Gjaku i prodhuar nga orizi i modifikuar gjenetikisht
Faqja 1 e 1
Gjaku i prodhuar nga orizi i modifikuar gjenetikisht
Gjaku i prodhuar nga orizi i modifikuar gjenetikisht
Rezervat me gjak neper spitale shpesh mungojne vecanerisht kur ne nje zone ndodhin fatkeqesi te medha. Per momentin spitalet mbeshteten ne dhuruesit vullnetare, por ne te ardhmen ky problem i madh mund te zgjidhet permes orizit.
Gazeta Telegraphi britanik ka raportuar per suksesin e shkencetareve kineze te cilet nga kokrra e orizit te modifikuar gjenetikisht kane arritur te prodhojne perberesin kyc te gjakut te njeriut.
Fjala eshte per proteinat e plazmes se gjakut, albuminat, qe do te duhej te mundesojne prodhimin e gjakut artificial dhe keshtu te ofrojne alternative te sigurt per dhurimin vullnetar te gjakut.
Me rritjen e orizit te modifikuar gjenetikisht ne fusha mund te prodhohen sasi me te medha te proteinave te cilat kane rol thelbesor ne transferimin e hormoneve dhe mineraleve, pastrimin e gjakut nga materiet e demshme dhe rregullimin e tensionit te gjakut.
"Albuminat nga orizi jane identike me gjakun njerezor, ndersa testimet ne minj kane treguar qe nuk kane efekte anesore te padeshiruara”, ka deklaruar dr. Daichang Yang, shkencetar i cili ka udhehequr hulumtimin. Ai ka shtuar qe prodhimi i albuminave nga orizi jep shprese edhe per krijimin e proteinave te tjera si hemoglobina dhe imunoglobulina.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi