Aristoteli: Biondet janë më të mira në shtrat
Faqja 1 e 1

Filozofi i lashtë Aristoteli ka shkruar gjerësisht rreth seksit, atij të kafshëve dhe të njeriut, përfshirë edhe orgazmën femërore. Sipas tij, femrat bionde ndjejnë më tepër kënaqësi seksuale dhe janë më të mira në shtrat.
Zbulimi është bërë në librin e ri “Laguna: Si e shpiku shkencën Aristoteli”, me autor Armand Marie Leroi. Sipas National Geographic, në libër zbulohet se Aristoteli, ka përshkruar rreth 500 krijesa dhe kafshë të cilat ai nuk i ka parë asnjëherë personalisht. Ai ka folur për elefantin dhe luanin, pa i parë ata, pavarësisht se koncepti i tij për kafshët ishte sipërfaqësor.
Në libër rrëfehet se Aristoteli ka thënë se femrat bionde përjetojnë më tepër kënaqësi nga seksi. Ai nuk ka një fjalë teknike për orgazmën, por ai ishte shumë i qartë se gratë ndiejnë kënaqësi në raportin seksual, një kënaqësi ekstreme të njëjtë me atë të burrave. Femrat bionde kanë një kënaqësi më të madhe, dhe kjo është një gjë e mirë, sipas tij.
Sipas Aristotelit, jeta është një gjë që ka një shpirt. Të gjitha qeniet e gjalla kanë shpirt. Të vdekurat apo të pajetat nuk e kanë. Kjo tingëllon mistike, sepse ne jemi të kushtëzuar të mendojmë për shpirtin, në traditën e krishterë, si një entitet jo material që na mbijeton kur vdesim. Paraardhësit e Aristotelit, si Platoni, kishin një konceptim të shpirtit të ndryshëm nga ky. Ata mendonin se shpirti është diçka unike për njerëzit, dhe i pavdekshëm.
Aristoteli thotë se kjo është e pakuptimtë. Shpirti duhet të konceptohet si një gjë që nxit të gjitha gjallesat, të gjitha bimët dhe kafshët. Kur një krijesë vdes, shpirti i tij vdes gjithashtu. Shpirti është pjesë e sistemit që ruan jetën e krijesës.
Shkenca e shekullit të njëzetë bazohej në ndarjen e krijesave, reduktimin e tyre, studimin e qelizave të tyre, molekulave, dhe gjeneve. Shkenca e shekullit 21 bazohet në bashkimin e tyre.
Ky është depërtimi i madh i Aristotelit. Ai thotë se është në rregull të kuptosh gjërat e ndara në pjesë, dhe i kushton shumë kohë kësaj ... Ndonjëherë kjo është e drejtë. Ndonjëherë është e gabuar. Por ideja e tij e madhe është që ato duhet t’i vendosësh sërish së bashku.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi