Lum gjaku ne rruget e qytetit polak Koscierzyna-s
Faqja 1 e 1
Lum gjaku ne rruget e qytetit polak Koscierzyna-s
Lum gjaku ne rruget e qytetit polak te Koscierzyna-s
Banorët e Koscierzyna-s, një qytet i vogël polak, u vu në kontrollin e policisë dhe ambulancës për të hetuar, pasi nje rrjedhje gjaku filloi te dilte nën kapanxhat e nje ndertese.
Pas rrjedhjes nëpërmjet disa vrimave,gjaku formoi një lumë të kuq që rridhte përgjatë një rruge në qytetin polak duke formuar pellgje të mëdha të përgjakeshme.
Nga një hetim i menjehershem rezultoi se gjaku kishte ardhur nga një fabrikë e përpunimit të mishit dhe kishte rrjedhur në rrugë për shkak të një tubacioni bllokuar.
Fenomeni rrjedhjes se gjakut ne rruget e qytetit Koscierzyna-s shkaktoi nje panik te papare tek banoret e qytetit.
"Ka dy shkolla në rrugën ku sasia e madhe e gjakut rridhte," denoncoi një banor i zemëruar në organet policore. " Gjithashtu nje sasi e madhe gjaku shkoi drejt një lokali ku tregetoheshin artikuj te ndryshem. Kur shëndeti publik konsiderohet primar,atehere kjo situatë është e tmerrshme. "
Njerëzit gjithashtu habiteshin se si të gjakut kishte arritur të largohet nga fabrika e përpunimit të mishit pa ndonjë formë trajtimi special, mbasi mbart gjithë rreziqet e mundshme të ndotjes se mjedisit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi