Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marsi ka qenë i pasur me liqene

Shko poshtë

Marsi ka qenë i pasur me liqene  Empty Marsi ka qenë i pasur me liqene

Mesazh nga SHKELBA Wed Dec 10, 2014 11:50 pm

Marsi ka qenë i pasur me liqene

Marsi ka qenë i pasur me liqene  Marsi

Marsi ka qenë një planet shumë i pasur me liqene. Këtë gjë e dëshmojnë të dhënat që kanë ardhur kohet e fundit prej robotëve të NASA-s të cilët që prej gushtit të viti 2012 janë duke eksploruar kraterin e madh Gale.

Ky krater gjigant mendohet se për miliona vite me radhë ka qenë i mbushur nga një liqen dhe Mali Sharp që gjendet në qendër të këtij krateri, mund të ketë qenë formuar nga sedimentët e liqenit.
Zbulimi i fundit është i rëndësishëm edhe për atë që lidhet me jetën e dikurshme që mund të ketë lulëzuar në këtë planet. Sipas Michael Meyer i programit për eksplorimin e Marsit, “zbulimet në lidhje me evoluimin e ambientit në Mars do të përcaktojnë orientimin e misioneve të ardhshme në këtë planet”.
Mali Sharp është 5 km i lartë dhe është shumë i shtresëzuar. Në bazë të saj ndodhen me qindra shtresa shkëmbore. Gjithsesi, perse ky mal kaq i shtresëzuar ndodhet në një krater, është një pyetje pa përgjigje.
Por megjithatë, të gjitha të dhënat e grumbulluara deri tani, mbështesin mendimin se Marsi ka pasur një klime shumë të lagësht aq sa të siguronte ekzistencë e shumë liqeneve në shumë zona të tij.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi