Si të vrasësh një film
Faqja 1 e 1
Si të vrasësh një film
Si të vrasësh një film
Bëhet fjalë për “The interview”, një komedi e Seth Rogen dhe James Franco, që duhej të dilte në 25 dhjetor në Shtetet e Bashkuara e 22 janar në Itali. Në vazhdën e komedive të Judd Apatow (Knocked Up, Superbad, etj), që kanë nisur karrierën e Rogen, bëhet fjalë për komedinë e zakonshme të çmendurisë së lartësimit të maskilizmit të lirë e të papërgjegjshëm. Në këtë rast, dy meshkujt e papërgjegjshëm të rradhës – njëri producent televiziv (Rogen) dhe miku i tij prezantues i Skylark Tonight, një program televiziv me shumë sukses – gjenden të përfshirë në një plan sekret amerikan për të vrarë udhëheqësin koreano-verior Kim Jong-un. Në film, udhëheqësi suprem është një tifoz i apasionuar i programit: kur fton producentin dhe prezantuesin në Pyongyang për ta intervistuar, CIA shikon një rast të artë. (Pjesa e parë e skenarit frymëzohet nga fakte të vërteta: dihet që Kim është i apasionuar pas basketbollit, e ka ftuar yllin e NBA Dennis Rodman për ta vizituar në mënyrë të përsëritur; të dy sipas Rodman, janë bërë “miq për kokë”).
Në 24 nëntor, një sulm hakerash të lëshuar nga një grup që quhet ‘Rojet e Paqes’ në dëm të Sony Pictures Entertainment, producente e “The interview”, kanë bërë publike një lumë e-mailesh private, informacione të rezervuara mbi listën e pagave të menaxherit, regjisorëve dhe aktorëve, e shumë gjëra të tjera. Ishte skenografia e Spectre, aventura e re e James Bondit; kishte madje kopje dixhitale (të konvertuara në torrent) të ndonjë filmi që Sony duhej të nxirrte në 2015-ën
Në një moment të parë nuk ishte e qartë lidhja midis sulmit kibernetik dhe filmit “The interview” dhe ndërkohë mediat amerikane janë sfiduar për të publikuar ekstraktet më pikante: për shembull, email-i në të cilin bashkëpresidentja e Sony-t, Amy Pascal, e përshkruan Angelina Jolie-n si një vajzë të përkëdhelur e pa talent”. Në një mesazh të shkruar një zyrtari tjetër të dërguar para një mëngjesi pune në Shtëpinë e Bardhë, Paskali dhe producenti Scott Rudin zbaviten duke imagjinuar për tipin e filmit që do t’i pëlqente presidentit Obama: “Django” sugjeron njëri, “12 vjet skllav”, përgjigjet tjetri, e kështu duke biseduar për një listë të gjatë filmash “afroamerikanë”.
Pastaj me Sonin tashmë të tronditur, në 16 dhjetor, në vigjilje shfaqjes paraprake të filmit, ‘Rojet e Paqes’ përhapin një mesazh që më në fund tregon se është “The interview” shënjestra e sulmit dhe veprimeve kërcënuese terrorriste kundër asaj kinemaje që zgjedh për të prodhuar filmin. Në harkun e të paktën 24 orëve, pesë zinxhirat madhore të kinemave të Shteteve të Bashkuara shpallin që nuk do ta nxjerrin “The interview”. Një ditë më pas, në 18 dhjetori, Sony anullon daljen e filmit në nivel kombëtar, duke thënë në një komunikatë shtypi se është “thellësisht i hidhëruar nga tentativa e paturpshme e “vrasjes” së shpërndarjes së një filmi, duke dëmtuar kompaninë tonë, të punësuarit tanë dhe publikun amerikan”.
Megjithatë, siç ka vërejtur dje George Clooney, sado që Sony është hidhëruar, kompania i është nënshtruar shantazhit dhe një grup i panjohur, që s’ka goditur më parë, pa demonstruar kurrë aftësinë për ta bërë, ia ka dalë të bllokojë daljen e një filmi. “Shypi hidhte valle, ndërsa Roma digjej”, ka deklaruar Clooney në një intervistë me Deadline.com. “Miqtë e mi gazetarë duhej të pyesnin se cili ishte elementi themelor i historisë… pasi ja gjëja gjeniale që kanë bërë [terrorristët-e kibernetikës]. Kanë turpëruar [Sony-n] në një mënyrë që askush do ta kishte mbështetur. Pas batutës Obama, askush nuk donte të lidhej me Amy-n… Nuk dua të justifikoj batutën e saj, bëhet fjalë për një gabim të madh, por është përdorur si një armë frikësuese”. Së bashku me agjentin e tij, Bryan Lourd, Clooney ka dërguar në qarkullim tek shumë nga personat më të fuqishëm të Hollivudit një letër-peticion duke shprehur solidaritet përballë një ‘plani kriminal’ që “nuk është vetëm një sulm ndaj Sony-t… përfshin çdo studio, çdo rrjet, çdo ndërmarrje e çdo individ në këtë vend”. Clooney ka zbuluar më pas që nuk e ka firmosur askush. “Askush nuk donte të ishte i pari ta firmoste”, ka deklaruar aktori.
Deri tani ka prova konkrete që sulmi kibernetik ndaj Sony-t të jetë me autor koreano-veriorët. Por sigurisht bën lojën e Pyongyang, që ka deklaruar se hakerat kanë kryer “një akt virtuoz”. E ndërkohë që shkruaj, FBI ka lëshuar një komunikatë shtypi në të cilën deklaron që hetimet e saj të sjellin në konkluzionin që “përgjegjësia është e qeverisë koreanoveriore”. E qartë, FBI-ja nuk është hequr mënjanë. Po për shoqërinë civile, prejardhja e sulmit është më pak e rëndësishme nga qëllimi – që ishte qartësisht ai i silurimit të daljes së një filmi jo të pëlqyer.
Nuk ka rëndësi as që “The interview”, me sa duket, nuk është një kryevepër. Reçensionet e atyre që ishin në projektimin e shtypit janë kundërthënës, por pjesa më e madhe e kritikëve amerikanë më autoritarë japin gishtin tregues kokëposhtë. Si Chris Cabin i revistës Slant: “The Interview… përdor një temë të rëndësishme globale si pretekst banal për të mbushur dy orë barcaletash mediokre”. E dimë megjithatë që parimi i lirisë së të shprehurit nuk mund të kushtëzohet nga cilëcia e të shprehurit. Ju kujtohet filmi i Milos Forman, ‘The People against Larry Flynt’? Ishte historia e vërtetë e një pornografi amerikan që ishte shpallur unanimisht i pafajshëm nga Gjykata e Lartë ngaqë kishte botuar një satirë gojëndyrë për dëmet e predikuesit evangjelist Jerry Falwell. “Nëse ligji mbron deri edhe një të qelbur si unë, do t’ju mbrojë të gjithëve”, thotë Flynt pas verdiktit.
Dorëzimi i Sony-t hap skenare shqetësues. George Clooney ka të drejtë kur thotë që, për filma të caktuar ‘kritikë’ “do të jetë shumë më e vështirë të gjendet një shpërndarje nga këtej e tutje”. Në intervistën e Deadline, Clooney thotë edhe që ka folur me Amy Tabin për Sony-n, që “dëshiron ta nxjerri filmin me gjithë koston”.
Atëherë, do të propozoja një akt kurajoje: bëjeni të dalë në kanale gratis për të gjithë. Do të ishte një shuplakë për kë ka kërkuar të bllokojë filmin, kushdo qoftë. Por kam frikë që logjika tregtare e studios dhe nervozizmi i investitorëve të tyre do të rezultojnë më të fortë, se sa dëshira për të mbrojtur amendamentin e parë. Lee Marshall
/internazionale
Do të propozoja një akt kurajoje: bëjeni të dalë në kanale gratis për të gjithë. Do të ishte një shuplakë për kë ka kërkuar të bllokojë filmin, kushdo qoftë. Por kam frikë që logjika tregtare e studios dhe nervozizmi i investitorëve të tyre do të rezultojnë më të fortë, se sa dëshira për të mbrojtur amendamentin e parë
Lajmi nuk ka patur një jehonë të madhe Europë, por në botën e vogël e të madhe të kinemasë është tronditës. Hakerat anonimë ia kanë dalë të varrosin një film të Hollivudit: që do të thotë, që të sigurohen se nuk do të dalë më kurrë, jo vetëm në kinema, por me shumë gjasa edhe në DVD, në televizion ose në kanale tregtare.Bëhet fjalë për “The interview”, një komedi e Seth Rogen dhe James Franco, që duhej të dilte në 25 dhjetor në Shtetet e Bashkuara e 22 janar në Itali. Në vazhdën e komedive të Judd Apatow (Knocked Up, Superbad, etj), që kanë nisur karrierën e Rogen, bëhet fjalë për komedinë e zakonshme të çmendurisë së lartësimit të maskilizmit të lirë e të papërgjegjshëm. Në këtë rast, dy meshkujt e papërgjegjshëm të rradhës – njëri producent televiziv (Rogen) dhe miku i tij prezantues i Skylark Tonight, një program televiziv me shumë sukses – gjenden të përfshirë në një plan sekret amerikan për të vrarë udhëheqësin koreano-verior Kim Jong-un. Në film, udhëheqësi suprem është një tifoz i apasionuar i programit: kur fton producentin dhe prezantuesin në Pyongyang për ta intervistuar, CIA shikon një rast të artë. (Pjesa e parë e skenarit frymëzohet nga fakte të vërteta: dihet që Kim është i apasionuar pas basketbollit, e ka ftuar yllin e NBA Dennis Rodman për ta vizituar në mënyrë të përsëritur; të dy sipas Rodman, janë bërë “miq për kokë”).
Në 24 nëntor, një sulm hakerash të lëshuar nga një grup që quhet ‘Rojet e Paqes’ në dëm të Sony Pictures Entertainment, producente e “The interview”, kanë bërë publike një lumë e-mailesh private, informacione të rezervuara mbi listën e pagave të menaxherit, regjisorëve dhe aktorëve, e shumë gjëra të tjera. Ishte skenografia e Spectre, aventura e re e James Bondit; kishte madje kopje dixhitale (të konvertuara në torrent) të ndonjë filmi që Sony duhej të nxirrte në 2015-ën
Në një moment të parë nuk ishte e qartë lidhja midis sulmit kibernetik dhe filmit “The interview” dhe ndërkohë mediat amerikane janë sfiduar për të publikuar ekstraktet më pikante: për shembull, email-i në të cilin bashkëpresidentja e Sony-t, Amy Pascal, e përshkruan Angelina Jolie-n si një vajzë të përkëdhelur e pa talent”. Në një mesazh të shkruar një zyrtari tjetër të dërguar para një mëngjesi pune në Shtëpinë e Bardhë, Paskali dhe producenti Scott Rudin zbaviten duke imagjinuar për tipin e filmit që do t’i pëlqente presidentit Obama: “Django” sugjeron njëri, “12 vjet skllav”, përgjigjet tjetri, e kështu duke biseduar për një listë të gjatë filmash “afroamerikanë”.
Pastaj me Sonin tashmë të tronditur, në 16 dhjetor, në vigjilje shfaqjes paraprake të filmit, ‘Rojet e Paqes’ përhapin një mesazh që më në fund tregon se është “The interview” shënjestra e sulmit dhe veprimeve kërcënuese terrorriste kundër asaj kinemaje që zgjedh për të prodhuar filmin. Në harkun e të paktën 24 orëve, pesë zinxhirat madhore të kinemave të Shteteve të Bashkuara shpallin që nuk do ta nxjerrin “The interview”. Një ditë më pas, në 18 dhjetori, Sony anullon daljen e filmit në nivel kombëtar, duke thënë në një komunikatë shtypi se është “thellësisht i hidhëruar nga tentativa e paturpshme e “vrasjes” së shpërndarjes së një filmi, duke dëmtuar kompaninë tonë, të punësuarit tanë dhe publikun amerikan”.
Megjithatë, siç ka vërejtur dje George Clooney, sado që Sony është hidhëruar, kompania i është nënshtruar shantazhit dhe një grup i panjohur, që s’ka goditur më parë, pa demonstruar kurrë aftësinë për ta bërë, ia ka dalë të bllokojë daljen e një filmi. “Shypi hidhte valle, ndërsa Roma digjej”, ka deklaruar Clooney në një intervistë me Deadline.com. “Miqtë e mi gazetarë duhej të pyesnin se cili ishte elementi themelor i historisë… pasi ja gjëja gjeniale që kanë bërë [terrorristët-e kibernetikës]. Kanë turpëruar [Sony-n] në një mënyrë që askush do ta kishte mbështetur. Pas batutës Obama, askush nuk donte të lidhej me Amy-n… Nuk dua të justifikoj batutën e saj, bëhet fjalë për një gabim të madh, por është përdorur si një armë frikësuese”. Së bashku me agjentin e tij, Bryan Lourd, Clooney ka dërguar në qarkullim tek shumë nga personat më të fuqishëm të Hollivudit një letër-peticion duke shprehur solidaritet përballë një ‘plani kriminal’ që “nuk është vetëm një sulm ndaj Sony-t… përfshin çdo studio, çdo rrjet, çdo ndërmarrje e çdo individ në këtë vend”. Clooney ka zbuluar më pas që nuk e ka firmosur askush. “Askush nuk donte të ishte i pari ta firmoste”, ka deklaruar aktori.
Deri tani ka prova konkrete që sulmi kibernetik ndaj Sony-t të jetë me autor koreano-veriorët. Por sigurisht bën lojën e Pyongyang, që ka deklaruar se hakerat kanë kryer “një akt virtuoz”. E ndërkohë që shkruaj, FBI ka lëshuar një komunikatë shtypi në të cilën deklaron që hetimet e saj të sjellin në konkluzionin që “përgjegjësia është e qeverisë koreanoveriore”. E qartë, FBI-ja nuk është hequr mënjanë. Po për shoqërinë civile, prejardhja e sulmit është më pak e rëndësishme nga qëllimi – që ishte qartësisht ai i silurimit të daljes së një filmi jo të pëlqyer.
Nuk ka rëndësi as që “The interview”, me sa duket, nuk është një kryevepër. Reçensionet e atyre që ishin në projektimin e shtypit janë kundërthënës, por pjesa më e madhe e kritikëve amerikanë më autoritarë japin gishtin tregues kokëposhtë. Si Chris Cabin i revistës Slant: “The Interview… përdor një temë të rëndësishme globale si pretekst banal për të mbushur dy orë barcaletash mediokre”. E dimë megjithatë që parimi i lirisë së të shprehurit nuk mund të kushtëzohet nga cilëcia e të shprehurit. Ju kujtohet filmi i Milos Forman, ‘The People against Larry Flynt’? Ishte historia e vërtetë e një pornografi amerikan që ishte shpallur unanimisht i pafajshëm nga Gjykata e Lartë ngaqë kishte botuar një satirë gojëndyrë për dëmet e predikuesit evangjelist Jerry Falwell. “Nëse ligji mbron deri edhe një të qelbur si unë, do t’ju mbrojë të gjithëve”, thotë Flynt pas verdiktit.
Dorëzimi i Sony-t hap skenare shqetësues. George Clooney ka të drejtë kur thotë që, për filma të caktuar ‘kritikë’ “do të jetë shumë më e vështirë të gjendet një shpërndarje nga këtej e tutje”. Në intervistën e Deadline, Clooney thotë edhe që ka folur me Amy Tabin për Sony-n, që “dëshiron ta nxjerri filmin me gjithë koston”.
Atëherë, do të propozoja një akt kurajoje: bëjeni të dalë në kanale gratis për të gjithë. Do të ishte një shuplakë për kë ka kërkuar të bllokojë filmin, kushdo qoftë. Por kam frikë që logjika tregtare e studios dhe nervozizmi i investitorëve të tyre do të rezultojnë më të fortë, se sa dëshira për të mbrojtur amendamentin e parë. Lee Marshall
/internazionale
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi