Green Bank: Kjo është “parajsa” pa celularë
Faqja 1 e 1

Katër orë me makinë në perëndim të Washingtonit, ndërkohë që rruga futet midis kodrave të buta të mbuluara me bredha, radioja e makinës ndalon papritur, celulari humbet, e iPadi thotë në mënyrë lakonike “asnjë shërbim”. E kotë të kërkosh nëpër butonat e radios, të nxjerresh celularin jashtë makinës, të ngasësh akoma dhe pak më shumë në kërkim të një përsëritësi. Keni hyrë në hapësirën e fundit të tokës në botën perëndimore, në të cilën nuk ekzistojnë valët e radios, të asnjë lloji. Ka të bëjë me “Zonën pa valë radio” e vendosur në 1958 nga Komisioni Federal për Komunikimet, me qëllimin për të ndërtuar e për të operuar një radioteleskop gjigand, antena e të cilit tani dominon panoramën.
I lartë pothuaj 160 metra, me një parabolë prej 100 metrash diametër, Green Bank, në Virxhinian e Perëndimit është radioteleskopi më i madh i botës plotësisht i orientueshëm. Shtatorin e shkuar falë hartimit të bërë të mundshëm nga ky “vesh” gjigand i drejtuar mbi universin, një grup astronomësh ka krijuar hartën e një “grumbulli të madh” galaktikash, në të cilat bën pjesë edhe jona, Rruga e Qumështit.
PREHISTORIA
Megjithatë rreth kësaj mrekullie të pabesueshme të shkencës, të gjithë duhet të jetojnë si të gjendeshin akoma në epokën para zbulimit të radios. Çdo interferencë minimale mund të bllokojë punën e parabolës. 150 banorët e përhershëm të fshatit të Green Bank mund të kenë një telefon të stilit të vjetër, por jo një celular. Gjithçka që është e lidhur me wi-fi është e ndaluar, edhe telekomanda, ajo e televizorit, ose ajo e portave të garazhit. Kështu asnjë cellular, ose i-Pad, ose laptop të lidhura përmes wi-fi. Asgjë që transmeton valë radioje. Asnjë antenë televizori. Asnjë furnelë me mikrovalë, e as zile radioje me bateri.
Michael Hostine, shkencëtari i kontrollit të interferencave shpjegon: “Një kuasar emeton një sinjal që është një e miliardta e një të miliardës së një vati, ajo e një celulari është e dy vati, do ta mbyste komplet atë që astronomët janë duke e kërkuar ta dëgjojnë”. Zona e qetësisë rigoroze shtrihet për një rreze prej 16 kilometrash rrotull teleskopit, por shumë kufizime mbeten në një territor që duket rreth 33 mijë kilometra katrore midis Shtetit të Virxhinias së Perëndimit, të Virxhinias e të Merilendit. Në harkun më të gjerë janë lejuar stacione radioje me një frekuencë bazë, edhe antena, por vetëm nëse pozicionohen sipas direktivave të shkencëtarëve të observatorit.
Siç shpjegon shefi i astronomëve Felix James Lockman, “do të ishte e pamundur sot të gjeje një zonë të Tokës ku mund të ruhet qetësia prej radios. Do të duhej t’u hiqje njerëzve të drejtat e veta, celularët e tyre, radion, e nuk do të ishte e mundshme për t’u bërë”. Në Green Bank njerëzit janë mësuar pasi janë rritur kështu, dhe janë të kënaqur.
SIMPTOMA
Pikërisht fakti që Green Bank gjendet në qendër të një koni qetësie prej radios e ka bërë popullor, duke përfshirë një popullsi që në botë vjen e rritet e që janë të gjithë ata që thonë se vuajnë nga “Hiperndjeshmëria Elektromanjetike”, ose EHS. Në vitet 90-të, që kur janë shfaqur përsëritësit e celularëve, një numër i caktuar personash ka filluar të denoncojë simptoma si marrje mendsh, të vjella, rrjepje të lëkurës, migrenë, palpitacione kardiake, debulesë, dhimbje në gjoks. Ka lindur edhe një lëvizje, me shumë grupe mbështetësish që frymëzohen nga libri i Arthur Firstenbergut: “Të vësh në mikrovalë Planetin tonë”, që në 1996 shpjegonte sesi shumë nga këto shqetësime mund të jenë shkaktuar nga ekspozimi i rrezatimit elektromanjetik.
Shkenca zyrtare mbështet që nuk është një raport shkak-pasojë. Edhe nëse ekspertë të ndryshëm mendojnë që ka të bëjë me një problem të vërtetë, besojnë megjithatë që është vetëm psikologjike. Që nuk do të thotë se këta persona nuk vuajnë nga shqetësime reale, e se nuk do të ndjehen më mirë kur shkojnë të qëndrojnë në Green Bank.
BANORËT
Muratori 53 vjeçar Charles Meckna, që jetonte në Nebraskë, është transferuar këtu me gruan e dy fëmijët, ka ndërtuar një kasolle e thotë se nuk vuan më nga migrena e zgjatur që e persekutonte. Bert e Diane Schou kanë shitur gjysmën e fabrikës së tyre në Iowa për t’u tërhequr e për të jetuar në një shtëpi të Green Bank. Kanë marrë internet , por vetëm me dial-up: “Është i ngadaltë e mund të bëjmë pak, por jemi në kontakt me botën”, thotë Diane, që vuante nga sëmundje kaq debuluese sa ishte bërë hija e vetvetes. Schou-ët ia kanë marrë me qera një shtëpi të vogël, një mësueseje kantoje me origjinë nga San Diego, në Kaliforni. Deborah Cooney, që vetëm periodikisht largohet për të shkuar e për të zhvilluar koncerte, prej ku nxjerr jetesën. Por edhe ajo do të donte të mbetej përgjithmonë në Green Bank: “Kur dal nga ajo zonë, rrezikoj të kem dhimbje shumë të forta e debulesë, kam frikë, vetëm këtu nuk vuaj”./Il Messaggero/
Të jetosh pa radio, television, wi-fi, furnela ose mikrovalë: është ajo që u ndodh banorëve të Green Bank, në Virxhinian perëndimore ku është e ndaluar të përdorësh gjithçka që mund të interferojë me radioteleskopin e fuqishëm në një rreze prej 16 km.
Dhe megjithatë shumëkush transferohet këtu vullnetarisht: janë të sëmurët nga “hipersensibiliteti elektromanjetik” që thonë: “më në fund këtu jemi mirë”.Katër orë me makinë në perëndim të Washingtonit, ndërkohë që rruga futet midis kodrave të buta të mbuluara me bredha, radioja e makinës ndalon papritur, celulari humbet, e iPadi thotë në mënyrë lakonike “asnjë shërbim”. E kotë të kërkosh nëpër butonat e radios, të nxjerresh celularin jashtë makinës, të ngasësh akoma dhe pak më shumë në kërkim të një përsëritësi. Keni hyrë në hapësirën e fundit të tokës në botën perëndimore, në të cilën nuk ekzistojnë valët e radios, të asnjë lloji. Ka të bëjë me “Zonën pa valë radio” e vendosur në 1958 nga Komisioni Federal për Komunikimet, me qëllimin për të ndërtuar e për të operuar një radioteleskop gjigand, antena e të cilit tani dominon panoramën.
I lartë pothuaj 160 metra, me një parabolë prej 100 metrash diametër, Green Bank, në Virxhinian e Perëndimit është radioteleskopi më i madh i botës plotësisht i orientueshëm. Shtatorin e shkuar falë hartimit të bërë të mundshëm nga ky “vesh” gjigand i drejtuar mbi universin, një grup astronomësh ka krijuar hartën e një “grumbulli të madh” galaktikash, në të cilat bën pjesë edhe jona, Rruga e Qumështit.
PREHISTORIA
Megjithatë rreth kësaj mrekullie të pabesueshme të shkencës, të gjithë duhet të jetojnë si të gjendeshin akoma në epokën para zbulimit të radios. Çdo interferencë minimale mund të bllokojë punën e parabolës. 150 banorët e përhershëm të fshatit të Green Bank mund të kenë një telefon të stilit të vjetër, por jo një celular. Gjithçka që është e lidhur me wi-fi është e ndaluar, edhe telekomanda, ajo e televizorit, ose ajo e portave të garazhit. Kështu asnjë cellular, ose i-Pad, ose laptop të lidhura përmes wi-fi. Asgjë që transmeton valë radioje. Asnjë antenë televizori. Asnjë furnelë me mikrovalë, e as zile radioje me bateri.
Michael Hostine, shkencëtari i kontrollit të interferencave shpjegon: “Një kuasar emeton një sinjal që është një e miliardta e një të miliardës së një vati, ajo e një celulari është e dy vati, do ta mbyste komplet atë që astronomët janë duke e kërkuar ta dëgjojnë”. Zona e qetësisë rigoroze shtrihet për një rreze prej 16 kilometrash rrotull teleskopit, por shumë kufizime mbeten në një territor që duket rreth 33 mijë kilometra katrore midis Shtetit të Virxhinias së Perëndimit, të Virxhinias e të Merilendit. Në harkun më të gjerë janë lejuar stacione radioje me një frekuencë bazë, edhe antena, por vetëm nëse pozicionohen sipas direktivave të shkencëtarëve të observatorit.
Siç shpjegon shefi i astronomëve Felix James Lockman, “do të ishte e pamundur sot të gjeje një zonë të Tokës ku mund të ruhet qetësia prej radios. Do të duhej t’u hiqje njerëzve të drejtat e veta, celularët e tyre, radion, e nuk do të ishte e mundshme për t’u bërë”. Në Green Bank njerëzit janë mësuar pasi janë rritur kështu, dhe janë të kënaqur.
SIMPTOMA
Pikërisht fakti që Green Bank gjendet në qendër të një koni qetësie prej radios e ka bërë popullor, duke përfshirë një popullsi që në botë vjen e rritet e që janë të gjithë ata që thonë se vuajnë nga “Hiperndjeshmëria Elektromanjetike”, ose EHS. Në vitet 90-të, që kur janë shfaqur përsëritësit e celularëve, një numër i caktuar personash ka filluar të denoncojë simptoma si marrje mendsh, të vjella, rrjepje të lëkurës, migrenë, palpitacione kardiake, debulesë, dhimbje në gjoks. Ka lindur edhe një lëvizje, me shumë grupe mbështetësish që frymëzohen nga libri i Arthur Firstenbergut: “Të vësh në mikrovalë Planetin tonë”, që në 1996 shpjegonte sesi shumë nga këto shqetësime mund të jenë shkaktuar nga ekspozimi i rrezatimit elektromanjetik.
Shkenca zyrtare mbështet që nuk është një raport shkak-pasojë. Edhe nëse ekspertë të ndryshëm mendojnë që ka të bëjë me një problem të vërtetë, besojnë megjithatë që është vetëm psikologjike. Që nuk do të thotë se këta persona nuk vuajnë nga shqetësime reale, e se nuk do të ndjehen më mirë kur shkojnë të qëndrojnë në Green Bank.
BANORËT
Muratori 53 vjeçar Charles Meckna, që jetonte në Nebraskë, është transferuar këtu me gruan e dy fëmijët, ka ndërtuar një kasolle e thotë se nuk vuan më nga migrena e zgjatur që e persekutonte. Bert e Diane Schou kanë shitur gjysmën e fabrikës së tyre në Iowa për t’u tërhequr e për të jetuar në një shtëpi të Green Bank. Kanë marrë internet , por vetëm me dial-up: “Është i ngadaltë e mund të bëjmë pak, por jemi në kontakt me botën”, thotë Diane, që vuante nga sëmundje kaq debuluese sa ishte bërë hija e vetvetes. Schou-ët ia kanë marrë me qera një shtëpi të vogël, një mësueseje kantoje me origjinë nga San Diego, në Kaliforni. Deborah Cooney, që vetëm periodikisht largohet për të shkuar e për të zhvilluar koncerte, prej ku nxjerr jetesën. Por edhe ajo do të donte të mbetej përgjithmonë në Green Bank: “Kur dal nga ajo zonë, rrezikoj të kem dhimbje shumë të forta e debulesë, kam frikë, vetëm këtu nuk vuaj”./Il Messaggero/
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi