Letrat Tarot kanë fuqi hipnotizuese
Faqja 1 e 1
Letrat Tarot kanë fuqi hipnotizuese
Letrat Tarot kanë fuqi hipnotizuese
Shkencëtarët ende nuk kanë rënë dakord mbi origjinën e letrave Tarot. Disa tregojnë se janë trashëgimi nga Egjipti i lashtë. Të tjerë mendojnë se u përkasin ciganëve, ndërsa të tjerë janë të mendimit se janë marrë nga një sekt mistik në Siri.
"Imazhi i letrave Tarot tregon simbolikën, ato letra tregojnë sekretin", tregon Irina Krutitskaya, një studiuese e historisë së artit dhe pronare e një salloni magjie. "Në esencë Taro është një sistem konceptesh mbi rregullat e fshehura që kontrollojnë universin dhe jetën e gjithë secilit nga ne", thotë Krutitskaya.
Me disa përjashtime të vogla, kutia Tarot ka 78 letra, misteri i madh (22 letra) dhe misteri i vogël (56 letra). 22 letrat e misterit të madh janë lerat që ne përdorim. Imazhet e tyre simbolike në të shumtën e rasteve janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe ndodhen në zemër të letrave Tarot.
Prototipat e fuqishëm, që janë të ilustruar në këto letra, janë të njohur në kultura të ndryshme. Ata përfshijnë budallain, atë që kërkon të vërtetën me çdo kusht; perandorin, figurën e mashkullit autoritar; hënën, simbolin e intuitës dhe dinakërisë.
Lexuesi i përzien letrat dhe i pret ato në tri pjesë. Më pas i vendos pjesët sërish bashkë dhe merret me letrat që do të lexojë, që janë zgjedhur ndërkohë nga i interesuari", tregon Krutitskaya.
Ai mund të shohë gjëra të cilat do të ndodhin në jetën e tij, kështu që bëhet pjesë e një procesi të drejtuar kozmik.
Ai mbërthehet pas procesit teksa dëshirat e tij i vijnë ndërmend, lëviz letrat që dëshiron që lexuesi të shohë. Shpërndarja e letrave në një formë të veçantë e bën kureshtarin që të përqendrohet plotësisht", vazhdon Krutitskaya.
Përse shumë njerëz u drejtohen letrave Tarot?
Ne nuk e dimë se çfarë ndodh në brendësi të mendjes tonë. Ne mbajmë shumë mistere që lidhen me jetën tonë dhe janë të fshehura thellë në ndërgjegjen tonë. Letrat Tarot kthehen në një çelës për të hapur dyert e vetes.
Kemi dëgjuar për rastet e ndikimit të fuqisë së treguesit. Kështu që treguesit e fatit kanë përdorur fjalë që ju kanë hipnotizuar. Fuqia e hipnozës është kjo?
Krutitskaya nuk ka asnjë dyshim se e panjohura merr situatën në dorë. "Interesi juaj nuk buron vetëm te dëshira për të njohur se çfarë është rezervuar për ju. Shkaktohet pjesërisht nga nevoja e ndërgjegjes suaj, e cila merr informacione nga nënndërgjegjja.
"Dua t‘ju rikujtoj përsëri se letrat Tarot janë të lidhura me mendimin kozmik (nga informacioni i personit dhe energjia, e cila përcakton të ardhmen e personit. Informacioni është ngulitur në kohë (e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja). Kjo është kryesorja, e cila përdoret nga mendjemprehtët".
Delina Cici

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi