Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrëdhëniet sociale janë “bija” të Zotave

Shko poshtë

Marrëdhëniet sociale janë “bija” të Zotave Empty Marrëdhëniet sociale janë “bija” të Zotave

Mesazh nga SHKELBA Fri Nov 28, 2014 10:51 pm

Marrëdhëniet sociale janë “bija” të Zotave

Marrëdhëniet sociale janë “bija” të Zotave Sociale

Besimi fetar, besimi në zakonet e pavdekshme ka lejuar kalimin epokal nga fiset e vogla, në komunitetet e mëdha, të bazuara në bashkëpunimin mes të panjohurve. “Kush është i mbikqyrur, sillet mire”

Në 1904-ën, Max Weber kalon me tren nëpër Shtetet e Bashkuara. Duke biseduar me bashkëudhëtar të rastit, sociologu përfundon duke folur për besimin fetar. Është ky moment kur bashkëudhëtari, një tregtar shëtitës, shqipton një frazë që u bë e famshme: Zotëri, për sa më intereson çdokush është i lirë të besojë a të mos besojë, sipas pëlqimit të tij; gjithësesi, nëse do të takoja një bujk ose një sipërmarrës që nuk i përket asnjë kishe, nuk do t’i jepja hua as 50 qindarka. Pse vallë, dikush, që nuk beson në asgjë, duhet të më paguajë atë që më detyrohet?”.
Tema e fesë është qëndrore në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Nga ajo varet organizimi i grupeve, rritja e tregtisë, paqja dhe lufta. Në një botë ku jemi gjithmonë e më shumë në kontakt me dikë që ka një besim të ndryshëm, e me dikë që nuk beson në asgjë, pyetja e tregtarit drejtuar Weberit është themelore. A mund të bashkëjetojnë besimtarët e jo besimtarët? A mund të bashkëjetojnë ata që kanë Zota të ndryshëm? Përgjigja normalisht u besohet liderëve politikë dhe fetarë: Obamës, Dalai Lamës, Papa Franceskut, Kalifit të Shtetit Islamik. Ose teologëve. Gjithësesi, kontribute të thella e origjinale vijnë gjithmonë e më shumë nga antropologët, nga studiuesit e ekonomisë së sjelljes, nga psikologët.
Ara Norenzayan, profesore e Psikologjisë Sociale në Universitetin e British Columbia-s, në Kanada, ka shkruar një libër shumë të rëndësishëm, “Zotat e Mëdhenj”. Autorja ka një tezë ambicioze. I detyrohet fesë tranzicioni që nisi rreth 11 mijë vjet të shkuara, nga një shoqëri e organizuar në grupe të vogla prej gjuetarësh-vjelësish të lidhur ngushtësisht me njëri tjetrin, tek shoqëritë e përhershme, fillimisht të bazuara në zbutjen e kafshëve shtëpiake, mbjelljen e drithërave, e më pas të rritura deri në strukturat e mëdha shoqërore moderne, në të cilat një shumicë anonimësh bashkëpunojnë në shkallë të gjerë.
Sepse që kjo ndoshta të jetë e mundur, ato janë ndërtuar me bashkëpunimin midis të panjohurish që nuk janë rezultat i një besimi çfarëdo. Janë dashur “Zotër të Mëdhenj” sepse lindën “grupe të mëdha”: janë dashur hyjnitë e besimeve të mëdha monoteiste e politeiste që kanë pushtuar tokën, Zota të fuqishëm, të gjithëdijshëm e me synimin e kontrollit të sjelljes morale të njerëzve.
Shpështillet faqe pas faqeje argumentimi i Norenzayanit. I qartë dhe plot passion. Zotat e Mëdhenj mund të jenë shumë të ndryshëm midis tyre, aq sa Shiva ndryshon nga Jezu Krishti. Gjithësesi, kanë të përbashkët tetë parime prej të cilave autorja kërkon të demonstrojë vlefshmërinë dhe logjikën eksperimentale. Parimi i parë është më i rëndësishmi: “Kush është i mbikëqyrur sillet mirë”. Ardhja e Zotave të Mëdhenj dhe grupeve të mëdhenj filloi këtu, kur kontrolli social i kryer nga grupet e vogla etniko-familjare është zëvendësuar nga mbikëqyrja e “Syve të mbinatyrshëm”. Ka qënë atëherë e mundur të ndërtohen lidhje besimi e shkëmbimi midis të huajve, zgjerimi i ekonomisë, zmadhimi i komunitetit. Duke ngulitur shenjat paralajmëruese në mendjet e njerëzve përmes kulturës dhe të mësuarit, Zotat e Mëdhenj kanë krijuar lidhje efikase frike dhe besimi. Pastaj janë parimet numër dy, tre, e katër: “Feja është më shumë në kontekst, sesa në persona të veçantë”; “ Ferri është më potent sesa parajsa”, “Besoju atyre që besojnë në Zot”.
Duke u rritur, besimeve të mëdha fetare iu është dashur të luftojnë rrezikun e fesë false, të mashtrimit, të hipokrizisë së përfituesve. Kanë zgjedhur kështu udhëheqës të besueshëm e hyjni të denja për t’u nderuar, për të cilat ia vlente barra qiranë të kryeje rite “të çuditshme” dhe të “kushtueshme”. Ja ku vijnë parimet numër pesë e gjashtë: “Në fe veprimet kanë më shumë rëndësi sesa fjalët”; “Zotat që nuk janë objekt adhurimi janë Zota të pafuqishëm”. Janë formuluar kështu, thotë parimi numër shtatë, “Zota të Mëdhenj për Grupe të Mëdhenj”, që do të thotë grupe fetare që, siç thotë parimi i fundit, “bashkëpunojnë për të konkurruar”.
E emigruar në Kanada nga Libani për shkak të luftës, Ara Norenzayan arrin me parimin e saj të fundit në nyjen e dhunës fetare. Shkruan se në Zotat e Mëdhenj ka pjesë “që mund të gjenerojnë e intensifikojnë konfliktet”, por edhe “impulse që mund të barten për të zbutur dhe zgjidhur konfliktet”. Është plot me energji kjo sfidë, të shikosh Hyjninë nga pikëpamja e ndërveprimit mes të mendjes dhe të shoqërisë, midis evolucionit biologjik dhe atij kulturor. Vëmendja mbi mbikëqyrjen nga lart ngre pyetje të pakëndshme. Autorja sugjeron që pas kalimit nga shoqëritë e vogla tek shoqëritë nën “sytë e mëdhenj të qiellit”, afrohet tani kalimi tek shoqëritë komplekse në të cilat ndjeshmëria dhe dhembshuria për racën njerëzore dhe solidariteti social, kombinuar me institucionet laike efektive dhe jo të korruptuara, me gjykatës të pavarur e shtet të së drejtës, kandidojnë për të zëvendësuar “vëzhguesit mbinatyralë”.
Është kalimi që duket të vështrojë nga brenda shoqërive skandinave, të cilave u është dedikuar kapitulli i fundit i librit, dhe në përgjithësi ku besimtarët, ndryshe nga udhëtari tregtar i Weberit, ia dalin të kenë besim madje edhe tek ateistët. Në hyrjen e bukur të vëllimit, Telmo Pievani fton për të mos reduktuar mendimin e Norenzayan, siç ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, në ndarjen e botës në suedezë laikë, të pasur e tolerantë, e arabë besimtarë, të varfër e fondamentalistë. Kalimi “nga Hyjnitë që mbikëqyrin, tek qeveritë që mbikëqyrin” është sigurisht jetësor. Por forca e autores qëndron tjetërkund. Ajo përpiqet të adoptojë pikëpamjen e këndvështrimit të Horusit, të shfaqur në basorelievët e Egjiptit Antik, dhe këndvështrimin e Budës, të portretizuar në stepat e Nepalit. Siç bëjnë Zotat, Ara Norenzayan vështron në thellësi të trurit tonë./Il Messaggero/
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi