Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbreteria e nendheshme

Shko poshtë

Mbreteria e nendheshme Empty Mbreteria e nendheshme

Mesazh nga SHKELBA Sat Jan 28, 2012 10:45 pm


Mbreteria e nendheshme


Nen dhe ka disa bime e baktere qe bashkepunojne me njera-tjetren.Ky bashkim mahnites ben te mundur jeten.

Mbreteria e nendheshme 2Q== Mbreteria e nendheshme 320px-Nitrogen_Cycle

Azoti eshte jetik per rritjen dhe riprodhimin e bimeve.Por qe te shfrytezohet nga bima,ky gaz duhet fiksuar ose shnderuar ne perberje,si amoniaku.Bishtajoret e zgjidhin kete problem duke bashkepunuar ngushte me nje bakter te quajtur Rizobium.Ky bashkim,nga i cili nxjerin dobi dy organizma te ndryshem,quhet simbioze.

Me ane te nje lende kimike,bishtajoret terheqin bakteret te rrenjet,dhe me pas bakteret hyjne brenda.Ndonese bakteret dhe bimet bejne pjese ne dy mbreteri krejt te ndryshme,revista NATURAL HISTORY thote se ato punojne tok ''per te krijuar nje organ qe ne thelb eshte i ri:nje nyje ne rrenje,plotesisht e afte per te fiksuar azotin''.Bakteret i futen punes brenda nyjes qe sherben si punishtja dhe shtepia e tyre e re.Vegla e tyre kryesore eshte nje enzime e vecante,pra nje lloj proteine,qe quhet nitrogjenaze.Ato e perdorin enzimen per te fiksuar azotin qe gjendet ne xhepat e ajrit brenda dheut.

Mbreteria e nendheshme Rhizobium-fertilizer-901879 Mbreteria e nendheshme Orgfarm_biofertilizertechnology_clip_image002_0005

''E gjithe sasia e nitrogjenazes ne planetin tone....do te mbushte vetem nje kove te madhe'',thuhet ne revisten NATURAL HISTORY.Pra cdo molekule ka mjaft vlere.Por ka nje problem:oksigjeni e shkaterron kete enzime.Cila eshte zgjidhja?Bishtajoret prodhojne nje lende te vecante qe e largon oksigjenin,i cili mund ta demtoje.

Nje membrane qe vesh nyjen,kontrollon shkembimin e amoniakut,sheqernave dhe lendeve te tjera ushqyese mes bakterit dhe bimes.Si te gjitha bimet,edhe bishtajoret se fundi vdesin.Kur ndodh kjo,amoniaku mbetet ne dhe.Prandaj,bishtajoret jane quajtur me te drejte ''plehu i gjelber''.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbreteria e nendheshme Empty Re: Mbreteria e nendheshme

Mesazh nga SHKELBA Sat Jun 09, 2012 9:09 pm

Kerpudhat

Mbreteria e nendheshme Oyster_mushroom_usa

Ne Egjiptin e lashte,faraonet i vleresonin kerpudhat si ushqim i zgjedhur.Ato ishin vetem per familjen mbreterore.Romaket i quanin kerpudhat ushqim i perendive dhe i servirnin vetem ne raste te vecanta.Greket e lashte benin gosti me kerpudha dhe besonin se ato u jepnin fuqi per beteje luftetareve te tyre.
Sot kerpudhat nuk jane vetem per elitat.Anekend botes,njerezit kenaqen me shijen e tyre.Po cdime per kerpudhat?C'jane kerpudhat;kafshe,bime apo dicka tjeter?Si rriten?Dhe a jane te gjitha te ushqyeshme?
Per te gjitha keto jep pergjigje Noel Aroldi,i cili ka nje ferme kerpudhash ne Mitagong,nje qyteze piktoreske ne malesine jugore te Uellsit te Ri Jugor,Australi.

Kultivimi i kerpudhave

Mbreteria e nendheshme 1112611681

Noeli eshte mikrobiologe dhe njohes i mire i kerpudhave.Pasi studioi kultivimin e tyre ne disa shtete,u kthye ne Australi qe te rriste kerpudha per ti tregtuar.Ai shpjegon;''Kerpudhat bejne pjese ne nje grup organizmash ku futen edhe vrugu e myku.Dikur biologet mendonin se keto ishin bime,por sot e dime se ndryshojne shume nga bimet.
Per shembull,kerpudhat nuk e prodhojne ushqimin me ane te fotosintezes,si shumica e bimeve.Ato mund te rriten ne erresire.Trupi i tyre sekreton enzima te fuqishme qe shnderrojne materialin organik ne lende ushqyese baze,te cilat i thithin si ushqim.Ky proces tretes unik i dallon kerpudhat edhe nga kafshet.Meqe kerpudhat nuk jane as bime e as kafshe,tani biologet i klasifikojne ne nje mbreteri me vete;Mbreteria e kerpudhave.''
Noeli tregon se;''Ne natyre,kerpudhat e pjekura leshojne miliona spore te vocla qe perzihen me sporet e kerpudhave te tjera dhe mbijne.Po te bien ne nje vend te ftohte,te lagesht e plot lende ushqyese,sporet....mund te rriten e te japin kerpudha te reja.Synimi i atyre qe kultivojne kerpudha per tregti eshte ta perserisin kete proces duke krijuar kushtet e duhura,qe te permiresojne keshtu prodhimin dhe cilesine.''
Noeli thot se varietetet e ndryshme te kerpudhave duan kushte te ndryshme per tu rritur.Per shembull,kerpudhat e bardha,champignon,varieteti me i perhapur ne bote,rriten me mire ne pleh te sterilizuar.
Mbreteria e nendheshme Schaf-Champignon_02Kerpudha champignon
Varietete te reja rriten per bukuri ne trasta me mbetje bimesh,ne shishe me drithera,ne trungje te plota a te mbushura me tallash te ngjeshur.Nga mijerat llojet e kerpudhave qe njhen,vetem rreth 60 kultivohen per tu shitur.

Te shijshme dhe te gjithanshme

Noeli thot se;''Shume njerezve u kenaqet syri kur shohin kerpudha ekzotike,por ndoshta nuk dine si ti pregatitin-ai thote se-gatuhen kollaj.Disa i presin ne copa dhe i perdorin per supa e sallata ose i pjekin te plota ne skare.
Kerpudhat e ngreneshme jane goxha te ushqyeshme dhe nje burim i cmuar fibrash,proteinash,mineralesh e vitaminash.Afro 2000 varietete njhen edhe per vetite kuruese.Sipas nje reviste mjekesore,ekstraktet e kerpudhave kane mbi 100 perdorime ne mjekesi,si ne luftimin e kancerit,hepatitit,Sidas,semundjes se Alcajmerit dhe kolesterolit te larte.
Gjithsesi,mund te jete teper e rrezikshme te mbledhesh kerpudha ne natyre.Per shembull,kesula e vdekjes (Amanita phalloides),ngjan shume me varietetet e ngreneshme,por eshte vdekjeprurese.
Mbreteria e nendheshme Amanita_phalloides%28fs-01%29Kesula e vdekjes,''amanita phalloides''
Ndaj duhet te ndiqni nje rregull,kurre mos ha kerpudha te mbledhur ne natyre nese nuk te thote nje njohes i mire kerpudhash se mund ti hash pa problem.Natyrisht,varietetet qe kultivohen per tu tregtuar nuk jane te rrezikshme.Ne fakt,ato jane ushqime te shijshme qe dikur i hanin vetem pjesetaret e oborrit mbreteror.

Kerpudhat ne natyre

Kerpudhat e egra rriten kryesisht ne pyje te fresketa,te lageshta e te erreta,ku i shnderrojne bimet e pemet e thara dhe jashteqitjet e kafsheve,ne lende organike qe e bejne token pjellore.Disa kerpudha jatojne ne simbioze me pemet.Ato ushqehen me perberjet organike qe gjenden ne rrenjet e pemeve,ndersa pemet marrin substancat ushqyese qe thithin kerpudhat.
Mbreteria e nendheshme 2188012Kerpudhat ne simbioze me pemenMbreteria e nendheshme Th-84432-mushroom-coralKerpudha koralMbreteria e nendheshme Tartufi%20freschiKerpudha tartuf
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi