Shpirti i turmës dhe i askushmërisë
Faqja 1 e 1
Shpirti i turmës dhe i askushmërisë
Shpirti i turmës dhe i askushmërisë
Kjo është çështje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janë shfaqje të shpirtit të njeriut dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë sjelljen e tij shoqërore, domethënë kufirin ndarës çfarë quhet e mirë dhe çfarë quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janë dy gjëra të ndryshme por që njëkohësisht plotësojnë e bashkëshoqërojnë njëra tjetrën, ngase në fund të fundit ato bashkëshoqërojnë njeriun. Sjellja shoqërore është ajo që përcakton ngjarjet shoqërore, sepse njeriu bën atë që dëshiron të bëjë.
Njeriu në turmë ka një shpirt të ndrydhur, të pa lirë e të pa larmishëm dhe duke qenë në gjendje të tillë ai kundërvepron duke i lindur dëshira në skutat e shpirtit të tij për ta parë veten në krye të turmës. Shpirti i tij ngashëron, kridhet përqark, i frikësuar mban sytë e veshët hapur te të tjerët, frigon e idhtohet nga e mira e tjetrit, i sheh të tjerët detyrimisht të barabartë me vetveten, sheh në të tjerët aspak ndryshim nga vetvetja ose në rastin më të mirë ndryshime të parëndësishme. Ai ndjehet njësh me “të barabartët e tij” dhe vetëpërfytyrohet si përfaqësues i tyre.
Ky shpirt i ngujuar në mënyrë natyrale kërkon hapje, liri dhe vet-dallueshmëri. Prandaj ai e anon ndërgjegjen e tij drejt njëshit, drejt unit, drejt vetëkuptimit me ndjenja të forta që ky vetnjësh kështu nuk ka vlerë dhe si rrjedhim i mbin dëshira që të duket mbi të tjerët ose, e thënë sipas mendjes së tij, mbi “të barabartët e tij”. Zgjidhja më e lehtë për të është mburrja ose bërja e tjetrit me turp. Ai gjithmonë është në kërkim të rastit për t’u mburrur ose bërë tjetrin me turp, sepse ai ndjehet keq dhe i turpëruar kur nuk mburret apo kur nuk e turpëron tjetrin. Me ligësi, ai gjithmonë është në kërkim të thashethemit për tjetrin, sepse edhe vetë ai është një thashethem. Kështu, njeriu në turmë harxhon pa ndërprerje vëmendje dhe energji e tij për emocione të panevojshme dhe hamendje të papëlqyeshme, për ngacmime nervore të nxituara, për ëndërrime me sy hapur dhe thashetheme të pashtershme.
Njeriu në turmë e ka të pamundur të pranojë se jo çdo gjë është apo i përket çdonjërit dhe jo çdo njeri është për çdo gjë. Një mendësi e tillë nuk arrin të pranojë se veç punës së tij ekziston e duhet të ekzistojë edhe puna e të tjerëve dhe nuk vozit në mënyrë të atillë që puna e tij të plotësojë punën e të tjerëve ose puna e tij të plotësohet prej të tjerëve.
Për një shpirt të tillë i mirë është, domethënë duhet të ekzistojë, vetëm guri i tij dhe jo muri i përbashkët. Ai vetëgjykon se është i pazëvendësueshëm dhe ka edhe raste që ai përpiqet ta prishë murin e përbashkët, sepse ka një shpirt të pabesë me aromë kalbëzimi. Një shpirt i tillë nuk përcjell respekt për të tjerët e midis të tjerëve, bile për të nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistojë edhe mendimi ndryshe, aq më tepër të kuptojë se kur respektohet mendimi ndryshe edhe bashkimi është më i fortë. E thënë më gjerë, një shpirt i tillë nuk pranon ndryshimin dhe ndryshueshmërinë, domethënë harmoninë, dhe si rrjedhim nuk pranon përparimin, madje e urren atë.
Njeriu në turmë kthehet pa e kuptuar në një narcist. Si i tillë ai kërkon me këmbëngulje në turmë vetëm pasqyrime të vetvetes; të tjerët janë njësoj për të, duhet të jenë kështu ose përndryshe të shndërrohen në të tillë. Pëlqyeshmëria për vetveten duke parë e prekur vetveten nga të gjitha anët e në tërë turmën është e pakufishme. Ndërsa narcistit të lashtësisë i duhej të qëndronte tërë ditën mbi një pellg të vogël me ujë të patrazuar për të parë vetëm vetveten e pasqyruar me qëllim që t’i avullonte kënaqësinë e pëlqyeshmërisë së vetvetes, për narcistin e turmës pasqyra e vetvetes shtrihet në të katër anët e pafundme për sa kohë që ekziston turma e tij. Si e tillë kjo pasqyrë e nderë bëhet njëkohësisht mjaft e brishtë, lehtësisht e thyeshme dhe e thërrmueshme nga çasti në çast për shkak të madhësisë e shtrirjes së saj. Një kënaqësi e tillë e dhënë nga një pasqyrë e pafundme nuk mund të lëshohet apo të harrohet.
Për ta ruajtur këtë gjendje, mjetet e vetme të narcistit të turmës janë: vigjilenca, smira, urrejtja dhe dhuna ndaj çdo drithërime të sipërfaqes së pasqyrës ujore, ndaj çdo tingulli sadopak të ndryshëm të dëgjuar, ndaj çdo njëshi tjetër në turmë dhe ndaj çdo ndryshimi që shfaq ky njësh. Në mënyrë të veçantë, narcisti i turmës hidhërohet thellë dhe mbushet me dëshpërim e urrejtje kur vëren ndonjë të mirë që i shkon apo i ndodh tjetrit. Për të, njëshat e tjerë në turmë nuk e meritojnë dhe nuk duhet t’iu ndodhin të mira. Ai i përqesh të tjerët kur shprehen e shfaqen ndryshe, i pengon ato të ndryshojnë dhe të përparojnë. Për të, vetëm sundimtari i turmës, idhulli i tij, vetvetja e tij e dëshiruar, meriton të mira, prarim, vezullim e lartësi.
Një shpirt i tillë i jep vlerë vetëm të qenit mundues për të tjerët, i jep vlerë vetes vetëm duke ia ulur vlerën të tjerëve, i jep vlerë vetes duke përdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombëtare të shoqërisë që i përket. Një shpirt i tillë njeh vetëm lirinë e tij të egër e të pakufishme. Ai është shpirtërisht pjesëmarrës në krimin apo tradhtinë që sundimtari (Mbinjëshi) i tij kryen. Ai nuk arsyeton për këtë dhe nuk e arsyeton mbinjëshin e tij, sepse ai vetë është sundimtari i ëndërruar pa qenë sundimtar. Ai dallon vetëm të drejta për veten e tij; për të ekziston vetëm liria e tij dhe jo e të tjerëve. Bile, kur mbaron ai duhet të mbarojnë edhe të tjerët. Një shpirt i tillë është i pangopur, i pakënaqur, i paqetë dhe rrjedhimisht mizor për të mbajtur gjallë pangopshmërinë e tij. Ai vetëmendon se është i pagabueshëm, i pacenueshëm, me të drejta absolute e liri të pakufishme. Ai nuk mban dhe nuk ndjen përgjegjësi për veten dhe të tjerët; një shpirt i tillë është, bie fjala, një Ali Pashë Tepelenë. Një shpirt i tillë synon që çdo gjë me vlerë të jetë brenda derës së tij, ai dëshiron dhe përpiqet të ndërtojë vetëm ishullin e tij, kullën e tij me frëngji.
Atij nuk i intereson ambienti përreth dhe madje ai e sheh me armiqësi këtë ambient, sepse atij nuk i interesojnë gjërat e përbashkëta. Një shpirti të tillë i pëlqen të ndërtojë ishullin e tij të thepisur; ai ngazëllehet kur prish urat lidhëse dhe pret telat ndërlidhëse për të ndërtuar gardh përreth vetes së tij. Atij nuk i pëlqen bashkëjetesa paqësore, sepse ai nuk respekton tjetrin dhe pjesën e tjetrit, ai është një fqinj i keq, ai urren dhe i erren sytë për çdo ndryshim të vënë re tek “të barabartët e tij”. Dhe njëkohësisht, ai vrojton se ç’bëjnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë, për të mos ngelur mbrapa emocionalisht.
Njeriu i turmës nuk rri dot pa e parë dhe dëgjuar pa pushim e kudo figurën e mbinjëshit të tij. Figura e stampuar e mbinjëshit të tij mishëron pasqyrimin e vetvetes për njëshin e vocërr dhe si e tillë tek kjo figurë ai gjen kënaqësinë dhe dehjen më të madhe për veten e vet; kjo është ëmbëlsia për shpirtin e tij të idhtuar. Karrigia dhe bëmat e sipërnjëshit i krijojnë njëshit të vocërr një rrymë të atillë jehonash saqë pa atë rrymë as makina njësh nuk punon e as njëshi nuk ndjen vetveten. Njeriu në turmë kthehet në vogëlinë e fëmijërisë e tij kur ëndërronte të ishte i madh, mbinjësh i frikshëm, dhe papërgjegjshmëria fëminore i jepte shijen e kënaqësisë pakufi. Prandaj, besimi i tij shkon andej nga fryn era, andej nga burojnë valët e tingujt që e mbajnë të vogël atë, andej nga shfryn sundimtari i turmës, andej nga është kahu i fuqisë së turmës.
Turma kërkon njerëz të vegjël, grimca rërë. Si një vocërrak, ai gjykon vetëm duke thërritur për ndihmë paragjykimet e paharrueshme të vogëlisë. Duke përfytyruar, ai e kthen veten mbrapa në kohë dhe emocionalisht mburret me këtë. Kështu, me dashje e pa dashje, ai e shuan zgjuarsinë e tij, bëhet i paaftë të dallojë dhe kuptojë të vërtetën, e ul veten aq poshtë sa të mos njohë rrotën dhe të mos dijë sa bëjnë 1+1-1; dhe shpejt e shpesh bën keq dhe gabime. Njeriu në turmë e ka të pamundur të kujtojë apo vrojtojë vetveten, e si rrjedhim ai e ka të pamundur të kujtojë apo t’i lidhë veprimet e ndodhitë e shkuara. Kujtesa e njeriut në turmë është e çastit, tepër e shkurtër. Ai kujton vetëm çfarë dëshiron në çast të kujtojë ose çfar i shkon për shtatë shpresave dhe frikave të tij.
Njeriu në turmë arsyeton mbi bazën e vetarësyes së shtypur të njëshit. Domethënë, ai kërkon njësha për mendjen e tij të ngathët, sepse ai e ka frikë njëshin, mundimtarin e mundshëm të tij, dhe mendon se edhe ai njësh e ka frikë atë për të njëjtën arsye. Ai është një sundimtar i gurosur, sepse vetëm kështu mund të jetë njësh, dhe si i tillë nuk pranon të dallohen njësha të tjerë në turmë. Kur ia dënojnë të këqijat, ai kërkon vetëm njësha, sepse me dashje ose padashje nuk e kupton se pse i sulen. Një shpirti të tillë nuk i intereson bashkëpunimi dhe harmonia, atij i intereson vetëm mbinjëshi që ta sundojë në shpirt.
Pavarësisht sa larg është, ai gjithmonë vigjëlon që mbinjëshi, sundimtari i tij me të cilin i mburret vetvetes, të mos cenohet, të mos iki, të jetë i përjetshëm e i paprekshëm, i gurosur, i lartë deri në qiell, sepse vetëm kështu ai mund të ngrejë sytë lart. Urrejtja e bën atë gjithmonë gati të bashkohet me shpirtra të tjerë të tillë për t’iu sulur mizorisht “të barabartëve të tij”, për t’i plaçkitur e përdhosur ato, për t’i tradhtuar ato, sa herë i del rasti apo dëgjon se mbinjëshi iu kërkon një gjë të tillë. Lëvizja barazitiste (komuniste, e thënë jo shqip) në Shqipëri mori përmasa epidemike gjatë Luftës II Botërorë, sepse njerëzia u josh nëpërmjet thënies “Ngrihuni t’iu biem atyre që janë ndryshe dhe t’iu marrim atë çfarë kanë”.
Njeriu në turmë nuk ka forcë shpirtërore dhe gjithnjë bëhet akoma edhe më i pa aftë të pyesë apo të gjykojë vetveten, të shkëputet prej kthetrave të brendshme, të shmangë varësinë nga të tjerët, të mos përjashtojë vetveten, të përdorë ndonjë dritëz kuptimi prej vetvetes, të ketë kureshtje kush është, nga vjen e ku shkon dhe pse. Njeriu në turmë është një askush. Ai mendon sipas modës së turmës, sipas propagandës zyrtare shtetërore apo botërore, dhe përqesh çdo gjë që është ndryshe nga ajo modë. Njeriu në turmë i ngjan një cifle hekuri të cilën vetëm fusha magnetike e mbinjëshit e mban drejt, të ngritur lart.
Pa këtë fushë magnetike jetike, ai bie përdhe e shkon me pluhurin. Prandaj njeriu në turmë guroset pas mbinjëshit dhe shndërrohet në fanatik, domethënë ai e ka të pamundur të ndryshojë mendjen dhe përmbajtjen. Një njeri me shpirt të tillë është qenie emocionale, nervore, një tifoz, një spiun, një madhni që përgjërohet për naltmadhninë e tij. Ai qëndron në turmë për shkak të urrejtjes që ka ndaj të tjerëve, ndaj atyre që njeh apo ndaj fqinjit.
Mbinjëshi është shpirti i tij, emocioni dhe kënaqësia e tij, sepse prej hyjniut mbinjësh dhe urrejtjes që ai mbjell ekziston turma ku mund të bëjë pjesë. Urrejtja dhe pickimi i emocioneve që i shërbejnë kësaj urrejtje janë ato që e mbajnë turmën bashkë, sepse tek mbinjëshi ai gjen urrejtjen e dëshiruar dhe pickimin e nevojshëm të emocioneve. Pa këtë pickim emocionesh njeriu i turmës nuk do ta ndjente vetveten, nuk do ndjehej mirë, dhe do idhtohej duke u rropatur deri sa të gjente një turmë ku helmi i mbinjëshit t’i ëmbëltonte emocionet. Turma e tij është bota e tij, e kuptimtë për të ekzistuar, në brigjet e së cilës përplasen botë (turma) të tjera, të huaja dhe armiqësore.
Njerëzit në turmë janë të egër e të dhunshëm. Shpirti i tyre dhunon dhe kërkon të dhunohet. Me fjalë të tjera shpirti i tyre është i skllavëruar. Skllavërimi i është bërë karakter, zakon, kërkesë, dëshirë dhe mënyrë të jetuari. Njeriu në turmë shndërrohet në një skllav me dashje; ai nuk rron dot pa vuajtur. Ai nuk ka nevojë më për zinxhirë që ta mbajnë të tillë, ashtu si fizikisht. Sa më shumë koha kalon, aq më shumë ai e adhuron skllavërinë e tij dhe aq më shumë krenohet me të. Meqenëse ky shpirt nuk pranon e respekton ndryshim tek “të barabartët” e mendjes së tij dhe ndërkohë kërkon të dhunohet, atëherë këtë dhunim e skllavërim e kërkon, e gjen si zgjidhje, dhe e pret vetëm nga sundimtari i pashpirt i turmës.
Domethënë, e kërkon këtë nga idhulli i tij, nga i dëshiruari i shpirtit të tij. Meqenëse ky shpirt i egër është i pasjellshëm ndaj “të barabartëve të tij”, meqenëse ky shpirt nuk pranon të renë dhe ndryshimin e harmonishëm tek “të barabartët e tij”, ai ka vetëm një shtysë mendimi: skllavërimin, dhe vetëm një gjuhë veprimi: dhunën. Egërsia i shkakton dhimbje therëse në shpirt kur sheh harmoni në rrethin e “të barabartëve të tij”. Vetëm dhuna e më të fortit, e më mizorit, e më të egrit, e më të poshtrit, e atij që ka të drejtë të dhunojë e përdhosë të tjerët, e sundimtarit të turmës, mund t’ia fashitë dhimbjen e instinkteve të egra të tij. Vetëm kjo dhunë madhore, vetëm ky sundimtar turme me të vetmen të drejtë fjale e veprimi, mund t’ia shtypë egërsinë, shkaktaren e dhimbjes, t’ia qetësojë shpirtin e tij dhe t’ia dehë emocionet.
Ky shpirt nuk e kupton dhe nuk e kërkon mëvetësinë, ndryshimin në lidhje me të tjerët. Më e shumta që dëshiron ky shpirt është të bëhet një vasal mizor. Edhe kur e shtyjnë në liri të përkufizuar për të gjithë, ai nuk mund të shkëputet nga e kaluara e skllavërimit dhe dhunimit mbi të. Liria për të është dhuna, rasti për të shfryrë egërsinë e emocioneve të tij. Ai po me dhunë kërkon të kthehet në skllavërinë e shkuar, me të njëjtat kushte e mundësisht me të njëjtin sundimtar mizor për turmën. Shpirti i tij qan pa pushim për egërsinë e sundimtarit të shkuar. Shpirti i tij i idhnuar psherëtin për mungesën e munduesit të tij të egër, humbjen e të cilit e ndjen shumë herë më të madhe se humbjen e vetvetes apo “të barabartëve të tij”. Ai dëshiron gjithmonë që munduesi të ringjallet dhe shpreson në këtë.
Njeriu në turmë shndërrohet në një makinë dhe si e tillë ai nuk e njeh dhe nuk mundet ta njohë vetveten. Ashtu si makina, ai bëhet i papërgjegjshëm për veprimet e tija dhe as dëshiron e as kërkon të dijë apo të kuptojë. Kështu ai shndërrohet në një njeri mekanik me të cilin çdo gjë ndodh. Duke qenë se skllavërimi shoqëror mbështetet mbi frikën, sundimtari i turmës ia ushqen pa pushim asaj frikën dhe mospëlqyeshmërinë për çdo gjë ndryshe, të re apo të panjohur. Makinat janë të verbra dhe të pavetëdijshme; ato s’mund të jenë ndryshe dhe veprimet e tyre duhet t’i përgjigjen natyrës së tyre. Njeriu në turmë, njeriu mekanik, i plotëson këto veti të makinës. Si i tillë, ai nuk është njeri i lirë.
Që të çlirohet atij i nevojitet së pari të fitojë lirinë e brendshme, të vetëdijshme, të ndërgjegjes dhe mëvetësisë së tij shpirtërore. Përndryshe ai ngec i skllavëruar shpirtërisht sepse ai, para së gjithash, as nuk e njeh dhe as nuk e kupton vetveten e tij. Prandaj njeriu në turmë e humb dhe nuk e kujton vetveten, sepse ai edhe jeton e vepron duke qenë në gjumë të thellë ndonëse me sytë hapur edhe nuk bën përpjekjet e duhura për t’u zgjuar.
ASKUSHMËRIA është një ndjenjë e skajshme shoqërore që në situatë paniku e fut njeriun në ankth dërrmues dhe e zvetënon. Nën ndrydhjen e skajshme të shpirtit të tij, nën hutimin dhe kotësinë që pëson shpirti i tij, nën zhvleftësimin e historisë në mendjen e tij, i dalldisur nga paarsyeshmëria, fillon të ndriçojë në shpirtin e tij të tymosur një flakë pishe e zbehtë në degëzën e askushmërisë. Askushmëria bëhet për të frymëmarrje, liri dhe shkak veprimi. Ai bëhet kështu një makinë që nuk ka fillim e qëllim rruge, një makinë pa busull, që përpiqet të ngahet dhe po qe e nevojshme mund të marrë një kthesë e të ecë për aq sa i kërkojnë shërbim. Duke harruar me dashje ose pa dashje, ai humb vetveten dhe fshin nga mendja vlerat dhe historinë në origjinën e tij, rrënjët. Ai nuk e dallon më tjetrin. Ndërkohë ai kërkon të mbushet me vlera të reja, por nuk arrin të kuptojë se ato janë të pathemelta tek ai, janë si gjethet të cilat zverdhen dhe nuk dihet se ku i flak era.
Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqëria njerëzore përmban në vetvete ndryshueshmëri. Domethënë, njerëzit ndryshojnë nga pamja, mendimi, gjatësia, vendlindja, dëshirat, kënaqësitë, aftësitë, dituritë dhe bile brenda një grupi shoqëror (kombi) ka ndryshime në të folurat vendore e në veshje. Përtej kombit, ndryshimet shtohen në tiparet e jashtme, ngjyra e lëkurës, gjuha, etj. Grupet shoqërore (kombet) dhe nëngrupet shoqërore (brenda një kombi) kanë edhe gjëra të ngjashme dhe të përbashkëta, por nuk kanë gjëra të barabarta. Nëse respektohet natyra, duke përfshirë edhe shoqërinë e larmishme njerëzore, atëherë jeta është e paqshme. Në të kundërt, përpjekjet për të krijuar fantazma barazie përbëjnë dhe prodhojnë krime njerëzore dhe natyrore.
Në rastin e Shqipërisë zyrtare, për gjysëm shekulli u edukua dhunshëm me qëllim dhe me absolutizëm fantazma e barazitizmit shoqëror dhe ndërkombëtar, aq sa u kërkuan “vëllezër” edhe në xhunglat e Amazonës e tundrat e Azisë. Njerëzit u bashkëmblodhën dhunshëm mendërisht dhe fizikisht. U punua për të krijuar të ashtuquajturin “njeriu i ri”, domethënë askushin e dëshiruar të barabartë e të edukuar me shpirtin e turmës.
Për askushin e mirë është askushmëria dhe e keqe është çdo gjë tjetër e arsyeshme, jo-paemër dhe me formë e përmbajtje të qartë. Askushi nuk di as çfarë, pse e kë të emërojë dhe as pse është emëruar; ai pret urdhër nga mbinjëshi për të zbatuar një ligj që është urdhri vetë. Ai nuk di pse është në një detyrë zyrtare dhe çfarë do të thotë ai emërim, çfarë pritet e duhet të bëjë, çfarë të thotë e çfarë të kërkojë. Ai është një vjedhës pune, vendi pune dhe vote. Ai nuk e di ç’është e çfarë përfaqëson kombi e flamuri kombëtar ose çfarë duhet të bëjë për festën kombëtare, çfarë flamuri duhet të mbajë, çfarë të bëjë që ai flamur të mos jetë thjesht një copë lecke me ngjyra, etj. Ai shndërrohet në spiun, tradhtar, vjedhës i vetvetes dhe brejtës apo shkatërrues i të tijve.
Askushmëria shpesh e vozit askushin në veprime tradhtie, sepse për të qenë një njësh dikushi, një sundimtar i përmalluar, ai i hyn rrugës së krimit dhe bashkëpunimit me armiqtë. Ai vetëm keq sheh, uron apo dëshiron, sepse ai vetë është keq dhe të keqen ka si pikë krahasimi. Ai flet për gjëra të paarsyeshme e të pakuptueshme dhe bile ai nuk dallon ngjyrimet.
TË MENDUARIT TURMOR DHE ASKUSHMËRIA të para veçan dhe të veçuara për njeriun e veçuar nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. Por meqenëse shpirti i askushmërisë lind prej shpirtit të turmës dhe ndërthuret mjaft me të, atëherë kur shpirti i turmës dhe i askushmërisë bëhen tipare shoqërore të përhapura dhe të njëkohshme, atëherë ai grup shoqëror është në rrezikun e madh të mashtrimit dhe vetshkatërrimit. Rreziku bëhet akoma më i madh dhe pësimi prej tij më i shpejtë kur armiqtë e këtij grupi shoqëror ia njohin atij këtë shpirt dhe përkujdesen t’ia forcojnë pikërisht këto dy tipare shoqërore.
Në këtë rast, pasoja është e paqartë për çastin por e qartë pas një periudhe të gjatë kohe. Si rrjedhim, ai grup shoqëror vetëshkatërrohet, humbet vlera njerëzore, shpirtërore, kulturore dhe materiale, ose në rastin më të mirë vazhdon të përtiqet në kufijtë e mbijetesës duke ngelur i prapambetur, i vetëpenguar në përparim dhe i paqetësuar. Ngulmi i këtyre dy mendësive i mban njeriut ndezur ëndrrën e barazitizmit dhe si rrjedhim ai cenon dhunshëm gjërat që s’i përkasin ose që janë të ndryshme nga ëndërrimi i tij.
Veç shpirtligëve, njerëzit që janë në detyra zyrtare dhe i përmbajnë në vetvete të dy këto mendësi bëhen shumë dëmtues për shoqërinë gjatë marrjes së vendimeve. Bile, ato zhyten në krime dhe tradhti nga të cilat nuk dalin dot dhe njëkohësisht kujdestarët e tyre nuk i lenë të dalin por i zhytin akoma më shumë. Njerëz të tillë bëhen kukulla qeverisëse dhe nga veprimet apo goja e tyre mund të dëgjohen gjërat më të paarsyeshme. Me njerëz të tillë në pozita shtetërore, veprimtaria armiqësore e huaj, sidomos ajo e fshehta, ka fushë të lirë veprimi dhe pasoja të dhimbshme për vendin.
Historia shqiptare vazhdon ta japë këtë mësim. Ato njerëz që thonë se nuk ka armik, ose e thonë këtë nga mungesa e zgjuarsisë së tyre, ose e thonë këtë nga vetvetja për shkaqe emocionale dhe qëllime të ngushta vetjake apo përfitimi, ose iu është thënë nga armiqtë ta thonë këtë gjë (duke e ditur ose duke mos e kuptuar këtë); ose shtyhen ta thonë këtë jo nga një shkak i përmendur më sipër. Shteti i Shqipërisë zyrtare u shpartallua në fillim të vitit 1997 pikërisht prej humbjes së armikut (askushmërisë) dhe veprimit të frymëzuar nga mendësia e turmës.
Të dyja këto mendësi ushqejnë njëra-tjetrën dhe përcaktojnë sjelljen shoqërore të njeriut, e cila do të thotë para së gjithash si sillet njeriu ndaj shoqërisë dhe çfarë ka bërë për të. Ekzistenca dhe nxitja e tyre nga ato që i duan të keqen shqiptarëve i rrisin mjaft pasojat negative mbi shoqërinë shqiptare, qetësimin, bashkimin dhe përparimin e saj. Ndikimi negativ në shoqëri i të dyja mendësive zvogëlohet nëpërmjet ndriçimit të shpirtit me vlera dhe mendjes me ide, shkollimit matematik dhe shkencor, edukimit të njeriut si e pse të përdorë arësyen, edukimit kombëtar dhe atij bashkësor.
Të gjitha këto kanë qëllim përparimin dhe përkufizimin e mirësjelljes shoqërore ndaj vetvetes, të tjerëve dhe ambientit në rrugën drejt një shoqërie të udhërrëfyer prej arësyes dhe urtësisë, domethënë drejt një shoqërie që i përket e vërteta dhe që e sheh atë nëpërmjet arsyes. Pra çështja shtrohet: të dihen të metat e mendësisë shoqërore dhe të kundërveprohet butësisht për largimin e tyre, apo të mos dihen por t’i dinë armiqtë dhe të veprohet egërsisht për thellimin e tyre. Meqenëse përmirësimi paraprak fillon tek vetë njeriu, fillimi i largimit të këtyre dy mendësive në çdo rast është shumë i thjeshtë: njeriu nevojitet të mos mendojë e të mos flasë me NE. Kështu ai do të fillojë të zgjohet, të kujtojë vetveten, të shkuarën e rrjedhimisht të ardhmen, dhe do të fillojë të ekzistojë sepse do të fillojë të mendojë.
Nga Saimir Lolja
SHPIRTI I TURMËS bashkëjeton me njeriun dhe është tipar i historisë njerëzore, sepse njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore që kërkon përherë të shoqërizohet.
Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes. Çështja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brumosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin Sundimtari dhe Turma.Kjo është çështje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janë shfaqje të shpirtit të njeriut dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë sjelljen e tij shoqërore, domethënë kufirin ndarës çfarë quhet e mirë dhe çfarë quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janë dy gjëra të ndryshme por që njëkohësisht plotësojnë e bashkëshoqërojnë njëra tjetrën, ngase në fund të fundit ato bashkëshoqërojnë njeriun. Sjellja shoqërore është ajo që përcakton ngjarjet shoqërore, sepse njeriu bën atë që dëshiron të bëjë.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi