Cfarë kemi mësuar për Ebolën në 40 vitet e fundit?
Faqja 1 e 1

Më vonë, duke pirë kafenë, i pyeta se kujt i druheshin më shumë. Anthraksit? Dickaje të projektuar gjenetikisht nga një laborator sekret në Rusi? Jo, asnjërës prej tyre. Përgjigja ishte: Ebola.
Virusi u zbulua në vitin 1976, në një mostër gjaku që i ishte marrë një murgu të sëmurë në Zaire. Rreziku prej virusit u pranua menjëherë. Shpërthimi i parë vrau deri 70% të atyre që infektoi. Dhe një prej studiuesve të parë britanikë që kanë studiuar Ebolën, në Uiltshire u infektua por ishte me fakt që shpëtoi.
Që atëherë, shkencëtarët kanë mësuar më shumë për këtë armik mikroskopik. Një ekip arriti të zbulojë mekanizmin me anë të të cilit virusi penetron në qelizë, gjë që mund të cojë në një metodë mjekësore për bllokimin e tij. Një tjetër ka hartëzuar proteinat sipërfaqësore të virusit, me qëllim që të ndihmojë për të identifikuar pikat e dobëta ku mund të sulmohet. Vaksinat, të cilat u japin njerëzve imunitet, janë duke u provuar me një shpejtësi të paprecedentë. Deri tani, tregu potencial për ilace të tillë ka qenë shumë i vogël për të tërhequr interesin e kompanive gjigande farmaceutike. Tani, pas disa vitesh kërkime ushtarakë në heshtje në lidhje me Ebolën, më në fund vaksinat kanë nisur të përgatiten për prodhim në masë.
Por për momentin, strategjia më e mirë për frenimin e krizës aktuale mbetet ajo bazë, pra e mbajtjes së pacientëve në karantinë, gjurmimit të gjithë kontakteve të tyre dhe djegies së të vdekurve pa i prekur. Kjo bazohet në pranimin e mënyrë se si transmetohet virusi.
Këta ishin parimet e vendosur nga studiuesit që investiguan shpërthimin e parë afro 40 vjet më parë. Në këtë kuptim, shkenca nuk ka ndryshuar. Por tani, në botën e mediave sociale dhe thashethemnajave, vështirësia qëndron për të bindur njerëzit se kur duhet ta marrin rrezikun seriozisht (si në Afrikën Perëndimore), dhe kur nuk ka nevojë për panik.
Autori është Redaktor shkencor i BBC-së
Herën e parë që kam dëgjuar për virusin e Ebolës ka qenë gjatë një stërvitjeje për luftën biologjike. Ishte fillimi i viteve 1990 dhe po filmonim në bazën ajrore të ushtrisë amerikane në Fort Detrick, Maryland.
Të fshehur brenda kostumeve shumë të mëdhenj, ushtarët po praktikonin transportimin e një viktime të një organizmi vdekjeprurës – një skenë shumë e ngjashme me ato që shohëm në Afrikën Perëndimore sot.Më vonë, duke pirë kafenë, i pyeta se kujt i druheshin më shumë. Anthraksit? Dickaje të projektuar gjenetikisht nga një laborator sekret në Rusi? Jo, asnjërës prej tyre. Përgjigja ishte: Ebola.
Virusi u zbulua në vitin 1976, në një mostër gjaku që i ishte marrë një murgu të sëmurë në Zaire. Rreziku prej virusit u pranua menjëherë. Shpërthimi i parë vrau deri 70% të atyre që infektoi. Dhe një prej studiuesve të parë britanikë që kanë studiuar Ebolën, në Uiltshire u infektua por ishte me fakt që shpëtoi.
Që atëherë, shkencëtarët kanë mësuar më shumë për këtë armik mikroskopik. Një ekip arriti të zbulojë mekanizmin me anë të të cilit virusi penetron në qelizë, gjë që mund të cojë në një metodë mjekësore për bllokimin e tij. Një tjetër ka hartëzuar proteinat sipërfaqësore të virusit, me qëllim që të ndihmojë për të identifikuar pikat e dobëta ku mund të sulmohet. Vaksinat, të cilat u japin njerëzve imunitet, janë duke u provuar me një shpejtësi të paprecedentë. Deri tani, tregu potencial për ilace të tillë ka qenë shumë i vogël për të tërhequr interesin e kompanive gjigande farmaceutike. Tani, pas disa vitesh kërkime ushtarakë në heshtje në lidhje me Ebolën, më në fund vaksinat kanë nisur të përgatiten për prodhim në masë.
Por për momentin, strategjia më e mirë për frenimin e krizës aktuale mbetet ajo bazë, pra e mbajtjes së pacientëve në karantinë, gjurmimit të gjithë kontakteve të tyre dhe djegies së të vdekurve pa i prekur. Kjo bazohet në pranimin e mënyrë se si transmetohet virusi.
Këta ishin parimet e vendosur nga studiuesit që investiguan shpërthimin e parë afro 40 vjet më parë. Në këtë kuptim, shkenca nuk ka ndryshuar. Por tani, në botën e mediave sociale dhe thashethemnajave, vështirësia qëndron për të bindur njerëzit se kur duhet ta marrin rrezikun seriozisht (si në Afrikën Perëndimore), dhe kur nuk ka nevojë për panik.
Autori është Redaktor shkencor i BBC-së
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi