Domate e zezë..?
Faqja 1 e 1
Domate e zezë..?
Domate e zezë..?
Hortikultura në Izrael ka krijuar një domate gotike me emrin Galaksia e zezë. Domatja e cuditshme ka formën e perimes së njohur, është e zezë nga jashtë dhe e kuqe nga brenda. Shkencëtarët për të krijuar këtë lloj domateje kryqëzuan një sërë varietesh të kësaj perimeje duke arritur ngjyrën e ngjashme me manaferrat.
Pigmenti është shumë i ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit, madje sa më shumë që domatja të ekspozohet në diell, aq më shumë sterroset ngjyra.
Kompania që prodhoi këtë varietet të ri quhet Technological Seeds, e specializuar në prodhimin e perimeve hibride.
‘Përvec ngjyrës, këto domate kanë dhe avantazhe në anti-oksidantët”, thotë njëri prej fermerëve që prodhon këtë lloj të ri të domates.
Në fakt prodhuesit theksojnë se domatja është shumë e shijshme sepse përmban kaloritë e duhura, e përqëndruar tek anti-oksidantët dhe ka vitaminë C që njihet për mbrojtjen e sistemit imun.
Mendohet se domatja do të fitojë terren të madh në shitje menjëherë sapo të futet në tregjet lokale brenda vitit.
Kjo kompani do të prodhojë gjithashtu limona pa fara, një lloj të ri të luleshtrydhes, limona të kuq si dhe karrota me ngjyrat e ylberit. Le të imagjinojmë ne tregjet tona dhe karrota me ngjyrat rozë, lejla apo të verdha.
Similar topics
» Nën kthetrat e magjisë së zezë
» Perse nuk u rrezua Universi pas Big Bangut ne nje Vrime te Zeze
» Sekretet UFO te Botes se Zeze
» Sekretet UFO te Botes se Zeze
» C'eshte dhe pse besohet tek e premtja e zeze..?
» Perse nuk u rrezua Universi pas Big Bangut ne nje Vrime te Zeze
» Sekretet UFO te Botes se Zeze
» Sekretet UFO te Botes se Zeze
» C'eshte dhe pse besohet tek e premtja e zeze..?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi