10 personalitetet shkencore të vitit 2014 (Foto)
Faqja 1 e 1

1. Andrea Accomazzo. Bëhet fjale për drejtorin e misionit të fluturimit të sondës Rosetta, e cila për herë të parë mundi të ulë një rover me emrin Philae në kometën 67P/Churyumov–Gerasimenko. Interesant është një episod familjar i shkencëtarit italian, kur 20 vite me parë, bashkëshortja e tij do të bëhej xheloze teksa do te lexonte emrin Rosetta mbi një fletë dhe një numër telefoni pranë saj. Pak më vonë, sigurisht që ajo do të kuptonte se në fakt kishte pasur mundësinë që me parë se shumë të tjerë të mësonte për misioni që do ta bënte të famshëm bashkëshortin e saj.
2. Suzanne Topalian. Mjekja amerikane qëndron në vijën e pare të frontit kundër tumoreve. Ajo është partizane e mendimit, se më mirë se sa nga jashtë, është vetë organizmi ai që mund të përballet me mirë me sëmundjen e tmerrshme. Këtë vit ajo arriti të tregoje se si një ilaç, nivolumab, është në gjendje te “mësojë” limfocitet “T” të sulmojnë melanomat edhe në faza të avancuara, duke rritur ndjeshëm shanset e pacienteve për t’u shëruar.
3. Radhika Nagpal. Krijuese e robotëve. Në krye të një grupi shkencëtarësh nga Harvard University, ka arritur që të krijojë një ansambël prej 1024 Kilobotesh të vegjël, pak centimetra të lartë, në gjendje për të bashkëpunuar dhe komunikuar mes tyre përmes rrezeve ultra të kuqe. Ky kërkim ka ndikuar se tepërmi në zhvillimin e koncepteve që lidhen me inteligjencën artificiale.
4. Sheik Humarr Khan. I sëmurë që prej një viti nga sëmundja e Ebola-s, Sheik Humarr Khan ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër saj. Në krye të spitalit të Kenema-s në Sierra Leone, ai i është përkushtuar studimit të etheve të provokuara prej këtij virusi. Në momentin kur kjo sëmundje u shfaq për herë të parë, ai madje ka refuzuar një vend pune në kryeqytetin e vendit Freetoën, për të qëndruar në vijën e parë në fushë betejën kundër sëmundjes. Fatkeqësisht ai ndërroi jete pak kohë përpara se te arrinte te izolonte ZMapp, një ilaç eksperimental, për të cilin ende edhe sot dihet shumë pak.
5. David Spergel. Shkencëtari mundi që këtë vit të tregoje rëndësinë që ka te qenit i matur si në nivel shkencor, por edhe mediatik në njoftimin e arritjeve të mëdha shkencore. Ai mundi që këtë vit të evidentonte një gabim në një studim të Observatorit te Antarktides, BICEP2, i cili po këtë vit kishte deklaruar se kish mundur të kapte efektet direkte të valëve te gravitetit në radiacionin kozmik, një arritje kjo, që nëse do te rezultonte e saktë, do të ishte me përmasa epokale. Në fakt, shkencëtarët e BICEP2, nuk kishin marre parasysh efektin që vinte në këtë rast, edhe nga gazi dhe pluhuri i galaksisë sonë të cilat kishin ndryshuar të dhënat shkencore të prezantuara.
6. Maryam Mirzakhani. Iraniania fitoi këtë vit Medalien Fields, një version i Çmimit Nobel për matematiken për studimin e saj në fushën e gjeometrisë hiperbolike, një studim sa i pakuptueshëm, aq edhe spektakolar, siç është prezantuar edhe nga shumë matematikanë të tjerë të kohës.
7. Pete Frates. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një kërkues në kuptimin e vërtetë të fjalës por me një ish sportist dhe trajner bejsbolli në SHBA. Emri i tij u be i famshëm pikërisht për idenë e tij brilante të mbledhjes se fondeve, më të arriturës deri me sot, Ice Bucket Challenge. Dy vjet pas prekjes prej kësaj sëmundjeje, ai ka humbur aftësinë për të lëvizur dhe folur, gjë që nuk e ndaloi atë të lansonte sfidën e dhurimit të parave në favor te kërkimeve dhe studimeve shkencore në drejtim të gjetjes se kurës kundra kësaj sëmundjeje thuajse fatale. Gjatë kësaj fushate u arrit të mblidheshin 115 milion dollarë, ose tre herë më shumë se sa shifra që SHBA akordojnë për vit për këtë sëmundje.
8. Koppillil Radhakrishnan. Bëhet fjale për shefin e Indian Space Research Organisation (ISRO), që në shtator të këtij viti lëshoi për herë të pare sondën Mangalyaan në orbitën e Marsit. “Jemi thjesht duke garuar me veten tonë” tha për mediat shkencëtari indian.
9. Masayo Takahash. Krijuesja e retinës. Në shtator të këtij viti u arrit e për herë të parë të kryhej transplanti i parë në botë i retinës se prodhuar në laborator tek një grua japoneze e prekur nga maculopatia degenerativa senile. Masayo Takahash, ishte mjeke oftamologe pranë qendrës RIKEN, një qendër për zhvillimin e Biologjisë, në Kobe, Japoni. Edhe pse nuk u bë me dije se si është ecuria e operacionit dhe gjendja e pacientes sot, përsëri kjo provë hapi dyert për eksperimente të tjera të ngjashme tek paciente që vuajnë nga probleme të tilla.
10. Sjors Scheres. Falë disa përllogaritjeve matematike, ky mikrobiolog arrit të zhvilloje një softëare në gjendje të transformojë përmes një teknike të quajtur microscopia crioelettronica, imazhe të turbullta, në imazhe jashtëzakonisht të detajuara, duke mundësuar kështu deri në hulumtimin e komplekseve të ndryshme brenda qelizës. Deri me tani në fokus kane qenë ribozomet, por në vazhdim qëllimi është evidentimi i një proteine të njohur si e përfshirë në sëmundjen e Alzheimer-it.
Është revista “Nature” që këtë radhë ka bërë listimin e personaliteteve më të spikatura të këtij viti të cilët kanë kryesuar studimet më të rëndësishme të 2014-ës

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Arritjet më të mëdha shkencore të vitit 2014 (Foto)
» Momentet më interesante të politikanëve botëror në fotografi gjatë vitit 2014 (Foto)
» Ngjarje te vitit 2011 te fiksuara ne foto
» HOROSKOPI I VITIT 2014
» Fotografitë më qesharake të vitit 2014

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi