Syri, sa i keq mund të bëhet ai
Faqja 1 e 1
Syri, sa i keq mund të bëhet ai
Syri, sa i keq mund të bëhet ai
[You must be registered and logged in to see this image.]
“Sytë e këqinj” janë ngushtë të lidhur jo vetëm me përdorimin, por edhe me vetë lindjen e magjisë. Njerëz të caktuar, kafshë, veçanërisht disa zvarranik, kanë aftësi që me shikim, vështrim apo me vetë prezencën e tyre t’u përcjellin të keqën të afërmve të vet, bagëtisë, pemëve e perimeve, shkurt - të gjitha gjallesave.
Në mbrëmje, gjersa po pinim çaj në një dhomë konvikti, ku ishin mbledhur ca shokë të grupit për ta përgatitur provimin e nesërm, për befasinë e të gjithëve, gota e çajit në të cilën pinte shoqja Sh., u ça përgjysmë, si të ishte prerë me ndonjë sharrë diamanti.
Të gjithë mbetëm të shtangur, pos Sh, e cila filloi të na rrëfejë, ndërsa ne për disa çaste harruam preokupimin e provimit të nesërm “...
Kjo më ndodh shpesh. As vetë nuk e kam të qartë si dhe kur sytë e mi bëhen shkatërrimtarë, destruktiv. Mjafton që të më pëlqej diçka pa masë, jashtëzakonisht shumë, dhe... ja p.sh. kjo gotë e gdhendur kaq bukur, m’i ngacmoi pamasë ndjenjat e lakmisë. U koncentrova në të dhe pas disa sekondave ajo u thye, madje si nga dora e njeriut...
Një ditë, gjersa po vija në ligjërata, nga distanca e vërejta një djalosh me një çantë afaristësh në dorë. Në të parë m’u duk se ishte një shok grupi, mirëpo me t’u afruar, kuptova e po zhgënjehesha. Befasisht m’u shfaq dëshira e madhe të di se ç’ka në atë çantë. Dhe, kur çanta i shpëtoi nga dora, iu rrëzua në tokë, dhe u hapë. Nga ajo dolën ca fletore, lapsa, një pasqyrë etj. dëshira m’u plotësua... Një ditë tjetër, po shkoja në ndejë, te një shoqe, e cila e kishte ditëlindjen. Isha veshur bukur. Moti ishte i vrerët.
Shiu sapi kishte pushuar. Një veturë, shkeli në një bërrakë dhe më bëri pis duke më spërkatur. Nuk kishte gjë tjetër që urreja më shumë në atë moment se atë veturë dhe shoferin e saj. Sytë m’u ngulën në të. Akoma pa i bërë 20-30 metra ajo i dha një të goditur shtyllës së neonit dhe u dëmtua plotësisht. Për fat, të lënduar nuk pati.
Me siguri keni vërejtur ndonjëherë se ndonjë person ka shikim të thellë depërtues, një shikim të çuditshëm, i cili është i pakëndshëm dhe vështirë e durojmë, dhe që në të shumtën e rasteve na shqetëson.
Kur njeriu e ndjen këtë shikim, menjëherë hutohet dhe e ndjen veten të dobët - sikur të jetë një pengesë në komunikim me personin që e ka këtë shikim.
Jemi dëshmitarë të asaj se sot edhe shkenca pranon disa veti të caktuara telepatike, ku disa njerëz posedojnë aftësi të tilla (fuqi parashikuese, intuitë jashtëzakonisht të zhvilluar, etj.). Mund të themi se në këto aftësi mediative, gjithsesi hyjnë sytë që marrin m'sysh.
Reagimi më i shpeshtë i njeriut kur konfrontohet me faktin që nuk mund ta shpjegojë është shmangia totale e tij. Ky lloj i injorimit nuk zgjidh asgjë, sepse ekzistojnë shumë të panjohura, të cilat njerëzimi do të duhej të tentojë t'i zbërthejë.
Një prej dukurive të tilla, për të cilin është shkruar dhe folur gjithmonë, janë edhe sytë që të bëjnë shpëshherë keq. Të gjithë, duke marrë parasysh edhe historianët, linguistët e arkeologët, dinë se gjithnjë është besuar se dikush prej nesh ka “sy të këqinj”.
“Sytë e këqinj” janë ngusht të lidhur jo vetëm me përdorimin, por edhe me vetë lindjen e magjisë. Njerëz të caktuar, kafshë, veçanërisht disa zvarranik, kanë aftësi që me shikim, vështrim apo me vetë prezencën e tyre t'u përcjellin të keqën të afërmve të vet, bagëtisë, pemëve e perimeve, shkurt - të gjitha gjallesave.
Që t'i bëjë keq ndonjë personi apo kafshe mund t'i dërgohet shikim i habisë, çudisë apo befasisë. Shikimit i ndihmohet me fjalë të cilat, ai që shikon, i flet në të njëjtën kohë. Të keqen mund ta bëjë edhe personi, i cili duke folur lavdëron dhe uron, ndërsa me vetëdije largohet prej asaj që flet. Në këtë rast, ajo që mendon realizohet, për shkak se mendimet janë të këqija.
Shkenca, njerëzit e edukuar në anët e ndryshme të botës, kurrsesi nuk mund të shpjegojnë se si disa njerëz aplikojnë fuqinë e vet magjike dhe si me ndihmën saj nxisin sëmundjen, aksidentin, madje edhe vdekjen. Antropologët, duke derdhur mund të madh tentonin të zbulojnë mënyrën, në të cilën arrihet fuqia e të bërit keq ndaj personave dhe gjërave.
Njëri prej konkludimeve të tyre është se, “shikimin e keq” e krijon vetë mendja, do të thotë lakmia dhe xhelozia, që rrjedhin prej thellësisë së trurit tonë. Lakmia, xhelozia dhe sytë e këqinj në mënyrë të pandashme janë të lidhur dhe kur bashkohen me fjalë bëhet paraqitja e “shpirtrave të këqinj”, të cilët botës i sjellin sëmundjen, paaftësinë, tronditjen dhe vdekjen. Shpirtrat e këqinj dhe sytë e këqinj prej fillit të njerëzimit konsideroheshin si një.
Sumerët, Babilonasit dhe Asirët janë popujt më të vjetër në tekstet, e të cilëve përmenden sytë e këqinj. Tekstet e para rrjedhin prej mijëvjeçarit të tretë para erës së re, dhe përbëjnë bazën e magjisë babilonase dhe asirase. Arabët po ashtu besonin në sytë e këqinj dhe magjinë gjatë tërë historisë së tyre. Thënia e vjetër arabe thotë: “Nëse ekziston diçka në botë që mund ta mbizotëroj fatin, atëherë ai është syri i keq”.
Edhe Abisinasit, gjegjësisht, etiopiantët, gjithnjë ishin nën frikën prej syve të këqinj, që i quanin “ajenat”. Është një legjendë e tyre që edhe sot e kësaj dite mund të dëgjohet: “Deri sa mësuesi shëtit me nxënësit pranë detit, panë një plakë, e cila rrinte ulur në një bankë.
Vetë shfaqja e saj ishte e tmerrshme. Sytë i ndritnin si ari, duart dhe këmbët i kishte sikur degëzat më të holla, ndërsa prej goje villte zjarr... Nxënësit pyetën mësuesin se ç'është ajo që panë? Ai u përgjigj: Ajo ishte syri i tokës, e keqe dhe e mallkuar; kur ai shikim lëshohet në anijen që lundron në det, ajo menjëherë fundoset; kur shikon kalin, ai menjëherë gjuan kalorësin, kur shikon në lopën, e cila jep qumësht, qumështi menjëherë shndërrohet në gjak; kur shikon nënën me fëmijë, do t'i ndaj dhe shkatërrojë”.
Syri i keq fitoi emra të ndryshëm gjatë historisë së vet, në Itali i thonë “oculi maligni”, në Gjermani “übel augen”, në Holandë “oze blik”, në Francë “navars ocil”, tek Arabët “ain al-hasad”, etj.
Ka dy lloje të syve të këqinj: ata të cilët mallkojnë me vetëdije dhe ata që mallkojnë pavetëdije. Mallkimi me vetëdije, me qëllim që të bëhet e keqja e bëjnë njerëzit e ndryshëm (më shumë femrat), shpirtrat e këqinj etj.
Në traditën tonë popullore njihen si shtriga dhe shtriganë. Fatkeqësisht, ndodh që edhe babai më i qetë, shpirtmirë, dhe i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij, prej paditurisë, e kurrsesi prej qëllimit të keq, mund t'i bëjë keq atij që i afrohet, pa marr parasysh se kush është ai (qoftë edhe fëmija i tij). Ka shumë njerëz që mund të mallkojnë me sy pa qenë të vetëdijshëm për këtë.
Edhe pse vështirë është të thuhet, se cilët janë më të shumtë, ata që bëjnë me vetëdije apo pavetëdije, një gjë është e sigurt, të dy palët në mënyrën e vet janë të rrezikshëm.
[You must be registered and logged in to see this link.]

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi