Gazetari gjerman: Kujdes, IS-i do pushtojë Europën!
Faqja 1 e 1

Todenhoefer u ndal në kryeqytetin ‘de facto’ të IS-it, Raqqa dhe në Deir Ezzor në Siri, por edhe në Mosul, qytetin e dytë më të madh irakian që ra në duart e militantëve në muajin qershor. Ai mundi të sjellë prej andej historinë se si ra ky qytet, ndonëse mbrohej nga 20 mijë ushtarë të mirarmatosur irakianë. Kur pyeti militantët se si e morën qytetin, përgjigjja ishte e thjeshtë; duke luftuar, ndonëse balancat e numrave ishin tmerrësisht në disfavor të tyre.
“Sulmuam me vetëm 300 luftëtarë frontet e ushtrisë. Shmangëm betejat ballore. Vramë shumë ushtarë në front gjatë luftimeve, por edhe nëpërmjet sulmeve vetëvrasëse me bomba. Kjo shkaktoi frikë tek ushtarët e tjerë që u arratisën. Ata luftojnë për para, për gjëra që nuk i besojnë me të vërtetë, ne luftojmë për Allahun, dhe ky është ndryshimi mes nesh”, rrëfen njëri prej militantëve.
Momenti kulmor i udhëtimit të gazetarit gjerman ishte intervista me një patriot të tijin që kishte braktisur Gjermaninë për t’iu bashkuar ekstremistëve. Ai deklaroi plot vetëbesim se një ditë, ISIS do të vendosë nën këmbët e veta edhe Europën.
“Pyetja nuk është a do të pushtojmë Europën, pyetja është kur do ta pushtojmë? Kjo do të ndodhë një ditë, herët a vonë dhe të gjithë ata që refuzojnë Islamin do të vriten, ose do të detyrohen të paguajnë një taksë për këtë refuzim”, thotë ai.
Todenhoefer rrëfen për CNN se në Mosul njerëzit dukeshin të kënaqur me rregullin e vendosur prej IS-it, megjithëse ndihej frika ndaj militantëve. Kur ra ky qytet, 130 mijë të krishterë u arratisën, ata që nuk patën mundësi u vranë dhe u detyruan të konvertohen. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe myslimanët shiitë.
Gazetari gjerman thotë se shumica e militantëve janë të mirarsimuar, madje njëri që ai pati rast të bisedonte, sapo kishte përfunduar studimet në shkencat juridike dhe kishte hedhur poshtë ofertat për punë për t’iu bashkuar frontit të IS-it. Ajo që e habiti është se militantët besojnë se me Kalifatin e tyre po ndihmojnë njerëzimin të përparojë.
Por si mund të përparojë njerëzimi me prerje kokësh, tortura dhe skllavëri? – pyet Todehoefer.
“Skllavëria është shenjë zhvillimi. Vetëm injorantët besojnë se nuk ka skllavëri mes të krishterëve dhe hebrenjve. Sigurisht që ka dhe ka gra që detyrohen të prostituojnë nën rrethana nga më çnjerëzoret. Skllavëria është një ndihmë e madhe për ne dhe ne do të vazhdojmë me të dhe me ekzekutimet me prerje koke. Shumë skllevër janë konvertuar në Islam dhe më pas janë lënë të lirë”, ishte përgjigjja e një prej drejtuesve të militantëve.
Në fund të artikullit të tij të botuar te CNN, Juergen Todenhoefer nxjerr përfundimet e udhëtimit të tij dhe paralajmëron udhëheqësit ndërkombëtarë, veçanërisht ata perëndimore.
“IS-i është shumë herë më i rrezikshëm nga sa mendojnë udhëheqësit perëndimorë. Ata besojnë në atë që luftojnë, janë gati të vdesin për kauzën e tyre dhe po përgatiten për spastrimin më të madh fetar që historia e njerëzimit ka parë ndonjëherë”, thotë ai.
“Ndodhemi në prag të spastrimit më të madh me bazë fetare në historinë botërore”
Gazetari gjerman, Juergen Todenhoefer, është ndoshta i vetmi gazetar perëndimor që udhëton në zemër të ISIS-it duke marrë përsipër rrezikun për jetën dhe duke sjellë në fund një artikull të gjatë mbi jetën nën atë që ekstremistët e quajnë “kalifat”.Todenhoefer u ndal në kryeqytetin ‘de facto’ të IS-it, Raqqa dhe në Deir Ezzor në Siri, por edhe në Mosul, qytetin e dytë më të madh irakian që ra në duart e militantëve në muajin qershor. Ai mundi të sjellë prej andej historinë se si ra ky qytet, ndonëse mbrohej nga 20 mijë ushtarë të mirarmatosur irakianë. Kur pyeti militantët se si e morën qytetin, përgjigjja ishte e thjeshtë; duke luftuar, ndonëse balancat e numrave ishin tmerrësisht në disfavor të tyre.
“Sulmuam me vetëm 300 luftëtarë frontet e ushtrisë. Shmangëm betejat ballore. Vramë shumë ushtarë në front gjatë luftimeve, por edhe nëpërmjet sulmeve vetëvrasëse me bomba. Kjo shkaktoi frikë tek ushtarët e tjerë që u arratisën. Ata luftojnë për para, për gjëra që nuk i besojnë me të vërtetë, ne luftojmë për Allahun, dhe ky është ndryshimi mes nesh”, rrëfen njëri prej militantëve.
Momenti kulmor i udhëtimit të gazetarit gjerman ishte intervista me një patriot të tijin që kishte braktisur Gjermaninë për t’iu bashkuar ekstremistëve. Ai deklaroi plot vetëbesim se një ditë, ISIS do të vendosë nën këmbët e veta edhe Europën.
“Pyetja nuk është a do të pushtojmë Europën, pyetja është kur do ta pushtojmë? Kjo do të ndodhë një ditë, herët a vonë dhe të gjithë ata që refuzojnë Islamin do të vriten, ose do të detyrohen të paguajnë një taksë për këtë refuzim”, thotë ai.
Todenhoefer rrëfen për CNN se në Mosul njerëzit dukeshin të kënaqur me rregullin e vendosur prej IS-it, megjithëse ndihej frika ndaj militantëve. Kur ra ky qytet, 130 mijë të krishterë u arratisën, ata që nuk patën mundësi u vranë dhe u detyruan të konvertohen. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe myslimanët shiitë.
Gazetari gjerman thotë se shumica e militantëve janë të mirarsimuar, madje njëri që ai pati rast të bisedonte, sapo kishte përfunduar studimet në shkencat juridike dhe kishte hedhur poshtë ofertat për punë për t’iu bashkuar frontit të IS-it. Ajo që e habiti është se militantët besojnë se me Kalifatin e tyre po ndihmojnë njerëzimin të përparojë.
Por si mund të përparojë njerëzimi me prerje kokësh, tortura dhe skllavëri? – pyet Todehoefer.
“Skllavëria është shenjë zhvillimi. Vetëm injorantët besojnë se nuk ka skllavëri mes të krishterëve dhe hebrenjve. Sigurisht që ka dhe ka gra që detyrohen të prostituojnë nën rrethana nga më çnjerëzoret. Skllavëria është një ndihmë e madhe për ne dhe ne do të vazhdojmë me të dhe me ekzekutimet me prerje koke. Shumë skllevër janë konvertuar në Islam dhe më pas janë lënë të lirë”, ishte përgjigjja e një prej drejtuesve të militantëve.
Në fund të artikullit të tij të botuar te CNN, Juergen Todenhoefer nxjerr përfundimet e udhëtimit të tij dhe paralajmëron udhëheqësit ndërkombëtarë, veçanërisht ata perëndimore.
“IS-i është shumë herë më i rrezikshëm nga sa mendojnë udhëheqësit perëndimorë. Ata besojnë në atë që luftojnë, janë gati të vdesin për kauzën e tyre dhe po përgatiten për spastrimin më të madh fetar që historia e njerëzimit ka parë ndonjëherë”, thotë ai.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi