Sëmundja e rrallë, 28 vjeçarja duket si plakë 70 vjeçe (FOTO)
Faqja 1 e 1
Sëmundja e rrallë, 28 vjeçarja duket si plakë 70 vjeçe (FOTO)
Sëmundja e rrallë, 28 vjeçarja duket si plakë 70 vjeçe (FOTO)
Hu Juan është një vajzë 28 vjeçare por që ka pamjen e një gruaje 70 vjeç. Jeta e saj ndryshoi përgjithmonë disa vite më parë, kur zbuloi se ishte prekur nga një sëmundje e rrallë, e cila ia plaku lëkurën me shpejtësi shumë të madhe.
Hu nga Zhengzhou, në provincën e Henan, në Kinë vuan nga “Cutis Iaxa”, një sëmundje e trashëgueshme, e cila i shkakton plakje të parakohshme, shfaqje të rrudhave, probleme me kockat etj. Mendohet se kjo sëmundje ka prekur qindra vite më parë pararadhësit e familjes së saj.
28 vjeçarja është e vetmja në të gjithë Kinën që vuan nga kjo patologji dhe bën pjesë në dhjetë rastet e njohura në mbarë botën. Gruaja, nënë e dy fëmijëve zbuloi se diçka nuk shkonte 11 vite më parë, kur nisi të kishte humbje të elasticitetit të lëkurës në fytyrë, qafë dhe në pjesën e syve. Me kalimin e viteve pamja e Hu u përkeqësua, duke bërë që të përfundojë në depresion dhe të tentojë edhe vetëvrasjen. Prej kohësh ajo nuk e shikon më veten në pasqyrë, madje refuzon edhe të dalë nga banesa.
As lindja e fëmijës së dytë nuk e përmirësoi pamjen e saj, por për thelloi distancën mes saj dhe fëmijëve, pasi shprehet se atyre iu vjen turp që kanë një nënë kaq të plakur. Për këtë sëmundje nuk kanë dalë ende kurat, por 28 vjeçarja ka mbështetjen e palëkundur të bashkëshoritit të saj. Javën e kaluar Hu shkoi në Shanghai, për t’iu nënshtruar një trajtimi estetik për përmirësimin e pamjes. Mjekët shprehen pozitivisht lidhur me rezultatet që mund të dalin, megjithëse duhen ndërhyrje kirurgjikale delikate.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi