Enigma e njerëzimit dhe e UFO-ve
Faqja 1 e 1
Enigma e njerëzimit dhe e UFO-ve
Enigma e njerëzimit dhe e UFO-ve
Manifestimet e UFO-ve, rezultat i autosugjestionit?
Dukuria e disqeve fluturues që u vu re pas Luftës së Dytë Botërore ka vazhduar edhe sot. Shumë vrojtues besojnë se edhe dukuri të tjera, si psh gjurmë rrethore djegiesh në parcela toke, kanë lidhje pikërisht me UFO-t. Të tjerë, që merren me studime fetare dhe shkrime të tjera të vjetra, kanë zbuluar referenca, të cilat ia dedikojnë UFO-ve (psh ngjarja lidhur me Ezekiel dhe rrota e ndritshme në mes të një rrote tjetër që ngrihej lart).
Vrojtues të tjerë pretendojnë, në bazë të thashethemeve, se arsyeja kryesore që Pergamenët e Detit të Vdekur (zbuluar në 1947) nuk janë vënë kurrë në shërbim publik është se ato përmbajnë referenca eksplicite lidhur me UFO-t në kohërat e vjetra. Këto referenca nuk bëheshin të njohura në kohët e hershme të Krishtërimit, sepse binin në kundërshtim me konceptet e reja fetare.
Modeli bazë
Njeriu i sotëm që duket se origjinon rreth 50.000 deri 100.000 vjet të shkuara (agimi i periudhës së Kromanjonit), është "krijuar" gjenetikisht nga paraardhës hominoide tokësorë, nga grupe të ardhur me UFO nga pjesë të tjera të kozmosit. Këta grupe UFO-sh, të referuar nganjëherë si zota nga të lashtët, kishin prej kohësh perfeksionuar një teknologji të tillë që përdor kristalet reflektive për përftimin e një forme natyrore bazë energjie elektromagnetike (energjia eterike) që është e pranishme gjerësisht në natyrë.
Vilhelm Reih, një amerikan që u bë mjaft i njohur për pajisjet e tij me "energji orgone", pretendonte deri në 1940, se blloqet bazë ndërtuese të lëndës së ngurtë janë "pjesëza eterike" ose "etherone". Etheronet mund të përfaqësojnë grimca shumë më të vogla se 48 grimcat subatomike dhe kuarket që kanë identifikuar deri më sot fizikantët.
Koncepti i "eterit universal" njihej gjerësisht në kohët e lashta. Të gjithë fizikantët klasikë, duke përfshirë Njutonin dhe Xheims Maksuellin, thoshin se mjedisi eterik është esencial për veprimin e forcave në hapësirë. Sidoqoftë, me daljen e teorisë së relativitetit të Ajnshtainit, nga viti 1920, teoria e eterit u la.
Sot, fizika teorike bazohet në mekanikën e vrojtuar të grimcave dhe në relativitetin hapësirë/kohë te grimca kuantike (grimca foton-elektron që transmetojnë dritë dhe elektricitet) dhe mohon ekzistencën e eterit. Sidoqoftë ky model nuk është akoma në gjendje të shpjegojë gravitacionin dhe as 90% të lëndës që duhet të vrojtohet në univers.
Sipas teorisë së eterit, natyrore ose etheronike, energjia elektromagnetike ndryshon disi nga dukuria që njohim, elektromagnetike elektronike. Në një eter universal, energjia e grimcave nuk kufizohet medoemos brenda trupave të ngurtë, por mund të rrezatojë nga një trup në hapësirë si një aureolë energjie; duke përbërë në të njëjtën kohë grimcat eterike kaq imtësisht të rralla sa që nuk mund të zbulohen sot për sot.
Një rezervuar i madh i kësaj energjie eterike do të ishte thellë brenda një trupi masiv siç është Toka. Sipas teorisë eterike, fusha magnetike e Tokës s'do të ishte gjë tjetër veç aureola e energjisë eterike. Shkenca aktualisht beson se fusha magnetike e Tokës është relativisht e dobët, por me modelin eterik, ku e gjithë materia është energji, fusha magnetike e Tokës është shumë më e fortë, shumë më eterike nga ç'beson sot shkenca. Vilhelm Reih pretendonte se ekzistojnë grupe me teknologji të përparuar botëve të tjera që ndikojnë mbi energjitë e brendshme të Tokës, duke i shmangur ato dhe duke shmangur avantazhet dhe dobitë që do të mund të krijoheshin prej përdorimit të tyre në qoftë se do të arrinin në sipërfaqen e Tokës.
Me teorinë eterike, rëndesa është një shtypje mekanike e ushtruar nga eteri nga hapësira ku këto grimca nuk kanë energji siç kanë pranë një planeti si Toka. Pranë një planeti, etheronet e ngarkuara me energji konsumohen, ndërsa kombinohen elektromagnetikisht në grimca më të mëdha atomike. Etheronet në hapësirë ushtrojnë shtypje drejt planetit, duke u përpjekur të mbushin zbrazëtitë që krijohen në këtë mënyrë, duke u përftuar forca që ne i quajmë rëndesë.
Faktori kyç
Le të kthehemi te modeli i krijimit të njerëzimit rreth 100.000 vjet të shkuara. Grupet e ardhura me UFO vendosën të krijonin në Tokë krijesat Homosapiens. Në teknikën biologjike, ata kanë përdorur burimet e tyre të energjisë për të modifikuar gjenetikisht krijesa paranjerëzore tokësore, krijesa të ngjashme me majmunët, në një tip të dëshiruar njerëzor. Plani i tyre bazohej në efektet stimulative të fuqishme biologjike të kësaj energjie që është universale, si një forcë mbizotëruese mjedisore (përveç se në sipërfaqen e Tokës për shkak se është shmangur nga grupet teknologjike).
Duke qenë forca mbizotëruese natyrore, kjo formë energjie ka qenë faktori kryesor stimulues gjatë fillimit të jetës biologjike miliarda vjet të shkuara dhe do të mbetet, si rrjedhojë, forca kyç e jetës edhe në të ardhmen. Në qoftë se ky lloj mjedisi me energji eterike do të largohej më vonë nga një vend i caktuar, si p.sh., nga sipërfaqja e Tokës, do të shfaqeshin proçese degjeneruese jo natyrore si p.sh., moshimi ose plakja që do të ndikonte mbi të gjithë sistemet biologjike që jetojnë aty, duke përfshirë edhe njerëzimin.
Kështu, zotërat e hapësirave, duke aplikuar këtë energji teknologjikisht, ishin në gjendje që me teknika gjenetike të krijonin njeriun e sotëm. Fillimisht njerëzimi u modelua sipas qenieve kozmike (potencialisht të ngjashëm me zotin), por pa inteligjencë të zhvilluar. Prandaj, njerëzimit i duheshin periudha kohe, nën mbikqyrje, për të asimiluar përparime të tilla si gjuha dhe morali.
Disa nga emrat që tradita ezoterike përdor për t'ju referuar racës së parë njerëzore janë Raca e Adamit, Jima dhe Jama. Burri/gruaja origjinale e kaloi periudhën e të mësuarit në Eden, një rajon në brendësi të Tokës që, duke qenë brenda planetit, kishte energji eterike. Kjo krijoi një mjedis magjik dhe burimet fetare e përshkruajnë njeriun e kësaj kohe si më shpirtëror, si të thuash, se ai ishte në një energji më të lartë ose në një gjendje më pak fizike se ç'është sot. Atomet e tij mund të kenë qenë duke vibruar në një nivel më të lartë, më eterik, se sa sot.
Ndërsa, Eden funksiononte si një shkollë fillore, mjedisi i tij biologjikisht stimulues i dha Racës Adamike jetëgjatësi shumë të madhe (Methuselan). I dha kësaj Race gjithashtu vibrime mendore me shumë energji si edhe aftësi të mëdha për të rezonuar psikologjikisht me njëri-tjetrin dhe me qeniet e tjera ("në gjendje për të folur me kafshët").
Fillimisht, gjithçka vajti siç ishte programuar nga zotat e UFO-ve. Pastaj lindi një problem serioz. Grupe të veçanta u shkëputën nga njerëzit e parë dhe filluan të guxonin të dilnin jashtë kufijve të Edenit drejt rajoneve të ndaluara e me më pak energji.
Ekskursionet e para jashtë Edenit kishin sjellë disa ndryshime të rëndësishme fizike. Në Indi, njeriu i parë tradicional, ose Jima, nuk ishte seksual, por hermafrodit; gjë që korrespondon me atë që shkrimtarët e vjetër i referoheshin si "ndarja e sekseve". Megjithatë, Raca Adamike ishte akoma me intelekt primitiv, jo e gatshme për diferencimin seksual. Kështu, ekzistenca e dyfishtë e grupeve endacake krijonte një problem serioz.
Duke jetuar një pjesë të kohës në Eden, me stimulimin e vet biologjik dhe psikologjik, dhe një pjesë të kohës në zonat jashtë Edenit, ku gëzonin fuqi të reja seksuale, filluan të kryejnë marrëdhënie të tilla me kafshët dhe, në saj të stimulimit biologjik, ndodhi ndërthurja e specieve. Marrëdhëniet ndërmjet specieve të ndryshme sot, janë të pamundura për shkak të ndryshimeve gjenetike, por endjet e para tej Edenit ishin jashtë mbikqyrjes së zotave dhe situata atje, siç e kemi nënkuptuar, ishte kaotike. Për shkak të difuzionit, edhe situata në Eden u bë e patolerueshme.
Te njeriu i parë filluan të shfaqen orekse kafshore, jashtë natyrës së zotave. Këto ndryshime, për më tepër, u fiksuan në gjenet e tij për shkak të ndërthurrjes mes specieve (koncepti i "mëkatit të pakorrigjueshëm"). Bibla përmend një përpjekje nga zotat për t'i dhënë njeriut cilësi që i afroheshin zotave. Kjo u referohet "engjëjve që zbrisnin dhe kryenin marrëdhënie me gratë" në Tokë në përpjekje për të përmirësuar racën e ashpër dhe disi më kafshore të njerëzimit.
Sidoqoftë, për shkak të ndërthurjes së specieve, njeriu ndryshonte tashmë nga zotat dhe kështu që do të ecte në rrugën e tij. Njeriu, pra, do të vazhdonte të zhvillohej jashtë ndikimeve të jashtme, kështu që njerëzimi u dëbua (u përzu) nga vëllazëria kozmike dhe nga grupet e UFO-ve. Ja pse grupet e UFO-ve duket se kanë një sjellje të keqe, të çuditshme, të shkëputur, por akoma të interesuar drejt nesh.
Vrojtues të tjerë pretendojnë, në bazë të thashethemeve, se arsyeja kryesore që Pergamenët e Detit të Vdekur (zbuluar në 1947) nuk janë vënë kurrë në shërbim publik është se ato përmbajnë referenca eksplicite lidhur me UFO-t në kohërat e vjetra.
Këto referenca nuk bëheshin të njohura në kohët e hershme të Krishtërimit, sepse binin në kundërshtim me konceptet e reja fetare.Manifestimet e UFO-ve, rezultat i autosugjestionit?

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Ribërja e njerëzimit
» 5 enigmat e njerëzimit
» Enigma e mitit te Moisiut
» Enigma e femijve te gjelbert
» Univers enigma
» 5 enigmat e njerëzimit
» Enigma e mitit te Moisiut
» Enigma e femijve te gjelbert
» Univers enigma
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi