Nga vjen Ari...?
Faqja 1 e 1
Nga vjen Ari...?
Nga vjen Ari...?
Ne e vlerësojmë arin për shumë arsye: bukurinë e tij, dobinë e tij si stoli dhe si një gjë të rrallë.
Por, ndoshta ne do ta vlerësojmë arin edhe më shumë, tani që shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se i gjithë ari në Tokë është krijuar pas përplasjes së yjeve të vdekur.
Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën ka thënë se metali i çmuar është krijuar si rezultat i një shpërthimi rreze-gama, e cila hedh jashtë një sasi të konsiderueshme të elementeve të rënda. Ari është i rrallë në Tokë, sepse është i rrallë edhe në univers.
Ndryshe nga elementet si karboni ose hekuri, ai nuk mund të krijohet brenda një ylli, por duhet të lindte në një ngjarje kataklizmike, e njohur si një shpërthim rreze-gama i shkurtër. Një shpërthim i tillë është regjistruar muajin e kaluar.
Hekuri është një nga elementet qe gjendet me shumoce ne Toke
Në sajë të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigandë të hapësirës.
Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë.
Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur “nova” ose “supernova”. Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët, të cilët përmbajnë hekur, shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor.
E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është bartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra ai “ka zbritur në tokë” në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor.
Similar topics
» Çfarë vjen me ardhjen e Greqisë në krye të BE-së
» Ideja e Big Brotherit vjen nga nje liber i George Orwell me titullin 1984.
» Ideja e Big Brotherit vjen nga nje liber i George Orwell me titullin 1984.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi