Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lustracioni, vepër e një mendjeje të prishur

Shko poshtë

Lustracioni, vepër e një mendjeje të prishur  Empty Lustracioni, vepër e një mendjeje të prishur

Mesazh nga SHKELBA Fri Dec 05, 2014 11:52 pm

Lustracioni, vepër e një mendjeje të prishur

Krijohet ndonjëherë përshtypja se Lustratori i Madh është heroi i ri i kohëve tona. Ai bëhet edhe prokuror, edhe gjykatës, bëhet edhe gazetar, edhe kritik letrar, bëhet historian, por edhe politikan… Lustratori mua personalisht më tremb – gjithmonë do ta shoh nga duart.

Adam Michnik është kryeredaktori i gazetës më të madhe në Poloni, historian, eseist dhe publicist politik me famë jo vetëm në vendin e tij në Poloni, por në mbarë botën. Në vitet 19681989, ai ka qenë ndër organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të lëvizjes opozitare demokratike ilegale në Poloni. I burgosur disa herë nga regjimi komunist, ai u bë një ndër simbolet e rezistencës antikomuniste në Europën Lindore, së bashku me Presidentin e parë të Polonisë Lech Walesa (1990) dhe Presidentin e Parë të Çekisë (1993), Vaclav Havel. Michnik është vënë në listën e 50 individëve që konsiderohen “50 heronjtë e shtypit të lirë”, si dhe është zgjedhur nga gazeta “Financial Times” si “një ndër 20 gazetarët më me influencë në botë”. Michnik pa frikë mund të konsiderohet si ndërgjegjja kritike e tranzicionit postkomunist. Në gjuhën shqipe, ai ka vetëm një libër “Në kërkim të sensit të humbur”, të përkthyer nga Astrit Beqiraj dhe botuar nga Instituti Shqiptar i Medias. 
Pjesë nga libri “Në kërkim të sensit të humbur” të Adam Michnik
…Lustratori i Madh nuk kënaqet me atë që dihet nga të gjithë. Në fund të fundit, maskarallëku i epokës ishte bërë i ditur nga të gjitha deklaratat e nënshkruara për bashkëpunim, po ashtu prokurorët dhe gjyqtarët shërbyes nuk ishin shfaqur me pseudonime. Por ja që Lustratori i Madh nuk do të rrëshqasë vetëm në sipërfaqe të gjërave. Ai është në kërkim të thelbit të gjërave. Dhe thelbi i gjërave gjendet në arkivat e policisë, atje ai do të gjejë çelësin e të vërtetës finale. Ky arkiv është çelësi i vetëm i vërtetë, më i rëndësishmi, i tillë që hedh poshtë çdo dyshim.
Raportet dhe spiunllëqet nga kartotekat e policisë mbartin në vetvete diçka nga pornografia: Lustratori me fytyrëskuqjen e një katërmbëdhjetëvjeçari, kur sheh fotografi pornografike, tek analizon këto informata, nuk e vë re se i zgjohet përbrenda një tundim djallëzor, sepse djalli, si çdo filozofi “është vetë
paturpësia e shpirtit, është besimi i pafjalë e vërteta përherë e padyshimtë”.
Djalli është i zi, ndaj dhe lustratori është i zi. Që të dy janë të zhytur në pisllëk dhe mëkat, që të dy dinë çfarë synojnë, synojnë të shkojnë atje prej nga vijnë: nga pisllëku, përmes pisllëkut, në pisllëk.
Lustratori i Madh di që: Armiku është përherë në veprim, është dinak dhe i qëndrueshëm. Prandaj duhet studiuar me vigjilencë çdo kundërshtim ndaj kanuneve lustruese, çdo opinion kritik ndaj këtyre zakoneve – të gjitha këto në thelb do të thonë mbështetje të pisllëkut dhe mëkatit. Kjo dikton që armiku të merret “në përpunim aktiv” – çka do të njihet në detaje e kaluara e tij, të nxirret në dritë ajo që ka qenë e fshehur.
Një bisedë e zakonshme nuk është për të dialog i njerëzve të lirë, por hetim dhe përgjim që ka për t’u shërbyer qëllimeve lustruese. Nuk do të besojë kurrë se në trajtimin e tillë të të tjerëve ekziston një farë deformimi, JO. Lustratori është më se i bindur në pastërtinë e veprimeve dhe konkluzioneve të veta. Madje, punon fort mbi këtë bindje: disa informacione nuk i pranon, të tjera i deformon, zbukuron, tjetërson e të tjera akoma i sajon, duke i trajtuar si supozime personale apo fakte empirike. Kjo i ecën kaq mbarë, ngaqë të konsideruarit e vetes të tillë e favorizon edhe atmosfera e frikësimit psikik
dhe mosbesimit reciprok – çdo bashkëpunëtor i lustratorit, çdo informator e bind atë edhe më shumë në drejtësinë e prirjes lustruese.
Lustratori anipse kaq i fuqishëm ka dhe eprorët e vet. Kështu që – aq sa është i pakompromis dhe i ashpër ndaj të lustruarve – po aq sfungjer dhe disponibël bëhet për shefat e vet. Sepse janë ata që diktojnë cili duhet lustruar dhe cili jo. Lustratori i Madh nuk ka për ta pohuar kurrë këtë gjë, por
thellë në ndërgjegje e di fort mirë se kështu është: Lustrimi shërben për të diskretituar kundërshtarët politikë të eprorëve të tij. Kështu që duke lustruar biografi jo fort të pastra apo thjesht të dyshimta, mban gjithnjë parasysh se është duke bashkëkrijuar një botë, ku njerëzit bëhen lustratorë – denoncues,
informatorë, gjurmues të të tjerëve – për të mirën e tyre. Lustratori i Madh mishëron në vetvete megalomaninë dhe refleksin e frikës që shkakton, por edhe lëpirjen ndaj të tijve që i shtien frikë.
Sido që të jetë ekzistenca e agjentëve të kamufluar, është kusht i ekzistencës së Lustratorit të Madh, i gjendjes së tij materiale, prestigjit dhe pushtetit mbi njerëzit. Ashtu sikurse Inkuizitori i Madh krijoi heretikë për të justifikuar ekzistencën e inkuizicionit të shenjtë, po kështu Lustratori i Madh krijon repartet rezervë të të dyshuarve për agjenturë. Pa to, nuk do të ishte kurrkush.
Lustratori i Madh disponon një armë të fuqishme – frikën që ngjall. Kjo frikë e bën qengj të urtë personin potencialisht të lustruar, e bën të bindur ndaj dëshirave të pushtetit lustrues; shantazhi është një mënyrë e përkryer për të të bindur. Shantazhi është njëherësh një mënyrë e përsosur për të hedhur poshtë kritikave që u bëhen lustratorëve – nëse je kundërshtar i lustrimit, do të thotë se kërkon të fshehësh agjentët, të cilët do të shantazhohen nga njerëzit e shërbimeve sekrete të fuqisë fqinje, kështu që duke dalë kundër lustracionit, cenon sovranitetin e shtetit polak.
Kjo logjikë e thjeshtë, siç është mbledhja në aritmetikë, i jep forcë morale Lustratorit të Madh. Ai e di mirë që të lustruarit ecin me dredha dhe nuk është e lehtë t’i kapësh me presh në dorë. Ndaj duhet zbatuar metoda më efikase – të akuzohen të gjithë, Zoti le t’i veçojë të tijtë.
Në këtë mënyrë, gjithçka pak e nga pak zhytet në atmosferën e heshtjes dhe hamendjeve në botën e errët e informatave dhe raporteve policore. Në një botë të tillë vështirë të kuptohet se ndodhin situata ekstreme, në të cilat “të mirën nga e keqja e ndan vetëm një fije floku”. Tek analizon sjelljet njerëzore në situata të tilla, lustratori bën vaki e respekton ligjin deri në një, vetëm se shkel substancën e tij. Mendjelehtësinë, dobësinë e momentit, gabimin e identifikon me tradhtinë, shitjen, me kondicionin e të shërbyerit si spiun.
Sepse misioni i Lustratorit të Madh nuk është zbulimi i fajtorëve, por zhytja dhe groposja e të fajësuarve.
Prandaj lustracioni, nisur nga parimi “e vërteta do t’ju çlirojë”, në vend të së vërtetës, ofron veç një copë të vogël të së vërtetës, të gjetur në arkivat e policisë. Në fund, verifikuesi i fundit i së “vërtetës policore” – kaq të ndryshme nga e vërteta njerëzore – bëhet ishfunksionari
i policisë politike. Ai ka për të lëshuar vërtetimin, nëse Adam Mickieviçi i lustruar ka qenë apo jo agjent,
përderisa si i tillë është skeduar në kartotekën e policisë.
Lustracioni është vepër e një mendjeje të prishur – edhe një herë tjetër fatet i lë në duar të agjenturës policore. Lustracioni kishte për të sjellë pastrimin moral të shoqërisë infektuar me vite të gjata tiranie, ndërkohë që po sjell gjuetinë e shtrigave, d.m.th. viktima të tjera të arkivave të policisë.
Lustracioni është bërë një mënyrë të luftuari për pushtet, është bërë instrument për të shkatërruar njerëzit e papërshtatshëm për lustratorët. Dhe në fund fare, Lustracioni është kthyer në një mekanizëm të degjenerimit të jetës publike.
Kjo nuk do të thotë aspak – shumë e thjeshtë të hiqet dorë nga refleksioni kritik mbi historinë polake, nuk mund të thuhet assesi se nuk kishte gjeste të shëmtuara, provokacione të ndyra apo fëlliqësi agjenturore. Të tilla gjëra ka pasur dhe ka me bollëk, mirëpo në kësi rastesh duhet folur për përvojën e
rëndësishme kolektive. Në qendër të vëmendjes duhet të jenë mekanizmat e veprimet dhe aspak njerëzit të kapur në çark nga shërbimet speciale.
Diagnostikimi i shkaqeve nuk është i njëjtë me gjurmimin e mëkateve dhe gjuetinë ndaj individit.
Natyrisht që poshtërsia duhet dënuar, tradhtia të thirret me emrin që ka, krimi të ndëshkohet. Natyrisht që çdo njeri duhet të ketë të drejtën të dijë për njerëzit që i kanë helmuar atij jetën, – të dijë për informatorët, provokatorët, tradhtarët. Kjo nuk do të thotë me anë tjetër të jesh dakord me lodrat e
Lustratorit të Madh. Diferenca midis këtyre domosdoshmërive dhe lojërave të Lustratorit të Madh është aq e madhe, sa ç’është i madh dallimi midis teologëve dhe përndjekjes së besimtarëve heretikë, midis funksionimit të sistemit të Drejtësisë, i cili ndjek kriminelët dhe hetimit të inkuizicionit, i cili dërgon në tortura heretikët dhe shtrigat. Ekziston një pikëpamje, sipas së cilës lustracioni mund të krahasohet me veprën e evangjelistëve, të cilët bënë publike dhe përshkruajnë tradhtinë e Judës, madje edhe përgjumjen e apostujve në kopshtin parajsor. Një përqasje e tillë nuk më duket e justifikuar.
Evangjelistët rrëfejnë të vërtetën e tyre për bëmat e Krishtit dhe apostujve. Në këtë tregim nuk anashkalojnë fakte të dhimbshme apo të sikletshme. Ndërsa e njëjta histori do të dukej e ndryshme, në qoftë se do ta tregonin spiunët e policisë së Pilatit, apo informatorët nga rrethi i farisejve, apo qoftë edhe nga vetë Juda.
Lustratori i Madh nuk u zë besë raporteve të evangjelistëve – ai u beson vetëm informatave të Judës.
Agjentët kanë ekzistuar dje, ekzistojnë dhe sot. Ka pasur të tillë në konspiracionin e vitit 1863, në Organizatën Luftarake të Partisë Socialiste Polake, në Armatën Kombëtare, në kishën katolike. Megjithatë, askujt nuk i shkon nëpër mend të shkruajë historinë e Armatës Kombëtare apo të Kishës katolike, në bazë të informatave të spiunëve apo raporteve policore. Madje, edhe nëse do të shkruhet një histori e tillë, ajo ka për të na treguar më tepër për lustratorët e Kishës, sesa për kishën e lustruar. Pak artikuj kemi lexuar mbi Armatën Kombëtare apo Kishën katolike, mbështetur në informacionet e
nxjerra nga dosjet e policisë së fshehtë, të mbushura në epokën e sistemit pararojë.
Krijohet ndonjëherë përshtypja se Lustratori i Madh është heroi i ri i kohëve tona. Ai bëhet edhe prokuror, edhe gjykatës, bëhet edhe gazetar, edhe kritik letrar, bëhet historian, por edhe politikan… Lustratori mua personalisht më tremb – gjithmonë do ta shoh nga duart.
Marrë nga[You must be registered and logged in to see this link.]
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi