shoqëror.
Në Shkrimet e Shenjtë të popullit hebre mund të ndiqet fare mirë evolucioni i idesë së fesë së terrorit në fenë morale, që më pas vazhdon në Testamentin e Ri. Fetë e të gjithë popujve civilë, dhe veçanërisht edhe popujve orientalë, janë në thelb fe morale. Kalimi nga feja e terrorit në fenë e moralit përbën një progres të rëndësishëm në jetën e popujve. Duhet të ruhemi nga paragjykimi që konsiston në besimin se fetë e racave primitive janë vetëm fe terrori dhe ato të popujve civilë janë vetëm fe morale. Cdo fe është në fund të fundit një përzierje e njërës dhe tjetrës, por me një përqindje më të madhe të fesë morale tek shkallët më të larta të jetës shoqërore.
Perënditë me një formë njerëzore
Megjithatë, të gjithë këto fe kanë një pikë të përbashkët dhe është karakteri antropomorf i idesë së Zotit: përtej këtij niveli nuk gjenden veçse individualitete veçanërisht fisnikë. Por në çdo rast, ka edhe një shkallë të tretë të jetës fetare, ndonëse e rrallë në shprehjen e vet të pastër dhe është ajo e fesë kozmike. Ajo nuk mund të kuptohet plotësisht nga ata që nuk e ndiejnë, duke qenë se nuk i korrespondon aspak një ideje të një Zoti antropomorf.
Individi është i vetëdijshëm për kotësinë e aspiratave të objektivave njerëzore dhe pranon gjurmën sublime dhe rendin e admirueshëm që manifestohen sa në natyrë, aq edhe në botën e mendimit. Ekzistenca individuale i krijon përshtypjen e një burgu dhe dëshiron të jetojë në dijeni të plotë të asaj që ekziston, në unitetin e vet universal dhe në kuptimin më të thellë. Që në shkallët e para të evolucionit të fesë (për shembull në psalme të ndryshëm të Davidit dhe në ndonjë të Profetit) gjenden treguesit e parë të fesëkozmike; por elementët e kësaj feje janë më të fortë tek budizmi, siç e kemi mësuar edhe prej shkrimeve të admirueshëm të Schopenhauerit.
Feja kozmike nuk njeh dogma
Gjenitë fetarë të të gjithë kohërave e ndjejnë këtë fenë kozmike, e cila nuk njeh as dogma dhe as Zotër të konceptuar sipas imazhit të njeriut. Pra, nuk ka asnjë Kishë që të bazojë mësimet e saj themelorë në fenë kozmike. Si pasojë, ndodh që është pikërisht mes heretikëve të të gjithë kohërave që gjejmë njerëz të penetruar prej kësaj feje superiore dhe të cilët janë konsideruar nga bashkëkohësit e tyre si ateistë, por shpesh edhe si shenjtë.
FUNDI I PJESES SE DYTE
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al
Pjesa e dytë e “Einstein: Bota, si e shoh unë”
Domethënia e jetës.Cili është kuptimi i ekzistencë sonë, cila është domethënia e ekzistencës së të gjithë qenieve të gjalla në përgjithësi? Të dish t’i përgjigjesh një pyetje të tillë, do të thotë të kesh ndjenja fetare. Ju do të thoni: po ka gjithësesi kuptim që të ngrihet kjo pyetje. Unë ju përgjigjem: kushdo që beson se jeta e tij dhe ajo e të ngjashmëve të tij është e privuar nga domethënia, është jo vetëm i palumtur, por me zor është i aftë të jetojë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi